|
- 3 shkurt 2004 / TN
-
-
Edison YPI
-
-
Hidrovorr nuk ėshtė vetėm Adriatiku dhe Joni i Gomoneve, ka edhe tė
tjerė. Ndonjė Hidrokokė, optimist i leshit, mund tė thotė; Ore,
spaska ndonjė gjė tė bukur kjo Shqipėria jonė, vetėm tė tilla paska
?! Ka mor ta marrsha ka, por tana tbukurat janė pėrqendruar nato
njėzet e tetė kilometrat katrore tė Tiranės, tė cilat, po ti
kqyrėsh mirė, edhe atje, vetėm nė ato njėzet e tetė metrat katrorė
tė studiove tė TV-rrave i ke, plot VUP-a (Very Unimportant Persons)
tė cilėt, ēok m“u athere kur tė paktėn tre tė katėrtat e gjithė
Shqipėrisė dridhet nga tė ftohtėt dhe uria, aty kah mesnata, flasin
pėr Modė dimri dhe Menura.
-
-
E
Shqipėria, si e sheh ti nga e jotja llokoēitėse kokė, e vogėl duket,
por e vogėl sėshtė, dhe nėse nat luftėn e fundit
nacional-dhunimtare njėzet e tetė mijė dėshmorė si zor ti ketė
pasur, aq kilometra katrore me siguri i ka. Prandaj, lėrmė njė herė
tė tė rrėfej ēmė panė sytė, pastaj merre nja dy minuta hidrokokėn
ndėr grushta, dhe hidrokonkluzionet nxirri vetė. Pllangat e para tė
gjakut, mė fal, tė ujit, ēfaqen aty nga Mamurrasi. Ara tė pėrmbytura
dhe shtėpi qė duken si ishuj tė vegjėl me disa tė rrallė VUP-a
tjetėrsoj, (Very Unfortunated Persons) mbi to, ose rreth tyre tė
cilėt nga larg duken si Boat people vietnamezė.
-
-
Gjithēka ėshtė e lagur. Malet dhe fushat duken si tesha tė lagura qė
rrjedhin pasi njė dorė i ka kapur dhe ngritur lart prej njė kazani
gjigand. Vetėm asfalti ėshtė i thatė. E ka tharė Murlani qė fryn
rreptė nga gryka e Matit. Rruga ėshtė e drejtė, njė furgon pėrballė
vjen zig-zag prej vrundujve tė murlanit. Shtrėngoj timonin. Lezha
spipėtin. Tre-katėr furgonė bosh me shoferėt brenda kruspull nga tė
ftohtit brisk, nė pritje tė pasagjerėve qė sdihet kur do tė vijnė.
Nė Torrovicė pllangat shtohen. Dy shtėpi anės rrugės ofrojnė njė
pamje surreale; dritat e verandave tė ndezura. Ku ?! Atje ku korent
ka a s“ka pesė orė nė ditė. Po kaloj nė orėt e ndritura. Ku ka aq
pak korent, me sa duket, asnjė dritė nuk fiket, asnjė spinė nuk
shkulet kurrė.
-
-
-
Zoti polic, ku ėshtė pėrmbytur mė shumė Torrovica ?
-
- A
nuk e sheh a ?! Lene Torrovicėn, se ktu sasht kurgja, hik nMirdit,
atje ke pėr tpa ēke pėr tpa. Ej, veē mos harro me mor me vete i
thes me pare.
-
-
Jo-jo
or mik, them me vete, nuk e lė Torrovicėn. Mirdita-n njė herė tjetėr.
Kur ti kem me mullarė do ti ēoj ca thasė edhe atje.
-
-
Torrovica ėshtė fushė pjellore, tokė e zezė plot Humus. Prandaj plot
tė zbritur nga malėsia kanė ndėrtuar dhe po ndėrtojnė shtėpi nė tė
dy anėt e luginės si ndėrtimet qė bėhen periodikisht pas ēdo
shpėrthimi tė Vezuvit. Njė i moshuar me paterica, njėrėn kėmbė tė
prerė, sdihet pse po ēan fushėn tėrthor pėrmes pllangave tė ujit tė
frikshėm. Shenjė e keqe ?! Torrovica pak nga pak po thahet,
Hidrovori punon, por deri sa tė mbarojė sė thithuri Hidrovori,
Torrovica me torrovicarėt Hidrovorr mbeten.
