|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Podujevė: Drejtoria e Bujqėsisė publikon tė dhėnat pėr dėmet e shkaktuara nga vėrshimet e fundit

 
 

 
 
Podujevė, 4 shkurt 2004 (TN) – Nė njė raport pėr vėrshimet e 29 dhe 30 janarit tė kėtij viti nė komunėn e Podujevės, Drejtoria pėr bujqėsi, pylltari dhe zhvillim rural bėri publike tė dhėnat nga dėmet e shkaktuara tė cilat i janė dėrguar edhe Ministrisė pėr bujqėsi tė Qeverisė sė Kosovės.
 
“Drejtoria e bujqėsisė, pylltarisė dhe zhvillimit rural nė bashkėpunim me Drejtorinė pėr mbrojtje civile dhe emergjencė ka mbledhur shėnimet nė fshatrat e pėrfshira nga vėrshimet, duke konstatuar dėme tė konsiderueshme nė kulturat bujqėsore”, thuhet nė raportin e DBPZHR.
 
Sipas kėtij raporti, nė qytetin e Podujevės me paralagje si dhe nė fshatrat Bradash, Peran, Llapashticė e poshtme, Sfeēėl, Batllavė, Bellopojė dhe Tėrrnavė kanė pėsuar dėme mbi 68.1 ha tė mbjella me grurė dhe 43.5 ha livadhe.
 
“Kemi kėrkuar ndihmė nga Ministria meqė kjo ėshtė hera e dytė qė kėto fshtra i pėrfshiu moti i lig dhe vėrshimet, kurse dihet se buxheti i komunės nuk mundėson ndihmė pėr bujqit qė kanė pėsuar dėme”, tha zyrtari i kėsaj drejtorie Rrahman Cakiqi.
 
DBPZHR ka njoftuar pėr gjendjen e kulturave vjeshtore si dhe masat mbrojtėse nė kushtet aktuale atmosferike qė duhet ndėrmarrė pėr sanimin e gjendjes si pasojė e ngricave.
 
Nga sipėrfaqja e pėrgjithshme prej 18.527 ha e tokės bujqėsore tė tė dy sektorėve nė komunėn e Podujevės, me kultura vjeshtore janė mbjellė 7.348 ha prej tė cilėve 6.808 ha grurė, ndėrkaq qė kanė mbetur pa u mbjellė 926 ha tė sipėrfaqes sė planifikuar.


                    Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.