|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Dy lajme nga Podujeva

 
 

 

Kryetari Agim Veliu priti njė delegacion tė SHPK-sė

   

Podujevė, 6 shkurt 2004 (TN) - Kryetari i komunės sė Podujevės Agim Veliu priti sot njė delegacion tė SHPK-sė tė pėrbėrė nga togerėt Selim Ejupi e Gėzim Dibrani dhe rreshteri Rafet Dervisholli. “Biseduam me policinė pėr realizimin e projekteve tė pėrbashkėta pėr kėtė vit qė kanė tė bėjnė me interesin e pėrgjithshėm tė qytetarėve tė Podujevės”, tha kryetari Veliu pas takimit duke shtuar qė bashkėpunimi do tė intensifikohet.

Ndėrkaq togeri Selim Ejupi  tha se nė vazhdėn e takimeve tė fundvitit tė kaluar, edhe kėtė vit u bisedua pėr vazhdimin e bashkėpunimit me institucionet komunale, por u bisedua edhe pėr punėn, aktivitetet dhe planet qė do ta avansojnė bashkėpunimin mes tė SHPK-sė dhe komunės.

“Gjendja e pėrgjithshme vlerėsohet e qetė dhe ne vazhdojmė tė punojmė pėr krijimin e njė ambienti sa mė tė sigurtė pėr tė gjithė qytetarėt”, tha togeri Selim Ejupi.

 

Gjendje e qetė e sigurisė nė Podujevė

   

Podujevė, 6 shkurt 2004 (TN) – Pavarėsisht vrasjes qė ndodhi muajin e kaluar dhe disa incidenteve tė vogla, gjendja e sigurisė nė rajonin e Podujevės ėshtė e qetė dhe e sigurtė, deklaroi komandanti i stacionit policor nė Podujevė Reimann Bernd. Bernd njoftoi pėr operacionin “Beggar” i cili pati pėr qėllim identifikimin dhe arrestimin e personave qė i shtyjnė fėmijėt tė dalin nė rrrugė dhe tė kėrkojnė lėmoshė.

 “Me kėtė rast janė arrestuar 2 meshkuj dhe dy femra tė cilėt janė liruar pas marrjes sė deklaratave meqė janė fėmijė”, tha komandanti Reinman Bernd.

Sipas policisė njė fėmijė i moshės 13 vjeēare nga Prishtina ka qėndruar pas lypėsve tė vegjėl. Ndėrkaq zėdhėnėsi i policisė i regjionit tė Prishtinės Malkolm Eshbi njoftoi pėr gjetjen e armėve dhe tė municionit nė fshatin Llaushė, Dumnicė dhe Lladofc. Nė kėto raste janė zbuluar municion i kalibrit 7.62 mm, dy revole, 14 rrathė municioni, katėr karikatorė, njė thikė.

Kurse nė fshatin Llaushė janė zbuluar karikatorė tė zbrazur tė kalibrit 7.62 mm. “Policia ka dėrguar njėsinė pėr tė kontrolluar shtėpitė e dyshuara dhe me kėtė rast ka zbuluar njė revole TT tė kalibrit 7.62 mm, 2 karikatorė me rrathė tė po tė njėjtės armė, 114 rrathė municioni tė revoles dhe kalibrit 7.62 mm, mirėpo edhe 60 rrathė municioni”, thuhet nė raportin e policisė i cili njofton pėr tė arrestuar tė disa tė dyshimtėve.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.