|
5
shkurt 2004 / TN
Per turizmin veror duhet menduar qysh ne dimer, pra gjate gjithe
vitit, duke i paraprire sezonit perkates me idene se kemi te bejme me
nje sektor qe mund te gjalleroje fort jeten e ekonomise sone kombetare
dhe per te cilin duhen parapergatitje te gjata.
Nga
Dr.
Artan FUGA
Eshte e
njohur nga te gjithe bukuria e bregdetit te Shqiperise, lagur nga dy
detet mesdhetare me nam, Adriatikut dhe Jonit. Duke u ndalur vetem ne
plazhet e Durresit, mund te thuhet pa ndroje se per nga cilesia e
reres, temperaturat e ujit, natyra e klimes, peisazhi harmonik dhe i
bute kodrinor, thellesia graduale te detit etj., ato mund te
krahasohen me plazhet me te mira europiane.
Te
gjitha keto mund te pohohen pa asnje skepticizem, ndonese pesha
shoqerore e ketyre plazheve duket se humbet disi per aresye te tjera
qe kane te bejne me fort me menyren e administrimit dhe te politikave
qe ndiqen per mirembajtjen dhe zhvillimin e tyre. Nuk ka se si te
shpjegohet ndryshe fakti qe ndonese dikur plazhi i Durresit quhej
?plazhi i Tiranes?, per nga shkalla e frekuentimit te tij nga rinia
tiranase, sot keto shtresa te popullsise nuk terhiqen shume prej tij.
Ne fakt, nje linje hekurudhore e rinovuar dhe nje tren i shpejte qe
nuk do t'i duhej me shume se njezete minuta per te pershkuar distancen
Tirane-Durres, i mirembajtur, mund t'a rilidhte mbi baza te reja,
masive, popullsine tiranase me bregdetin adriatikas. Nuk ka se si te
shpjegohet ndryshe fakti qe turistet europiano-perendimore, ndonese ne
menyre shume te brishte dhe te paorganizuar, e shumta vijne deri ne
brigjet e Jonit, pa guxuar te zbresin ne plazhet e magjishme te
Adriatikut. Nuk ka se si te shpjegohet ndryshe fakti qe vetem nje
monitorim i thjeshte i mediave televizive para dhe gjate sezonit te
veres do te nxirrte ne pah nje zhballancim te theksuar midis
publicitetit ne te mire te plazheve te Jugut dhe reklames thuajse te
munguar per plazhet e Adriatikut, kesaj pasurie te madhe kombetare.
Zyrtare
te ndryshem te larte qe drejtojne sektoret per te cilet po flasim, ne
valen e betejave politike te koheve te fundit brenda gjirit te
shumices parlamentare, nuk munguan te deklarojne ne shtyp se per disa
vite me rradhe politikat e ndertimit te fshatrave turistike jane
zevendesuar nga ndertimet e vilave me status administrativ te
dyshimte, duke perfituar nga pozita zyrtare e pronareve te tyre apo e
lidhjeve te ketyre te fundit me fije te ndryshme me pushtetin. Mirepo,
ky lloj deklarimi, ndonese i adresuar vetem ne menyre te koduar ndaj
rivaleve politike, nuk u pasua me ndonje analize me te hollesishme
publike. Renia e tensionit politik e bllokoi mundesine qe publiku te
njihej me gjere me politiken e administrimit te pasurive tona
bregdetare.
Sado te
mbuluara me nje vello keqperdorimi, ato mbesin te tilla: pasuri te
medha kombetare, te cilat mund te perb`jne nje faktor te rendesishem
pershpejtimi te integrimit europian te vendit. Ne hapjen e madhe
ekonomike boterore dhe europiane qe ne jemi te detyruar te perballojme
si komb dhe individualisht, do te duhet te marrim nga bota e jashtme
po aq sa edhe do te duhet t'i japim asaj. Dhe ne kete pike, pasurite
tona bregdetare nuk jane thjesht pasuri natyrore. Ato mund te
shendrohen ne avantazhe ekonomike te jashtezakonshme ne te mire te
zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te vendit.
Kuptimi
turistik i pasurive tona bregdetare nuk eshte thjesht pranimi i faktit
qe ne mund t'u ofrojme turisteve elementet tane natyrore, detin,
reren, diellin. Vetem me kete perfytyrim te thjeshtezuar ?klimaterik?
nuk mund te shkojme larg. Ideja eshte qe, larg nje perfytyrimi
determinist gjeografiko-klimaterik, pasurite tona bregdetare te
shendrohen ne shtysa te fuqishme te dinamikave shoqerore per krahinat
perkatese dhe per mbare ekonomine kombetare.
