|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Nė komunėn e Podujevės kanė mbetur pa u ndėrtuar edhe 1013 shtėpi tė dėmtuara nga lufta

 
 

 
Podujevė, 3 shkurt 2004 (TN) – Nga gjithėsej 5350 shtėpi tė dėmtuara gjatė luftės, prej vitit 1999 – 2003 janė rindėrtuar 3337 qė paraqet 62% tė shtėpive tė rindėrtuara, njoftoi sot kryetari i Komitetit pėr Strehim dhe zv. kryetari i komunės sė Podujevės z. Agim Kikaj.
 
z. Kikaj njoftoi se mbi 1 mijė shtėpi janė rindėrtuar nga vetpronarėt, kurse sipas tė dhėnave tė evidentuara, kanė mbetur pa u rindėrtuar edhe 1013 shtėpi. Zyrtarėt e Drejtorisė pėr planifikim, zhvillim dhe rindėrtim njoftuan se nga numri i pėrgjithshėm i shtėpive tė rindėrtuara, nga programet e Agjensionit Evropian pėr Rindėrtim  janė ndėrtuar 2097 shtėpi, OJQ gjermane “Kapanamur” ka ndėrtuar 1187, kurse me kulme dhe material tjetėr kanė ndihmuar edhe Komiteti i Bashkuar Kuvajtian pėr Bamirėsi, OJQ shqiptaro-amerikane “Team Kosova” dhe organizata tjera. “
 
Aktualisht ka njė strehimore tė pėrkohshme nė Lagjen Kuvajtiane nė fshatin Ballofc ku janė tė strehuar 130 familje me 639 persona. “Faza e rindėrtimit nga programet e AER-it ka pėrfunduar mė 2002, vitin e kaluar nuk ka pasur programe pėr rindėrtim dhe aktualisht komuna ėshtė orientuar kryesisht nė zgjidhjen e problemeve tė strehimit pėr rastet sociale”, tha z. Kikaj.


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.