|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

  Koment

 
 

  Buka e oligarkisė financiare

 
 

 
1 shkurt 2004 / TN
 
Andrea STEFANI
 
Debati i fundit mbi rritjen e ēmimit tė bukės denoncon edhe njėherė mungesėn nė rritje tė lirisė dhe sundimin e monopoleve nė ekonominė shqiptare. Nė media dhe publik ėshtė raportuar dhe pėrfolur, kohė pas kohe, me shqetėsim ekzistenca e thundrės sė hekurt tė monopoleve nė tregtinė e naftės apo tė gazit, nė shėrbimin telefonik celular apo nė tregtimin e ushqimeve tė shoqėruara me kosto tė mėdha pėr xhepat e varfėruar tė publikut shqiptar. Indiferenca e qeverisė ndaj vajtimeve tė pulikut dhe neglizhenca e saj pėr tė imponuar ligjin prej kohėsh tė fjetur tė konkurrencės, pėrforcon dyshimet se kėto monopole janė frute, tė hidhura vetėm pėr konsumatorin, tė pushtimit tė vendimmarrjes sė lartė (state capture) nga njė grusht i vogėl klanesh politiko-ekonomike, qė po ecin me shpejtėsi drejt krijimit tė njė oligarkie financiare...
 
...“E lirė ėshtė kripa nė Durrės por… jo gruri”. E sotmja na bėn ta redaktojmė thėnien e vjetėr. Tregjet ndėrkombėtare raportojnė njė rritje tė ndjeshme tė ēmimit tė grurit. Por ajo nuk ėshtė aq e lartė sa imponohet nė Durrės nga importuesit grurit nė Shqipėri. E pėrditshmja “Biznesi” informonte dje se, ndėrsa nė Bursėn e Parisit ēmimi i grurit kėto ditė ėshtė 192 USD pėr ton, nė Durrės ai ėshtė ngjitur nė 290 USD pėr ton, pra rreth 100 dollarė amerikanė mė shumė. Mungojnė informacionet mbi ēmimet, tashmė tė kontraktuara nga importuesit shqiptarė tė shumicės, por sfida qė prej 100 USD qė ēmimi i grurit nė Durrės i bėn atij tė Parisit, para 1 viti raportohet se diferenca e tyre ka qenė vetėm 30 USD, flet pėr orekse tė shtuara monopolistike. Dy ditė mė parė, Islam Cani, kryetari i shoqatės sė konsumatorėve tė Shqipėrisė denoncoi publikisht monopolizimin e importit tė grurit nga 2-3 firma qė imponojnė ēmimet. E vėrtetė?
 
Reagimet e autoriteteve, grupeve tė interesit dhe politikės kanė qenė tė ndryshme. Opozita sheh tė zemėrimi pėr grurin njė nga pėrrejtė pėr vėrshimin e protestave qė po paralajmėron. Ndėr-kaq, duke vazhduar tė luajė tė verbėrin qė nuk e sheh, se e keqja ėshtė te monopoli i tregut tė grurit dhe jo thjesht te ndryshimi i konjukturės ndėrkombėtare, qeveria, theksojnė me porosi personale tė Kryeministrit, mėsohet se ka ndėrsyer inspektorėt e tatimeve kundėr prodhuesve tė bukės. Por a mund tė pengosh rritjen e ēmimit tė bukės nga njė furrtar, kur kjo gjė imponohet nga kostoja e lėndės sė parė pėr prodhimin e saj, konkretisht grurit? Adam Smithi thosh se bukėpjeksi nuk e pjek franxhollėn pėr mirėsi, por pėr fitim.
 
Ndėrkaq, Adrian Petollari, drejtor i Pėrgjithshėm i Tatimeve, nė kalkulimet e tij pranon nevojėn e rritjes sė ēmimit tė bukės vetėm 1 pėr qind, si rrjedhojė e shtrenjtimit tė energjisė elektrike, por hedh poshtė ndikimin e tregjeve tė huaja. Sipas Petollarit, tė raportuar nga mediat shqiptare, ndryshimet e ēmimit tė miellit nė tregun ndėrkombėtar nuk janė reflektuar nė tė njėjtat pėrmasa nė tregun e brendshėm shqiptar. Ndonėse nuk servir shifra, duket sikur Petollari kėrkon tė na bėjė tė kuptojmė qė ēmimi i shitjas sė grurit nė Shqipėri ėshtė mė i ulėt se ai i tregjeve ndėrkombėtare? A ka mundėsi? Nė fakt, kėtė ka thėnė edhe “Biznesi”, pra “qė ndryshimet e ēmimit tė miellit nė tregun ndėrkombėtar nuk janė reflektuar nė tė njėjtat pėrmasa nė tregun shqiptar”, por nė sens krejt tė kundėrt. Kush ka tė drejtė? Njė mister qė mund tė sqarohet shumė lehtė.
 
