|
- 6 shkurt 2004 / TN
-
-
Nga
Artan FUGA
-
-
Kriza e sotme dhe nderrimi i etiketave politike
-
-
Kohet
e fundit qytetaret kane pasur mundesi te njihen me zhvillime te
rendesishme qe kane te bejne zgjatjen e krizes politike qe
perjetojme prej disa kohesh dhe me fatet e integrimit ekonomik te
vendit ne Bashkimin europian.
-
-
Te
dhenat jane me se pari me natyre politike. Tensioni kryesor ka te
beje me perpjekjet per plotesimin e posteve qeveritare te mbetura
bosh prej disa kohesh dhe me ndryshimin e mundshem te disa
ministrave. Pas nje bllokimi relativisht te gjate te shkaktuar nga
votimi i shumices se deputeteve kunder kandidaturave ministrore te
paraqitura, partia ne pushtet, ne kuadrin e perpjekjeve per
zhbllokimin e situates se ngrire politike, propozon edhe shendrimin
e emrit te grupimit politik qeveritar nga "Aleanca per shtetin? ne
"Aleanca per integrim?.
-
-
Sigurisht nuk jane etiketat e aleancave gjeja me e rendesishme ne
politike, por edhe ato kane domethenien ose me mire nenkuptimet e
tyre. Etiketa "Aleanca per integrim? (kupto integrimin europian te
Shqiperise) desheron sic duket te krijoje pershtypjen e krijimit te
nje grupimi forcash politike parlamentare me baze perfaqesuese sa me
te gjere, ku mund te hyjne sot ose neser, sipas rastit, edhe forca
politike qe nuk jane te deklaruara majtas, si pershembull, PDR ose
edhe ndonje parti tjeter, "vec partise demokratike?, sic eshte
thene.
-
-
Eshte
fare e natyrshme qe ne politike, levizjet taktike ne funksion edhe
te gjetjes se ekulibrave fluide parlamentare te argumentohen ne nje
fare menyre nepermjet nje propagande te caktuar. Por gjithesesi
duhen bere perpjekje qe parrullat dhe etiketat te kene nje kuptim
politik sa me te sakte. Nga kjo pikepamje, etiketa " Aleanca per
integrimin ? ka disa boshlleqe, qe sipas mendimit tim, nuk jane
thjesht formale dhe te parendesishme.
-
-
"Modeli standart europian nuk ekziston
-
-
Se
pari, etiketa "Aleanca per integrim? desheron te lere te kuptohet se
perpara nje ceshtjeje te madhe kombetare sic eshte edhe integrimi
europian i Shqiperise, ka vend per te krijuar nje grupim politik
proqeveritar shume elastik dhe teper te gjere, te hapur per grupime
politike te majta dhe te djathta, gjysem te majta apo gjysem te
djathta, duke filluar nga partia e demokracise sociale e zotit
Paskal Milo deri tek partia e demokrateve te rinovuar e zotit Genc
Pollo. Te kuptohemi, ketu nuk eshte aspak nje ceshtje personash.
Padyshim politikanet qe permendem nuk kane asnje cike me pak aftesi
adminstrative se ata qe sot jane ne krye te ministrive. Biles, edhe
ne partite qe permendem ka politikane qe mund te drejtojne me me
aftesi punet e shtetit se disa individe qe ndonese e kane per detyre
te dalin ne balle te puneve, po tregojne fatkeqesisht nje amulli dhe
ngadal-si te spikatur ne veprimtarine e tyre te perditshme. Por, sic
e thame, le te mos i ngaterrojme zaret. Ne fakt, tjeter jane
aftesite personale te individeve te ndryshem dhe tjeter aleancat
politike.
-
-
Sot
partia ne pushtet ndodhet perpara nje veshtiresie serioze. Duke mos
gjetur perkrahjen e duhur tek te gjithe deputetet qe e kane
perfaqesuar deri tani, ajo kerkon votat e deputeteve qe i takojne
grupimeve te tjera politike per t'u votuar. Duhet marre se paku
gjysma e votave te deputeteve te pranishem kur te behet procesi i
votimit. Hapja ndaj partive me ngjyrim politik jo te majte ka
megjithate nje problem. Duket sikur vjen ne kujtese perberja e
qeverive teknike apo te shpetimit kombetar, te cilat kane pasur ne
gjirin e tyre ministra te prejardhur edhe nga grupimet ne pushtet
edhe nga partite opozitare. Mirepo, dihet se qeverite teknike, pra
qeverite me perberje mikste pozitare - opozitare, krijohen vetem dhe
thjesht perkohesisht, ne rrethana te jashtezakonshme, dhe nuk e kane
mandatin e gjate. Ato normalisht vetem perballojne nje situate krize
dhe pergatisin zgjedhjet e reja te parakoheshme.
