|
-
31 janar 2004 / TN
-
-
-
Del nė Francė libri i
Kadaresė "Vajza e Agamemnonit". Poeti shqiptar dėshmon se nuk ka
qenė disident pėrgjysmė
-
-
Si arriti tė kalojė tri
romanet e tij sekrete nė Francė duke i vendosur emra gjermane pėr
t'i shpėtuar njė kontrolli tė mundshėm dhe porosia qė i la mikut tė
tij Claude Durand t'i botonte nė rast vdekjeje "aksidentale". Para
se regjimi ta shenjtėronte ideologjikisht
-
-
-
Alida BEQIRI
-
-
Metafora
-
-
Ismail
Kadaré nuk u pėrkul. Kush e cilėsoi si njė disident pėrgjysmė, si
njė shkrimtar tė madh, shumė tė dobėt pėr tė kundėrshtuar diktaturėn
komuniste tė Enver Hoxhės, nuk e njihte tė vėrtetėn. Nė fakt ka dalė
njė sekret i sė kaluarės sė tij: njė roman i shkruar nė vitet '80,
kur regjimi shqiptar ishte ende i fortė dhe persekutonte
sistematikisht disidentėt. "Vajza e Agamemnonit" ka dalė nė shitje
nė Francė: e dėshmon sfidėn direkte dhe tė rrezikshme qė romancieri
i shquar, disa herė kandidat pėr "Nobel", i krahasuar me figura tė
mėdha simbolizuese si Havel apo Solzhenicin, iu kundėrvu diktaturės.
Tani dimė qė Kadaré jo vetėm denoncoi nėpėrmjet letėrsisė atė qė
ndodhte nė vendin e internimit, mbretėrinė e stalinizmit shqiptar,
por nxori fshehtas jashtė shtetit, disa vepra tė ndaluara.
-
-
Vjen nė
Paris saktėsisht nė 1986-ėn. Duke shfrytėzuar njė nga privilegjet
prej intelektuali, nė atė vit, Kadare arrin tė qėndrojė pak ditė nė
Francė, Paris (qytet, ku pak vjet mė vonė, bėhet rezidenca e tij nė
mėrgim). Ishte atėherė, kur vendos tė kamuflojė tre romane tė
ndaluara qė denoncojnė regjimin, pėrveē njė pėrmbledhjeje me poezi,
nėn njė aparencė gjermanike: emra dhe ambjente gjermane do tė
gėnjenin sytė, nė rast se dorėshkrimet do t'i gjendeshin gjatė njė
kontrolli.
-
-
Sidoqoftė,
materialin "e nxehtė" arriti ta mbyllė nė njė kasetė sigurie tė
bankės pariziene "Banque de la Cité", e ia besoi ēelėsin mikut
francez Claude Durand, me rekomandimin tė mbante sekretin pėr tė
gjithė kohėn e nevojshme. Po, por pėrsa kohė? Atėherė nuk vihej re
as shembja mė e vogėl e murit tė diktaturės, njė akt i thjeshtė
disidence mund t'i shkatėrronte karrierėn, njė gjest i hapur
rezistence, burgun ose jetėn. Tė mos flasim pastaj pėr atė qė duhej
tė priste njė si ai, krenaria kombėtare e letėrsisė, nėse do ta
arrestonin si agjent sekret qė punonte pėr tė huajt dhe tradhtar tė
atdheut: i gjykuar i padenjė tė vazhdojė tė publikojė libra, ndoshta
i degdisur nė ndonjė kamp riedukimi nė malet e Shqipėrisė.
-
-
Pra do tė
bėhej fjalė, pėr njė gjest kurajoz politik. Claude Durand-it i
rekomandoi tė publikojė ato romane vetėm nė rast tė vdekjes sė tij
tė papritur, natyrale apo "aksidentale". Dhe kėtė botim ta bėnte
shumė shpejt pėr tė parandaluar fushatėn e parashikueshme tė
shenjtėrimit ideologjik, dhe pėrkatėsisė sė shkrimtarit nė gjirin
komunist, gjė qė regjimi nuk do ta linte pa praktikuar.
