|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Partitė opozitare duhet tė tregojnė kulturė tė lartė politike

 
 

 
30 janar 2004 / TN
 
- Njė  gjė nuk e kanė tė qartė pėdėkėistėt dhe aakėsitėt: nuk fitohet pushteti me shpifje, me denigrime, me akuza kuturu.
 
Shkruan: Nazmi LUKAJ
 
Sa mė shumė qė po afrohen zgjedhjet parlamentare nė Kosovė, aq mė e ashpėr po bėhet fushata e PDK-sė dhe e AAK-sė kundėr LDK-sė, kundėr kryetarit tė Kosovės- Ibrahim Rugovės dhe kundėr njerėzve qė e kanė pėrkrahur kėtė parti. Kjo fushatė e pakulturuar, nisi me Hashim Thaēin nėpėr disa komuna, i cili hodhi gur e dru nė adresė tė kėsaj partie dhe njėshit tė Kosovės, dr. Rugovės, e vazhdoi pastaj edhe nė gazetėn qė e kontrollon ai, e cila po i lejon vetes me vullnet a me detyrim qė tėrė kėtė vrazhdėsi politike ta botojė nė faqet e saj, duke thirrė ēdo ditė, sikurse edhe tutorėt qė e kanė krijuar, pėr linēimin e LDK-sė nga skena politike, tė dr. Rugovės dhe tė akademik Mark Krasniqit, tė gazetarėve qė e mbrojnė LDK-nė etj.
 
Nė kuadėr tė kėsaj fushate, pėdėkėsitėt nuk u ngritėn nė kėmbė pėr ta nderuar presidentin e Kosovės, pėr tė cilin akt morėn edhe bekimin e aleancistėve tė Ramushit!!! Duke e ndjekur atė maksimėn  popullore " pėr inat tė vjehrrės, mė vdektė djali", vepruan sikurse deputetėt serbė, tė cilėt falė taktizimeve tė OSB-sė, vazhdojnė tė luajnė me ndjenjat e shqiptarėve. Gjesti i mosngritjes nė kėmbė edhe tė aleancistėve dėshmoi edhe njė herė  njė fakt tė rėndėsishėm: se aleancistėt nuk kanė koncept tė vetin politik, por se ata bėjnė si u thotė PDKja. Pra: uluni, uluni! Ēoniu, ēoniu!
 
Kjo do t'i hakmerret AAK-sė nė zgjedhje, sepse tashmė ėshtė bėrė e qartė se Ramush Haradinaj nuk ėshtė duke e ndėrtuar njė politikė tė veten, por vazhdon tė jetė kartė e Hashimit nė  politikėn tonė, pa menduar fare se ėshtė duke e relativizuar veten gjithnjė e mė tepėr. Po vazhdoi kėshtu, AAK-ja dhe Ramush Haradinaj mė nuk do tė konsiderohen si subjekt qė kanė koncept tė vetin politik, por vetėm si njė krijesė qė ėshtė formuar pėr interesa tė PDK-sė.
 
Nė kėtė mėnyrė, si po vepron AAK-ja, ėshtė duke e rrezikuar veten qė nė zgjedhjet parlamentare qė do tė mbahen kėtė vit, ta zvogėlojė pėrqindjen e vet, pasi veē edhe tek anėtarėsia e saj, edhe tek zgjedhėsit po e dėshmon veten se nuk ėshtė subjekt i pavarur, po veē njė servis i PDK-sė. Edhe gazeta e kėsaj partie nuk dallon asgjė nga koncepti i gazetės sė PDK-sė. Ajo, veē qė vazhdon me ato shkrimet e egra pėr t'i denigruar kombėtarisht e politikisht tė gjithė ata qė e mbrojnė LDK-nė dhe kryetarin dr. Rugova, nė faqet e saj po i jep hapėsirė tė madhe figurave politike tė PDK-sė, duke e njėjtėsuar konceptin e vet me gazetėn e kėsaj partie. Aty mė i vrazhdi nė ato intervistat qė jep, ėshtė, si edhe mė parė, Hydajet Hyseni, i cili, deri mė tani, ndėrroi disa parti.
 