-
-
Bisht Jug. Aty nis hataja. Pėrtej digės ose argjinaturės, det, krejt
fusha sa tė ha syri, me ndonjė ishull tė vogėl aty-kėtu.
-
-
-
Zotni, pse kaq shumė ujė kėtu ?!
-
-
Sepse nuk punon hidrovorri.
-
-
Pse nuk punon ?!
-
-
Sepse nuk ekziston.
-
-
Pse nuk ekziston ?!
-
-
Ekzistonte, ja atje nė qoshe tė argjinaturės, ka met gėrmadhė, shko
shife, e vodhėn, pompat, gjithēka metalike, i shitėn nė Mal tė Zi
pėr skrap, histori e vjetėr, aty kah 91-shi.
-
-
Kur thahet ky det ?!
-
-
Kur tdoj Perenia, ngadal-ngadalė gjatė zbaticave tė detit, shkon me
muj kjo pun.
-
- A
ėshtė mbjellė ndonjėherė kjo tokė ?
-
-
Posi, gjithmonė, me Luledielli. Pėrmbytej edhe athere por e thithte
shpejt Hidrovori.
-
-
Tkujt janė ata kuaj atje ?
-
-
Nuk e di tkujt me emėr, por tdikujt janė. I blejnė nė malėsi,
pastaj i shesin, tani nė kėto kushte nuk i ushqejnė dot, i lshojn
tbohet ētbohet me ta. I shef sa tdobėt janė ? Ja ai atje i
mbėshtjelluni, ka ngordh. Kėshtu ngordhin nji nga nji. Ndonji edhe
shpėton.
-
-
Kaloj mbi argjinaturėn. Majtas, jug, pllanga-pllanga. Djathtas, veri,
det. Aty kėtu nėpėr ishuj tė vegjėl tė thatė, kuaj ngordhalaqė me
kokėn poshtė nga pafuqia. Toka ėshtė e gjitha e mbuluar me akull,
gjurmė bari nuk duken kurkund. Sa kuaj fuqi e ka motorrin makina
jote ?!. Varet nga lloji i kuajve. Ja dhe ish Hidrovorri ! Vetėm
muret, edhe ato pjesėrisht.
-
-
Para njė kodrine, pas sė cilės vjen Velipoja, njė fshatar thotė se
aty ka qenė edhe njė tjeter Hidrovorr qė thante fushėn, por tani nuk
duket se e ka mbyt uji. Tregon me dorė ku afėrsisht ka qenė, diku ku
dy gunga dheu dalin mbi ujė. Nga maja e kodrės, nė horizont po ai
peisazh i trishtė, Velipoja, tė tjera pllanga, tė tjera liqene,
pėrmbytur krejt, tė mbjellat, tė gjitha....nga rrafshnaltat, gjer
nė det, nė brez vdekjen e tjetrit, nė ballė vdekjen e vet.
-
-
Mė
duket se po tė vazhdoj mė tutje do tė bėj tė njėjtėn gjė si ay
njeriu keqandjellės me njė kėmbė nė Torrovicė. Kthehem nėpėr rrugėn
qė tė ēon nė Shkodėr. Dikush ka ngulur majė njė shkėmbi njė flamur
valavitės me shkabėn dy herė krenare nė sfondin pėrpirės ulėritės tė
ujrave tė harbuara mbi fushė, ku duket sikur dikush ka derdhur
shkujdesshėm mbi tė qiejt. Pėrsėri kuaj, asnjė gjurmė njeriu, shumė
kuaj ngordhalaqė gati tė ngrirė mbi rripa tė thatė tokė, kock e
lėkurė me brinjėt qė u dallohen sė largu, me kokėn poshtė; pamje
haluēinante nga ato qė zėnė vend nėpėr ėndrra dhe sshkulen gjallė
jo.
-
-
Njė
qenush rri i ngrirė mes asfaltit. Barraka tė vjetra me kallama dhe
hunj qė nuk merren vesh se ējanė, banesa, apo depo, apo stalla.
Shumė kallama, kallamishte. M“u nė mes tė kallamesė ndala kalė....,
deri kėtu po, ka njė farė kuptimi, por vazhdimi; ....pashė vajzėn e
pabesė me njė djalė ėshtė krejt e paperceptueshme. Njė kope me Dhėn
?! E vetmja qė pashė. Leshi i dhėnve i drizė pėrpjetė nga tė ftohtit.