-
-
Nga
kjo pikepamje duket se etiketa "Aleanca per shtetin? eshte
shpetimtare per grupimin politik qeveritar sepse ajo mendohet sikur
lejon ideologjikisht qe spektri i sotem politik qeveritar te
legjitimoje, sot ose neser, hapjen dhe ndaj pjesemarrjes ne te te
ndonje partie qe eshte konsideruar opozitare, pa dhene megjithate
pershtypjen e marrjes se profilit te nje qeverie te perkoheshme
teknike.
-
-
Integrimi europian, duket sikur na thuhet, eshte nje ceshtje
mbarekombetare, prandaj ai na kerkon te bashkuar duke kapercyer
pertej ndarjeve politike te brendeshme. Aq me teper, kjo duket sikur
mund te jete e sakte, perderisa ne shtyp, njerez te ndryshem me
influence politike kane thene se integrimi europian kerkon te
ndermerren "reforma standarte?, te njejta per te gjitha vendet dhe
per te gjitha forcat politike, pra qe lejojne bashkime teper te
gjera politike, pra qe nga agraro-jeshilet, tek demokracia sociale e
deri tek demokratet e rinovuar.
-
-
Eshte
krijuar pershtypja se si partite e majta ashtu edhe partite e
djathta per integrimin europian kane te njejtin program, ose se paku
duhet te kene te njejtin program politik dhe ekonomik. Rruga e
integrimit europian, thuhet, kalon neper "bulevarde standarte? dhe
jo neper "shtigje specifike? qe na kujtojne te kaluaren. Keto
"reforma standarte? quhen sikur duhet te jene te njejta per te
gjithe vendet dhe partite.
-
-
Ne
fakt nuk eshte aspak keshtu. Ka objektiva te perbashket, por ka edhe
alternativa krejt te ndryshme per rruget e integrimit europian.
Rruga e integrimit europian nuk eshte nje fatalitet, por nje
horizont i lire qe le vend per alternativa politike krejt te
ndryshme.
-
-
***
-
-
Europa
e sotme nuk ka te njejtin " standart politk ? megjithese shtetet e
saj jane pergjithesisht demokratike. Politikisht ne Europe ka edhe
monarki kushtetuese, ka edhe republika presidenciale, ka edhe
republika parlamentare. Ne Europe ka edhe vende qe zbatojne
procedura zgjedhjesh me dy ture, edhe me nje tur, edhe proporcionale
edhe mazhoritare edhe te perzjera. Ne Europe ka edhe sisteme
qeverrisese me senat edhe qe nuk kane senat, edhe vende ku
presidenti zgjidhet drejteperdrejt nga populli, edhe vende ku ai
zgjidhet nga parlamenti. Ne Europe ka edhe sistem drejtesie me
gjyqtare te emeruar dhe sisteme drejtesie me gjykates te zgjedhur
dhe trupa gjykuese t- formuara nga juri popullore.
-
-
Ekonomikisht situata eshte akoma edhe me e larmishme. Ne Europe ka
vende qe kane hyre ne tregun e perbashket europian sikurse ka vende
qe e kane refuzuar hyrjen ne te. Ka vende qe kane pranuar t'a
braktisin monedhen vendase per te perdorur euron ne vend te saj,
sikurse ka vende qe nuk kane dashur t'a hedhin kete hap per shkak te
llogarive te lira qe kane bere. Nę Europe ka vende qe zbatojne nje
model ekonomik liberal sikurse ka vende ku aspekti social i
ekonomise eshte teper i spikatur. Nę Europe ka vende qe kane
zhvilluar me shume deget e turizmit, te sherbimeve dhe te
artizanatit, sikurse ka edhe vende qe jane te mirefillta
industriale.
-
-
Modeli
i perbashket politik dhe ekonomik europian, "standart? pra, nuk
ekziston. Realiteti i sotem europian eshte teper i larmishem dhe
lejon zbatimin e politikave te shumellojshme sipas ngjyrimeve
politike te partive te ndryshme dhe sipas specifikave te vendeve te
ndryshme.
