|
 |
|
Fon Habsburg:
Rugova
punoi qė liria e popullit tė Kosovės tė realizohet nėpėrmjet
Evropės sė bashkuar
Atverpen/Bruksel, 2 shkurt 2004
- Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, nė njė ceremoni
solemne tė zhvilluar dje pasdite nė qytetin e Belgjikės
Atverpen (Anvers), ėshtė shpallur Senator Nderi i Evropės nga
Senati i Evropės.
Ky
ėshtė grupacion i figurave mė ememinente tė skenės politike
evropiane nga i cili nderohen personalitete mė nė zė tė botės
sė politikės, gazetarisė, tė shkencave ekzakte apo humane tė
cilėt ka dhėnė kontributin e tyre pėr demokracinė paqen,
zhvillimin apo stabilitetin nė Evropė.
Nė
traditėn 43-vjeēare me kėtė titull janė nderuar personalitete
si ish-kryeministra apo ish-presidentė, ish-ministra.
|
-
-
Ndėrkaq, kėsaj radhe me kėtė
titull u nderuan ish-kryeministri belg Zhan-Lyk Dean, gazetari
francez David Geta, ish-presidenti i Komisionit Evropian Gaston Tom
dhe Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.
-
-
Duke prezentuar
Presidentin e Kosovės, deputeti shumėvjeēar evropian Oto fon
Habsburg, tha se e di se sa e vėshtirė ka qenė pėr Ibrahim Rugovėn
qė tė kryejė misionin e tij, sepse shumė nga personalitetet politike
perėndimore nuk e kuptonin atė dhe nuk e kuptonin as mesazhin e tij.
Madje ata e kanė trajtuar shpesh si lypės tė padurueshėm kur ai
kėrkonte nė emėr tė popullit tė Kosovės lirinė, tha Habsburg.
-
-
Pastaj
ai dha shembuj nga tmerret e regjimit tė Beogradit qė ka ushtruar
mbi popullin e Kosovės, duke theksuar se kėto tmerre njihen shumė
pak dhe se nė atė kohė Presidenti Rugova kėrkonte t'u jipej fund
kėtyre tmerreve. "Dhe ai kishte tė drejtė.
-
-
Ai vazhdoi qė tė
pėrfaqėsonte me dinjitet patriotėt e Kosovės deri nė atė pikė sa
personat qė e njihnin dhe qė ishin marrė me Kosovėn e quanin 'Gandi
i Evropės", Tha Oto fon Habsburg.
-
Duke folur mė tutje pėr figurėn e Ibrahim Rugovės, zoti Habsburg tha
se ai vazhdon tė punojė dhe tė mbėshtesė lėvizjen evropiane, pas
mendonte se liria e popullit tė tij, do tė ishte e mundur vetėm
nėpėrmjet krijimit tė njė Evrope tė bashkuar. "Ka shumė qė nuk e
kanė kuptuar, apo e kanė keqintepretuar, duke u ndalur thjesht te
fakti qė Rugova ėshtė mysliman.
-
-
Por
ai qė nė fillim pėrfaqėsoi njė nga idetė mė tė vėshtira pėr t'u
realizuar nė njė pjesė tė globit, qė ėshtė doktrina e Evropės sė
bashkuar", tha z. Habsburg dhe vazhdoi: "Edhe me kundėrshtimet e
kėtyre viteve qė i kanė bėrė nė skenėn politike Ibrahim Rugovės,
Presidenti i Kosovės ka patur kurajon qė tė vazhdojė tė pėrpiqet pėr
idealin e tij nė njė nga zonat mė tė vėshtira tė Ballkanit".
-
"Ėshtė shumė e vėshtirė qė tė luftosh pėr vetėvendosjen dhe
vullnetin e lirė tė njė populli tė vogėl, kur kjo nuk korrespondon
me dėshirėn e popujve tė mėdhenj. Rugova vazhdoi qė tė luftojė vetėm,
ndonjeherė pa hasur nė mirėkuptim pėr njė ideal qė do tė mund t'i
japė Evropės atė paqe pėr tė cilėn ne kemi nevojė. Ėshtė pikėrisht
kjo gjė qė do ta nderojė sot me titullin Senator Evropian qė tė mos
dekurajohet", tha ai.
