|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E marte, 03 shkurt 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova nė cilsinė e mysafirit special merr pjesė nė Kongresin e partive popullore evropiane

  • Sadria thotė se suficiti buxhetor nuk ėshtė mė i lartė se 78 milionė euro

  • Kryeparlamentari Daci hodhi poshtė pohimet pėr diskriminim nė Kuvendin e Kosovės

  • Deklaratat e kolonelit serb pėr praninė e shėrbimeve sekrete tė Beogradit nė Kosovė, NATO i vlerėson si propagandė

  • KFOR-i thekson se nuk ka tė dhėna pėr ekzistimin e agjentėve serbė nė Kosovė

  • Drejtori i Agjencisė sė Sigurimit Ushtarak tė Unionit Serbi -Mali i Zi thotė se nė Kosovė ėshtė prania e agjentėve tė tij

  • Kryetari i Prishtinės priti udhėheqjen e Shoqatės Kosovare nė Turqi

  • Nesėr bėhet hapja e dokumentacionit tė aplikantėve pėr licencėn e operatorit tė dytė mobil nė Kosovė

  • Rinia e Vitisė ka potencial tė pėrballet me tė gjitha sfidat

  • Nė komunėn e Podujevės kanė mbetur pa u ndėrtuar edhe 1013 shtėpi tė dėmtuara nga lufta

  • Bashkatdhetarėt nga Zvicra ndihmojnė pėrsėri fėmijėt jetimė nė Kosovė

  • Nė njė aksident trafiku nė rrugėn Gjilan-Prishtinė humbi jetėn 21-vjeēari Valon Hasani

  • Vritet 17-vjeēari Drilon Guri, i cili kishte vrarė dy policė

  • Komisioni Evropian konstaton se Maqedonia nuk ka alternativė veē zbatimit tė Marrėvesjes sė Ohrit

  • Nė Shkodėr u arrestua njė rrjet trafiknatėsh tė armėve dhe tė narkotikėve

  • Tre policė irakianė janė vrarė afėr qytetit Qerbela

  • Bler ka ftuar pėr hetimin e informatave tė shėrbimeve sekrete rreth armėve tė shkatėrrimit nė masė nė Irak

  • Policia nė Uashington ka thėnė se analizat e njė sasie pluhuri tė gjetur kanė dalė pozitive

  • Tė paktėn 11 veta kanė humbur jetėn nga rrėzimi i njė ndėrtese 11-katėshe nė Turqi

  • Gjendet helm ricini nė Senatin amerikan

  • Qeveria amerikane thotė se nuk ka mė kėrcėnime konkrete pėr avionėt

  • Bush i rrit shpenzimet pėr mbrojtjen dhe masat antiterror

  • Sė shpejti bisedime pėr programin atomik tė Koresė sė Veriut

  • SHBA pėrshėndesin planin pėr largimin e ngulimeve hebreje nė Rripin e Gazės

  • Partia mė e madhe reformatore e Iranit nuk merr pjesė nė zgjedhje

  • Nė BE shtohen masat parandaluese kundėr gripit tė zogjve

  • Arrin nė 15 numri i tė vdekurve nė qytetin Konja

 
  
Presidenti Rugova nė cilsinė e mysafirit special merr pjesė nė Kongresin e partive popullore evropiane
 
   
Bruksel, 3 shkurt 2004 - Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovės dhe njėherit kryetar i LDK-sė, nesėr do tė marrė pjesė nė cilsinė e mysafirit special nė Kongresin e 16-tė tė Partive Popullore Evropiane (EPP), i cili i zhvillon punimet mė 4 e 5 shkurt nė Bruksel.

Nė Kongresin e EPP-sė, njė asociacion i partive evropiane tė orientimit popullor e demokristian, pritet tė marrin pjesė 13 kryeministra e zv/kryeministra dhe shumė liderė tė partive, si dhe deputetė tė Komisionit Evropian.
 
Nė kėtė kongres pjesėmarrjen e tyre e kanė paralajmėruar Hoze Maria Aznar (Spanjė), Jan-Peter Balkanende (Holandė), Silvio Berluskoni (Itali), Zhan Klod Junker (Luksemburg), Zhan-Pjer Rafaren (Francė) e Volfgang Shysel (Austri) si dhe kryeministrat e pesė vendeve evropiane - Sllovakisė, Maltės, Norvegjisė, Estonisė dhe Kroacisė.

