|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

KAOSI I OPINIONIT PUBLIK

 
 

Njė pyetje dhe njė pėrgjigje qė lidhet me kuptimin e demokracisė

 
 

 
4 shkurt 2004 / TN
 
Prof. Dr. Artan FUGA
 
Zhvillimet e fundit nė vend ku ėshtė vėnė re edhe njė lloj qėndrimi mė aktiv i disa organizatave joqeveritare, njė ndjeshmėri mė e madhe e tyre ndaj problemeve politike e ekonomike tė pėrgjithshme tė vendit dhe organizimi i ndonjė takimi tė mediatizuar midis pėrfaqėsuesve tė lartė tė administratės shtetėrore dhe drejtuesve tė kėtyre organizatave japin, nė fakt, rastin pėr tė diskutuar njė rreth problemesh tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet midis opinionit publik, shoqerisė civile dhe shtetit.
 
Problemi qė duam tė shtrojmė ėshtė ky : Organizatat joqeveritare, a e kanė statusin, legjitimitetin dhe kompetencat pėr tė pėrfaqėsuar shoqėrinė civile nė marrėdhėniet me shtetin gjatė dialogimit me tė pėr probleme tė pėrgjithshme mbarėkombėtare me natyrė ekonomike, politike, gjeopolitike, apo diplomatike ?
 
Me gjithė vlerėsimin tim tė lartė pėr punėn e mjaft organizatave joqeveritare, sqimėn dhe miqėsinė pėr shumė drejtues tė tyre, faktin se edhe vetė jam pjesėtar i disave syresh e mjaft kooperues me tė tjera, dėshėroj megjithatė tė them se kėto shoqata nuk e kanė as statusin, as legjitimitetin politik as kompetencat pėr tė pėrfaqėsuar shoqėrinė civile nė tė tilla diskutime. Kot i vėnė nė pozita tė vėshtira drejtuesit e tyre duke i u kėrkuar tė pėrballojnė probleme qė ata nuk i kanė marrė zyrtarisht pėrsipėr.
 
Vullneti i pėrgjithshėm i shoqėrisė dhe segmentet e vecuara tė shoqėrisė civile
 
Tė imagjinojmė pėr njė cast presidentin e ndonjėrės nga demokracitė e sotme perėndimore, pėrtej ose ketėjatlantikase, qė pėrpara se tė marrė njė vendim politik thelbėsor pėr kombin e tij, pėrpara se sa tė zgjidhė ndonjė problem ekonomik ose politik qendror qė prek tė gjithė kombin, pėrpara se sa tė analizojė politikėn ekonomike tė vendit ose pėrpara se tė pėrballojė njė krizė besimi, tė takohet me pėrfaqėsues tė shoqatave joqeveritare duke i konsideruar ato nė kėto raste si pėrfaqėsuese tė shoqėrisė civile.
 
Tė provojmė tė imagjinojmė pėrshembull zotin Toni Bler qė pėrpara se tė merrte vendimin pėr tė bėrė pjesė nė koalicionit ushtarak kundėr rregjimit antidemokratik tė Sadamit, tė konsultohej pėr kėtė cėshtje me shoqata tė ndryshme joqeveritare, shpendrritėsish, homoseksualėsh, botuesish, handikapatėsh apo mėsuesish tė filozofisė, megjithė respektin krejt legjitim qė kemi pėr to. E paimagjinueshme. Ose tė provojmė tė imagjinojmė Zotin Gerhard Shreder qė pėrpara ose pas reformimit tė sistemit tė sigurimeve shoqėrore tė vendit tė tij, tė ndėrmerrte bisedime dhe tė konsultonte zyrtarisht shoqata joqeveritare qė nuk kanė lidhje tė drejtėpėrdrejta, tė njohura ligjėrisht, me problemin, si mund te ishin tė themi shoqatat ekologjike, feministe, gjuetarėsh, shkrimtarėsh, ose miqsh tė sociologjisė, megjithė respektin qė kemi pėr to. E paimagjinueshme.
 
