- Parlamenti
Evropian mė ka dhėnė ēmimin "Sakharov" nė vitin 1998 dhe unė u
ndjeva i nderuar. Natyrisht sot ndihem shumė mė mirė, sepse nė
vitin kur unė e kam marrė kėtė ēmim, Kosova ka qenė nė luftė. Sot
Kosova ėshtė e lirė, ndaj dhe pjesėmarrja ime sot nė Parlamentin
Evropian ėshtė domethėnėse, sepse tregon qė lidhja e Bashkimit
Evropian me Kosovėn vjen gjithnjė duke u forcuar.
-
- Problemi qė duhet
tė zgjidhim tani ėshtė ai i njohjes formale tė pavarėsisė sė
Kosovės. Njohja e pavarėsisė do tė zgjidhte shumė probleme tė
brendshme tė Kosovės, qofshin ato demokratike, ekonomike, apo tė
sigurisė. Madje njohja e pavarėsisė sė Kosovės do tė qetėsonte
edhe Ballkanin, Shqipėrinė, Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė dhe
gjithė Evropėn Juglindore.
Unė kam insistuar pėr njohjen e drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė sė
Kosovės edhe nė bisedimet qė kam patur me shumė miq kėtu si me
vetė sekretarin e pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi
Annan, presidentin e Parlamentit Evropian, Pat Cox, pėrfaqėsuesin
e lartė tė politikė sė jashtme tė BE, Havier Solana.
- PYETJE: Mesazhi
i Kofi Annan ishte njė mesazh shumė human drejtuar Evropės, qė ajo
t'i hapė dyert emigracionit tė ligjshėm. Ēfarė mendoni ju pėr
kėtė?
PRESIDENTI RUGOVA: Ėshtė njė mesazh
shumė interesant dhe i drejtė. Pavarėsisht nga problemet e shumta
qė ka patur Evropa me emigracionin klandestin dhe qė kjo ka
ndikuar nė konceptin e shteteve evropiane pėrballė kėtij problemi,
mendoj qė ky koncept duhet tė rishikohet. Unė kam kėrkuar njė
liberalizim tė vizave pėr popullin e Kosovės, ashtu siē ka kėrkuar
edhe Shqipėria dhe shtete tė tjera tė Ballkanit.
-
- Mendoj se Bashkimi
Evropian nuk duhet tė frikėsohet nga hapja. Sekretari i
pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara e ka trajtuar kėtė problem nė
kėndvėshtrimin e emigracionit, ndėrsa unė po insistoj nė njė
kėndvėshtrim tjetėr, qė ėshtė ai i integrimit. Bashkimi Evropian
nuk duhet tė frikėsohet nga integrimi i vendeve tė Ballkanit.
-
Duhet tė mundėsohet integrimi i tyre edhe pa i pėrmbushur
detyrimisht kushtet qė BE ka vėnė qė tani, siē janė kushtet pėr
plotėsimin e standardeve, apo ato tė Paktit tė Stabilitetit. Unė
mendoj se kėto kushte mund tė plotėsohen gradualisht.
-
-
Pėr kėtė kemi edhe njė shembull konkret
qė lidhet me futjen e Spanjės, Portugalisė dhe Greqisė nė Bashkimin
Evropian. Kur janė bėrė anėtare tė kėsaj organizate, kėto vende kanė
qenė nė njė situatė mė tė keqe sesa vendet e Ballkanit. Prandaj
vendet e Ballkanit duhet tė pranohen sa mė shpejt.
-
- PYETJE:
A do tė merrni pjesė nė kongresin e Partisė
Popullore Evropiane nė Bruksel?
-
PRESIDENTI RUGOVA:
Po, jam i ftuar i nderit nė kėtė
kongres, qė zhvillohet nė 4 dhe nė 5 shkurt. Ne kemi aplikuar si
parti qė tė bėhemi anėtarė tė kėsaj partie tė madhe dhe tė
rėndėsishme nė gjirin e Parlamentit Evropian dhe besoj se procedura
e pranimit nė kėtė parti do tė mbarojė shpejt.
-
-
- PYETJE:
Kėtė radhė ju keni ardhur pėr tė marrė edhe njė
titull tjetėr, apo jo. Pėr ēfarė titulli bėhet fjalė?
-
PRESIDENTI RUGOVA:
Ėshtė titulli "senator nderi i
Evropės" dhe do tė mė dorėzohet nė Anvers nė 1 shkurt nga fondacioni
i senatorėve tė Evropės, ku ju ftoj tė merrni pjesė. Do tė ketė njė
ceremoni me kėtė rast. Kjo ėshtė njė shenjė e lidhjes mė tė madhe
midis Bashkimit Evropian dhe Kosovės dhe unė ndihem shumė i nderuar.