|
31 janar 2004 / TN
Rita LOLOĒI
Nuk mendojmė se bėjmė ndonjė mėkat tė madh
nėse pohojmė se femra shqiptare ėshtė njė mungestare e madhe e
shoqėrisė sė sotme shqiptare, paēka se si pėrqindje ajo ėshtė pothuaj
e barabartė me meshkujt dhe ka njė rol tė pazėvendėsueshėm nė ēdo
sektor tė jetės.
Ngado qė ta nisėsh balafaqimin, do tė kesh
njė rezultat mjaft tė trishtė: nė Kuvendin e Shqipėrisė femrat
numėrohen me kokrra, (megjithėse edhe ato nuk mund tė konsiderohen si
gratė mė me potencial), nė qeverinė mė tė fundit tė kabinetit Nano ka
vetėm njė tė tillė, nė pushtetin lokal, nė pushtetin gjyqėsor, nė tė
gjitha insitucionet nė shkallė kombėtare ose nė departamente tė
ndryshme shteėrore ato shfaqen rrallė e mė rrallė qoftė pėr hir tė
emancipimit tė ulėt tė politikės, qoftė nga trysnitė e ndryshme dhe
nga paragjykimet e vjetra dhe tė reja, qoftė edhe nga njė traditė qė
nuk e vė gruna nė peidestalin qė i takon. Njė ndryshim i
konsiderueshėm ka ndodhur nė Bashkinė e Tiranės, ku jo vetėm dy
nėnkryetaret janė femra tė mirėshkolluara, por edhe shumė departamente
drejtohen plot aftėsi nga femrat.
Nėse do tė bėnim njė pėrpjekje tė hetonim
gratė qė janė pėrshtatur dhe qė kanė bėrė emėr nė kėtė tranzicion tė
gjatė dhe tė vėshtirė shqiptar, mund tė veēonim disa syresh mes tė
cilave Valentina Leskaj, ish ministre e Punės, por mė shumė drejtuese
e shoqatės pėr planifikimin familjar, shoqatė kjo me reputacion tė
ndjeshėm brenda dhe jashtė vendit; kėshtu me Diana Ēulin qė drejton
njė organizatė grash, me Elsa Ballaurin qė drejton Grupin Shqiptar pėr
tė Drejtat e Njeriut, me Ana Gjokutaj, ish gazetare e Radio Tirana dhe
aktualisht specialiste e marrėdhėnieve me Publikun nė misionin e
Bankės Botėrore, me Kozara Katin kryetare e QSHDNJ, me Vasilika Hysin,
kryetare e komitetit shqiptar tė Helsinkit, me pedagogen Vjollca Ibro,
ish rektore e Universitetit Bujqėsor Kamėz dhe zėvendėsministre e
Bujqėsisė, me poeteshėn e talentuar Mimoza Ahmeti qė drejton njė
shtėpi botuese tė suksesshme, me Valdet Salėn, drejtuese projektesh nė
fondacionin Soros, me Juliana Hoxhėn, kryetare e Partners-Albania dhe
e organizatave tė tjera prestigjioze, etj.
Dhe pasi ke bėrė kėtė paradė tė grave apo
tė femrave qė kanė njė emėr publik (jo se ua ka falur kush por se kanė
punuar falė aftėsive tė tyre dhe pėrkushtimit tė admirueshėm),
menjėherė vjen ngėrēi dhe ndihesh keq kur vėren se njė masė e madhe e
kėtij komuniteti ėshtė e nėnshturar dhe e papėrkrahur; disa prej tyre
janė nėn kushtet e vėshtira tė divorcit dhe tė pamundėsisė pėr tė
siguruar njė jetesė normale pėr fėmijėt dhe familjet e tyre, shuėm
janė pre e varfėrsiė sė tejskajshme, e prostitucionit, e rrahjes dhe e
fyerjes edhe nė mjedise publike; njė mentalitet dhe praktikė
maskiliste qėndron si muranė nga skajet mė tė humbura dhe tė
prapambetura e deri nė mjediset e ndritshme tė njė kryeqyetthi qė
ndryshon.
Pasi ke bėrė njė pasqyrė bardh e zi tė
gjendjes sė gruas dhe tė femrės shqiptare, pas i ke mėshuar mė shumė
tablos sė zymtė nė tė cilėn ėshtė e zhytur ajo, nuk mund tė mos thuhet
se nuk ka edhe alternativa pėrmirėsimi.
Pėr tė pasur njė pjesėmarrje mė tė madhe
tė gruas nė vendim-marrje si dhe pėr tu gjendur ajo e pėrfaqėsuar nė
Kuvend ose nė qeveri; shoqėria civile mund tė kontribuojė mė shumė qė
organizatat politike tė grave tė jenė mė nė unison duke ndėrmarrė
aksione tė pėrbashkėta. Kėtė e pohojmė se shpesh, duke u tėrhequr
kėrraba nga forca politike qė pėrfaqėsojnė, kanė bėrė me njėra tjetrėn
njė luftė donkishoteske dhe tė pakuptimtė. Nė momentin e kuvendeve tė
partive politike, sensibilizimi i strukturave partiake pėr tė
pėrfshirė mė shumė gra, nuk mund tė jetė jo fort i dobishėm. Caktimi i
njė pėrqindje normative, ėshtė gjithashtu njė formė qė komuniteti
ndėrkombėtar vendos pėr politika tė vendeve tė ngjashme me ne.
Organizmi i protestave qytetare, duke
gjetur forma ndikuese edhe pėr opinionin publik, mund tė kontribuonin
gjithashtu nė njė pėrmirėsim tė gjendjes sė gruas. Kėto protesta,
kryesisht ndaj pushtetit ekzekutiv dhe ndaj Kuvendit, mund ti
detyronin kėta tė fundit pėr tė vėnė disa kuota pėrfaqėsimi pėr gratė
qė, megjithėse nuk janė demokratike, pėrmirėsojnė ndjeshėm situatėn
ekzistuese.
loloci_rita@yahoo.com
Kryetare e Unionit Rinor pėr tė Drejtat e
Njeriut
|
|