Kjo nuk ėshtė dicka e rastit, por ka tė bėjė me vetė kuptimin e dhe zbatimin e parimeve tė njė demokracie tė pjekur. Roli i shoqatave joqeveritare ėshtė i pazėvendėsueshėm nė njė shoqėri demokratike. Megjithėse baza e demokracisė politike ėshtė qytetari individual, ėshtė pranuar katėrcipėrisht se ky i fundit, i paorganizuar nėpėr shoqata tė ndryshme qė janė pėrpunuese tė opinionit publik, tė organizimit dhe tė mobilizimit qytetar pėr tė mbrojtur interesa pjesore tė shtresave tė ndryshme shoqėrore, me gjithė tė drejtat politike qė gėzon, pėrsėri do tė mbeste i vetmuar pėrpara forcės thyese tė burokracisė administrative, presionit tė papėrballueshėm tė botės sė kapitalit dhe fuqisė manipuluese tė mediave. Nė kėtė kuptim shoqatat joqeveritare, duke filluar nga sindikatat profesionale, organizatat fetare, shoqatat etnike, dhe pastaj tė gjitha organizimet e grupeve tė interesit, nė fakt, konceptojnė dhe mbrojnė interesat e pjesėve tė veanta tė shoqėrisė civile, pra si tė thuash veprojnė nė fusha krejt tė vecanta tė zhvillimit shoqėror pėr t'a ndihmuar individin qė tė dalė si njė forcė e organizuar nė arenėn e lojės politike demokratike.
 
Nga kjo pikėpamje, edhe kur aprovojnė statusin e tyre nė gjykatė, ato njihen dhe vetėnjihen si tė tilla, pra jo si agjenci me veprim tė gjithanshėm, por si aktorė shoqėrore me veprim tė kufizuar brenda njė fushe tė ngushtė kompetencash dhe si pėrfaqėsuese vetėm tė interesave tė pjesshme tė segmenteve tė pėrcaktuara mirė tė shtresave tė ndryshme shoqėrore. Pėrndryshe, nėse cdo organizatė shoqėrore do t'i jepte vetes prerrogativa mbarėproblemore dhe mbarėshoqėrore, opinioni publik do tė shkonte drejt njė kaosi tė plotė, cka pėrsėri do t'a linte individin tė vetmuar pėrpara forcės sė burokracisė shtetėrore, tė pasurisė materiale dhe presionit te mediave.
Kjo kuptohet fare lehtė.
 
Administratės nė kėtė rast kaosi shoqata e shpendrritėsve, pėrshembull, mund t'i kėrkonte qė tė ulte varfėrine e familjeve me shumė fėmijė, megjithėse nuk ka asnjė kompetencė apo legjitimitet nė kėtė fushė. Shoqata e miqve tė arėsimit mund t'i kėrkonte qė tė forcohej roja bregdetare. Shoqata e miqve tė librit mund t'i kėrkonte qė tė bėheshin pėrpjekje me tė mėdha drejt liberalizimit tė vizave. Ndėrsa shoqata e filozofėve mund tė kishte si kėrkesė qė tė rritej shkalla e higjenės nė spitalet e vendit. Tė gjithė do tė flisnin pėr gjithcka dhe pėr asgjė duke orientuar njėherėsh edhe opinionin publik tė vendit, i cili do tė shnėdrohej kėshtu nė njė zhurmė tė pastrukturuar kakofonike, por qė gjithesesi nuk do t'a linte tė punonte edhe administratėn dhe as nuk do tė arrinte t'a mbante atė nėn kontroll nėpėrmjet forcės sė tij tė "qepur" mirė.
 
Shkėrmoqja e Solidarnostit
 
Nga kjo pikėpamje, shoqatat joqeveritare nuk mund tė bartin pėrgjegjėsinė pėr tė pėrballur probleme qė dalin dukshėm nga sfera e veprimit tė tyre, gjithesesi tė kufizuar, dhe qė kanė tė bėjnė me cėshtje mbarėkombėtare me natyrė politike ose ekonomike. Duke i qėndruar kulturės demokratike bashkėkohore dhe klasike na duhet tė themi se pėr kėto cėshtje, shoqėria civile mund tė konsultohet vetėm duke u ndėrmjetėsuar dhe pėrfaqėsuar prej aktorėve me natyrė politike, tė specifikuar juridikisht. Ajo mishėrohet nė rradhė tė parė tek qytetari individual, tė cilit shoqėria i njeh konstitucionalisht shumė herė mė tepėr tė drejta se do cshoqatė apo edhe se tė gjitha shoqatave tė marra sėbashku, tek shoqatat, grupet, apo partitė politike, tek tė zgjedhurit, tek instancat ligjevėnėse, tė drejtėsisė, etj., dhe tek administrata shtetėrore.
 
