|
5 shkurt 2004 / TN
Deklaratat e tilla duhet analizuar nga tė
gjithė, edhe nėse janė vetėm lojė e politikės serbe pėr tė pėrfituar
politikisht nė raport me Kosovėn. Pėr ta zbuluar saktėsinė e
deklaratės sė Stojanoviqit, qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes duhet
tė dėrgojnė nė Kosovė edhe specialistė tė CIA-s dhe tė FBI-sė. Hapin e
parė, qė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė ardhur deri tek e vėrteta a
blofiliteti i kėsaj deklarate, ato duhet ta bėjnė duke kėrkuar nga
Gjykata e Hagės urgjentisht arrestimin e tij, sepse Stojanoviq ka
qenė i implikuar nė vrasjen e shumė shqiptarėve.
Shkruan: Nazmi LUKAJ
Shef i Sigurimit tė Ushtrisė
Serbo-Malazeze, koloneli Momir Stojanoviq, deklaroi kėto ditė
botėrisht nė njė intervistė dhėnė agjensisė serbe Tanjug, se ky
sigurim ka infiltruar njerėzit e vet nė Kosovė. Deklarata e
Stojanoviqit, pėr tė cilin thuhet se ekzistojnė dėshmi pėr
pjesėmarrjen e tij nė vrasjen e shumė shqiptarėve qė nga vitet e
80-ta, e deri nė pėrfundim tė luftės nė qeshor tė vitit 1999, mund ta
ketė bazėn nė disa rrafshe:
- Mund tė jetė dhėnė
vetėm pėr ta vazhduar Serbia lojėn e vet pėrēarėse. Pra, qė
shqiptarėt, si edhe gjatė kohės kur ajo ishte e pranishme nė Kosovė,
tė bėjnė me gisht nga njėri- tjetri. Dhe, kėshtu, tė krijohet ajo
atmosfera e paraluftės, prej sė cilės Serbia do tė nxjerrte rezultat
tė favorshėm, sepse shumė aktivistė politikė do ti frenonin
veprimet e tyre, nga frika e shėrbimit sekret serb. Po edhe mė tepėr:
qė populli ta humbė besimin nė krerėt e partive politike, ku
Stojanoviqi ka deklaruar se ky shėrbim i ka njerėzit e vet.
Humbja e besimit nė ta do tė ndikonte nė njė masė tė madhe qė
populli tė mos dalė nė zgjedhje, e kėshtu tė dėshtojnė kėto nė tetor
tė kėtij viti. Dėshtimi i tyre do ti jepte kohė Serbisė pėr tė
ndėrmarrė hapa tė rinj pėr stopimin e procesit tė pavarėsisė sė
Kosovės.
- Ka mundėsi qė
pohimet e tij tė jenė tė vėrteta, sepse krimet qė janė bėrė
pasluftės, mund tė jenė tė dirigjuara nga shėrbimi sekret serb, dhe
tė jenė realizuar nga ndonjė segment i shėrbimeve sekrete shqiptare
tė pasluftės. Nė kėto shėrbime sekrete janė aktivizuar mė sė shumti
njerėz qė kanė pasur lidhje direkte me aparatin shtetėror serb. Tė
kėtillėt, nga ndejat me inspektorėt e lartė serbė, kanė shkuar
direkt nė luftė. Mu kėta, kanė qenė edhe njerėzit mė tė vrazhdė, pra
ata qė mė sė shumti kanė bėrė krime nė bashkėkombasit e vet gjatė
luftės. Njė pjesė e madhe e tyre sot kanė krijuar pasuri tė madhe.
Kėta ka gjasa shumė tė mėdha qė tė jenė agjentė tė Serbisė. Pos
kėtyre, nė kėtė shėrbim mund tė jenė tė inkuadruar edhe biznismenėt
e mėdhenj, qė edhe paraluftės, edhe tash, kanė grumbulluar njė
pasuri shumė-shumė tė madhe. Tė kėtillėt, janė nėn mbrojtjen e disa
komandantėve tė njohur tė luftės, pėr shkak se kėtyre ua dedikojnė
njė pjesė tė kėsaj pasurie. Pastaj, mund tė jenė edhe disa tregtarė
mė tė vegjėl, qė shpesh shkojnė nė Rozhajė pėr tė bėrė tregti, e qė
edhe mė parė kanė pasur lidhje direkte me inspektorėt serbė. Po tė
jetė i vėrtetė ekzistimi i shėrbimit sekret serb, atėherė edhe shumė
gjėra tė tjera qė kanė ndodhur nė Parlamentin tonė, si mosngritja e
deputetėve tė opozitės nė kėmbė pėr kryetarin Rugova, kėrkimi i
llogarisė pėr korrupsion, pasi deputetėt serbė nuk u ngritėn nė
kėmbė pėr ti nderuar viktimat e Reēakut etj., mund tė jenė
pikėrisht shkaku i ndikimit tė dikujt me influencė nė kėto parti, qė
ka lidhje me shėrbimin nė fjalė.