Demografia mbareshqiptare e plazheve gjate sezonit te veres
Sidomos
pas perfundimit te krizes kosovare, eshte vene re nje fakt shume
pozitiv qe i kalon permasat e nje dukurie turistike. Me mijra e
dhjetra mijra shqiptare qe jetojne jashte kufijve te Shqiperise vijne
per te kaluar pushimet e tyre kryesisht ne plazhet e Durresit. Vec
statusit te ri te Kosoves, ketu ndikon edhe fakti se midis vendit
tone, Maqedonise dhe Malit te Zi jane rritur shkembimet tregetare,
njerezore, ekonomike dhe qarkullimi i njerezve po behet pergjithesisht
ne menyre normale. Fryma e perbotizimit ekonomik, nje situate
gjeopolitike paksa me e stabilizuar ne Ballkan, ekuilibrat e reja
etnike ne vendet e Ballkanit, etj. kane bere qe masa te medha
popullsie shqiptare kudo qe jeton neper Ballkan, te zbresin ne brigjet
e Adriatikut per t'u kenaqur me detin, klimen, reren, diellin e kesaj
zone mikepritese.
Eshte
tashme e konfirmuar. Hapja paqesore e kufijve, politikat e integrimit
europian, fryma e paqes dhe e bashkepunimit te perbotshem ekonomik,
dinamikat regjionaliste qe kane perparesi ne politikat e Brukselit,
etj., - si karakteristika te pakthyeshme te koheve moderne - perkojne
plotesisht me nje komunikim kulturor, ekonomik, shpirteror me intensiv
midis qytetareve te Shqiperise dhe popujve te tjere te Ballkanit apo
te Europes. Nder te tjera, brenda ketij kuadri, ato bejne te mundur
edhe nje kontakt me masiv, nje gershetim shpirteror, nje bashkepunim
ekonomik me te qendrueshem dhe te spikatur midis shqiptareve kudo ku
ata jetojne.
Prania e
shqiptareve qe vijne nga te gjitha zonat e Ballkanit apo vendet e
Europes ne plazhet e Durresit duket qarte se eshte e mirepritur nga
popullsia vendase, e njohur tradicionalisht per frymen e vet
mikpritese dhe per sensin e biznesit. Ajo tradicionalisht ka qene e
hapur ndaj botes dhe, duke jetuar ne brigjet e nje deti mesdhetar, nuk
ka manifestuar kurre ndonje shenje ngushtesie perpara vizitoreve. Ne
nje kendveshtrim te hapur, pasurite bregdetare jane te pashtershme dhe
mund t'ju sherbejne te gjitheve. Ndofta, ato jane nga te paret faktore
ekonomike qe kane njohur proceset perbotizuese.
Nje
vezhgim i kujdesshem disavjecar mund te konstatoje se turistet
shqiptare te ardhur nga krahinat e tjera te Ballkanit, - dhe qe
perbejne pjesen dermuese te turisteve te ardhur nga jashte kufijve te
Shqiperise ne bregdetin Adriatik, - duket se ndihen gjithmone e me
mir- ne bregdetin durresak dhe i kane dhene atij gjate veres nje pamje
kulturore me te pasur dhe fort interesante.
Qe ne
oret e para te dites, sapo gdhihet, pershembull qe ne ora kater a pese
te mengjezit, bregu i detit eshte i mbushur me njerez qe shetisin.
Duket qarte se nuk jane qytetare ?gjumashe?, por individe qe zakonisht
ngrihen heret ne mengjez per t'iu dale zot detyrimeve te tyre rurale.
Vijne me nga Lindja, andej nga dielli lind me shpejt.
Fakti qe
vijne me shumice nga zona disi me malore shfaqet bukur kur nje pjese e
tyre preferojne te ulen ne pirgjet me gure, ne fakt te mbetur aty nga
ndertimet e koheve te fundit, prane pistave kryesore te plazhit dhe
kundrojne qetesisht detin. Sidomos tek nje pjese e femijeve te tyre,
qe kurre nuk e kishin pare detin me pare, habia ishte fillimisht teper
e madhe, e dritheshme, para kesaj mase te kalter gjigande. Pas kater a
pese vjetesh kjo habi eshte zevendesuar me nje shikim miqesor qe i
hidhet nje te njohuri (detit) me te cilin takohen tashme rregullisht
nje here ne vit.