Nė vendet e Lindjes, vetėm njė organizatė e madhe joqeveritare, nė fakt njė sindikatė profesionale, u shfaq me sukses pėr pak kohė si bartėse e vullnetit tė tė gjithė shoqėrisė. Duke dalė jashtė statusit tė vet, rrethanat e vunė atė pėrpara tė gjithė sfidave politike, ekonomike, kulturore, shoqėrore tė vendit. Kjo organizatė ishte Solidarnosti. Por, ajo doli nė skenėn historike polake nė rrethana tė pėrcaktuara qė kishin tė bėnin me organizimin monist dhe pastaj ushtarako-policor tė Polonisė tė viteve shtatėdhjetė e tetėdhjetė. Megjithatė, shumė pak kohė pas demokratizimit tė vendit, Solidarnosti u shkėrmoq nė dhjetra tendenca heterogjene duke e humbur shumė shpejt forcėn e vet pėrfaqėsuese nė planin politik gjithėkombėtar.
 
Pėrfaqėsuesi politik i shoqėrisė civile ėshtė pra nė rradhė tė parė vetė shteti dhe tė gjitha mekanizmat qė bartin statusin juridiko-politik tė aktoreve tė ndėrtimit dhe funksionimit tė tij. Askush tjetėr.
 
Kakofonia pas plagosjes sė qytetarit Kernan
 
Krijimi i kakofonisė publike mė kujtoi njė tregim tė Xhojsit tė botuar nė pėrmbledhjen e tij me tregime "Dublinasit", botuar me 1905, me titull "Grace". Qytetari Kernan po pinte nė njė bar tė Dublinit dhe pas njė fare kohe zbret poshtė nė bodrumet e lokalit pėr tė shkuar nė banjė. Pas disa minutash, miqtė e tij shqetėsohen nga vonesa e qytetarit Kernan dhe zbresin t'a kėrkojnė. E gjejnė tė rrėzuar nė dysheme, me rroba tė shprishura, me kollare tė zhbėrė, tė gjakosur nga njė plagosje nė kokė. Vjen policia. Miqtė e sjellin nė vete qytetarin Kernan dhe nisin t'a pyesin se cfarė i kishte ngjarė. Por, atij nuk i kujtohet asgjė. Dyshimet qė hidhen mbi shkakun e plagosjes janė tė ndryshme dhe tė gjitha racionale. Dikush mendon se e kanė plagosur pėr t'a vjedhur, njė tjetėr ėshtė i mendimit se qytetarit Kernan i ka rrėshqitur kėmba duke zbritur shkallėt, e kėshtu me rradhė. Tė gjithė nė fakt janė nė gjendje tė hedhin hipoteza tė aresyeshme qė edhe polici i sapoardhur i vlerėson shumė e me tė drejtė.
 
Mė pas miqtė e cojnė Kernanin nė shtėpi dhe ky, sėbashku me tė shoqen, i fton tė rrinė pak mė shumė, pėr muhabet dhe pėr tė pirė pas uiski. Tė nxehur nga avujt e uiskit, miqtė kalojnė nga tema e plagosjes tek tema e Zotit qė e mbron njeriun dhe pastaj tek tema e kuptimit tė Zotit nga katolikėt dhe protestantėt e Dublinit. Kėtu fillon debati sepse miqtė, deri tani solidarė me njeri tjetrin dhe konkretė kur ishte fjala pėr tė dhėnė mendime pėr cėshtjen qė e panė nga afėr, plagosjen e Kernanit, hyjnė mė pas nė njė temė bisedimi qė dilte dukshėm nga fusha e tyre e vėzhgimit. Disa mendonin se katolikėt kanė tė drejtė kur thonė se Papa ėshtė mishėruesi tokėsor i fjalės sė Zotit, kurse tė tjerė, nė mbrojtje tė protestantėve, thoshin se kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėrderisa historia njeh edhe Papė qė kanė qenė tė shthururr moralisht. Disa mendonin si katolikėt se nėna e Krishtit ėshtė Maria, ndėrsa disa u jepnin tė drejtė protestantėve duke thėnė se nuk kuptohet mirė se si ajo ngeli shtatėzanė dule lindur mė pas Jezusin. Nė kėtė mėnyrė, tė gjithė, nėn afshin e butė zjarrndezės tė uiskit, filluan tė flasin pėr cdo gjė, qė nė fakt, vetėm e hamendesonin turbull duke harruar edhe vetė faktin dhe problemin konkret qė i kishte mbledhur : plagosja e mikut tė tyre Kernan.
 