-
-
Pare
nga kjo pikepamje, integrimi europian duke qene nje ceshtje madhore
kombetare, pra nje ceshtje unike, nuk presupozon aspak heqjen dore
nga ngjyrimet politike te grupimeve politike te majta ose te
djathta, as nuk nenkupton bashkimin ne te njejten qeveri te forcave
pozitare dhe opozitare. Integrimi europian nuk eshte nje gjendje e
jashtezakoneshme, ku te gjithe, dy duar per nje koke, te lene pas
dasite politike, per te perballuar ngricen, demet e termetit apo
carjen e digave te hidrocentraleve. Parti te ndryshme kane dhe mund
te kene politika te ndryshme integrimi europian, ndonese objektivi
integral i integrimit europian mund te jete i perbashket. Europa e
perbashket nuk eshte nje realitet ekonomik dhe politik homogjen dhe
i niveluar, por nje bashkim vullnetar vendesh ku krahas normave te
perbashketa, seicili ruan edhe specifikat e tij te vecanta. Aq me
pak e majta dhe e djathta europiane kane te njejten politike dhe te
njejtin perceptim politik per politikat integruese ne Europe. Per te
mos thene, pastaj se vende te ndryshem europiane kane specifika te
konsiderueshme per sa ju perket strategjive te tyre europiane.
-
-
Ne
Europe ka federaliste, regjionaliste dhe sovraniste. Ka vende qe
desherojne qe Kushtetuta europiane t'a vendose qe ne preambulin e
saj se eshte bashkesi politike popujsh me tradita kulturore dhe
fetare te krishtera, sikurse ka shtete qe jane kunder ketij
deklarimi. Ka shtete qe kerkojne qe vendimet ne instancat
vendimmarrese europiane te merren me unanimitet, sikurse ka vende qe
kerkojne qe keto vendime te merren ne emer te nje shumice. Lidhur me
politiken e jashtem, dallimet jane akoma me te medha. Ka vende
europiane qe jane ne NATO, sikurse ka te tjere qe nuk marrin pjese
realisht ne te. Ka vende qe pranojne baza ushtarake te huaja ne
territorin e vendeve te tyre, ka te tjere qe nuk kane tilla. Ka
vende qe kane perkrahur nderhyrjen ushtarake anglo-amerikane
anti-Sadam, sikurse ka vende qe kane qene kunder saj. Ka vende qe po
shkojne drejt ndalimit te perceve te mbajtura ne shkolle nga vajzat
e reja, sikurse ka vende qe e lejojne katerciperisht dhe ne parim
kete gje.
-
-
Domosdoshmeria e ruajtjes se identitetit ne politike
-
-
Se
dyti, etiketa "Aleanca per integrimin? permban edhe nje mangesi
tjeter. Si nje etikete e mundeshme per nje grupim forcash
qeveritare, ajo duhet te kete nje natyre operacionale te spikatur
dhe afatshkurter, t'a zeme, e shumta deri ne zgjedhjet e vit 2005,
ne rastin me te mire. Aleancat politike kane nje afat relativisht te
shkurter dhe nuk mund te pretendojne te jene vepruese per me shume
se nje dekade, si na le te nenkuptohet etiketa ne fjale. Nderkohe
"Aleanca per integrimin? duke iu referuar nje objektivi shume te
larget, nuk na thote asgje per ngjyren politike dhe ekonomike te
veprimeve te saja ne muajt qe vijne. Keshtu rrezikojne te humbasin
ngjyresat konkrete te qeverive tona deri ne castin kur, si mundesi,
Shqiperia do te kete hyre ne Bashkimin Europian.
-
-
Normalisht, edhe nese nje parti e qendres se djathte bashke me
aleatet e saj do te vinte ne pushtet ne vitin 2005, ose me perpara
se kjo date, edhe ajo, me po kete logjike, do te mund t'a quante
veten "Aleanca per integrimin?. Si do te behet atehere per te
dalluar nje qeveri nga nje tjeter? Ne kete menyre ne syte e
qytetarit shqiptar jeta politike dhe ndarjet politike te vendit do
te beheshin edhe me te ngaterruara, edhe me pak transparente. Te
gjithe do te flisnin per integrimin, te majte e te djathte, dhe
askush nuk do te dallohej me nga njeri tjetri. Ne keto kushte, nuk
do te ishte pastaj as e cuditeshme dhe as e papritur qe niveli i
pjesemarrjes se qytetareve shqiptare ne votime te ishte sa niveli i
deklaruar zyrtar i papunesie.
-
-
Nuk do
te kishim pastaj se perse te habiteshim kur ne disa zona te medha
urbane, forcat politike ne pushtet, ne nivelin lokal, mezi te
merrnin as edhe nje te pesembedhjeten ose nje te tetembedhjeten e te
gjithe votuesve te rregjistruar ne listat e votimit, te krasitura
rendshem. Nuk eshte ndonje legjitimitet i admirueshem kur per nje
keshill bashkiak qe administron pushtetin lokal ka votuar vetem, ta
zeme, nje ne pesembedhjete votues. Nę keto kushte, duhet te
perserisim nje parim elementar sipas te cilit demokracia eshte
pjesemarrje e qytetareve ne ceshtjet e shtetit, eshte vendimmarrje e
shumices dhe jo sundim i nje te pesembedhjetes se qytetareve aktive,
pra e nje elite skeletike nga pikepamja shoqerore te mbeshtetur ne
asgjene proceduriale te menyres se votimit.
