|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Intervistė me shkrimtarin dhe publicistin e njohur, Kim Mehmeti

 
 

MAQEDONIA, SI TE MOS ZHBEHET

 
 

 
   
6 shkurt 2004 / TN
 
Intervistoi: Ēerēiz LOLOĒI
 
PYETJE: Zoti Mehmeti, ju sapo jeni zgjedhur nendrejtor i televizionit shteteror te RM; cfare nenkupton ky emerim? A kemi nje hapje te shtetit maqedonas ndaj intelektualeve shqiptare?
 
Kim MEHMETI: Mendoj se me drejt do te ishte te thuhet: hapja e partive shqiptare ndaj intelektualeve shqiptare, sepse qendrimi i shtetit ndaj shqiptareve gjithmone eshte varur nga kapaciteti politik dhe qendrimi i partise shqiptare ndaj asaj pjese jopartiake qe ju i quani intelektuale. Me cka edhe mund te thuhet se eshte e para here gjate ketyre dymbedhjete viteve, nje parti shqiptare qe eshte pjese e koalicionit qeveritar, nuk kerkon vetem pune per njerezit, por edhe njerez qe mund te bejne pune pa marre parasysh perkatesine partiake. Gje qe edhe mua ne fillim me ishte e pabesueshme, sepse pervoja e meparshme e hidhur - kur partite shqiptare te quanin armik e lere me te llogarisnin aftesite tuaja - me bente te mos i besoj kesaj.
 
Vendi i zevendes-nendrejtorit te radio televizionit shteteror kurre nuk ka qene ambicia ime, per arsye shume prozaike: kete media nuk e njoh gjithaq, vij ketu nga vendi i drejtorit ku te ardhurat mujore i kam patur me te medha dhe te rregullta e jo si ketu me vonese tremujore dhe ne nje shtepi informative, e cila ende vepron sipas modeleve te Kardelit dhe Titos. Pra, erdha ketu vetem per hir te insistimit te zotit Ali Ahmeti, i cili mbase edhe gabimisht mendonte se une mund te beja ndonje levizje te vogel, edhe pse une insistoja ta bind se ne kete shtepi informative nuk varen gjerat gjithaq nga njeriu qe eshte ne krye, por nga "murimi" i saj si nje "elefant i zi" ku me dekada nuk jane punesuar profesioniste por "nipat e dajallareve partiake".
 
Por, nuk kisha si t'i kundervihem bindjes se tij si dhe respektit qe kam ndaj Abazit (nofka luftarake e Ali Ahmetit), te cilit do t'i jem mirenjohes per nje jete te tere per ate qe beri. Dhe ja, tani, jam ketu, ku me mban vetem bindja se duhen ndihmuar ata qe te paret filluan te mendojne ndryshe, qe me ne fund kuptuan (ketu fare nuk e llogaris vetveten) se kapacitetet e shqiptareve te Maqedonise jane te vogla qe te mund te coptohen edhe ne baza partiake, sic bente dikur PDSH-ja e Arber Xhaferit, e cila i coi punet deri aty sa filloi t'i percaktoje edhe vlerat artistike te krijuesve. Shikuar ne kete kontekst, nuk pendohm qe jam ketu ku jam, mirepo nga kendi se sa me kushton e tera kjo, personalisht mund te them se ky eshte "gabimi" im me i madh ne jete qe e kam bere me vetedije. Por, une edhe kur gaboj, di te vetegenjehem se kam bere gabim qe ia vlen te behet.
 
PYETJE: Megjithese ka nje "Marreveshje Ohri", shqiptaret jane te pakenaqur nga zbatimi i saj; sipas jush pse nuk gjen zbatim kjo marreveshje?
 
Kim MEHMETI: Marreveshja e Ohrit eshte shansi i fundit qe ky shtet te stabilizohet. Mirepo moszbatimi i kesaj marreveshjeje gjithashtu eshte mundesia e fundit qe ky shtet te destabilizohet dhe te kalbet nga brenda. Kete e dine edhe ata qe duan jetesimin e kesaj marreveshjeje, njesoj si edhe ata qe duan vdekjen e Maqedonise. Keshtu qe kjo marreveshje tani per tani eshte peng e ketyre dy tendencave te skajshme.
 
Pakenaqesia e shqiptareve te Maqedonise, lidhur me zbatimin e kesaj marreveshjeje, ka te beje me ngutjen tone qe te kompensojme ate qe kemi humbur me dekada. Here - here me te "pakenaqur" nga zbatimi i kesaj marreveshjeje jane mu ata qe shume pak mendonin per shqiptaret kur ishin ne pushtet. Ja ta zeme ketu ku jam tani - ne radio televizionin shteteror - dikush ka qene ne vendin tim, por sic duket nuk ka verejtur se me emerimin e tij eshte mbuluar zbrazetira ne piramiden udheheqese te kesaj shtepie informative me mbi 1500 te punesuar; keshtu qe ju nuk keni asnje shqiptar te punesuar ne sherbimet e tjera perpos gazetareve neper redaksite ne gjuhen shqipe. Dhe tani kuptohet, shqiptaret me te drejte kerkojne qe zbrazetirat te mbushen.
 