Grupimi i partive popullore ėshtė mė i madhi nė Parlamentin Evropian.
 
   
Sadria thotė se suficiti buxhetor nuk ėshtė mė i lartė se 78 milionė euro
 
Prishtinė, 3 shkurt 2004- Ministri i Ekonomisė dhe Financave Ali Sadria thotė se suficiti buxhetor i vititi tė kaluar ėshtė shumė mė i vogėl sesa qė ėshtė pėrfolur deri mė tash. Sipas tij, suficiti nuk ėshtė mė i lartė se 78 milionė euro.

Sadria ėshrė i bindur se suficiti duhet tė jetė 78 milionė euro. "Ėshtė njė grant qė i dedikohet komunave 21 milinė euro pėr projektt tė cilat i kanė nė gjysmė dhe qė janė tepėr tė rėndėsishme, ku bėjnė pjesė edhe vėrshimet qė po ndodhin sot, si dhe shumė projekte tė tjera tė cilat ende nuk janė nėnshkruar nga PSPP", tha Sadria.
  
  
Kryeparlamentari Daci hodhi poshtė pohimet pėr diskriminim nė Kuvendin e Kosovės
 
Prishtinė, 3 shkurt 2004 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci tha se gjendja nė Kosovė organizmave ndėrkombėtare u paraqitet gjithmonė nė mėnyrė tė njėanshme pasi nė kėto organizma nuk raportojnė vetė pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės.
 
Daci hodhi poshtė vėrejtjet sipas tė cilave ka diskriminim nė Kuvendin e Kosovės. Ai deklaroi se nuk ka asnjė lloj diskrimini dhe sipas tij, kjo pėrshtypje krijohet, duke u nisur nė raportimet e vendeve fqinje me Kosovėn.

Kėto komente kryeparlamentari Daci i bėri pas publikimit tė njė raporti pėr Kosovėn nė OKB, ku sekretari i pėrgjithshėm, Kofi Anan kritikon institucionet e Kosovės. Daci pas takimit me disa parlamentarė nga Gjermania, Franca dhe Belgjika, ka thėnė se institucionet e kėtushme duhet t'u ofrojnė fakte dhe tė mos konfrontohen me organizmat ndėrkombėtarė.
 
Ai ka mohuar se nė Parlamentin e Kosovės tė ketė diskriminime tė ēfarėdo forme qoftė e tė sė drejtės pėr tė folur apo diskriminime tjera.
 
 
Deklaratat e kolonelit serb pėr praninė e shėrbimeve sekrete tė Beogradit nė Kosovė, NATO i vlerėson si propagandė
 
Bruksel, 3 shkurt 2004 - Deklaratat e fundit tė koloneli serb Miomir Stojanoviq rreth pranisė sė shėrbimeve sekrete serbe dhe operimit tė tyre nė Kosovė, nga zyrtarė tė NATO-s u kualifikuan si pohime me qėllime propagandistike.
 
Zyrtarėt e lartė tė Aleancės thanė se NATO-ja tashmė ėshtė duke punuar rreth verifikimit tė prezencės sė kėtyre shėrbimeve dhe janė tė mendimit se nėse vėrtetohet aktiviteti i tyre nė Kosovė, atėherė kjo do tė kualifikohet si shkelje e rėndė e Marrėveshjes sė Kumanovės.
 
Aktivitetet e mundshme tė kėtyre shėrbimeve mund tė konsiderohen ilegale, kanė deklaruar zyrtarė tė NATO-s, duke premtuar se nėse vėrtetohet kėto informata atėherė opinioni do tė jetė i njoftuar.

Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nė Bruksel gjithashtu nėnvizon se qė nga muaji korrik i vitit tė kaluar ka kėrkuar heqjen e kėtij koloneli nga strukturat ushtarake serbo-malazeze. Kėtė e konfirmoi edhe Nikollas Vajs analisti pėr Ballkan nė kuadėr tė kėtij grupi i cili deklaroi se emri i Stojanoviqit ėshtė ngushtė i lidhur me krimet nė Kosovė.
 
Momir Stojanoviq ėshtė i lidhur me masakrėn e Mejės, konfirmoi Nikollas Vajs, duke tėrhequr vėrejtjen se provat rreth kėsaj tashmė gjenden nė Hagė.
 