-
-
Integrimi europian i Shqiperise parashikohet te jete nje proces
historik i gjate dhe c'eshte e verteta per kete gjatesi nuk e kane
pergjegjesine thjesht politikanet shqiptare. Eshte ne fakt nje
proces i gjate qe varet nga ecuria e reformave dhe stabiliteti
politik dhe ekonomik i vendit, por qe ka te beje edhe me shume
faktore te tjere jashteshqiptare e qe kane nje natyre gjeopolitike.
Ne fakt, kur dy partnere integrohen me njeri tjetrin, ky proces
varet si nga ai qe eshte " trokitesi ? ashtu edhe nga ai qe " hap
deren ? per te pranuar ate qe vjen.
-
-
Shqiperia nuk ishte nder vendet e para te Lindjes qe u pranuan ne
Europen e Bashkuar. Nuk do te jete as ne nje rradhe integrimi me
Rumanine, Bullgarine, ndoshta edhe Kroacine. Afatet e pritshme te
hyrjes se Shqiperise ne Europe duket se jane pertej vitit 2015,
sipas disa parashikuesve me ndjenja optimiste. Pavaresisht
negociatave, ritmi i procesit deri me tani ka keto afate zyrtare dhe
gjysem zyrtare. Viti 2015 eshte shume larg, duket ne fakt si nje
titull libri apo filmi fantastik per te ardhmen e planetit tone ose
te njeriut ne pergjithesi. Nderkohe, duke menduar per vitet 20015
ose 2020, biles seriozisht, qeverise se tanishme i duhet te mendoje
per kete dimer, per muajt qe vijne. I duhet te mendoje per probleme
dhe halle te medha ppullore qe nuk kane te bejne fare me integrimin
europian te vendit. I integruar apo i paintegruar, ne Europe apo ne
Afrike, popullesia kerkon uje te pishem, kerkon drita, kerkon
energji per t'u ngrohur, kerkon aresim, kerkon pune. Nuk eshte
fjala, se duhen harruar planet strategjike afatgjata, puna eshte se
administrimi i ceshtjeve te perditeshme, reformat e sotme, kerkojne
te mendohet edhe me shume per ate qe duhet me perparesi sot. Jane
keto hapa te sotem, drejt nje objektivi te se ardhmes, qe i japin
ngjyresen politike qeverise qe eshte sot.
-
-
Etiketa politike duhet te tregojne qarte ngjyresen politike te
qeverise se sotme, te forces politike ne pushtet, ose ne opozite.
Pęrndryshe do te rrezikonim qe etiketat politike te na beheshin te
pakuptueshme neve qytetareve te thjeshte. Nga do te arrinim te
kuptonin permbajtjen dhe misionin politik te grupimeve qe do te
vetequheshin bie fjala "Aleanca per tranzicionin?, "Solidariteti per
njeriun?, "Grupimi per rendin? etj.
-
-
Evitimi i keqkuptimeve te demshme
-
-
Se
treti, perdorimi i nje etikete si ajo e "Aleances per integrim? ka
edhe nje problem tjeter serioz. Duket sikur partite politike
shqiptare qe nuk do te bejne pjese ne te, pra qe do te vazhdonin te
mbeteshin ne opozite, nuk jane per integrimin europian te
Shqiperise. Por, kjo nuk eshte as e sakte dhe as e dobishme
politikisht. Nę planin e jashtem, nje etiketim i tille do t'a
demtonte imazhin politik te Shqiperise, sepse do tę krijonte
pershtypjen se ceshtja e integrimit europian te Shqiperise nuk eshte
zgjidhur ende ne planin e brendshem politik duke mbetur nje " molle
sherri ? midis pozites dhe partive opozitare. Nę fakt nuk eshte fare
keshtu.
-
-
Fatmiresisht, pjesa dermuese e spektrit politik shqiptar,
vecanerisht forcat politike te perfaqesuara ne parlament, e kane
deklaruar hapur programin e tyre politik per integrim euroatlantik
te Shqiperise. Aq me teper qe hyrja e Shqiperise ne disa instanca
kolektive europiane eshte bere pikerisht kur opozita e sotme,
domethene partia demokratike, ishte force qeverisese. Eshte per t'u
gezuar qe edhe atehere edhe tani keto hapa qe kane ardhur
gradualisht dhe jo me pak mundim kane gjetur nje lloj konsensusi te
gjere prej forcave politike opozitare dhe pozitare, te djeshme dhe
te sotme. Atehere perse te veme etiketa qe na ngaterrojne pune
brenda dhe jashte vendit?
|
|