|
Jemi
mėrzitur duke i shikuar liderėt tanė qė ēdo ditė prisin e pėrcjellin
diplomat nga bota, qė vijnė pėr tė na futur nė kallėp, pėr tė na
standardizuar. E, nga kėto "kėshilla" nuk po dalin rezultate, as punė
konkrete, jo mė fajin e shqiptarėve, por tė atyre qė nuk dėshirojnė ta
pranojnė realitetin aktual tė Kosovės.
Shkruan;
Arif MOLLIQI
/
Hamburg
Mė
fillimin e njė epoke tė re tė njerėzimit, shumkush ka menduar se nė
Evropė s“do tė kėtė konflikte ndėretnike. Po thėmi nė Evropė, pasi
askujt nuk i ka shkuar ndėrmend se do tė kėtė konflikte ndėretnike tė
pazgjedhura nė Evropėn civilizuese dhe demokratike, dhe Evropa
megjithatė do tė hesht. Paradoksi mė i madhe ėshtė se, tė gjitha kėto
shtete evropiane nuk e pranojnė se nė Kosovė kishte spastrim etnik, i
cili kryehej nga serbet ndaj shqiptarėve pėr kaq vite. Kėtu, Evropa mė
heshtjen e vet, duke i mbyllur sytė, nuk na doli si njė mbrojtės
kundėr gjenocidit, po na doli nxitės, ndoshta pjesmarrės direkt nė
spastrim etnik.
Megjithatė, shtetet evropiane pėr tė mos e pranuar se janė bashkryes
tė proēeseve tė spastrimit etnik, pas futjes sė trupave tė NATO-s, nė
Kosovė, nisėn fushatėn e diplomacisė sė vjetėr. Angazhuan ca diplomatė
tė cilėt po i bijnė trup e tėrthuer Evropės, po trumbetojnė duke dhėnė
ide nga mė tė ndryshmet pėr tė drejtat e njeriut. Kėtu, jo pa qėllim
barazohet e drejta pėr tė mbijetuar njė etni dhe, e drejta e njeriut
si individ.
E kur
nga ky koncept i gabuar tė barazimit; njė etni, njė njeri, mes Evrope
krijohen qėndra luftimesh. Ata pėr tė treguar se janė nė vazhden e
zgjedhjeve tė kėtyre problemeve, siē i quajnė ata; probleme
ndėretnike, organizojnė mė shumė konferenca dhe takime se sa bijnė
vendime qė i ndalojnė ose i evitojnė krizat. Ata moszgjedhjen e
problemeve tė etnive nė Ballkan, e quajnė gjenerator i krizave.
Mė kėtė
stil, mė plane tė pėrgaditura nėpėr kancelari, pa e kupuar realitetin
nė vend, kėta diplomat, vazhdojnė tė shėtisin edhe sot nėpėr Kosovė,
kinse pėr ta zgjedhur problemin e shqiptarėve nė pėrgjithėsi.
Diplomatėt dhe politikanėt perėndimor po lėvizin, analistėt dhe
komentatorėt e ndryshėm po nėnvizojnė, ndėrsa qendrat vendimmarrėse,
po marrin vendime nė stilin e kushtėzimeve, qė nė gjuhėn e tyre, kinse
tė butė i emertojnė si s t a n d a r d e.
Pse
ateherė nuk ka rezultate?!
Pala
shqiptare, shikuar nga veprimet e saja, ėshtė ajo qė mė se shumti po i
respekton kėshillat e diplomatėve evropian. Po i mbush standardet
brenda kornizave tė vet kuptimit qė ka fjala "standarde", sepse janė
njė vargė nga ato standarde-kushtėzime qė Kosova i ka plotėsuar. Bile,
herė-herė plotėsimi i standardeve, pėr nga mėnyra dhe forma si ėshtė
kėrkuar, dhe si ėshtė plotėsuar duket banale. Qesharake.
Po ti
marim dhe i shikojmė nė vija tė trasha disa elemente brenda kėtyre
standardeve tė kėrkuara Kosovė, e atje nga vijnė ato nuk ekzistojnė
standarde tė tilla, qesharakja dukėt edhe mė groteske. (Kur ia tregova
njė intelektuali gjerman, kėto qė do ti thėm mė poshtė, ai e kishte
vėshtirėsi tė besoj).
Janė tė
rralla, ose hiq, qė nė praktikėn parlamentare, qoftė edhe nė Evropėn
demokratike, dhe tė botės nė pėrgjithėsi, qė njė populli mė njė
pėrqindje tė vogėl, mos tė thėmi, njė minoritet siq janė serbet nė
Kosovė, t“u falėn aq vende nė parlament pa e marrė votėn e popullit.
Nuk e kam tė njohur nė historinė botėrore qė njė njeri mund tė jetoj,
punoj dhe merr tė ardhura nė njė shtet, kurse me vendime tė UMNIKU-t,
merr tė ardhura tė dyfishta edhe nė shtetin tjetėr.
Mė
konkretisht, qindėra puntorė serb qė marrin tė ardhura nė Qendrėn e
Klinikės Universitare tė Prishtinės, kurse ata jetojnė e punojnė
gjetiu. Raste tė tilla ka shumė nė Kosovė, por ky ėshtė rasti mė i ri,
dhe mė i pėquditshėm qė nuk kuptohet se nga ka ardhur kjo rregullore
dhe ky standard?! Mjeku punon nė Serbi dhe pa u paraqitur asnjė sekond
nė punė, merr tė ardhura nga Kosova(?!) Ky fenomen nuk ndodhė as nė
shtetin e Zhirakut, as tė Shredės, Beluskonit, Putinit... Kjo ndodhė
vetėm nė Kosovėn e standardizuar-kushtėzuar.