Nje
femije i vogel me pyeste parvjet se cfare ishte ajo qenia e gjalle qe
kisha kapur me grep duke peshkuar heret ne mengjez me kembet e futura
deri ne gjunje ne det. Me nje delikatese prekese me kerkoi nese mund
t'ja falja atij.
Ne
lokalet e plazheve, shpeshhere deri ne oret e para te mengjesit dhe me
volume zeri ndoshta disi eksesive, perzihet muzika perendimore,
tingujt e nje muzike te forte rroku, intonacionet e fjaleve te rrepit,
me kenget patriotike dhe himnin e flamurit qe ne menyre sintetike
permbyll gjithcka. Ne keto ambjente veshtire se dallon dot se ku je.
Vajza elegante qe kane lyer floket ne te verdhe. Djem te fuqishem qe
veshin bluza te holla gjithefarengjyreshe, te mbuluara nga stampimet
standarte te shoqerise se konsumit. Lakuriqesia eshte ne nivelin qe e
kerkon plazhi. Asnje shenje mbulimi eksesiv per te cilin na akuzojne
here me te drejte e here pa te drejte.
Perzjerja e stileve te kultures kombetare behet ne permasa qe i
shkojne per shtat skenes bregdetare ku mplekset qielli, toka, deti dhe
dielli. Duke u shkembyer me pushuesit e shumte gjate shetitjes ne
bregdet, apo ne shetitoren ngjitur me rrugen automobilistike, ndjen
nje dialekt te pasur gegerisht qe hera heres ngjiz natyrshem fjale te
nje shqipeje letrare per t'a pasur zili. Tabelat e disa qebaptoreve
apo restoranteve ambulante jane shkruajtur shpesh me gabime shtypi,
por brenda tyre mund te gjesh asortimente gjellesh qe i takojne
kulturave kulinare shqiptare te perhapura ne te gjithe Ballkanit, te
perzjera me ato te popujve te tjere ballkanike dhe qe ruajne ende
xhelozisht pigmentin dhe shijen orientale.
Perballe, pa i ikur akoma tymit qe leshon nga helli qingji i pjekur,
pa i ikur ende aromes qe leshon nje byrek stermadh qe piqet mbi furre,
mund te ulesh ne nje kafe-internet, te konsultosh adresen tende
elektronike dhe te dergosh mesazhet e tua miqve qe ke ne te kater anet
e botes. Pak me tutje, lokali i piset, gjysem i shkateruar, thuajse i
zbrazur, plot me miza i postes telefonike te plazhit, te sheh me
trishtimin dhe nostalgjine e viteve te shkuara.
Aty nga
mesdita, klubet dhe kafenete buze detit rimbushen plote. Them
rimbushen sepse qysh ne pese te mengjezit personeli tashme i u ka
servirur klienteve kafene pare. Nga tarraca e cdonjeres prej tyre mund
te konstatosh nje fakt madhor. Shumepak njerez jane duke u lare ne
det, edhe me pak jane ata qe notojne, ndersa ne thellesi te ujit te
kripur nuk ka vecse disa koka te rralla qe duken aty ketu. Mbi rere
shtrihet nje ushtri e panumurt plazhistesh. Duket se prej tyre
parapelqehet me shume toka se deti. Duket se eshte nje popullesi me
shume tokesore sesa detare. Por ka shume me pak gra te moshuara qe
shkojne ne breg te detit me fustan te ngritur deri poshte gjunjeve sa
per te njomur kercijte.
Te
rinjte luajne ne bregdet me shume sporte te lartesive, kryesisht
volejboll, ndersa duket se futbolli i dikurshem bregdetar durresak
luhet me shume ne minifushat qe naten ndricohen nga projektore te
fuqishem.
Trupat e
zhveshur me shume ekspozohen ndaj reres se nxehte dhe diellit
pervelues se sa ndaj ujit te fresket te detit. Trupi ka nevoje per
nxehtesi per t'ju pershtatur me mire klimes se ftohte te dimrit qe do
te vije. Kockat kane nevoje per porcione te konsiderueshme energjie
diellore. Sidoqofte, pushuesit jane mesuar tashme t'i u mbrohen
rrezeve te diellit qe djegin lekuren. Vitet e para shihje shume me
teper njerez me lekuren e bere cope nga djegiet diellore. Lekura te
rrjepura, djegie te shkalleve te konsiderueshme, skuqje qe shkaktojne
dhimbje sa here mbi to vendoset qofte edhe rripi i nje kanatiereje te
lehte vihen re me pak.
