|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Ese

 
 

Doracak

 
 

 
1 shkurt 2004 / TN
 
Edison YPI
 
Nėse je pik’ e helm e vrer e tmerr sepse korent nuk ke, ose ke, por nuk di sa mund tė zgjasė ajo periudhė e llamburitur e shumėpritur, pesė minuta apo pesė orė, dhe nėse ke rėnė aq poshtė sa tė ėshtė mbushur mendja se ditėlindja jote ka qenė njė ditė e zezė, aq e zezė sa nuk do tė kėnaqeshe edhe sikur tė shpallej ditė zie kombėtare, merre javash, zgjidhet, ka ilaē; Mos mbaj nė shtėpi qirinj, bateri, shkrepse apo tė tjera mjete ndriēuese. Shfrytėzoje fatin e zi, nisu nė errėsirė, diku, s’ka rėndėsi ku, nė aneks apo banjė pėr shembull, sa mė kuturu aq mė mirė, nė mėnyrė qė, pėr tė ardhur nė vete njė herė e mirė, ta pėrplasėsh kokėn me ndonjė cep muri, dhe zjarr e flak’ e gjak e drit’ e bardhė tė tė dali nga koka...
 
...Kujdes, mos hyp nė ashensor pėr tė zbritur nga kati i gjashtė nė katin e parė, kur nuk janė grumbulluar tė paktėn dyfishi i numrit tė personave qė ashensori mban. Do ndjehesh pak ngushtė nė fillim, por pas pak vjen mrekullia. Ashensori, nga mbipesha do tė shkojė drejt e nė bodrum, dhe aty do ngeci. Mos u tremb. Ėshtė pa zarar, pėrkundrazi, kėnaqėsi e rrallė. Tekniku do tė vijė pas nja tri orėsh, nėse dikush do tė ketė ndonjė celular dhe nėse nė bodrum valėt e celularit arrijnė, pėrndryshe pas jo mė pak se pesė orė.
 
Ndėrkohė, gju-mė-gju e byth’-mė-byth’ me komshillarėt, do tė jetė rasti ideal t’i qani hallet sė bashku, ssi njė herė e njė kohė, eh sa bukur, si athere, nė qendrėn e punės, tė prodhimit, nė ara, fabrika, kantiere, kur mblidheshit bashkė, dhe pastaj rendin kush e kush mė parė ta denonconte tjetrin pėr tė zbuluar “rrufjanin politik”. Tani jo, jo se ju mungon dėshira, se gjoksi ju djeg, por s’ju pjerdh njeri. Tani qė jeni bėrė tė gjithė rrufjanėr, jo vetėm politikė, do flisni pėr partitė, shtetin, politikėn, parlamentin, gomonet, klandestinėt, skafet, korrupsionin, drogėn, rendin, tė gjitha-tė gjitha, dhe kur do dilni nga errėsira e bodrumit, drita e diellit terr e ferr e tmerr do t’ju duket.
 
Nėse je nė shtėpi dhe mbėrdhin, sepse nuk guxon ta ngulėsh prizėn e kaloriferit pėr shkak tė faturės sė ardhshme tė frikshme, ose nėse kalorifer nuk ke fare, futu nėn batanije a jorgan, mblidhu si kėrmill, dhe kij parasysh njė gjė; Jazėk se merr e lexon ndonjė libėr se u more nė qafė, nuk tė vlen, nuk ke asnjė dobi. Ke deputeta qė nuk kanė zėnė me dorė Abetaren dhe kryetarė partish me nam qė mburren se nuk e kanė lexuar njė roman nė jetėn e tyre. Mund tė kenė lexuar “Tre Shokėt”, atė po, atė mund ta kenė lexuar, veēse laj-thaj tėrė jetėn vetėm atė. Prandaj, hiē mos e zgjat, merr lexo gazeta, vetėm gazeta, sa mė shumė gazeta. Ato po, ta nxehin trurin dhe trupin mė mirė se ēdo furrė e ēdo kaldajė.
 