( Dhe,
kėtė puntorėt e QKU tė Prishtinės, e bėjnė publike pas pesė vitesh(?!)
Tjetri
standar i dyfisht; serbet janė ata tė cilėt, si gjithmonė, janė
pėrkėdhulur nga diplomacia evropiane ( franqese, ruse, italiane e deri
diku gjermane). Dhe, kėto kushtėzime-standarde ata i kthejnė saherė tė
dėshiron mė kokė poshtė pėr hatėr tė serbėve. Serbėt, edhe pse pengues
tė zgjedhjes se problemit, jetėsimit tė standardeve ashtu siq janė
servuar, sot po e gėzojnė pėrkrahjen e faktorit ndėrkombėtar, i cili
faktor ndėrkombėtar i pėrkdhel, kurse Kosovėn tėrėsisht e prengon.
Nė
Kėshillin e Sigurimit Kosovėn e pėrfaqėson Z. Holker, kuptohet sipas
mandatit qė ka nga OKB-ja, kurse Kosovės i ndalohet tė jetė prezent.
Por, nė anėn tjetėr, Serbisė i lejohet ta pėrfaqėsoj popullin e
Kosovės nė diplomacinė evropiane, edhe pse Serbia ishte ekzekutori,
apo kryesi i krimeve nė Kosovė, Bosnje dhe Kroaci, ndėrėsa nė
Kėshillin e Sigurimit e ka vendin e rezervuar tė gėnjen pėr situatėn
nė Kosovė.
Tjetėr;
emigracioni shqiptarė nga Kosova, qė gjendet nėpėr shtetet e Evropės,
sot nga kėto standarte(?!) ėshtė i detyruar qė tė sorollatėt nė kėrkim
tė dokumenteve tė identifikimit nėpėr zyrat e kėtyre shteteve.
Shqiptarėt janė tėpėr tė nėnēmuar, tė fyer, mos tė thėmi tė poshtruar,
kur shkojnė nė zyrat federale. Zyrtarėt vendas i detyrojnė kushtimisht
qė shqiptarėt tė furnizohen me pasaporta serbe. Nese nuk i marrin ato,
ua prishin lejeqendrimin. Nese i marrin, janė tė detyruar tė paguajnė
deri nė 1500 Euro pėr njė pasaport nė konzullaten serbe.
Teorikisht, dikush nga pėrfaqėsuesit e Zyrave tė shteteve tė Evropės
nė Prishtinė me plot gojė thotė; merr pasaporten e UMNIKU-t. Harron,
apo nuk dėshiron ta kuptoj se janė disa Komuna nė Lande tė Gjermanisė
qė kohėve tė fund nuk i pranojnė as pasaportat e UMNIKU-t.
Ėshtė ky
kushtėzim apo standard?! Nese ėshtė kushtėzim, atėherė kjo nuk tregon
asgjė tjetėr pos qė kjo Evropė pretendon qė shqiptarėt nga Kosova me
qellim ti bėj shtetas, kthye nė kuptimin standard, ti bėj qytetarė
serb. Ata e dijnė, e kanė tė njohur kėtė, por e bėjnė pėr qejfin e
dikujt.
Pėr ti
arsytuar tė gjitha kėto lojėra, dikujt i ra ndėrmend dhe e shpiku
fjalėn standard, qė nė kuptimin gjuhėsoro-teknik, e ka kuptimin e njė
kallėpi nga i cili nuk mund tė dalish, nuk mund tė lėvizėsh. As nuk
mund tė lind shqiptari ndryshe, pos sipas normave tė atij
kallėpi-standardi.
Duke u
nisur nga retorika e fjalės standar, mendojmė sė pėr ta plotėsuar ate,
nuk mund tė kushtėzohen vetėm shqiptarėt, ndėrsa serbet tė favorizohen
duke mos i obliguar ti pėrmbahen kėtyre standarteve-kushtėzimeve. Nga
parimi se, ēėshtjet madhore zgjedhen sėbashku; shqiptarėt,
ndėrkombėtarėt dhe minoritetet qė jetojnė nė Kosovė, shqiptarėt tė
parėt e gėlltiten fjalėn standar, i unifikuan mendimet dhe idetė pėr
paqen nė rajon, gjithmonė sipas propozimeve tė ndėrkombėtarėve nė
shėtitje, qė tė pėrgaditen qė mėpastaj tė ulėn pėr atė ndarjen e madhe
nga UMNIKU dhe Serbia. Prandaj, ata qė mė sė shumti sot e mbajnė nė
gojė fjalėn standar, nuk duhet ti frikėsohen shqiptarėve, por atyre qė
ata vet po i pėrkėdhelin (ndėrsejnė).
Fjala,
standarde para statusi, ndoshta ėshtė diēka qė mė se shumti ėshtėi
lakuar dhe ėshtė pėrfolur kėto ditė nė Kosovė. Diplomatet me kėto
"standarde " dhe vizita tė shpeshta mė shumė po eksprementojnė. Mos
qoftė ajo qė mė frikėson; Evropa po tentonė qė tė populli i Kosovės ti
afirmoj dhe prezentojnė liderėt vendas pėr ndonjė vendim tė
befasishėm.
Hamburg,
shkurt, 2004
|
|