-
Nė fund tė fjalimit tė tij, Oto fon Habsburg tha: "Mesazhi ėshtė qė
nė njė zonė nga mė kritikėt nė Evropė, ne kemi njė njeri tek i cili
kemi besim. Sakrifica e gjithė jetės sė tij nuk ka shkuar huq. Zoti
e ka krijuar njeriun me imazhin e tij dhe duke ndjekur parimin e
feve tona monoteiste, ne do tė arrijmė qė tė ndėrtojmė njė Evropė tė
bashkuar, vėllazėrore dhe tolerante, duke jetuar nė paqe".
-
Nė fund tė fjalimit tė zotit Babsburg pėr figurėn dhe personalitetin
e Ibrahim Rugovės, nė sallėn e mbushur me personalite evropiane
shpėrthyen duartrokitje tė gjata, ku kishte edhe shumė shqiptarė, tė
cilėt ngritėn flamurin shqiptar, duke e shoqėruar Senatorin shqiptar
tė nderuar tė Evropės edhe nė dalje tė Pallatit tė kongreseve tė
Atverpenit.
-
Ibrahim Rugova:
Kosovės i ėshtė
hapur perspektiva e njė kombi tė lirė pėr integrime perėndimore
-
Presidenti Rugova, i
shoqėruar me duartroktije tė gjata nga tė pranishmit, duke u
falenderuar pėr titullin qė iu dha nga Senati Evropian, tha se ky
ėshtė njė nderim i madh pėr tė, pėr Kosovėn dhe pėr popullin e saj.
Nė vazhdim ai foli pėr rrugėn qė kaloi Kosova nė historinė mė tė re
tė saj, sidomos pėr vitet '90, kur u themelua lėvizja pėr liri,
pavarėsi e demokraci.
-
-
Bartėse
kryesore ishte Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK, 1989) si parti e
parė demokratike nė botėn shqiptare dhe nė kėtė pjesė tė Evropės e
tė botės, kur filloi rėnia e komunizmit dhe nė kohėn e shembjes sė
Murit tė Berlinit, tha Presidenti Rugova, duke theksuar se "kjo
lėvizje u krijua nė kohėn kur Kosova ishte nė sulm tė egėr tė
Beogradit pėr ta dominuar dhe pėr ta shkatėrruar kombin shumicė tė
saj shqiptarėt". Nė vazhdim tė fjalės sė tij, Presidenti Rugova tha:
-
"Ne ndėrtuam kėtė lėvizje paqėsore pėr liri, pavarėsi e demokraci
pėr tė mbrojtur ekzistencėn tonė nacionale, vlerat tona dhe vlerat
njerėzore tė njė populli. Nė ndėrkohė ne ndėrtuam edhe strukturėn
shtetėrore tė Kosovės, pėrmes akteve madhore, siē ishin Deklarata e
Pavarėsisė (korrik '90), Kushtetuta e Republikės sė Kosovės (shtator
'90) si dhe Referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės (shtator '91).
-
-
Nė
vitin 1992 ne i organizuam zgjedhjet e para tė lira presidenciale e
parlamentare me qėllim tė funksionimit demokratik tė institucioneve
tona. Kėshtu shteti ynė filloi tė funksionojė nė tė gjitha fushat e
jetės. Nė botė ky shtet filloi tė njihet si 'shtet i shqiptarėve tė
Kosovės', 'shtet paralel' i Kosovės. Ky ėshtė kontributi ynė nė
lėvizjet e popujve pėr liri e pavarėsi", nėnvizoi Dr. Rugova.
-
- Nė vitin 1998, kur lėvizja jonė u forcua dhe shteti ynė afirmohej
gjithnjė e mė shumė nė arenėn ndėrkombėtare, - tha Presidenti Rugova
- Beogradi vendosi ta shkatėrrojė me sulm tė armatosur, duke
shkaktuar masakra e shkatėrrime masive.
-
-
Mirėpo,
tha ai, bashkėsia ndėrkombėtare, doli nė mbrojtje tė popullit tė
Kosovės, nė radhė tė parė SHBA dhe BE. Dhe me ndėrhyrjen e NATO-s u
ndėrpre dhuna, masakrat, gjenocidi dhe eksodi ndaj popullit tė
Kosovės dhe Kosova u bė e lirė mė 12 qershor 1999.
-
Duke folur pėr Kosovėn e pasluftės, Presidenti Rugova tha se "pėr
katėr vjet e gjysmė nė liri Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė
gjitha fushat e jetės". "Ishin kėto vite tė forcimit tė lirisė, tė
sigurisė, tė ekonomisė dhe tė demokracisė. Institucionet e Kosovės
tė themeluara nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė vitit 2001
funksionojnė me sukses".