 
KFOR-i thekson se nuk ka tė dhėna pėr ekzistimin e agjentėve serbė nė Kosovė
 
Prishtinė, 3 shkurt 2004 - Lidhur me deklaratat e lartė tė sigurimit ushtarak tė Unionit Serbi-Mali i Zi pėr praninė e shėrbimeve sekrete serbe nė Kosovė, reagoi edhe KFOR-i. Zėdhėnėsi i KFOR-it tha se kėto deklarata kanė pėr qėllim tė shkaktojnė konfuzion politik dhe ato janė tė pabaza.
 
Ai ka shtuar se nuk ka tė dhėna pėr ekzistimin e kėtyre agjentėve nė Kosovė. Sipas tij njė deklaratė e tillė ėshtė propagandė. Ky zėdhėnės i KFOR-i ka theksuar se nuk ka kėrcėnime nga jasht si dhe ka hedhur poshtė deklaratat se nė Kosovė ekziston "Al Kaida".

Ndėrkaq, kryetari i Komisioni i Parlamentit tė Kosovės pėr Gatishmėri Emergjente, Agim Krasniqi thotė se agjencitė e zbulimit tė Serbisė mund edhe tė veprojnė nė Kosovė, por Komisioni qė ai drejton nuk ka qasje nė kėto informacione.
 
 
Drejtori i Agjencisė sė Sigurimit Ushtarak tė Unionit Serbi -Mali i Zi thotė se nė Kosovė ėshtė prania e agjentėve tė tij
 
Beograd, 3 shkurt 2004 - Drejtori i Agjencisė sė Sigurimit ushtarak tė Unionit Serbi-Mali i Zi Momir Stojanoviq thotė se deklarimet e tij nuk janė tė pazakonshme. Ai thekson se ėshtė forcuar prezenca operative nė Kosovė me dėrgimin e njė numri tė agjentėve tė shėrbimit qė ai drejton.
 
"Kėta janė njerėz qė punojnė pėr shėrbimet sekrete serbe por nuk janė pjesėtarė tė shėrbimit", ka thėnė Stojanoviq nė njė intervistė pėr radion "Evropa e lirė". Ai ka shtuar se kėta agjentė do tė qėndrojnė nė Kosovė pėr aq kohė sa duhet ngase, siē ėshtė shprehur, Kosova ėshtė pjesė e territorit tė Serbisė dhe ata janė gjithnjė tė pranishėm atje.

Kjo ėshtė hera e dytė qė brenda njė muaji Stojanoviq konfirmon infiltrimin e agjentėve serbė nė Kosovė.
 
 
Kryetari i Prishtinės priti udhėheqjen e Shoqatės Kosovare nė Turqi
 
Prishtinė, 3 shkurt 2004 - Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri, priti udhėheqjen e Shoqatės Kosovare me seli nė Stamboll, tė cilėve u printe z. Xhengiz Gyler.

Nė kuadėr tė delegacionit tė Shoqatės Kosovare, ishte edhe Qazim Agushi, nipi i atdhetarit tė njohur, Iljaz Agushit.

"Kam kėnaqėsi qė sot i presim bashkėkombasit tanė, derisa prindėrit tuaj vite mė parė kanė ikur nė Turqi nga dhuna e ushtruar e ish-regjimit jugosllav", - tha kryetari Ismet Beqiri.

Ai u foli mysafirėve lidhur me punėt dhe aktivitetet e Kuvendit Komunal tė Prishtinės. Ndėrkaq, duke folur pėr lidhjet e forta midis shqiptarėve nė Turqi dhe Kosovės, kryetari Beqiri shtoi se "jemi tė vetėdijshėm se ju jeni urė lidhėse midis dy shteteve dhe ne e ēmojmė lart punėn dhe aktivitetin e palodhshėm tė shqiptarėve nė Turqi gjatė kohės kur Kosova ishte e okupuar nga regjimi serb".

Xhengiz Gyler, kryetar i Shoqatės Kosovare, tha se ėshtė i vetėdijshėm se janė urė lidhėse midis dy vendeve, aq mė tepėr kur tė kihet parasysh se aktualisht nė Turqi jetojnė rreth 4.5 milionė shqiptarė.
 