Kufizimet pėrfaqėsuese tė organizatave joqeveritare
 
Njė pjesė e mirė e organizatave jo qeveritare nuk mund tė jenė pėrfaqėsuese tė shoqėrisė civile edhe pėr njė aresye me natyrė mė teknike. Fakti ėshtė se mjaft syresh mė tepėr funksionojnė si qendra studimore me anėtarė qė kanė funksione tė paguara me rrogė, si institucione ekzekutive me detyra praktike specifike tė ndara disi prerazi midis tė gjithė anėtarėve fare tė pakėt nė numur, si organizma hierarkikė me numur anėtarėsh tepėr tė kufizuar dhe pa forume drejtuese funksionale. Ndėrsa vetė ideja e pėrfaqėsimit kėrkon nė fakt zbatimin e proedurave tė zgjedhjeve tė rregullta te organeve drejtuese tė shoqatave joqeveritare nė bazė tė proedurave tė pėrcaktuara mirė nga ana e ligjit dhe tė kontrollueshme nga pėrfaqėsuesit e tij.
  
Po kėshtu, shteti nuk mund tė mbeshtetet nė kėto organizata shoqėrore joqeveritare as pėr tė matur saktėsisht evoluimin e opinionit publik dhe mėnyrėn e pozicionimit tė anėtarėve tė shoqėrisė civile nė lidhje me njė ose disa probleme qė e shqetėsojnė atė. Demokracia mbėshtetet mbi vullnetin e shumicės, pra ajo nuk mund tė bėjė pa proedurat e numurimit tė qytetarėve qė janė pėrkrahės tė kėtij apo atij qėndrimi, sado prozaike dhe tė mėrzitshme tė jenė kėto proedura. Mirėpo, testimi dhe bashkėbisedimi me pėrfaqėsues tė organizatave joqeveritare pėr probleme tė pėrgjithshme politike dhe ekonomike tė vendit, nuk e lejon kėtė procedurė matėse sasiore tė vullneteve tė vecanta qytetare. Kjo pėr faktin e thjeshtė se njė pjesė e qytetarėve janė tė lirė dhe praktikisht marrin pjesė nė disa organizata joqeveritare njėherėsh, sikurse ka edhe njė pjesė dėrmuese qytetarėsh qė duke mos qenė fare tė angazhuar nė ndonjė organizatė jo qeveritare, perbėjnė edhe ata, aktorė tė rėndėsishėm tė shoqėrisė civile.
 
Metoda e munguar horizontale e reformimit institucional
 
Pervoja e demokracive mė tė zhvilluara perėndimore na tregon se edhe midis organizatave joqeveritare ka njė lloj hierarkie nga pikėpamja e rėndėsisė sė tyre. Ato nuk mund tė konsiderohen tė gjitha me tė njėjtėn peshė shoqėrore, megjithese tė gjitha mund tė jenė tė vlefshme. Kjo varet shumė nga shkalla e anėtarėsimit nė to dhe nga shkalla e rėndėsisė sė interesave qė ato shprehin dhe mbrojnė. Nė rradhė tė parė, peshėn mė tė madhe e mbajnė ato organizata qė pėrfaqėsojnė grupe tė interesit profesional e material, apo bartėse tė identiteve shoqėrore kryesore tė vendit, si janė organizatat profesionale, shoqatat etnike, organizimet fetare etj. Janė pikėrisht kėto organizata joqeveritare, nė rradhė tė parė sindikatat profesionale, qė pėrbėjnė nga aktorėt shoqėrorė mė tė rėndėsishėm tė shoqėrisė civile dhe dialoguesit kryesore tė administratės shtetėrore.
 
