|
- 31 janar
2004 / TN
-
Myftiu i Kosovės
- Mr. Naim
TĖRNAVA
-
-
Tė nderuar vėllezėr e motra besimtarė!
-
Para dy muajsh festuam Fitėr-Bajramin, nesėr festojmė festėn tjetėr
tė madhe tė Kurban-Bajramit, tė cilėn e karakterizon prerja e
kurbanit dhe shkuarja nė Qabe, e qė nė fakt ėshtė kushti i pestė i
Islamit.
Allahut xh.sh. nė Kur'an thotė:
-
"Thuaj: Namazi im, sakrifica ime-kurbani, jeta ime dhe vdekja ime
janė thjeshtė pėr Allahun, Zotin e botėve. Ai nuk ka shok. Me kėtė
jam i urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve". (El-En'amė, 162-163)
Ndėrsa pėr vlerėn e Haxhit, Allahu e porosit Ibrahimin a.s.: "Dhe
thirr ndėr njerėzit pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsor e edhe
kalorės, me deve tė rraskapitur qė vijnė prej rrugėve tė largėta".
(El-Xhaxh, 27).
-
-
Nesėr prejmė Kurbanin e jemi mė tė
gėzuar ngase kemi kryer edhe njė prej obligimeve vetėm pėr Allahun.
Jemi mė tė gėzuar sepse njė numėr i madh i vėllezėrve dhe motrave
tona gjenden pėr vizitė nė vendet e shenjta. Sot, ata gjenden nė
Arefat tė veshur me petkun e Ihramit qė simbolizon barazinė,
unitetin e dashurinė ndėrnjerėzore. Ata e lusin Allahun pėr paqe dhe
pėr mirėqenie tė pėrgjithshme tė popullit tonė. E lusim Zotin qė
t'ua pranojė lutjet.
-
Meqė kjo festė karakterizohet me sadaka, bėmirėsi, respekt e unitet,
ju ftoj qė nė veprat tuaja tė jeni solidarė e bujarė, nė shpirtin
tuaj tė keni sinēeritet, ndėrkaq fytyrat tuaja le t'i buzėqeshin
kėsaj feste madhėshtore.
Tė nderuar vėllezėr e motra!
-
Me rastin e festės sė Kurban Bajramit kam kėnaqėsinė qė nė emėr tė
Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės t'u urojė festėn e madhe tė
Kurban-Bajramit tė gjithė besimtarėve nė Kosovė, brenda trojeve tona
etnike, dhe atyre qė pėrkohėsisht jetojnė e veprojnė jashtė atdheut.
Me fat festa e Kurban-Bajramit!
-
|
-
|