Te
ardhurit nga larg jane mesuar tashme me te mirat dhe me rreziqet e
mjedisit ku jetojne. Pak e nga pak ata po ndihen me te adoptuar me
bregdetin adriatikas. Miqesite dhe lidhjet me vendasit jane shtuar.
Shpesh shkojne tek te njejtet pronare shtepish, hotelesh te vegjel dhe
dhomash te thjeshta. Pergjate gjithe vitit telefonohen jo rralle,
shkembejne pershendetje, ftesa, prezantojne miq te rinj.
Mijera
copeza te procesit te pandalshem te perbotizimit ekonomik dhe kulturor
jane si te derdhura ane e kend bregdetit te Adriatikut. Nje panair i
vertete i larmise kulturore shqiptare qe gjen terren per t'u paraqitur
dhe ndertuar buze detit, ne menyre turistike, qetesisht, paqesisht, si
te thuash ? duke u ngrohur ne diell ?.
Shanse te humbura ?diten per diell? per ekonomine kombetare
Ne
planin ekonomik situata paraqet shume me ndryshe. Prurjet financiare
dhe ekonomike te ketij fluksi madhor turistik ne drejtim te ekonomise
kombetare dhe te ngritjes ekonomike te bisnezit lokal jane shume larg
asaj qe pritej. Ne kete menyre, vere pas vere, humben shanse te medha
per ngritjen ekonomike te vendit dhe mireqenien, punesimin, e
popullesise vendase qe jeton ne nje zone turistike, rurale, urbane e
shtrire prane detit. Ne fakt, ne zonat turistike vetem pushuesit kane
te drejte ? te ngrohen ne diell ?, te tjeret, ky fakt i ben qe te
punojne, te sherbejne, te prodhojne ne funksion te turisteve. Kudo
keshtu ndodh. Sa me shume pushuesa aq me shume pune, aq me shume
qarkullim parashe, aq me shume fitime per popullsine vendase. Por, ne
zonen turistike adriatikase ky korrelacion eshte ende shume larg
mundesive qe ekzistojne realisht.
Per
mendimin tim jane dy aresyet madhore te ketyre shanseve te humbura
vere pas vere.
Aresyeja
e pare ka te beje me faktin se kemi nje ekonomi qe ne tre te katertat
e shkembimeve te saj tregeton mallra te ardhura nga jashte. Pushuesit
qe vijne ne bregdetin e Adriatikutapo edhe gjetke konsumojne
relativisht pak mallrat e prodhuara ne vend. Ne fakt krijohet nje
rreth thuajse i mbyllur paradoksal. Pushuesit qe vijne ne Shqiperi i
gezohen diellit, reres, detit shqiptar, ndersa persa i perket nje game
shume te gjere prodhimesh, ata ne fakt konsumojne ate cka vjen nga
jashte, bashke me pushuesit, ne formen e produkteve te importuara.
Keshtu, ne i u servirim atyre kripen e bardhe greke, rrushin e verdhe
italian, domaten e kuqe maqedonase, etj. per te mos folur pastaj per
tendat qe i mbrojne nga dielli, per varkat e shetitjes ne det, per
topat e ujit, per veshjet e banjes, pra thuajse per gjithcka tjeter.
Ne kete menyre nje pjese e madhe e parase se qarkulluar, e parase se
derdhur nga pushuesit, kthehet perseri andej nga ka ardhur, rishkon
jashte.
Aresyeja
e dyte lidhet me shume me faktin se ekonomia jone e lejon pak
popullesine autoktone qe jeton ne zone bregdetare te ofroje sherbime
te shumellojshme per turistet qe pushojne atje. Ne nje menyre te
konsiderueshme, pushuesit qe vijne nga jashte zhvendosen ne bregdetin
shqiptar te Adriatikut bashke me infrastrukturat e tyre materiale dhe
te sherbimeve. Ne kete menyre nje pjese e madhe e parase qe harxhohet
nuk ngelet ne vend per t'u riinvestuar ne permiresimin e kushteve te
plazhit, por ben nje rrethqarkullim duke u rikthyer andej nga e ka
pasur burimin fillestar.