Mirėpo tek ne, ato, fatkeqėsisht, trajtohen shumė pak si tė tilla. Pozicioni i tyre relativisht i dobėt pėrcaktohet jo vetėm nga fakti se pas Luftės sė Dytė botėrore levizja sindikaliste nė Shqipėri konsiderohej si njė levė e pushtetit politik, por sepse edhe pas demokratizimit liberal tė jetės sė vendit, lėvizja sindikaliste u gjend pėrpara vėshtirėsive tė panumurta tė mbylljes sė uzinave dhe fabrikave ku ishte pėrqendruar forca e gjallė e punės, pėrpara papunėsisė, ekonomisė kryesisht familjare dhe shtepiake, etj. Pėr tė mos folur pastaj pėr politikat agrare ku pėrballė shtetit nuk ka pothuajse asnjė bashkėbisedues nė hapėsirat e shkretuara te dialogimit aktorial. Kėtu shkalla e monologut administrativ ka qenė e pashembullt.
 
Dialogimi, partneriteti apo ndarja e kompetencave midis shtetit dhe organizatave joqeveritare qė janė pjesė tė vecanta tė shoqėrisė civile te ngarkuara per te shprehur pjeserisht dhe per eshtje te kufizuara vullnetin e segmenteve te ndryshem te shoqerise duhet te percaktohet gjeresisht me ligj, pra te normativizohet. Ajo nuk eshte dhe nuk mund te mbetet nje eshtje qe percaktohet nga deshirat subjektive per dialog te ketij apo ketij zyrtari apo te ketij apo atij drejtuesi te shoqatave joqeveritare per te mos shkuar apo per te shkuar ne takim. Cdo politike seleksionuese ketu, qe do te preferonte dialogun me kete ose ate shoqate dhe jo me te tjera, do te shkelte katerciperisht parimin e trajtimit te qytetareve si subjekte te barabarta politike.
 
Ketu eshte problemi i rregullimit ligjor te marredhenieve midis shtetit dhe shoqerise civile. Ne kete plan s'mund te kete vendimmarrje nga ana e administrates pa konsultuar dhe marre parasysh sipas ligjit edhe vullnetin e organizatave joqeveritare qe veprojne ne fushen perkatese. S'mund te kete politika kulturore pa pjesemarrjen e normativizuar dhe kodifikuar te shoqatave te artisteve, botuesve, librare etj, ne perputhje me peshen e anetaresise se tyre. S'mund te kete politike mimesh apo punesimi, politika pagash, sigurimesh shoqerore, lufte kunder varferise, etj, pa u konsultuar dhe pa integruar ne to vullnetin e shoqatave joqeveritare qe veprojne ne fushen perkatese dhe ne rradhe te pare te sindikatave. S'mund te kete politika te pronesimit apo shpronesimit pa u konsultuar me pare dhe pa shprehur ne to vullnetin e shoqatave te pronareve apo te te shpronesuareve. S'mund te kete politika ekonomike ose ambjentaliste pa u konsultuar me pare dhe pa marre parasysh vullnetin e shoqatave ekologjike dhe keshtu me rradhe.
 
Ka ardhur koha e nje pedagogjie dhe e nje metode te re politike.
 
Klasa jone politike deri me tani ka ndjekur dy strategji. Strategjia e pare eshte ajo e privatizimit shume te gjere ekonomik. Strategjia e dyte ka qene ajo e pozicionimit te administrates dhe e vete shtetit jo thjesht si rregullatore, arbitra, percaktues te kushteve dhe rregullave te lojes te te gjithe aktoreve shoqerore, si ndermjetes midis tyre dhe faktorit te jashtem, por e venies se vetes ne pozitat e nje "sipermarresi", e nje vendimmarresi thuajse ekskluziv, e nje nje aktori shoqeror qendror qe ?luan" thuajse vetem ne fushen e vendimmarrjes. Te dyja keto strategji kane ardhur prej kohesh ne kundershtim me njera tjetren, duke shperfytyruar sipermarrjen e lire ekonomike dhe shperndarjen e drejte te titujve te pronesise, sikurse edhe duke e ngjitur presionin e paperballueshem te valeve te korrupsionit drejt mureve te brishte te administrates te mbetur pa mbeshtetjen proeduriale te shoqerise civile.
 
