|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Rastesi apo neglizhencė dashakeqe serbo-grekofile

 
 

 
4 shkurt 2004 / TN
  
Arbėr PASHTRIKU
 
Tė dashur drejtues tė Trepēės duke ju falenderuar thellėsisht pėr hapėsirėn qė na jepni pėr tė shprehur mendimin e lirė, pėr t’u prononcuar pėr ēeshtje mjaft tė dhimbshme qė po kalon kombi ynė mjerisht i ndarė nė 5 shtete.
 
Lajmi i mirė qė morėm vesh kėto ditė pėrmes mjeteve SHQIPTARE tė informimit ėshtė qė Presidenti i Kosovės Dr Ibrahim Rugova u nderua me titullin ‘Senator Nderi i Evropės’. Eshte njė vlerėsim jo vetėm pėr dr Rugovėn po pėr mbarė kombin shqiptar kudo qė fati e ka lidhur tė jetojė. Momente tė rralla nė kėto kohė tė veshtira qė na bėjne tė njihemi krenarė.
 
Rugova pavarėsisht gabimeve qė janė tė pranueshme nė kushtet nė te cilat ka filluar karrieren e tij politike dhe labirinteve tė rrezikshme qė i ėshtė dashur tė kalojė ėshtė sipas mendimit tim politikani mė konsekuent shqiptar nė kohėn qė jetojmė dhe me vision tė qartė pėr tė ardhmen e Kosovės. Dr Rugova ėshtė i vetmi politikan aktual shqiptar qe ja ka imponuar respektin perėndimit dhe Evropės nė veēanti.
 
Ajo qė me ka bėrė pėrshtypje kėto ditė ėshtė fakti qe shtypi i shkruar i Shqipėrisė londineze e ka injoruar plotėsisht kėtė fakt. Ndjenje e keqe, e dhimbshme, nuk di si t’a pėrshkruaj. Kjo “neglizhence” dashakeqe ja rrit akoma mė shumė vlerat dr Rugoves dhe shpjegon akoma mė mirė faktin se pse ai nuk ka shkelur nė Shqipėri qė nga viti 1996.
 
Rugova e di qė Shqipėria ėshtė shtet pa shtet, Rugova e di qė Shqipėria (qė nga 97-ta) ėshtė praktikisht province greke. Rugova e di qė qeveritarėt shqiptarė janė tė ngarkuar me punė tė qeverisė greke nė Tiranė. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe kur njė personalitet i tillė vleresohet nga Evropa dhe injorohet nga shqiptarėt.
 
Shtypi i Shqipėrisė ka hapėsirė tė merret me ēeshtje qė proekupojnė Beogradin po nuk do ti’a dijė pėr Prishtinėn. Parlamenti shqiptar mban zi pėr Gjinxhiqin dhe injoron dekorimin e Rugovės. Gazeta grekofile SHEKULLI  ēdo javė shkruan nga njė artikull “analitik” pėr gjendjen politike nė Serbi po nuk shkruan asnje fjalė pėr Mitrovicėn dhe pjesėt vitale tė territoreve shqiptare qė po bėhen ēdo ditė e mė shumė pjesė tė Sėrbisė.
 
Duke i uruar Dr Rugovės suksese tė mėtejshme nė arritjen e qėllimit sublim arritjes sa me shpejt tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės urojmė gjithashtu qė tė mos jetė e largėt dita kur nė gazetat e Tiranės tė lexojme shkrime SHQIP.   


                 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.