Po qe se korent ke, nga shtėpia nuk ke nevojė tė dalėsh, je deri nė fyt edhe me gazeta, por nuk ke ujė, kjo situatė ėshtė pak mė e koklavitur, por jo pa zgjidhje. Shko merr atė thesin me libra qė nuk i ke zėnė kurrė me dorė, sepse nuk i ke blerė, por t’i kanė falur autorėt, tė cilėt nuk i kanė shkruar pėr t’u shitur e lexuar, por pėr tė pasur mundėsi tė thonė e tė shkruajnė mė vonė nėpėr curriculum-e se kam shkruar e botuar kaq e aq tituj. Nėse je vetė njė autor i tillė, aq mė mirė, pėr ty dhe tė tjerėt, merri edhe tė tuat futi nė thes. Qė thesi tė mbushet deri nė fyt, nuk do ishte keq tė zbrazėsh brenda tij sa mė shumė tė pėgėra, mundėsisht tė freskėta gjith’ avull.
 
Tunde shkunde thesin brenda nė kazanin e rakisė, vėri shkrepsen zjarrit dhe prit pak. Nga gryka e hollė e serpentinės do dali njė lėng. Ky lėngu nuk do tė ketė ngjyrė kush e di se ēfarė, dhe hundėt do tė t’i bezdisi paksa, do tė ketė shumė myk, pak do t’i ngjajė ujit tė bekuar tė munguar, por s’prish punė, ti pėr tė larė enėt e do, jo surratin apo kokėn. Do tė dali e pėshtirė gjella dhe mund tė tė thotė ndonjėri, ik o kokpalarė. Le tė thotė, nuk ke pse shqetėsohesh apo tė tė vijė turp, edhe ai si ty ėshtė, nė mos kokpalarė, brekpalarė, dhe gjella tė dali si tė dali, stomaku i shqiptarit ėshtė mėsuar, si ka thėnė murgu; “nga marrinat qė ka ngrėnė”.
 
Meqenėse jemi tek marrinat gastronomike, edhe dy fjalė pėr to. Sakėn se ha gjellė me bamje, mashurka, fasule, dhe sidomos kij kujdes tė mos pish kurrė dhallė se merr veten nė qafė. Ka plot tė tjera tė gatshme; kutira, qesera, kanoēera, pije, birra, tė gjitha tė ambalazhuara me etiketa me ngjyra me tė gjitha. Kanė ndejtur me vite nėpėr magazina dhe frigorifera ardhur kah mos o Perėndi. Ha sa mė shumė prej tyre. Ėshte si ajo puna e atij tė sėmurit me Depresion qė tymos cigare, kur mjeku, pėr ēudinė e tij, tė deprimuarit pra, nuk ja rekomandon lėnien e cigares, sepse do tė ishte njė traumė brenda traumės. OK?!
 
Ndoshta nuk ke nevojė pėr asnjėrin nga variacionet e mėsipėrme dhe kujton se je nė rregull. Gabohesh. Mund tė kesh rėnė nė njė kurth tjetėr. Pėr shembull, ti ke nė shtėpi njė lavaman a lavapjatė. Lavamani a lavapjata ka njė rubinet me levė, leva nė tė djathtė; ujė i ftohtė, leva nė tė majtė; uji i ngrohtė. Ti, e jo vetėm ti, shkon ngre levėn dhe lan duart me sapun.
 
Pasi i ke larė duart, e ul levėn, nė mes, bukur, simetrikisht, ashtu si e gjete, si e ke zakon ti dhe tė ngjajshmit e tu. Mirėpo, pikėrisht nė kėtė moment ka mbėrritur uji i ngrohtė, por ty, me tė drejtė, as imagjinata nuk ta rrok ēfarė ndodh me ujin dy herė brenda, brenda tubave, dhe bashkė me tubat brenda nė mur, sepse ndėrkohė i lumtur po fshin duart me peshqir.
 