Ndėrkaq, cili ėshtė mjeti ēudibėrės pėr tė ndaluar atė qė nė mėnyrė krejtėsisht tė gabuar cilėsohet si “spekulim” me ēmimin e bukės? Qeveria e gjen: Zhveshja e shpatės sė tatimeve kundėr prodhuesve. Nuk ėshtė hera e parė qė qeveria e bėn kėtė. Nuk ėshtė hera e parė qė privatėt etiketohen si spekulantė. Para rreth dy muajsh, nė pragfestėn e Vitit tė Ri, ishin tregtarėt e vegjėl tė fruta-perimeve qė morėn fyerje dhe mallkime si gjakpirės e spekulatorė. Dhe pėr tė dytin vit radhazi, Banka e Shqipėrisė ju fut njė fushatė sa qorre aq edhe naive pėr bindjen e publikut dhe tregtarėve qė tė silleshin mirė. Dhe pėr tė dytin vit radhazi dėshtoi.
  
Sepse Banka nuk u mor me rrėnjėn e problemit, varfėrinė e shumicės sė shqiptarėve dhe monopolet nė tregun e shumicės, por me ata qė janė viktima tė kėtyrė monopoleve, shitėsit dhe blerėsit nė tregun me pakicė. Dora e dukshme e Bankės sė Shqipėrisė u pėrpoq tė konkurrojė dorėn e padukshme tė tregut, tė zėvendėsojė interesin privat me bindjen e publikut pėr tė mirėn publike, propagandė qė u mbėshtet edhe nga kėrcėnimi i tatimeve. Bindje dhe… shkop. Pėrrallė e vjetėr qė nga koha e socializmit qė nuk mund tė mos dėshtonte.
 
Edhe sot, qeveria nuk merret me rrėnjėt e problemit, me monopolet ose me rėnien e prodhimt tė grurit nė vend nė sajė tė “kujdesit” pėr bujqėsinė, por me furrtarėt. Nė fakt, prodhuesit e bukės, me panikun qė i ka zėnė, i kanė krijuar vetė hapėsirė autoriteteve tė pėrdorin “shkopin”. Tė trembur, ata janė bashkuar dhe kanė vendosur qė ta rrisin ēmimin e bukės nga 70-80 lekė. Por jo gjithmonė bashkimi bėn fuqinė. Nė ēdo vend tė botės tė tilla marrėveshje (collusion) janė tė paligjshme, pra dhe tė fshehta, konspirative.
 
Ndoshta ky ėshtė rasti i parė nė histori qė njė konspiracion tė zhvillohet hapur, nėn dritėn e kėtyre ditėve pa diell. Dhe qeveria nuk ka asnjė arsye tė mos e godasė atė. Por problemi kryesor ėshtė se pėrse ajo rrefuzon, kėmbėngulė tė mos godasė njė tjetėr konspiracion, tashmė vėrtet tė fshehtė, atė tė monopoleve qė po mbulojnė truallin ekonomik shqiptar si kėrpurdhat pas shiut? Pse? Mos vallė ngaqė njė bukė mė e shtrenjtė, ndėrsa do tė lėrė bosh shumė stomaqe, do tė ushqejė monopolet e panginjshme dhe politikanėt e lidhur me to? Mos ndodhta ngaqė ajo ėshtė buka qė do ushqejė dhe rrisė frikshėm oligarkinė financiare, kėtė simbioze korruptive tė pushtetit qeverisės me paranė?
 
Nga kaosi ekonomik, i inciativės se pa rregulla dhe lirisė ekstreme po kalojmė gradualisht nė sundimin e monopolove, nė mungesė lirie. Shtrejtimi i bukės, i impulseve telefonike apo i prasit, janė rrjedhojat mė tė dukshme, por edhe mė tė vogla tė kėsaj epidemie tė sundimit qė po e nxjerr pėrjashta me shkelma nga shumė fusha tė jetės shqiptare lirinė. Qė njė ekonomi tė jetė e lirė (nė tė dy kuptimet e kėsaj fjale) nuk duhet lejuar qė biznese tė mėdha tė maksimalizojnė fitimet e tyre nė kurriz tė bizneseve tė vogla. Vetėm nė klimėn e njė flore tė pasur dhe tė shėndetshme tė biznesit tė vogėl, ekzistenca e bizneseve tė mėdha ėshtė e justifikuar dhe e parrezikshme. E parrezikshme pėr lirinė e tregtisė, pėr lirinė ekonomike si njė nga llojet mė tė rėndėsishme tė lirisė nė njė shoqėri. Natyrisht e parrezikshme edhe pėr xhepat e blerėsve, por jo vetėm pėr xhepat.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.