"Jemi tė gatshėm qė edhe mė tej ta ndihmojmė Kosovėn deri nė sendėrtimin e pavarėsisė sė saj dhe kjo mund tė realizohet pėrmes segmenteve tė ndryshme, nė rend tė parė pėrmes investimeve nė fushėn e ekonomisė", tha ai. Gyler shtroi nevojėn e rihapjes sė pėrfaqėsisė sė Kosovės nė Turqi dhe ai kėrkoi qė kjo ēėshtje tė ngritet edhe nga presidenti i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova.

Pėrfaqėsuesit e Shoqatės Kosovare nė Stamboll do tė qėndrojnė dy ditė nė Kosovė, ndėrkohė qė ata do tė takohen edhe me kryetarėt e komunave tė Gjilanit, Mitrovicės, Pejės dhe tė Prizrenit.
 
 
Nesėr bėhet hapja e dokumentacionit tė aplikantėve pėr licencėn e operatorit tė dytė mobil nė Kosovė
 
Prishtinė, 3 shkurt 2004 - Nesėr, mė shkurt, nė Ministrinė e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, do tė bėhet hapja e dokumentacionit tė aplikantėve pėr Tenderin GSM 900/1800 MHZ.

Nė ceremonialin qė do tė organizohet me kėtė rast, pritet tė marrin pjesė tė gjitha palėt e interesuara (aplikantėt) nė procesin e parakualifikimit pėr liēencėn e operatorit tė dytė mobil GSM 900/1800 MHZ.

Sipas procedurės sė specifikuar me ligj MTPT-ja, ministri Zef Morina do t'ia dorėzojė dokumentacionin nė fjalė ART-sė (Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit) pėr t'i udhėhequr mėtutje procedurat.
 
Ceremoniali i dorėzimit do tė mbahet nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Kosovės nė ora 10.00.
 
 
Rinia e Vitisė ka potencial tė pėrballet me tė gjitha sfidat
 
Viti, 3 shkurt 2004 - Vitia ishte qendra e radhės e cila priti Kryesinė e FR tė LDK-sė, me mbajtjėn e njė takimi tė hapur me tė rinjtė e kėaj komune. I pranishėm ishte edhe kryetari i FR tė LDK-sė Lulzim Zeneli si dhe kryetari i komunė sė Vitisė, Musa Misini.
 
Me kėtė rast u disktuan kėrkesat, sugjerimet dhe kritikat e tė rinjve tė kėsaj komune, si dhe u identifikuan problemet qė e preokupojnė rininė e kėsaj komune. Kėtė takim e hapi kryetari i FR tė LDK-sė nė Viti, Faruk Nura, ndėrsa Musa Misini, pos tė tjerash, ėshtė pėqėndruar veēmas nė problemet me tė cilat po ballafaqohen tė rinjtė vitias, sidomos u pėmend papunėsia e madhe e tė rinjve, numri i tė cilėve arrin nė 25 mijė vetė.
 
Pastaj u folė edhe pėr mungesėn e infrastrukturės prodhuese dhe tė investimeve. Njė ndėr tė arriturat e kėsaj komune, sipas z.Misini, ėshtė se kjo komunė ėshtė e para nė Kosovė qė tashmė i ka plotėsuar standardet e parashtruara e tė kėrkuara nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr Kosovėn.

Ndėrkaq, Lulzim Zeneli, kryetar i FR tė LDK-sė, para masės sė madhe tė tė rinjve nė Viti, tha se rinia vitiase , si edhe ajo e Kosovės, nė pėrgjithėsi, ka njė potencial dhe energji qė tė pėrballet me tė gjitha sfidat. Tė rinjtė duhen tė plasojnė mesazhe, pėrkatėsisht porosi tė qarta jo vetėm pėr subjektet politike, por edhe pėr institucionet tona nė ēdo nivel.
 
Tė rinjtė e kėtushėm nė kėtė bashkėbisedim shtruan njė varg pyetjesh, ndėsa z.Zeneli, ndėr tė tjera, u pėrgjigj se prioritet i prioriteteve ėshtė zbutja e problemit tė papunėsisė. "Ne do tė bėjmė presion qė nė tė gjitha format tė kontribuojmė pėr stabilitetin politik dhe ekonomik tė vendit", - tha ai.
 