-
-
Gjėrat,
pastaj, rrodhėn ndryshe: Kadaré mundi ta linte vendin e tij katėr
vjet mė vonė, kur sekreti nuk i ishte zbuluar dhe nuk i ishte prekur
asnjė fije floku. Dhe u shndėrrua menjėherė, nė sytė e botės
intelektuale pariziene dhe sytė e shumė intelektualėve, nė njė
ekzemplar tė letėrsisė me fytyrė ndryshe, armik i diktaturės por qė
i mbajti tė fshehura dėshirat dhe mendimet e tij.
-
-
Tė gjitha
gėnjeshtra? Tani, me publikimin nė Francė tė njėrit prej tri
romaneve tė tij sekrete, "Vajza e Agamemnonit", mund tė pėrgjigjemi:
po, ishin gėnjeshtra. Megjithatė, diēka tė veēantė, nė Kadarenė e
atėhershėm, efektivisht, kishte. Sepse fakti qė romani mbeti i
mbyllur pėr shumė vite nė kasetėn e sigurisė tė bankės, ėshtė njė
aktakuzė e padiskutueshme kundėr regjimit shqiptar; por nė
psikologjinė e protagonistit tė tij, tė cilit, nuk iu tregua emri,
veprojnė fantazmat personale tė shkrimtarit, ndenjat e tija tė
fajit, tmerret, ndėrgjegjėsimi pėr njė kompromis tė pashmangshėm.
-
-
Nė fakt,
heroi i historisė, njė gazetar televiziv antikonformist i moderuar,
merr njė ftesė tė papritur e tė pabesueshme pėr tė qenė i pranishėm
nė njė tribunė nderi, nė paradėn komuniste tė 1 Majit. Pėr njė
privilegj tė tillė, falė tė cilit djaloshi kalon mes shumė anėtarėve
besnikė tė nomeklaturės, i kėrkohet tė paguajė njė ēmim: duhet tė
ndahet nga Suzana, e dashura e tij, vajza e njė funksionari tė
regjimit qė me kėtė lidhje rrezikonte karrierėn e tė atit.
-
-
Duket gjė
e vogėl, aq mė tepėr qė ėshtė vetė vajza qė ia kėrkon. Suzana nuk do
tė vijė nė takimin e fundit, duke e liruar atė nga pesha e fatit. E
ndėrkaq, ndėrsa protagonisti pėrpiqet tė gjejė vendin e tij nė
tribunė, vend qė e kanė zili shumė tė privilegjuar tė regjimit,
papritur njė krahasim i tmerrshėm bėhet nė mendjen e tij.
-
-
Sakrifica
e sapobėrė, dashuria e ndaluar pėr Suzanėn, i kujton gjestin e
Agamemnonit nė Greqinė e lashtė: kur mbreti dha urdhėr tė
sakrifikonin vajzėn e tij Ifigjeninė pėr suksesin e sulmit detar
kundėr trojanėve. Edhe ai, nė fund tė fundit, ka bėrė tė njėjtėn
gjė? Pranoi tė vrasė Suzanėn nė zemrėn e tij pėr tė bėrė karrierė
nėn hijen e diktatorit. Si nė njė legjendė tė tmerrshme shqiptare,
djaloshi ynė ra nė gropėn e shqiponjės sė ferrit: ajo do ta ēojė
gjithmonė e mė lart, nėse ai vazhdon ta ushqejė gjatė udhėtimit me
mishin e tij.
-
-
Ēmimi
ėshtė vėrtet i lartė, e ne mund tė marrim me mend se protagonisti i
romanit nė fund nuk do ta paguajė. Pikėrisht si alter egoja e tij
Ismail Kadaré. U pėrball me tė keqen dhe gjeti forcėn tė rebelohej:
ja ajo qė tani e tutje duhet tė besojmė pėr autorin e "Pallatit tė
ėndrrave".
-
- _____________
-
-
Il libro:
Ismail Kadaré, "La fille d'Agamemnon", Fayard, pagine 130, 12
-
-
Marrė nga Corriere della Sera
|
|