- Deklarata e
Stojanoviqit mund tė jetė dhėnė edhe pėr ta pėrforcuar politikėn e
Beogradit te populli serb se gjoja Serbia ėshtė efikase nė Kosovė,
me qėllim qė tia ushqejė mė fuqishėm ėndrrėn pėr tė. Pra, qė ai tė
shpresojė mė tepėr se Serbia po i bėn tė gjitha pėrpjekjet qė ta
rifusė Kosovėn nė juridiksionin e vet.
- Mund tė jetė edhe
lojė e Serbisė qė tė shkaktojė panik tek strukturat e KFOR-it e
UNMIK-ut, dhe pėr ti diskredituar kėto tek shqiptarėt se nuk janė
duke bėrė asgjė nė Kosovė.
- Tė shkaktojė panik
tek qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes, nė mėnyrė qė kėto ta
pėrshpejtojnė aktivitetin e tyre pėr ta realizuar njė zgjidhje tė
ndėrmjetme, qė do ti konvenonte vetė Serbisė.
6. Ose tė krijojė pėrshtypjen tek
shqiptarėt se atdhetarėt e vrarė pasluftės janė viktima tė shėrbimit
sekret serb, nė mėnyrė qė ti krijojė mundėsi shėrbimeve sekrete
shqiptare tė vazhdojnė me vrasje, pėr tė marrė krimi pėrmasa edhe mė
tė mėdha nė Kosovė, dhe kėtė ta shfytėzojė Serbia pėr interesat e saj.
Pra, qė tė pohojė, si deri mė tani, se Kosova nuk bėn tė bėhet shtet,
pasi nuk mund ta ndalė krimin. Dhe, se vetėm Serbia mund ta bėjė kėtė
gjė.
Mund tė jenė edhe arsye tė tjera pse
Stojanoviq ka lėshuar kėtė deklaratė, por kėto mund tė jenė ato
kryesoret. Sidoqoftė, deklarata e tij duhet elaboruar nga ekspertėt
tanė ushtarakė, nga ekspertėt e policisė sė UNMIK-ut, tė SHPK-sė, tė
TMK-sė dhe nga tė gjithė analistėt nė Kosovė, pėr tė nxjerrė
konkludime pėr vėrtetėsinė ose blofilitetin e saj. Deklaratat e tilla
duhet tė analizohen nga tė gjithė, edhe nėse janė vetėm lojė e
politikės serbe, pėr tė pėrfituar politikisht nė raport me Kosovėn.
Pėr tė zbuluar saktėsinė e deklaratės sė
Stojanoviqit, qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes duhet tė dėrgojnė nė
Kosovė edhe specialistė tė CIA-s dhe tė FBI-sė. Hapi i parė, qė ėshtė
shumė i rėndėsishėm pėr tė ardhur deri tek thelbi i kėsaj deklarate,
duhet tė jetė qė ato tė kėrkojnė nga Gjykata e Hagės arrestimin e tij,
sepse ai ėshtė i njohur si kriminel lufte. Gjatė hetimeve atje, shumė
shpejt mund tė nxjerret vėrtetėsia a blofiliteti i deklaratės sė tij.
Kjo, e para.
E dyta, duhet tė kėrkojnė strikt nga
Serbia qė ta ndalė hapėrimin e saj me shėrbime sekrete nė Kosovė,
sepse ky territor kontrollohet nga KFOR-i dhe UNMIK-u. Dhe po qe se
konstatohet se vėrtetė shėrbimi sekret serb ka infiltruar rrjetin e
vet tė spiunazhit nė Kosovė, atėherė kėto qendra duhet tė vendosin
masa shumė tė rrepta ndaj Serbisė, dhe njėkohėsisht tė nguten me
shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės, me krijimin e sė cilės ky rrjet do
tė shthurrej menjėherė, bashkė me tė gjitha rrjetet e tjera nė Kosovė.
Vėrtetėsia e ekzistimit tė kėtij rrjeti serb tė spiunazhit nė Kosovė,
do tė zbulonte edhe shumė gjėra me rėndėsi pėr Kosovėn. Nė radhė tė
parė, do tė zbulonte se vrasjet e disa serbėve kėtu janė bėrė
pikėrisht nga ky shėrbim.
|
|