Shumė mirė, bravo, mrekulli, kėshtu bėje gjithmonė, laji duart me ujė tė ftohtė dhe paguaje pėr tė ngrohtė, vetėm simetria, mesi, mes ky, i cili, tė kuptohemi, nuk ka tė bėjė fare me mediokritetin, tė mos preket. Do harxhosh pak mė tepėr korent, rrjedhimisht do paguash diēka mė shumė, por atė qė humbe ti e fitoi Korporata Energjetike. Le tė fitojė edhe ajo tė bėjė ndonjė investim pėr ta modernizuar sistemin. Cilin sistem?! Ehu, mjaft, lėre me kaq.
 
Po filma a sheh ti nė kėto netė dimri?! Jo, sepse televizionet nuk vjedhin dot mė. Mirė, po si i bėhet hallit?! Hallit i bėhet kėshtu; Meqenėse jemi nė periudhė krize identiteti tranzicional, krizė kjo e cila nuk mund tė mos ketė pėrfshirė edhe ty duke tė bėrė tė dyshosh sado pak nė je a s’je, sa je a sa s’je inteligjent, shih nė TV programin e atij me emrin e mbretit tė Napolit, qė bashkėpunoi me Skėnderbeun. Ke pėr tė parė si do tė tė ngjethet mishi, kur befas tė zbulosh se paskėshe qenė Gjeni e shkuar gjeniut dhe se kishe ditur. Do tė zbulosh gjithashtu sa gdhė ka qenė Ajnshtaini, i cili, kur ka thėnė se vetėm dy gjėra janė tė pafundme, Universi dhe Marrėzia njerėzore, ka ngatėrruar rendin, duke vendosur tė parin Universin.
 
Po ke makinė, kujdes, kudo dhe kurdoherė dritat lart. Kokė kjo, s’bėhet shaka. Mos u fut kot nėpėr arsyetime, koka ime, koka e tjetrit, kokat e tė dyve. Mos kij merak, edhe tjetri qė po tė vjen pėrballė duke tė verbuar si ty ėshtė. Hajt pra, nisuni, rrugė tė mbēarė! Kokat...ndriēofshi!
 
Ke nisur ndonjė biznes tė pėrbashkėt me ndonjė italian a ndonjė gjerman?! Ai ka sjellė teknologjinė, eksperiencėn, ti ke truallin dhe kontribuon zyrė mė zyrė qė tė jeni “me letra tė rregullta” dhe biznesi ka nisur. Kujdes, shumė kujdes. Po e pe qė italiani a gjermani po fiton, ndale, pengoje, futi shkopa nė rrota, kėrcėnoje, jetėn nxija, rrihe, vidhe, tė gjallė ripe, kusur mos i lėr, bėje tė largohet sa mė shpejt. Si tė fitoka ai?! Ai duhet vetėm tė humbė, je ti qė duhet gjithmonė tė fitosh, si pėrherė; nga fitorja nė fjetore, nga fjetorja nė qajtore. Poshtė imperializmi grabitqar! Poshtė shfrytėzimi i njeriut nga njeriu! Rroftė e kundėrta e tij!
 
Nėse nuk e sheh veten nė asnjėrin prej kėtyre rasteve, korent, ujė, lavaman, lavapjatė, makinė, gjerman, italian, imperializėm, rrethim, shfrytėzim, atėhere nuk kam ē’tė tė bėj, harroji ato qė tė thashė, dėgjo Tolstoin; “Nėse dėshiron tė jesh i lumtur, ji!”.
 
Edhe njė tė fundit dhe mbarova; Nėse Opozita tė fton ta ndihmosh tė vijė nė pushtet pas nja dy muajsh pėr t’u dhėnė fund tė gjitha tė zezave, ndihmoje, ndihmoje atė qė erdhi nė dhjetor me dhjetorista, tė vijė nė Mars me Marsianė.

 


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.