Mirepo si te korrigjohet per nje vit ajo qe te tjeret e kane toleruar me dekada. Si te ndryshohet vetedija e partnerit maqedonas kur dikush ata i ka mesuar, ta zeme, se ndihmes drejtori i kesaj shtepie informative eshte vetem nje "kukull" me "profesion" shqiptar qe duhet te marre pagen mujore, te kete kabinetin, sekretareshen dhe vozitesin dhe... te heshte. Mua nuk do te me duhet shume kohe te kuptoj se valle mund te ndryshoj dicka apo te terhiqem - vetvetes i kam dhene afat gjashtemujor per kete - por shqiptareve do t'u nevojitet kohe te kuptojne se ka dicka qe na e bejne te tjeret dhe ka shumecka qe ne nuk dime si behet.
 
PYETJE: Shqiptaret ne Maqedoni jane gjithashtu te pakenaqur nga partia bashkeqeverisese me Cervenkovskin...
 
Kim MEHMETI: Shqiptaret kurre nuk kane qene te kenaqur nga partite bashkeqeverisese te vetat ne Maqedoni. Mbase me arsye. Sepse te gjitha ato kane premtuar shume e nuk kane bere asgje. Se a do te vleje kjo edhe per BDI-ne e Ali Ahmetit, do te shohim. Them do te shohim, sepse ka kaluar vetem nje vit e disa muaj nga ardhja e kesaj partie ne kolltuqet qeveritare. Do te ishte mrekulli qe bejne vetem te derguarit e Zotit sikur kjo parti apo cilado tjeter, te mundej te korrigjonte te gjitha gabimet e se kaluares.
 
Vecanerisht ne nje Maqedoni ku "maunizmi" thuajse u be koncept shoqeror dhe ku partizimi i institucioneve shteterore ishte shtylle bartese e funksionimit te sistemit. Apo, eshte e pamundur, brenda nje viti, qe te realizohen ambiciet me dekada te penguara te shqiptareve te ketushem. Pra, arsye per pakenaqesi ka aq shume, sa te ushqehen te gjithe pesimistet e nje perandorie e jo te nje Maqedonie qe ka aq banore sa ka prostituta Stambolli. Mirepo, ky partner qeveritar shqiptar arriti te beje pune qe partite tjera nuk ia arrien per nje dekade - permiresimin e struktures etnike te te punesuarve ne institucionet shteterore dhe mbi te gjitha suksesin epokal - institucionalizimin e Universitetit te Tetoves.
 
Universitetin, te cilin te gjithe e (keq)perdoren per te ardhur ne pushtet, por posa uleshin ne kabinetet qeveritare e harronin si te ishte femije pa prind. Kjo parti - pra BDI-ja - eshte ajo qe nuk premtoi asgje,por beri dicka. Cili do te jete bilanci i fundit, duhet te shihet. Dhe mua me pelqen ajo qe shqiptaret ne Maqedoni te behen gjithnje e me kritike ndaj perfaqesuesve te tyre dhe dua qe ata te dine te shperblejne dhe te denojne nepermjet votes qe japin. Pra dua qe partite shqiptare ne Maqedoni ta kene gjithnje e me veshtire te plasojne fjale boshe dhe premtime te kota, ashtu sic benin ne te kaluaren kur na preferonin veprime "vetem shqip" e na conin te "vallzojme bullgarce".
 
PYETJE: Nderkaq, partia opozitare shqiptare e zotit Xhaferri ka radikalizuar kerkesat qe shkojne deri ne rindarje te Republikes se Maqedonise?
 
Kim MEHMETI: Nuk kam mendim te larte per partite dhe politikanet qe, sa here zhyten ne "llomin" e deshtimeve partiake, fillojne te shpelahen me populizem dhe e nxjerrin popullin rrugeve. Pastaj, nuk kam asnje arsye t'u besoj atyre qe konceptet politike i ndryshojne, thuajse blihen e shiten ne tregun e "vejushave". Sepse politikanet dhe partite e mirefillta nuk ndryshojne konceptet, por strategjite e veprimit per te realizuar ate qe kane synim politik.
 
Cilido le te marre dhe le te beje diagramen e veprimit partiak te Xhaferit dhe partise se tij dhe i garantoj: do te kete nje vize me aq amplituda te palogjikshme sa me ne fund do ta kete te paqarte se si mundet nje parti e "djathte" prijesit e te ciles ne fillim shtireshin se nuk e njohin as gjuhen maqedonase - me vone u bene ideologe te multietnicizmit qe tani t'i rikthehen "burimit". Duke patur kete parasysh shtrohet nje pyetje e logjikshme: ne cilen faze udheheqesit e kesaj partie kane eksperimentuar me ne - atehere apo tani?! Apo cilit koncept ata i besojne, atij kur na thonin se eshte tradhti qe shqiptari te behet pjese e institucioneve shteterore, apo atij kur ata u bene "vellezer" te nje gjaku ideologjik me partine me antishqiptare ne kete shtet-VMRO-DPMNE-ne.
 