Por, nuk  do tė jetė e largėt dita, kur ai do tė flasė kundėr PDK-sė, ashtu si po flet ndaj LDK-sė dhe kryetarit Rugova, pėr tė cilin nėntė vjet thurri panagjerikė dhe alaluloi. Ndėrsa nė gazetėn e PDK-sė, vazhdon  tė zvetėnohet  politikisht duke vepruar si Hidajeti "njeriu qė i di tė gjitha"- Rexhep Qosja, i cili po shkarravit sa po mundet. Rexhep Qosja / nuk po i them akademik, se akademiku nuk shan ēdo ditė kundėr njė individi dhe njė partie/, nga njė penė e madhe dhe nga njė njeri i respektuar shumė dikur, ka shndėrruar veten nė njė tupanxhi tė  paraqitjes sė ēdo gjėje tė keqe nė punėn e LDK-sė dhe tė kryetarit tė saj dhe tė Kosovės-dr. Ibrahim Rugovės!!! Ky ėshtė  shndėrruar nė njė tupanxhi tė mjerimit tė vet dhe tė fundosjes definitive  nė jetėn tonė politike.
 
S'i ka mbetur tjetėr, pos ta marrė tupanin e t'i bjerė pėrmidis Kosovės, e tė kėndojė kėngė kundėr dr. Rugovės, LDK-sė, Dacit e tė tjerėve. S'e di se si kaq poshtė e lėshoi veten qė tė njėjtėsohet me akulturėn politike tė fushatės sė egėr tė pėdėkėsitėve dhe tė tė tjerėve???!!! Na i topiti sytė  duke shkruar  se dr. Rugova ka qenė nė Beograd, kur krejt bota e di se si ka shkuar ai atje!!! Kėtij tupani nuk po ndalet t'i bjerė, por askush s'po e dėgjon ritmin e melodisė qė po e mban. Njerėzit ēuditen se si ėshtė e mundshme qė kėtij kurrė dr. Rugova nuk ia ktheu ndonjė fjalė tė keqe, pas gjithė kėtij rrebeshi fyrjesh qė ia bėri nė adresė tė tij. Dhe pėrgjigjja u del: pėr shkak se ka nė shpirtin e tij elementin njerėzor, tė cilin e kanė vetėm njerėzit me kulturė tė lartė, si dr.Rugova.
 
S'di si Qosja kurrė s'i ka bėrė pyetje vetes: "More, unė s'lashė gjė pa i thėnė kėtij njeriu, e kurrė njė fjalė tė keqe nuk ma tha? A jam i lig, a jam kaq shpirngushtė a ē'dreēin ėshtė me mua qė po tregohem kaq i nivelit tė ulėt, e jam kinse akademik me emėr?". Nė kuadėr tė fushatės sė egėr kundėr dr. Rugovės dhe LDK-sė, hyn edhe fushata denigruese e Nikė Gjeloshit ndaj akademik Mark Krasniqit, vetėm pse e ka pėrkrahur dr. Rugovėn dhe partinė e tij. Kjo vjen si pėrpjekje e PDK-sė pėr ta vendosur nė krye tė PSHDK-sė Nikė Gjeloshin, i cili, si kundėrshpėrblim, do t'ia hiqte kėtė parti nga pėrkrahja. Nika e ka gjetur njė akademik nė moshė tė thyer pėr t'u hakmarrė kaq ultėsisht ndaj tij!!! Po mendon se ėshtė duke bėrė diēka, por, nėse    ka pak vetėdije politike, ato denigrime qė ia bėn Markut e kanė zhdukur nga skena politike pėrgjithmonė, sepse me to e ka neveritur veten nė popull, tek i cili akademik Krasniqi ėshtė shumė i dashur dhe i respektuar, pėr kontributin kombėtar nė shėrbim tė tij.
 
Nika, duke menduar se do tė arrijė diēka andej kah ia kanė ndezur motorėt pėdėkėistėt, me kėto akuza do ta mbarojė karrierėn e vet si politikan pėrjetė. / O ndal, Nikė Gjeloshi, e mos ju turr pleqve, e njerėzve qė s'kanė askėnd tė vetin tė afėrm nė Kosovė pėr t'i dalė Zot! Jo me penė se asi ka boll qė i dalin zot, por pėr tė tė ardhur nė odė burrash, nėse e ke pasur ndonjėherė, e tė tė thonė: " Ndale turrin, se ka burra qė ta ndalin!". Se edhe demokracia ka kufij /.
 
