|
- 3 shkurt
2004 / TN
-
-
Zimo KRUTAJ
-
-
Nė
tregun e sotėm, vlera e librit nuk qenka si vlera e verės sė vjetėr,
e cila sa mė shumė qė vjetėrohet, aq mė e ēmuar bėhet. Librat e
vjetėr, (jo tė vjetėruar), qė shiten ende, nė trotuaret e tezgat e
metropolit kryeqytetas, kushtojnė gati sa dy misra tė pjekur. Dy
misra tė vegjėl, kuptohet. Se nė qoftė misėr hibrid, nga ai i
kooperativave bujqėsore tė tipit tė lartė, as me dy libra klasikė
nuk e blen dot. Nuk e keni vėnė re se, tė shumtėn e herės, misrat
piqen e shiten pranė tezgave, (nė rastin mė tė mirė), apo ngjitur me
bordurat e urave e urėzave buzė Lanės dhe nė cepat e lulishteve, a
trotuareve ku dergjen librat nė pluhur a nė baltė?...
-
-
...Tė
mos nxitohet ndokush e tė thotė qė mund tė jetė rastėsi. Aspak. Ēdo
gjė bėhet e zhvillohet nė pėrputhje me ligjet e shoqėrisė sė lirė,
tė tregut kapitalist qė po ndėrtojmė. Konsumatorėt, (misėrngrėnėsit)
u hedhin njė sy titujve tė librave tė nxirė nga tymi i qymyrit,
teksa zėnė rradhė pėr tė blerė misra tė ngrohtė, tė porsapjekur. Ky
produkt shitet zakonisht i mbėshtjellė me lėpushka, ose me letėr
ēfarėdo.
-
-
Kur
i mbarohen kėto dy burime tė lėndės sė parė pėr ambalazh,
pjekshitėsi i misrave i blen shpejt e shpejt dy a tre libra
fletėtrashė, kolegut tė tij librashitės aty pranė. Blerja bėhet si
tė qėllojė: Herė me para nė dorė (kesh!), 100 lekė pėr Parajsėn e
Dante Aligierit, herė nė natyrė, (Dy misra mesatarė pėr Don
Kishotin e Manēes tė Servantesit, njė misėr i gjatė pėr dy vėllime
tė Luftės e paqes, tė Leon Tolstoit) e herė me tė pritur (Gjysma e
veprės sė plotė shumvėllimėshe tė njė shkrimtari tė realizmit
socialist, pėr gjysmėn e trastės sė misrave, nėse shiten tė gjithė,
blen edhe gjysmėn tjetėr...)
-
-
Pak
a shumė, kėshtu bėhet e mundur qė ne, konsumatorėt kryeqytetas, tė
pėrtypim kokrramisri tė pjekur, nėn ritmin e tercinave danteske, apo
tė flakim koēanin e misrit nė Lanė, bashkė me fletėt e kryeveprave
tė letėrsisė botėrore, tė pėrkthyera nė shqipen e mrekullueshme tė
Nolit, tė Shvarcit, a tė Petro Zhejit.
-
-
Kjo ėshtė vetėm njėra pamje e tregut tė
sotshėm tė librit nė kryeqytet. Ajo, tjetra, pamja e dytė, ka tjetėr
fytyrė. Librari luksoze, botime po aq luksoze, shitėsa kompetentė,
tė gjithėdijshėm, e mbi tė gjitha, ēmime tė kripura. Pėr tė vijuar
krahasimin (qė gjithsesi ēalon) me tė cilin e nisėm shkrimin, njė
libėr i ri nė libraritė e Tiranės, kushton sa njė shishe verė e
vjetėr. Aq tė shtrenjtė janė librat kėtu, sa nuk i lėnė gjė mangut
simotrave tė tyre nė libraritė mė prestigjioze tė Europės. Sa pėr
ato tė Amerikės, nuk ngutemi tė flasim se duket se na mjafton
aspirata pėr ta bėrė Shqipėrinė si Europa.
-
-
Prandaj, shumica e lexuesve, hyjnė e dalin nga kėto librari, ashtu
si klientėt e varfėr nė dyqanet e shtrenjta tė modės. Shohin, prekin,
(shfletojnė), admirojnė dhe dalin pa mundur tė blejnė. Njė lloj
molle e ndaluar si ajo e Migjenit. Njė miku im shkrimtar, pa
pension (as tė veēantė e as tė zakonshėm), mė tregoi sa ishte gėzuar
e mbesa 6-vjeēare me dhuratėn qė ai i kishte bėrė pėr ditėlindje:
Njė pėrmbledhje pėrrallash. Libri i kish kushtuar 13 mijė lekė tė
vjetra, tė cilat do tia jepte librares dashamirėse, sapo tė
shiteshin ca kopje nga romani i tij i fundit. Kjo shifėr nuk ėshtė
njė pėrjashtim.
-
-
Ēmimet e veprave tė letėrsisė artistike lėvizin mesatarisht, nga 500
deri nė 1500 lekė tė reja, qofshin tė letėrsisė shqipe, apo
pėrkthime nga letėrsia e huaj. Logjika mė e thjeshtė tė thotė se
pėrfituesit e parė nga biznesi i librit janė botuesit, librarėt e
pastaj edhe shkrimtarėt. Megjithatė, mė pak mundėsi pėr tė blerė
libra, kanė pikėrisht, ata qė i shkruajnė ato, shkrimtarėt,
pėrfituesit e 10 pėrqindėshit tė famshėm tė sė drejtės sė autorit.
-
-
Duke pėrjashtuar grafomanėt, qė gjithnjė gjejnė mundėsi pėr ti
botuar e madje, edhe shitur veprat e tyre, shkrimtarėt me vlera tė
mirėfillta po i humbasin lidhjet me lexuesit, nė rradhė tė parė
sepse libri, sado me vlera qoftė, shitet gjithnjė e mė pak. Nuk ka
kurrfarė statistikash, apo tė dhėnash pėr tregun real tė librit, pėr
koston e ēmimin, e, ca mė pak, pėr qarkullimin e infrastrukturėn e
tij.
-
-
Nuk
na shkon aspak nė mendje tė fajėsojmė libraritė serioze pėr kėtė.
Pėrkundrazi. Libraritė dhe bibliotekat janė tempujt e librit. Sa mė
tė bukura, komode e funksionale e bashkėkohore tė jenė, aq mė mirė
pėr tė gjithė. Njė sistem kontrolli mbi librin, mbi veprimtarinė e
rreth 150 shtėpive botuese, njė rishikim dhe njė vlerėsim i
politikave me librin... theksoi Ministri i ri i Kulturės, Rinisė e
Sporteve, Blendi Klosi, nė njė takim, para disa ditėsh, me
shkrimtarė, botues e pėrkthyes tė njohur.
-
-
Ėshtė koha qė kėto politika tė mos jenė mė spontane, tė rastėsishme,
tė fragmentarizuara, por tė prekin thelbin e problemit e tė
institucionalizohen. Tė lehtėsojnė sa mė shumė tė jetė e mundur
shkuarjen e librit te lexuesi, tė rrisin vėmendjen e kujdesin e
shtetit ndaj veprave letrare me vlera kombėtare, tė nxitin e tė
stimulojnė krijimtarinė cilėsore tė autorėve e tė pėrkthyesve tė
rinj, por edhe tė librarive nė qytete tė tjera tė vendit, tė ngrenė
njė sistem fiskal efikas tė mbėshtetur nė tregues realė tė tregut tė
librit, por edhe nė veēoritė e kėtij tregu, qė, nė fund tė fundit,
nuk ėshtė ai i misrave tė pjekur.
|
|