-
Ndėrkaq, duke folur pėr objektivat e institucioneve tė Kosovės, Dr.
Rugova veēoi zhvillimin ekonomik, privatizimin, sigurinė pėr
investime dhe krijimin e vendeve tė punės pėr tė rinjtė si dhe
integrimin dhe mbrojtjen e grupeve etnike, apo minoriteteve nė
shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės.
-
-
Ai veēoi progresin e
arritur nė fushėn e ekonomisė, ku siē tha, sektori privat ėshtė
mjaft i gjallė dhe dinamik. "Kosovarėt kanė njė shpirt ndėrmarrės
dhe ndėrtues pėr jetėn dhe vendin e vet", nėnvizoi Presidenti Rugova.
-
Nė vazhdim tė fjalės sė tij Presidenti i Kosovės, tha se ai punon
dhe insiston pėr njohjen formale e mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė
Kosovės.
-
-
"Pavarėsia do t'i
pėrshpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do tė
qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės si dhe popullin e Kosovės",
tha Dr. Rugova, duke nėnvizizuar se "njė Kosovė e pavarur,
demokratike e paqėsore e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi
permanente me SHBA, ėshtė vullneti politik i popullit dhe i
qytetarėve tė vendit tim".
-
-
Po
ashtu tha se do tė punohet qė Kosova tė ketė marrėdhėnie tė mira me
tė gjithė fqinjėt.
-
Nė kėtė proces tė progresit tė Kosovės, ai tha se institucionet
vendore po punojnė me UNMIK-un pėr bartjen e kompetencave tek
institucionet shtetėrore tė Kosovės, qė ato tė jenė mė efektive. Nė
vazhdim Presidenti Rugova tha:
-
-
"Nė kėtė ceremoni
solemne dėshiroj tė theksoj se ne gjithnjė duhet tė bėjmė pėrpjekje
qė problemet t'i zgjidhim me mjete paqėsore e politike, por kur kjo
nuk ėshtė e mundur, atėherė lufta apo intervenimi nė emėr tė paqes e
tė vlerave njerėzore e demokratike ėshtė ēėshtje e drejtė. Shembulli
i vendit tim e tregon kėtė mė sė miri. Kėshtu sot, pas ndėrhyrjes sė
NATO-s, Kosovės i ėshtė hapur perspektiva e brendshme dhe
perspektiva e njė kombi tė lirė pėr integrime europiane e
perėndimore.
-
-
Po
ashtu dėshiroj tė them se perspektiva e Evropės ėshtė respektimi i
tė gjithėve dhe integrimi i tė gjithėve nė njė bashkėsi tė kombeve
tė lira duke pėrfshirė edhe vendin tim Kosovėn", theksoi Dr. Rugova
dhe pėrkujtoi me kėtė rast bashkėpunėtorin e tij mė tė ngushtė gjatė
njė dekade, Profesor Fehmi Aganin, si dhe shumė aktivistė tė tjerė
qė u vranė, tė cilėt i cilsoi "burra tė ēmuar tė lėvizjes sonė pėr
liri, pavarėsi, paqe e demokraci tė Kosovės".
-
Duke i falenderuar edhe njėherė senatorėt e pranishėm evropianė pėr
titullin e akorduar, Presidenti Rugova tha se kjo "ėshtė mirėnjohje
pėr mua dhe pėr vendin tim".
-
"Le tė jetė shenjė pozitive se vendi im sė shpejti si vend i pavarur
do tė gjendet edhe formalisht nė familjen e madhe evropiane, aty ku
e kishte vendin gjithmonė, sepse Kosova e sotme ėshtė Dardania
centrale antike iliro-shqiptare, pra, Dardania e Justinianit, vend i
njė civilizimi qė qėndron nė themelet e civilizimit modern evropian
e perėndimor".
-
Ndėrkaq, nė fund tė fjalės sė tij, Presidenti Rugova tha:
-
"Duke pranuar titullin Senator Nderi i Evropės, Ju premtoj se do tė
punoj me tė gjitha fuqitė e mia nė tė mirėn e vendit tim, nė tė
mirėn e popujve evropianė dhe nė tė mirė tė miqėsisė me SHBA dhe me
popujt e tjerė tė botės dhe pėr forcimin e paqes dhe tė lirisė nė
botė".
|
|