Egėrsia e kėsaj fushate, "sipas kohės qė po mbretėron"   po thellohet gjithnjė e mė tepėr. Kėto s'janė shenja tė mbara pėr Kosovėn, qė sot po ecėn tehut tė bėhet e pavarur a tė mbetet nė SRM, si po na e thonė edhe disa diplomatė tė huaj. Edhe pėdėkėistėt, edhe aleancistėt, si duket, kurrė s'do ta marrin vesh njė gjė: se, sė pari, duhet tė tregojnė kulturė politike tė lartė, pėr ta bindur kėtė popull se mund ta marrin drejtimin e tij.
 
Kėshtu si po veprojnė, veē janė duke e irituar gjithnjė e mė shumė. Bile edhe vetė anėtarėsinė e vet. Po ku ka parti opozitare nė shtetet e pėrparuara, ku anėtarėt e saj tė lartė i thonė kryetarit tė shtetit fjalė fyese, si: "ai flet pallavra", "kryetari  tallet me popullin",  kryetari ashtu e kėshtu, pastaj duke e nxjerrė nė fotografi me Milosheviqin etj. A e dinė pėdėkėistėt dhe aleancistėt se Oēalanin e kanė detyruar turqit me dhunė tė japė deklarata tė pavaforshme pėr popullin e tij, por s'ka kurd qė atė nuk e respekton? PDK-ja dhe AAK-ja, sė pari, duhet tė bėjnė pėrpjekje ta krijojnė njė kulturė politike, sepse duke e sharė LDK-nė e Rugovėn,  vetveten po e nxjerrin gjithnjė e mė tepėr si parti infantile.
 
Ky kod nėnkupton se ato duhet tė kritikojnė me fakte se ēka ka bėrė e ēka nuk ka bėrė dr. Rugova pėr tė mirėn e pavarėsisė sė Kosovės, kur ditė e natė ka punuar dhe po punon pėr tė? E jo me denigrime, me akuza tė pabaza ndaj tij dhe LDK-sė, tė stilit tė shprehjeve tė lartpėrmendura, qė nuk i bėjnė nder asnjė partie as nė Bangladesh.
 
Edhe PDK-ja ,edhe AAK-ja, edhe ēdo parti tjetėr qė synon tė vijė nė pushtet, sė pari, duhet ta kenė njė platformė tė kulturės politike, e cila i drejton si tė mos dalin parti foshnje. Dhe se si  duhet tė sillen nė Parlamen, e jo akuzo pėr korrupsion, e vetė janė aty, karakaturizoje presidentin, e vetė janė tė karakaturizuar, sulmo se nuk po mbrohen interesat kombėtare, e vetė me asnjė hap nuk po e dėshmojnė se ky ėshtė qėllimi i tyre.
 
Ku ka nė botė qė i thonė fjalė kaq tė ulėta  presidentit, siē i thonė opozitarėt te ne nė Kosovė nė shtyp? Nė Kuvend? Nė bideda me diplomatėt e huaj? Ēdokund.Kjo vlen edhe pėr AAK-nė. Andaj, ata qė i drejtojnė kėto parti, duhet t'ia vėnė mirė gishtin  kokės se si janė duke u sjellė e vepruar. Se koha ėshtė tė dėshmohemi se tė gjitha partitė i kemi tė kulturuara. Se duhet ta respektojmė presidentin, si e respektojnė tė gjitha partitė opozitare tė  botės. Se bota njė vend ku partitė opozitare e respektojnė kryetarin e shtetit, e pėrkrah, sepse ai vend ka kulturė politike.
 
Njė  gjė nuk e kanė tė qartė pėdėkėistėt dhe aakėsitėt: nuk fitohet pushteti me shpifje, me denigrime, me akuza kuturu, por me kulturė politike, qė do tė thotė tė kritikojnė kur tė gjithėve na bindin se ėshtė ashtu, sado tė flakė tė jemi pas LDK-sė, kur t'i zgjedhin fjalėt nė opinion e nuk pėrdhosin figura kombėtare, kur i ngriten kryetarit tė vet nė kėmbė e nuk e barazaojnė veten me serbėt " pėr inati tė vjehrrės". Me njė fjalė, kur ta dėshmojnė njė tjetėr gjuhė politike. Atė gjuhėn qė e kanė tė gjitha partitė politike opozitare nė tė gjitha vendet e pėrparuara tė botės. Ky do tė ishte kontributi i tyre mė i madh pėr Kosovėn.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.