|
31 janar 2004 / Zlatica Hoke /
"Zėri
i Amerikės"
Nė listėn e vendeve mė tė pasura
pėrfshihen disa nga vendet mė tė vogla dhe mė tė mėdha tė botės. E
njėjta gjė mund tė thuhet pėr vende qė luftojnė varfėrinė. Cilat janė
faktorėt qė u mundėsojnė vendeve tė mėdha si Shtetet e Bashkuara apo
tė vogla si Norvegjia pėr tė arritur sukses ekonomik dhe qėndrueshmėri
politike?
Norvegjia ka njė popullsi prej afro 4 presje 5 milion banorėsh, mė pak
se shumė qytete tė mėdha nė Shtetet e Bashkuara. Por fuqia blerėse e
banorėve tė kėtij vendi ėshtė mė e madhe se e qytetarėve tė vendeve tė
tilla si Kina, India, Brazili dhe Indonezia.
Ėshtė e
qartė, shpjegon profesori i Universitetit Brown, Enrico Spolaore, se
suksesi pėrcaktohet nga faktorė tė tjerė dhe jo nga sipėrfaqja apo
popullsia e njė vendi.
Kolegu i
profesorit Spolaore, Alberto Alesina, profesor i ekonomisė nė
Universitetin Harvard, e ka trajtuar temėn e ndikimit tė popullsisė nė
njė libėr tė titulluar Madhėsia e Vendeve. Nga pikėpamja jonė,
ekziston njė balancė ndėrmjet avantazheve tė tė qenit vend i madh dhe
kostos qė shoqėrohet me njė fakt tė tillė. Avantazhi lidhet me
mundėsinė e njė vendi tė madh pėr tė prodhuar nė shkallė tė lartė si
dhe pėr tė organizuar njė rrjet tė gjerė shpėrndarjeje. Disavantazhi
lidhet me larminė e individėve qė jetojnė nė kėtė vend, tė cilėt
pėrfaqėsojnė preferenca tė ndryshme.
Vendet e
mėdha mund tė kenė pėrpjestimisht kosto mė tė ulėt qeverisjeje: ata
mund tė kenė ushtri, sisteme qeverisėse dhe ambasada tė njė shkalle qė
nuk i rėndėjnė shumė popullsisė sė madhe tė kėtij vendi. Por nga ana
tjetėr, pėrzierja etnike e kėtyre vendeve shoqėrohet edhe me
preferenca tė kundėrta. Autori sjell si shembull ēeēenėt nė Rusi apo
shqiptarėt e Kosovės dhe preferencat e kėtyre grupeve etnike pėr
shkėputje.
Pėr
vende si Kina, sipėrfaqja e madhe i dha mundėsi kėtij vendi tė
ekzistonte e izoluar nga bota, por me njė kosto tė lartė shton
profesori Spolaore:
Po tė
shqyrtojmė historinė e Kinės nė 1 mijė vitet e fundit: Kina ishte nė
krye tė njerėzimit nė fushėn e kulturės, teknologjisė dhe ekonomisė
pėr periudha tė gjata. Por duke qenė njė vend shumė i madh me njė
shoqėri thuajse plotėsisht tė pavarur nga bota e jashtme, Kina vendosi
tė vetėizolohej plotėsisht nga bota.
Kur Kina
vendosi tė ndalė eksplorimet detare nė shekullin e 15, ajo humbi
mundėsinė pėr tė pėrfituar nga zhvillimi qė po merrte Evropa.
Zhvillimi i Kinės u pengua edhe nga vitet e izolimit komunist, por
sapo ky vend hapi kufijtė pėr tregtinė ndėrkombėtare afro njė dekadė
mė parė, rritja ekonomike filloi me ritme tė shpejta.
Profesori Spolaore thotė se vendet e vogla vuajnė mė shumė nė kushtet
e izolimit. Ai sjell si shembull Shqipėrinė nėn regjimin e Enver
Hoxhės: Sipėrfaqja e vogėl e vinte Shqipėrinė nė kushtet mė tė
kėqija tė mundshme. Pra njė vend i vogėl me kontkte tepėr tė kufizuara
me botėn. Kjo ėshtė situata mė e keqe e mundshme pėr njė vend tė kėsaj
madhėsie.
Profesori Spolaore thotė se pas hapjes sė kufijve, mosmarrėveshjet dhe
korrupsioni i brendshėm janė bėrė pengesė pėr zhvillimin:
Konflikti ėshtė njė ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm nė skenė. Kjo
ėshtė kostoja e ekzistencės sė grupeve dhe klaneve tė ndryshme nė
konflikt me njėra-tjetrėn.
Dy
profesorėt thonė se nė 50 vitet e fundit, me shpėrbėrjen e disa
perandorive politike, janė krijuar njė numėr vendesh tė reja mė tė
vogla. Njėkohėsisht, ka pasur edhe disa bashkime si nė rastin e
bashkimit tė Jemenit tė Veriut me atė tė Jugut, bashkimit tė dy
Gjermanive. Pas problemeve fillestare qė u shoqėruan me bashkimin,
tani kėta vende po pėrjetojnė rritje ekonomike. Ndėrkaq, vende mė tė
vogla qė kanė pėrqafuar ekonominė e tregut si Malta, Zelanda e Re dhe
Singapori po lulėzojnė.
Por
vetėm ekzistenca e ekonomisė sė tregut nuk garanton begatinė.
Analistėt thonė se politikat e tregut tė lirė duhet tė ndėrthuren me
politika tė forta monetare. Qeveritė duhet tu japin qytetarėve tė
drejtėn tė kėmbejnė. Pra e drejta e zgjedhjes, e drejta e kėmbimit,
shteti ligjor dhe e drejta e pronėsisė janė tė njė rėndėsie tė madhe.
Tė gjitha vendet qė kryesojnė listėn e vendeve mė tė begata janė provė
e rėndėsisė sė kėtyre faktorėve.
|