Mjafton
te jesh ne stinen e veres ne plazhet e Durresit per te pare kete
fenomen ne shumellojshmerine e shfaqjeve te veta konkrete. Linjat e
autobuzeve qe sjellin pushuesit nga trevat e tjera ballkanase jane
pothuajse te gjitha prone apo sipermarrje e qytetareve qe jetojne ne
ato vende. Nje pjese e konsiderueshme e tregetise se mallrave te
perdorimit te gjere qe lulezon masivisht sidomos gjate oreve te
mbremjes kryhet gjithashtu nga shites qe jane po ashtu te ardhur nga
vise te largeta apostafat per sezonin e veres. Te tille jane edhe nje
pjese e madhe restorantesh, kafenesh, qebaptoresh, hotelesh qe
perbejne investime te ardhura nga jashte dhe ku shume here edhe
kamarieret, per te mos folur per kuzhinjeret, nuk jane vendas. Te
ndodhur shpesh para nje sjelljeje qe nuk ngjall shume besim, pushuesit
e ardhur nga larg preferojne qe edhe shkembimin e parave te huaja ne
leke t'a bejne tek individe qe kane zbritur bashke me ta ne brigjet e
Adriatikut, jo per te pushuar, por per te ushtruar biznesin e tyre.
Per t'u dalluar si i tille, nje shkembyes parash mban ne koke nje
qeleshe te bardhe.
Te
kuptohemi, nuk ka asgje te keqe, vecse shume te mire, qe biznesi i
shqiptareve apo i personave juridike dhe fizike te tjere, kudo qe
ndodhen, te zbrese ne brigjet e Adriatikut apo te zonave te tjera
bregdetare. Perkundrazi, ka vend qe te krijohen kushte edhe me te
pershtatshme veprimtarie dhe lehtesira te ndryshme per te. Nga kjo
kane fitim te gjitha palet. Mpleksja e kulturave te ndryshme qe bejne
pjese ne pasurine tone kombetare te perbashket shoqerohet keshtu me
nje mpleksje te veprimtarive ekonomike te te gjithe operatoreve te
interesuar.
Ajo cka
ne veme ne dukje eshte vetem fakti se ka nje pjesemarrje relativisht
te dobet, te zhballancuar, te prodhuesit dhe te sherbyesit vendas,
autokton, ne krijimin dhe shperndarjen e te mirave materiale dhe
financiare qe qarkullojne ne sezonin turistik bregdetar. Kjo i
zvogelon se tepermi te ardhurat qe mund te perfitojne vendasit nga
turizmi dh sidomos i redukton jashte mase shtresat e popullesise
vendase qe jane te lidhura me ekonomine e turizmit.
Ne
kushtet e nje riorganizimi rrenjesor te prioriteteve te ekonomise sone
kombetare, turizmi mund te shikohet si nje veprimtari qe ka fuqine te
gjalleroje fuqimisht te gjithe sektoret ekonomike te krahinave
perkatese dhe jo vetem hotelerine apo dhenien e shtepive dhe te
dhomave me qera. Vecanerisht, ai mund te shendrohet ne nje lokomotive
te fuqishme per sektorin e artizanatit, te bujqesise dhe te
sherbimeve. Pergjate periudhes se veres, tregu yne i brendshem rritet
disa here jo vetem nga sasia e numurit te klienteve qe paraqiten ne
te, por edhe nga fuqia e tyre blerese. Duke ditur veshtiresite e
eksportimit te mallrave tona jashte, s'do mend qe do te duhej te
perfitonim shume pikerisht nga zhvendosja e konsumatorit te jashtem ne
krahinat tona bregdetare qe jane, fatmiresisht edhe zonat bujqesore me
pjellore te Shqiperise.
Eshte e
kuptueshme qe bujku, artizani dhe prodhuesi shqiptar, sikurse shitesi,
dhe ofruesi i sherbimeve, e gjithe popullesia qe jeton rreth e rrotull
zonave bregdetare, marre ne nje perimeter shume te gjere, mund te
orientohet konsiderueshem drejt tregut shume permasor te krijuar nga
sezoni turistik. Por per kete duhen mjete, logjike ekonomike,
bashkerendim politikash ekonomike, financime dhe kredi. E mbi te
gjitha vullnet politik.
|
|