 
Nė komunėn e Podujevės kanė mbetur pa u ndėrtuar edhe 1013 shtėpi tė dėmtuara nga lufta
 
Podujevė, 3 shkurt 2004 - Nga gjithsej 5350 shtėpi tė dėmtuara gjatė luftės, prej vitit 1999 B 2003 janė rindėrtuar 3337 qė paraqet 62% tė shtėpive tė rindėrtuara, njoftoi sot kryetari i Komitetit pėr strehim dhe zv/kryetari i komunės sė Podujevės, Agim Kikaj.

Ai tha se mbi 1 mijė shtėpi janė rindėrtuar nga vetė pronarėt, kurse sipas tė dhėnave tė evidentuara, kanė mbetur pa u rindėrtuar edhe 1013 shtėpi.

Zyrtarėt e Drejtorisė pėr planifikim, zhvillim dhe rindėrtim njoftuan se nga numri i pėrgjithshėm i shtėpive tė rindėrtuara, nga programet e Agjensionit Evropian pėr Rindėrtim janė ndėrtuar 2097 shtėpi, OJQ gjermane "Kapanamur" ka ndėrtuar 1187, kurse me kulme dhe material tjetėr kanė ndihmuar edhe Komiteti i Bashkuar Kuvajtian pėr Bamirėsi, OJQ shqiptaro-amerikane "Team Kosova" dhe organizata tė tjera.

Aktualisht ka njė strehimore tė pėrkohshme nė Lagjen Kuvajtiane nė fshatin Ballofc ku janė tė strehuar 130 familje me 639 persona. Faza e rindėrtimit nga programet e AER-it ka pėrfunduar mė 2002, vitin e kaluar nuk ka pasur programe pėr rindėrtim dhe aktualisht komuna ėshtė orientuar kryesisht nė zgjidhjen e problemeve tė strehimit pėr rastet sociale, tha z. Kikaj.
 
 
Bashkatdhetarėt nga Zvicra ndihmojnė pėrsėri fėmijėt jetimė nė Kosovė
 
Gjilan, 3 shkurt 2004 - Bamirėsi i njohur Ismet Abdyli nga Mireshi i komunės sė Gjilanit, i cili jeton dhe punon pėrkohėsisht nė Zvicėr, ka sjellė 10 mijė franga pėr jetimėt nė Kosovė.

Kjo ėshtė hera e dytė qė Ismet Abdyli brenda muajit janar ka sjellė ndihma pėr fėmijėt jetimė, tė grumbulluara gjatė njė aksioni qė ishte inicuar nga Azem Maksutaj, Salih Zahiri, Ismet Abdyli e tė tjerė.
 
Njė pjesė e kėtyre mjeteve, sipas Ismet Abdylit, u janė ndarė edhe familjeve skamnore nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ai thotė se sė shpejti do tė ndėrmerret njė aksion mė i gjerė humanitar pėr t`i ndihmuar fėmijėt pa prindėr nė Kosovė. "Ne nuk i kemi harruar dhe nuk do t`i harrojmė kėta fėmijė, sepse ata i falėn Kosovės prindėrit e tyre", thotė Abdyli.
 
 
Nė njė aksident trafiku nė rrugėn Gjilan-Prishtinė humbi jetėn 21-vjeēari Valon Hasani
 
Gjilan, 3 shkurt 2004 - Njė 21-vjeēar gjilanas, Valon Hasani, ka humbur jetėn nė aksident trafiku dje nė rrugėn magjistrale Gjilan - Prishtinė, njoftoi policia nė Gjilan. Zėdhėnėsi rajonal i SHPK-sė, Ismet Hashani tha se aksidenti u shkaktua kur nga shpejtėsia e madhe vetura u rrokollis. Nė veturė ndodheshin dy veta.
 
 
Vritet 17-vjeēari Drilon Guri, i cili kishte vrarė dy policė
 
Berat, 3 shkurt 2004 - Policia ka vrarė 17-vjeēarin Drilon Guri gjatė njė shkėmbimi zjarri, pasi mė parė kishte identifikuar se ku ndodhej ai. Mė parė policia i ka kėrkuar tė dorėzohet, por Guri pasi ka refzuuar, ka filluar tė hapė zjarr nė drejtim tė policėve, njoftojnė mediat e Tiranės.

