-
Deēan 31
janar 2004 / TN / Adelina SELIMI -
Kryesia e FR tė LDK-sė, pati njė takim tė hapur me tė rinjtė e
Deēanit me moton "2004 Viti i LDK-sė - Viti Juaj" me rastin e
15-vjetorit tė veprimit politik tė LDK-sė. Pėrpos anėtarėve tė FR
tė LDK-sė nga Kryesia qendrore, i pranishėm ishte edhe Lulzim
Zeneli, kryetar i FR tė LDK-sė.
-
- Takimin e shpalli
te hapur Avni Tolaj, kryetar i degės sė FR-sė nė Deēan, i cili
pasi pėrshėndeti mysafirėt i ftoi te rinjtė qė tė inkuadrohen nė
kėtė debat, pėr t'i shprehur opinionet, kėrkesat dhe kritikat e
tyre.
Kryetari i FR tė LDK-sė, Lulzim Zeneli, duke iu drejtuar tė rinjve
deēanas, tha se ky projekt qė po realizohet me pėrfshirje tė gjerė
nėpėr tė gjitha qendrat e Kosovės, ėshtė pjesė e programit pėr
vitin 2004, qė pėrmes njė komunikimi interaktiv t'i nxjerrė nė pah
problemet, shqetėsimet dhe preokupimet e tė rinjve dhe kjo nismė
FR ėshtė njė hap qė do t'i paraprijė shumė aktiviteteve pėr kėtė
vit.
-
- "Duke ditur se
Kosova po hyn nė njė fazė vendimtare tė pėrcaktimit tė sė ardhmes
dhe kahjes sė saj, unė do tė thosha se ky vit ėshtė shumė
domethėnės", - tha z. Zeneli, duke potencuar se Kosovės mbi tė
gjitha i nevojitet njė qeverisje stabile dhe efikase.
-
- Prandaj tė gjitha
kėto, tha ai, japim argumente tė mjaftueshme qė tė rinjtė duhet tė
jenė mė shumė azhur nė kėtė drejtim dhe tė reflektojnė fuqishėm
opinionin e vet qė do t'i kontribuonte jo vetėm procesit politik,
por edhe tė gjitha proceseve zhvillimore nė Kosovė.
-
- Nė vazhdim
kryetari i FR tė LDK-sė tha se nė kėtė vit mbahen zgjedhjet
nacionale qė janė tė rėndėsisė kapitale pėr Kosovėn, prandaj nė
kėto zgjedhje zėri i tė rinjve duhet tė dėgjohet shumė mė tepėr
pėr vetė faktin se shumė nisma, shumė procese qė kanė filluar dhe
nė kėtė fazė qė priten tė fillojnė e kanė tė bėjnė me pėrcaktimin
e elementeve strategjike pėr Kosovėn.
-
- Ai kėrkoi njė
mobilizim tė gjithanshėm tė potencialit tė tė rinjve, meqė tė
rinjtė kanė potencial pėr ta dėshmuar, dhe pėr tė marrė
pėrgjegjėsi pėr tė qenė pjesė e tė gjitha proceseve. Gjatė kėtij
debati u shtruan shumė ēėshtje pėr diskutim nga tė rinjtė e
Deēanit, tė cilave iu pėrgjigjėn kryetari Zeneli dhe anėtarėt e
kryesisė tė FR tė LDK-sė.