Deri tani ne kemi vazhduar qe vendimarrjen politike t'a konceptojme ne linje vertikale. Edhe kur perfaqesues te pushtetit lokal kerkojne me shume pavaresi dhe kompetenca ndaj pushtetit qendror, ata mbesin deri ketu dhe nuk permendin se edhe vete pushteti vendor eshte teper i entralizuar ne hapesiren politike brenda se ciles ushtron kompetencat e veta. Ne kete menyre, kerkohet deentralizimi i kompetencave te pushtetit qendror, pa e uar reformen deri ne fund si ide duke e shoqeruar me demokratizimin e pushtetit lokal qe eshte ndonjehere edhe shume here me i entralizuar sesa vete pushteti qendror.
 
Ne fakt, neve si qytetare te thjeshte nuk na duhet aq shume kalimi i komptencave nga qeveria tek bashkia lokale, ne ne duhet te shkojme deri ne fund ketij proesi duke shkuar prej shperqendrimit te kompetencave nga BASHKIA lokale per tek BASHKESIA lokale.
 
Ne vendet e tjera te Lindjes, per shume rrethana historike e mentalitetesh politike, te cilat nuk ka vend t'i permend ketu, elita politike eshte pozicionuar krejt ndryshe nga elita jone qe zbaton politiken zyrtare. Atje shteti poziconohet ne ate menyre qe te krijoje nje fushe sa me te pershtatshme veprimi per aktoret e tjere te shoqerise civile, ndersa ne, si duket hapur, ende pozicionohemi ne politike nisur nga koncepti i prijesit, i heroit, i shpetimtarit, qe merr mbi vete te gjitha sakrificat, por edhe privilegjet, nderet dhe meritat historike. Duke "luajtur" tradicionalisht me shtetin nga poshte lart ose nga lart poshte, ne ende nuk kemi mesuar levizjen politike horizontale, pa hierarki te ngurte vertikale, ende nuk kemi mesuar oponencen horizontale qe perfshin partneritetin, refuzimin dhe kompromisin e perditshem midis shtetit dhe shoqerise civile.
 
Ketu, mendoj, eshte fusha me e rendesishme e reformimit te administrates dhe e institucioneve publike te vendit qe ka mbetur shume mbrapa. Zbatimi i nje pedagogjie politike horizontale do te perbente nje pershkallezim te metejshem te demokracise sone shume te brishte dhe prej ketej do te normalizonte te gjithe jeten e vendit dhe funksionimin e administrates.
 
Ne fakt, shteti tek ne shikohet si nje vendimmarres arbitrar prej nje shoqerie civile te perjashtuar rendshem nga vendimmarrja e vertete politike. Koherenca burokratike e administrates ne kete menyre ka mbetur pa asnje barrikade mbrojtjeje ndaj valeve te korrupsionit qe mund te ndalohen vetem nga shoqeria civile, e nderfutur ne proesin e vendimmarrjes. Kjo eshte aresyeja qe administrata duket pastaj si keshtjelle prej rere perpara valeve te korrupsionit te madh e te vogel dyqind ose peseqindlekesh. Nga ana tjeter, shteti lekundet perpara pakenaqesise popullore sepse te gjithe e drejtojne gishtin vetem nga ai kur ankohen per dika dhe nga vetja kur eshte vendi per te treguar merita.
 
Metoda e Skenderbeut
 
Nga historia me ka mbetur ne mendje nje rast domethenes, i cili me persillet ne perfytyrime sa here bie fjala per keto tema. Nuk e di nese eshte i vertete apo perben nje mit. Na kane mesuar se kur Skenderbeu i priste otomanet te vinin ne Kruje, ne keshtjellen e rrethuar, ai linte Vrana Kontin dhe vete dilte ne malet perrreth duke mos u perballur drejteperdrejt ne nje ndeshje direkte. Per te mos lene shkak per keqinterpretime, kete shembull, po e theksoj, e marr vetem ne menyre metaforike. "Otomanet" qe vijne jane vetem problemet qe has shoqeria, ndersa "Vrana Konti" do te ishin aktoret e tjere shoqerore qe ne pleksjen e tyre te ndersjelle konkurojne dhe perballen me problemet. "Skenderbeu" do te ishte autoriteti shteteror, qe ndonese i nderfutur dhe aktiv ne "beteje" eshte ne fakt kryesisht vetem autori dhe zbatuesi kryesor i nje strategjie qe ne nje fare menyre percakton rregullat e lojes ose te "betejes" (konkurrences) te segmenteve te ndryshem te shoqerise civile.
 
