|
- 2 shkurt 2004 / TN
Ka mjaft priftėrinj serbė qė sot vendin nuk do tė duhej ta kishin
nė kishė, por nė Gjykatėn e Hagės, pėr ndikimin e tyre tė madh qė
kanė pasur nė politikėn serbe shoveniste antishqiptare. Dhe, do tė
ishte shumė mė e ndershme qė kėto qarqe tė fillojnė tė mendojnė nė
kėtė aspekt, se sa t'i lejojnė ata qė me fjalimet e tilla tė ngritin
tensione nė Kosovė.
Shkruan: Nazmi LUKAJ
Peshkopi serb, Artemie, edhe dje mbajti njė diskutim nė Amerikė, ku
shfaqi opinionin e tij pėr Kosovėn dhe gjendjen e serbėve kėtu, tė
cilėn e pėrshkroi tejet tragjike. Po ashtu, edhe me kėtė rast,
ashtu si mė parė, bėri apel qė tė mos pavarėsohet Kosova, pėr shkak
se paraqitka rrezik tė madh pėr krejt rajonin!!!
-
- Nuk
ėshtė e ēuditshme qė ky dhe artemitė e tjerė bėjnė kėso propagante
antishqiptare, pėr ta stopuar procesin e pavarėsisė sė Kosovės, por
ėshtė duke na habitur fakti se pse po i lejohet kėtij qė tė
prezentojė gėnjeshtra antishqiptare, kur dihet se pėr krejt
gjakderdhjen nė Kosovė pikėrisht kėta artemijė e mbajnė
pėrgjegjėsinė mė tė madhe, sepse e kanė pėrkrahur fuqishėm politikėn
e terrorit tė Millosheviqit. Kėta janė edhe baza mė e madhe e
politikės antishqiptare tė tij, dhe qė edhe sot nuk po e lėnė
politikėn serbe tė demokratizohet.
-
- Artemia
dhe artemitė e tjerė, nė vend se t'i kėrkojnė falje popullit
shqiptar pėr gjenocidin qė ka bėrė Serbia nė tė, vazhdojnė
pėrpjekjet e tyre tė mėparshme antishqiptare. Dhe, kėshtu, ēdo ditė
e mė tepėr po i provokojnė rėndė ndjenjat e shqiptarėve. Ky, pardje,
nė Amerikė, veē qė tė ndikojė tė mos pavarėsohet Kosova, plotėsoi
edhe pak gėnjeshtrėn e tij dhe tė qarqeve mė ekstreme serbe se kėta
" janė nė njė gjendje tė keqe nė Kosovė". Gėnjeu dhe do tė gėnjejė
vazhdimisht nė pėrpjekjen e tij dhe tė politikės serbe qė tė
stopohet procesi i pavarėsisė sė Kosovės.
-
- Kjo
tendencė e tij dhe e politikės serbe nė kėtė drejtim, duhet
pėrfundimisht tė kuptohet nga krejt diplomacia botėrore, e cila nuk
duhet tė lejojė nė asnjė vend tė botės qė artemitė tė mbajnė
fjalime tė trilluara pėr gjendjen e serbėve nė Kosovė, dhe t'i japin
opinionet e tyre qė tė mos pavarėsohet Kosova. Diskutimet e tilla,
si tė Artemisė, veē sa do t'i bėjnė dėm proceseve demokratike nė
Kosovė, sepse mund t'i acarojnė marrėdhėniet etnike.
-
- Artemia
dhe artemitė e tjerė duhet tė ndalohen pėrfundimisht nga tė gjitha
qaqet diplomatike tė botės, nėse janė tė interesuara qė tė arrijnė
rezultate nė Kosovė, sepse fjalimet e tilla rrėnojnė synimin e tyre
pėr njė Kosovė demokratike. Kėtij dhe tė artemive tė tjerė, kėto
qarqe duhet t'ua thonė haptaz se janė fajtorė pėr atė qė ka bėrė
Milosheviqi nė Kosovė, dhe si fajtorė nuk kanė tė drejtė mė tė
paraqesin opinionet e tyre pėr tė, pėr shkak se ata janė dėshmuar
gjithmonė si priftėrinj qė kanė marrė pjesė nė platformat
antishqiptare.
-
-
Diplomacia botėrore, jo vetėm qė nuk duhet t'u japė mė hapėsirė, por
duhet tė bėjė presion tė vazhdueeshėm nė artemitė qė ata ta pranojnė
fajin qė kanė pėr terrorin qė ka ushtruar Milosheviqi nė shqiptarė.
Prej tyre, duhet tė kėrkojnė qė tė luajnė rol pozitiv nė kėtė aspekt.
Ėshtė koha e fundit qė qarqet ndėrkombėtare ta kuptojnė kėtė.
-
- Madje,
duhet ta kenė tė qartė edhe njė punė: ka mjaft priftėrinj serbė qė
sot vendin nuk do tė duhej ta kishin nė kishė, por nė Gjykatėn e
Hagės, pėr ndikimin e tyre tė madh qė kanė pasur nė politikėn serbe
shoveniste antishqiptare. Dhe, do tė ishte shumė mė e ndershme qė
kėto qarqe tė fillojnė tė mendojnė nė kėtė aspekt, se sa t'i
lejojnė ata qė me fjalimet e tilla tė ngritin tensione nė Kosovė.
Sepse ėshtė shumė e dhimshme qė fajtorėt tė flasin edhe mė tutje pėr
njė vend ku janė angazhuar dhe vetė pėr ta gjakosur. Shumė shumė e
dhimshme. Dhe, e pakuptueshme.
-
|
-
|