Kam shume paqartesi rreth veprimit politik te udheheqesise se kesaj partie qe te munde njeriu i logjikshem te gjeje ndonje mbeshtetje apo arsye qe edhe metutje t'u besoje. Ka vetem nje konstante qe mund t'i peshkruhet veprimit politik te Xhaferit dhe partise se tij: eshte shume "shqiptare" kur del ne opozite dhe shume "demokrate" kur eshte pjesetar i qeverise. Kam nje parim ne jete: nje parti - njesoj si edhe nje njeri - nuk mund t'u takoje shume koncepteve, por vetem mund te ndryshoje strategjine e veprimit.
 
PYETJE: Ne kendveshtrimin tuaj: cfare shkon per se mbari ne shtetin e brishte maqedonas dhe cfare problematikash duhet te zgjidhen me politika me elastike?
 
Kim MEHMETI: Ne kete shtet per se mbari shkon vetem kriza ekonomike, mosmarreveshjet nderetnike dhe mosfunksionimi institucional i Maqedonise. Pra, vetem kalbja e shtetit nga brenda. Dhe nese vazhdon kjo "mbaresi" e mbrapshte, jam i bindur se "eksperimenti" i quajtur Maqedoni e qytetareve te barabarte do te pesoje disfate.
 
Ajo qe me te vertete mund te emerohet si mbaresi e vitit te fundit, eshtevetedijesimi i disa qarqeve politike te etnise maqedonase se nuk mund te kete Maqedoni me etni te privilegjuara. Dhe se ky shtet ka ardhmeri, vetem nese te gjithe njesoj do ta ndiejne si shtet te vetin. Per se mbari shkon edhe vetedija te popullata shqiptare se ky eshte shteti i tyre ku askush nuk ka cka t'u jape apo cka t'u marre, po ku ka gjera qe jane prone e tyre te cilen me dekada dikush ua ka grabitur. Por, kur ke te besh me "grabitqare" qe te huajen prej moti e ka shpallur si prone te veten, duhet te kesh durim deri sa te bindet te kuptoje qe e huaja kurre nuk mund te behet e jotja.
 
Ne nje Maqedoni ku jane rritur gjenerata te etnise maqedonase me bindjen se edhe qielli mbi kete shtet - e lere me te tjerat - jane te tyre dhe kane shenjen e kryqit dhe cirilikes, nuk eshte e lehte te realizosh koncepte multigjuhesore dhe multikulturore. Nuk jam ithtar i pritjeve te pafundme as i politikave elastike qe krijojne iluzionin e stabilitetit te rrejshem te brendshem e nga ana tjeter shtojne frustracionet te popullata. Jam ithtar i ketij veprimi: tronditi institucionet shteterore dhe stabilizo shtetin! Kete e them se kam bindjen ngandonjehere se te zgjedhurit tane neper institucionet shteterore veprojne ndryshe: ruajne stabilitetin e institucioneve e harrojne frustracionet e popullates.
 
PYETJE: Kohet e fundit kane rene shume mure mes shteteve te Ballkanit, pra edhe mes Tiranes, Shkupit dhe Prishtines, por elitat respektive jane te pakenaqura nga integrimet kulturore qe mund te ishin me te planifikuara dhe me efikase?
 
Kim MEHMETI: Sa u perket integrimeve kulturore te etnive ne Ballkan, mendoj se punet shkojne ngadale. Por, gjithaq ngadale shkon edhe procesi i "integrimit" te kultures shqiptare tani per tani te coptuar ne "principata" kulturore. Per kete nuk kemi pse te fajesojme te tjeret, por duhet te pranojme se edhe njerezit e kultures shqiptare filluan te veprojne sipas logjikes se politikes se dites, apo me sakte sipas politikaneve shqiptare dhe te mbyllen ne principatat e veta kulturore. Keshtu qe ne, pothuajse filluan te na pelqejne muret.
 
Duke harruar se kemi lemenj te cilat nuk mund te funksionojne si te ndare. Edhe ketu ku jam tani - ne kete shtepi informatike - verej nje gje: me lehte mund te sillni dhe te nxirrni leje pune per dhjete kangetare kafenesh te ardhura nga Ukraina apo Bullgaria se sa per dy gazetare nga Tirana apo Prishtina te angazhuar perkohesisht te ndihmojne ne vendosjen e standardeve ne mediat radiovizive ku punoj tani.
 
Keto jane absurditetet tona qe duhet t'i perballim, por absurde qe nuk perballen lehte pa nje vetedije tjeter tonen dhe te te tjeret. E ne nuk mundemi te ndryshojme vetedijen e te tjereve, por vetem ate tonen. Prandaj te fillojme aty nga edhe mundemi: te kuptojme se nje, eshte shteti dhe ruajtja e stabilitetit te shteteve ku jetojme, per krejt tjeter eshte bashkimi yne qe nuk ka te beje me destabilizim te shteteve, sic jane kultura, qarkullimi i librit, sistemet informative, shkenca...


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.