Tė dielen Drilon Guri kishte vrarė dy policė nė spitalin e Beratit, tė cilėt po e ruanin ndėrsa ndodhej i shtrirė nė spital. Guri kishte rrėmbyer armėn e njėrit prej policėve dhe e vret e atė dhe kolegun e tij.
 
 
Komisioni Evropian konstaton se Maqedonia nuk ka alternativė veē zbatimit tė Marrėvesjes sė Ohrit
 
Shkup, 3 shkurt 2004 - Komisioni Evropian konstaton se Maqedonia nuk ka alternativė veē zbatimit tė Marrėvesjes sė Ohrit. Kėshtu u shpreh i dėrguari i posaēėm i BE-sė Soren Jansen Peterson me tė arritur nė Shkup nė krye tė kėtij misioni.
 
Ai tha se BE do t'i ndihmojė Maqedonisė edhe nė pėrmbushjen e angazhimeve qė ka marrė ajo pėrsipėr pėr t'u integruar nė strukturat evroatlantike.

Autoritetet maqedonase i deklaruan ambasadorit tė BE-sė nė Shkup se aktualisht prioritet pėr Maqedoninė ka miratimi i pakos sė ligjeve pėr decentralizimin. Petersen nga ana e tij theksoi se ka rėndėsi tė veēantė qė edhe opozita tė marrė pjesė drejtėpėrdrejt tė marrė pjesė nė aprovimin e kėsaj pakete ligjore.
 
 
Nė Shkodėr u arrestua njė rrjet trafiknatėsh tė armėve dhe tė narkotikėve
 
Shkodėr, 3 shkurt 2004 - Policia e Shkodrės ka arrestuar pjesėtarėt e njė rrjeti tė trafikut tė armėve dhe tė narkotikėve nga Shqipėria nė drejtim tė Malit tė Zi. Mes tre tė arrestuarve ėshtė edhe njė punonjės i policisė sė Komesariatit tė Malėsisė sė Madhe, si dhe vėllai i tij.
 
 
Tre policė irakianė janė vrarė afėr qytetit Qerbela
 
Qerbela, 3 shkurt 2004 - Tre policė irakianė janė vrarė afėr qytetit tė shenjtė shiit Qerbela, ka bėrė tė ditur njė zyrtar pėr informim nė policinė e kėtij qyteti.

"Sulmues tė panjohur nga njė BMw kanė hapur zjarr mbi makinėn e policisė tė hėnėn nė orėn 22.00 nė vendin Al Vind 30 km nė veri tė Qerbelasė", ka thėnė Rahman Mishaui.

"Janė vrarė tre policė dhe makina e tyre ėshtė djegur sepse njė plumb ka qėlluar rezervoarin e benzinės", tha ai.

Qė nga 1 maji i vitit tė kaluar janė vrarė mbi 300 policė qėkur u ndėrprenė operacionet ushtarake nė Irak.
 
 
Bler ka ftuar pėr hetimin e informatave tė shėrbimeve sekrete rreth armėve tė shkatėrrimit nė masė nė Irak
 
Londėr, 3 shkurt 2004 - Kryeministri britanik Toni Bler ka ftuar pėr hetimin e informatave tė shėrbimeve tė intelegjencės rreth armėve tė shkatėrrimit nė masė, me tė cilat Londra e ka arsyetuar luftėn nė Irak. Bler, duke folur nė parlament pėr raportin e inspektorit amerikan Dejvid Kej, sipas tė cilit Sadam Hyseini me gjasė nuk kishte armė tė tilla, ka thėnė se duhen hetime tjera.
 
"Mendoj se ėshtė e drejtė qė pas asaj qė Dejvid Kej ka thėnė, ne do tė duhet tė kemi edhe njė rishikim tė informacioneve qė i kemi marrė pėrkatėsisht tė faktit nėse ato kanė qenė tė sakta ose jo", ka thėnė kryeministri britanik Toni Bler.
 
 
Policia nė Uashington ka thėnė se analizat e njė sasie pluhuri tė gjetur kanė dalė pozitive
 
Uashington, 3 shkurt 2004 - Policia nė Uashington ka thėnė se, "analizat e njė sasie pluhuri tė gjetur nė njė pjesė tė ndėrtesės sė senatit tė Shteteve tė Bashkuara, kanė dalė pozitive pėr helmin vdekjeprurės ricin".
 
