|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Gjenerali Jones: NATO-ja mbetet e pėrkushtuar ndaj Kosovės

 
 

 

1 shkurt 2004 / Besim Abazi / "Zėri i Amerikės"

Gjenerali amerikan, James Jones, komandant i lartė i NATO-s pėr Evropėn, tha tė dielėn se shkurtimi i trupave tė kėsaj aleance, nuk do tė dėmtojė misionin e forcave paqėruajtėse nė Kosovė. Ai i bėri kėto komente gjatė njė vizite nė Prishtinė, ku sė bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman, Holger Kamerhoff, diskutoi pėr gjendjen e sigurisė nė Kosovė dhe transformimin e misionit tė forcave paqėruajtėse e NATO-s nė pėrgjithėsi.

Gjenerali Jones tha se strategjia e shekullit tė 20-tė, kishte tė bėjė me misione me numėr tė madh forcash, qė nėnkupton edhe mbėshtetje tė madhe logjistike. Por atėherė NATO-ja ishte krijuar pėr mbrojtjen e Evropės dhe ishte mė e lehtė tė veprohej nė kėtė mėnyrė.

Mirėpo, nė shekullin 21, ajo synon tė jetė mė e pėrgatitur dhe tė ketė njė rol mė tė madh nė pikėpamje globale. Pėr tė arritur kėtė duhet bėrė shkurtime tė trupave, pėrkatėsisht transformim tė misioneve. Ai tha se komandanti i KFOR-it, gjenerali Kammerhof, ėshtė duke dhėnė njė shembull pėr aleancėn, duke krijuar njė koncept tė ri tė organizimit tė trupave nė Kosovė, qė nėnkupton, tejkalimin e dallimeve nė sistemin komandues tė deritashėm ndėrmjet kombeve pėrbėrėse tė KFOR-it, shkurtimin e trupave, dhe shtimin e efikasitetit tė tyre. Por tėrė kjo nuk ndryshon misionin, tha gjenerali Jones.

“Pėrkushtimi i aleancės do tė jetė po aq i fuqishėm sa edhe deri tash dhe nuk ka asnjė synim pėr t’u larguar nga Misioni. Tėrė ajo qė dėshirohet ėshtė vendosja e njė sigurie mė tė madhe nėpėrmjet shfrytėzimit racional tė trupave nė teren”, tha gjenerali Jones.

Komandanti I KFOR-it, gjenerali Kammerhoff, tha se do tė ketė zvogėlim tė kampeve ushtarake nė kuadėr tė transformimit tė forcave paqėruajtėse, por efikasiteti i trupave do tė jetė mė i lartė mė mbėshtetjen e teknologjisė moderne. “Nuk janė vetėm forcat paqėruajtėse ato qė kujdesen pėr sigurinė, por edhe policia e Kombeve tė Bashkuara dhe Shėrbimi Policor i Kosovės. KFOR-I dėshiron tė kalojė sa mė shumė pergjegjėsi tek forcat policore, posaēėrisht sa i pėrket vendosjes sė rendit dhe ligjit”, tha gjenerali Kammerhoff.

Zyrtarėt e lartė tė NATO-s thanė se forcat paqėruajtėse janė tė gatshme pėr tė shkurajuar cdo kėrcėnim nga jashtė dhe pėr tė siguruar pėrparimin nė Kosovė.

Aktualisht, nė Kosovė shėrbejnė rreth 20 mijė trupa tė NATO-s, ndėrsa deri nė fund tė vitit numri I tyre ėshtė paralajmėruar tė bjerė nė rreth 17 mijė. Transformimet e reja mund ta bėjnė kėtė numėr shumė mė tė vogėl, mirėpo zyrtarėt e NATO-s tash pėr tash nuk duan tė spekulojnė rreth kėtyre numrave.

 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.