A mund te kete kuptim parrulla qe kryeministri te kerkoje fale ?
 
Te mos behemi te padrejte. Ne kete prizem mund te thuhet se sado te lavderueshme te jene kerkesat e nje levizjeje shoqerore, po te flasim me kulture demokratike, duhet te pranome se asnje organizate joqeveritare nuk ka ate status sa t'i kerkoje kryeministrit qe ky i fundit te lype falje publike per nje mosveprim apo veprim te tij. Pavaresisht nga rasti konkret dhe se fare mendoj per te, duke folur ne parim, duhet pranuar se nje kerkese e tille eshte shtruar jo drejte.
 
Se pari sepse, vete koncepti i faljes nuk eshte aspak nje koncept politik, por ne rradhe te pare moral dhe fetar. Kushtetuta jone si dokument themeltar i nje shteti demokratik ka ndofta shume te meta per te cilat ja vlen te diskutohet nje here tjeter. Por, ajo ka meriten se e ka percaktuar demokracine tone si nje shtet postkovencional dhe qe nuk i a lidh duart asnje funksionari me kerkesa te karakterit moral. E kunderta ndodh dhe ka ndodhur ne "shtetet etike", kur gardistet e kuq i nxirnin hosh ne shesh ministrat dhe kryeministrin e vendit per t'i kerkuar falje publikut per gabimet e bera duke qendruar mesperkulur ne shenje pendimi ose kur muxhahidinet radikale kerkojne zyrtarisht llogari etike ndaj funskionareve shteterore. Kryeministrit mund t'i kerkohet te jape doreheqjen, por jo te beje pendesen morale.
 
Se dyti, nje organizate joqeveritare qe formulon kerkesen se kryeminstri duhet te kerkoje falje publike, dashje pa dashje, vihet ne rolin e instances se larte morale qe do te percaktonte normat dhe kriteret e fajit dhe te merites morale, te turpit dhe te fajit moral, te brejtes dhe te pendeses morale etj., ka del dukshem jashte kompetencave dhe prerrogativave te statusit te cilesdo organizate apo shoqate joqeveritare.
 
Nje perfundim
 
Shteti dhe perfaqesuesit e tij mund te dialogojne dhe bisedojne sa te deshirojne per probleme te politike, ekonomike dhe shoqerore mbarekombetare me do individ te shquar ose me pak te shquar te shoqerise ose edhe me drejtues te organizatave joqeveritare. Megjithate, ka vend te kuptohet nga te gjithe se, ne kete rast, funksionaret nuk jane duke kontaktuar me perfaqesuesit e shoqerise civile sepse shoqeria civile per keto probleme nuk ia ka deleguar vullnetin e saj asnje shoqate joqeveritare te marre vemas apo te te gjitha shoqatave joqeveritare sebashku.
 
Per probleme qe lidhen me shprehjen e vullnetit te pergjithshem politik te saj, ajo ka votuar politikisht. Perfaqesuesit e saj jane deputetet, te opozites dhe te pozites. E thote bukur nje fjale latine "Ketu eshte trendafili, ketu kerce" qe ne shqip mund t'a thoshim "Ketu eshte vendi, ketu behet kuvendi".
 
Nga ana tjeter, drejtuesit e organizatave joqeveritare kane te drejte te pozicionohen si te desherojne ne politike. Nuk eshte ky problemi. Problemi eshte se nuk mund te kalojme kompetencat qe jep statusi themeltar i organizatave perkatese dhe qe nuk na jep te drejten per t'u quajtur si perfaqesues te shoqerise civile jashte sferes se ngushte te punes sone. Perndryshe do te kishte rrezik qe t'iu ngjanim atyre dublinasve te fundit shekullit te kaluar qe pasi u denden mire e mire me uiski ne nje kthine nisen te diskutojne me zjarr per menyren se si kishte lindur Krishti.


                    Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.