Drejtuesi i shumicės nė Senatin amerikan, Bill Frist ka thėnė se "ricini ėshtė i rrezikshėm pėr tė gjithė njerzit qė gjenden nė kontakt me tė, mirpo deri mė tani nuk janė paraqitur raste tė tilla".
 
 
Tė paktėn 11 veta kanė humbur jetėn nga rrėzimi i njė ndėrtese 11-katėshe nė Turqi
 
Stamboll, 3 shkurt 2004 - Tė paktėn 11 veta kanė humbur jetėn nga rrėzimi i njė ndėrtese 11-katėshe, e cila u shemb papritmas mbrėmė nė qytetin Konja, nė Turqinė qendrore.

Guvernatori i Konjės Ahmet Kajhan ka deklauar se shpėtimtarėt gjatė natės nga rrėnojat kanė nxjerrė trupat e nėntė tė vdekurve dhe 28 tė lėnduar rėndė ose lehtė.
 
Ndėrkohė nė Konja druhet se numri i viktimave ėshtė mė i madh, sepse supozohet se nėn rrėnoja ndodhen tė paktėn edhe 100 banorė dhe mysafirė tė tyre, tė cilėt nė momentin e fatkeqėsisė po festonin Bajramin.
 
 
Gjendet helm ricini nė Senatin amerikan
 
Uashington, 3 shkurt 2004 - Policia nė Uashington thotė se analizat e njė sasie pluhuri tė gjetur nė njė ndėrtesė tė Senatit amerikan, kanė dalė pozitive pėr agjentin toksik, ricin.

Tashmė 16 persona kanė kaluar tashmė nėpėr procesin e dekontaminit. Por, pėr tė konfirmuar se pluhuri ėshtė ricin, helmi qė mundet tė marrė jetė bernda ditėsh, do tė zhvillohen dhe analiza tė tjera.
Pėr momentin, zyrtarėt thonė se askush nuk ka pėsuar gjė.

Pluhuri ėshtė gjetur tė hėnėn nė njė zarf nė zyrėn e udhėheqėsit tė shumicės sė senatit, Bill Frist.
Nė ndėrtesė tani ėshtė bllokuar hyrja-dalja.

Ricini ėshtė njė lloj helmi qė shkakton vdekjen e njerėzve nėse ata vihen nė kontakt nė sasi tė konsiderueshme tė tij.
 
 
Qeveria amerikane thotė se nuk ka mė kėrcėnime konkrete pėr avionėt
 
Uashington, 3 shkurt 2004 - Kėrcėnime konkrete kundėr avionėve sipas tė dhėnave tė qeverisė amerikane nuk ka mė. Fluturime tė tjera nuk duhet tė anullohen, tha njė zėdhėnės i Shtėpisė sė Bardhė nė Uashington. Tė shtunėn u anuluan shtatė fluturime, midis tyre gjashtė midis Evropės dhe SHBA, pasi shėrbimet e fshehta folėn pėr plane pėr atentate tė rrjetit terrorist, El Kaida.
 
 
Bush i rrit shpenzimet pėr mbrojtjen dhe masat antiterror
 
Uashington, 3 shkurt 2004 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush do t'i rrisė vitin e ardhshėm shpenzimet pėr mbrojtjen dhe masat antiterror nė mėnyrė tė konsiderueshme. Siē del nga projektbuxheti i qeverisė amerikane pėr vitin buxhetor 2005, i cili fillon mė 1 tetor, ministria e mbrojtjes do tė marrėw 402 miliardė dollarė.
 
Kjo ėshtė e barabartė me rreth shtatė pėr qind mė shumė se vitin nė vazhdim. Shpenzime tė veēanta pėr angazhimet nė Irak dhe nė Afganistan nuk janė pėrfshirė nė kėto shpenzime. Deficiti buxhetor i SHBA do tė arrijė kėtė vit shifrėn rekord prej 521 miliardė dollarėsh.
 
 
Sė shpejti bisedime pėr programin atomik tė Koresė sė Veriut
 
Pekin, 3 shkurt 2004 - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Kina presin sipas fjalėve tė zėvendėsministrit amerikan tė punėve tė jashtme, Riēard Ermitixh fillimin e njė raundi tė ri bisedimesh disapalėshe pėr programin atomik tė Koresė sė Veriut. Njė datė tė caktuar Ermitixh megjithatė nuk deshi tė pėrmendė.
 