Si leshi i kokės time po tė mos mė kishte rėnė. Pak mė tutje ku
ujrat paksohen, nė afėrsi tė rrugės sė Shkodrės njė Zyrė Postare
krejt e shpartalluar, pa xhama, me hekura dritaret dhe dera, pėr
ēudi, mbyllur me dry. A mund tė merret a tė dėrgohet ndonjė letėr
pėrmes asaj far Zyre ?! Me kė tė flasėsh nė kėtė shkreti ?!
-
-
Nė
Gjadėr gjeta belanė. Pėrpara njė postblloku njė roje nuk desh e nuk
desh tė mė lejojė tė kalojė duke ma zgjatur rrugėtimin edhe disa
kilometra pėrmes fshatit Barbullush. Atje, mbi njė furgon shkatarraq
takova...Genc Pollon. Mirsevini Genc Pollo shkruar jo nė mėnyrė jo
fort elegante mbi furgon. Kishte qenė pėr fushatė elektorale aty.
Pllanga-pllanga gjithandej. Uji ishte tėrhequr, por fusha e
futbollit me portė hekuri plot. Gjadri i ngushtė, i mbushur, si
Anakondė dridhej e pėrdridhej nėpėr fushė frikshėm gati tė kafshonte
pėrsėri. Pak mė nė lindje, nė thellėsi tė fushės sė Zadrimės ka bėrė
hatanė, por deri atje nuk mund tė shkohet. 97-ta kėtu ka bėrė
kėrdinė.
-
-
Njė
djalosh qė studjon nė Shkodėr rrėfen llaftarira. As ai askush nuk e
di sa jetė mund tė kenė marrė depot e armėve nė tunelet e stėrmėdha
tė frikėshme tė aeroportit ushtarak. Kanė provuar edhe tė fluturojnė
me avion nė kohėn e harakirit. Njė fshatar gjatė njė tentative tė
tillė duke shtypur butonat kot-mė-kot ka shkelur butonin e
katapultės sė MIG-ut dhe ėshtė bėrė cop-e-ēikė brenda njė ēasti.
Tunelet megjithatė pėrdoren, dhe nė njė farė mėnyre janė privatizuar.
Mbi murin hyrės tė njė pėrbindėshi tunel tė tillė ėshtė shkruar,
ndoshta njėzet e kusur vjet mė parė, nė tė majtė MOS HYR PA KAPELE.
Tė jetė shkruar vallė nga brenda; MOS DIL PA KAPELE ?!
-
-
Mė
vonė, kush e di kur, ndoshta para njė a dy a tri vitesh, nė tė
djathtė, ESH ZAN domethėnė ėshtė privatizuar. Pėr pak mė rrėshqiti
pa e parė njė Hidrohorror. Dikush, pranė majės sė ēatisė sė shtėpisė,
kishte instaluar njė depozitė uji krejt origjinale, krejt unikale;
rezervuarin e vajgurit tė njė MIG-u nė formė predhe aerodinamike,
nga ato qė vendosen nėn krahėt e aeroplanėve. Barbullushi dhe
Kakarriqi janė llaftarisht tė pėrbaltosur dhe tė varfėr.
-
-
Gjithandej, tesha tė ndera pėr t“u tharė, jo nga Dielli, se Diellin
kėtu prite kur tė vijė andej nga Marsi i Luftrave a Prilli i Dasmave,
por nga Murlani qė tė ther. Po bije muzgu, duhet tė kthehem, jo
vetėm se afėr maleve tė Zadrimės ku Hidrovorri ka bėrė kėrdinė nuk
vete dot, por edhe se u muar vesh, kėtu; Halli hallit....i ngjan
aq tepėr. Pėrsėri Lezha, pėrsėri Mamurrasi, gjith ujė e baltė e
shkreti. Pas Hidrovorrit, nga Kodėr Kamza shoh Tiranėn, Tiranėn e
modave, menuve, butikave, operacioneve plastike, fitnes-ave pėr tė
paksuar dhjamin, akrobacive politike. Diku e ndriēuar, diku e errėt
pėr shkak tė mungesės sė korentit, edhe ajo....pllanga-pllanga qe.
|
|