Edhe ministri i jashtėm i Australisė, Aleksandėr Dauner shprehu shpresėn se sė shpejti do tė nisin bisedime me Korenė e Veriut.

Bisedimet pėr programin atomik tė Koresė sė Veriut midis SHBA, Kinės, Koresė sė Jugut, Japonisė dhe Rusisė me Korenė e Veriut nė gusht 2003 pėrfunduan pa asnjė rezultat. SHBA e akuzojnė kėtė shtet komunist se pėrpiqet tė prodhojė armė tė shkatėrrimit nė masė.
 
 
SHBA pėrshėndesin planin pėr largimin e ngulimeve hebreje nė Rripin e Gazės
 
Gaza, 3 shkurt 2004 - SHBA e kanė pėrshėndetur vendimin e kryeministrit izraelit Ariel Sharon pėr tė hequr dorė nga tė 17 ngulimet hebraike nė Rripin e Gazės. "Tė mbush me shpresa fakti qė qeveria e Jeruzalemit po mendon pėr hapa tė guximshėm nė uljen e tensioneve midis izraelitėve dhe palestinezėve", tha zėdhėnėsi i zyrės presidenciale amerikane, Skot Makkllellen.
 
Sharoni deklaroi nė njė intervistė me gazetėn "Haarec" se ai beson se nė tė ardhmen nuk do tė ketė hebrenj nė Rripin e Gazės. Ai nuk pėrmendi njė afat kohor pėr largimin e ngulimeve hebreje.
 
 
Partia mė e madhe reformatore e Iranit nuk merr pjesė nė zgjedhje
 
Teheran, 3 shkurt 2004 - Nė Iran, partia mė e madhe reformatore shpalli se nuk do tė marrė pjesė nė zgjedhjet parlamentare mė 20 shkurt, meqenėse Kėshilli konservator i Mbikqyrėsve pėrjashtoi nga zgjedhjet mė shumė se 2 mijė kandidatė me drejtim reformator.
 
Partia e tij nuk ka shpresė pėr zgjedhje korrekte, tė lira dhe tė ligjshme, tha kryetari i Frontit tė Pjesėmarrjes, Mohamad Resa Katami nė Iran. Vėllai i presidentit tė vendit theksoi njėkohėsisht se partia e tij nuk do t'u bėjė thirrje pėr bojkotim zgjedhėsve.
 
 
Nė BE shtohen masat parandaluese kundėr gripit tė zogjve
 
Bruksel, 3 shkurt 2004 - Komisioni i BE ka shpallur marrjen e masave shtesė tė sigurisė kundėr gripit tė zogjve qė po pėrhapet nė pjesė tė ndryshme tė Azisė.
 
Njė zėdhėnėse e komisioni i tha gazetės "Berliner cajtung" (Berliner Zeitung) se ndalimi i importimit tė produkteve tė shpendėve nga disa shtete aziatike do tė zgjatet edhe mė tej dhe do tė pėrfshijė edhe importe nga Kina.
 
- Dyshimi i parė pėr grip tė zogjve nė Gjermani nuk rezultoi i bazuar. Mjekėt e Institutit tė Tropeve nė Hamburg bėnė tė ditur se njė pushuese e kthyer me simptoma tė gripit nga Tajlanda nuk ka mė temperaturė.

 

 

Arrin nė 15 numri i tė vdekurve nė qytetin Konja

Konja, 3 shkurt 2004 - Sipas njoftimeve mė tė reja nga rrėzimi i ndėrtesės 10-katėshe nė qytetin turk Konja kanė humbur jetėn tė paktėn 15 veta. Temperaturat e ulta nė qytetin Konja rrezikojnė jetėn e tė mbijetuarve. Sipas televizionit CNN turk kanė vdekur 15 veta dhe 30 janė lėnduar, nė mesin e tyre ėshtė gjetur e vdekur edhe njė vajzė 2-vjeēare, njofton Rojter.

Por druhet pėr banorėt e tjerė qė ndodhen nėn gėrmadhat e 36 banesave tė ndėrtesės sė rrėnuar. Njė punėtor ka thėnė se nėn rrėnoja ka pak gjasa tė ketė tė mbijetuar.

 

  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.