| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova: BE nuk duhet tė frikėsohet nga hapja ndaj
shteteve tė rajonit tė Ballkanit
-
Holkeri ka takuar pėrfaqėsuesit e partive kryesore para shkuarjes nė
Nju Jork
-
Kryeparlamentari Daci priti ish-shefin e OSBE-sė, Uiliam Uoker
-
Qeveria e Kosovės nė vazhdimin e mbledhjes sė 84 ka shqyrtuar disa
ēėshtje
-
Ros
i impresionuar me punėn e grupeve punuese
-
Novicki i shkruan Kadisė pėr personat qė janė kthyer nga burgjet
serbe mė 2002
-
Gjenerali Bronstrom vizitoi Podujevėn
-
Lutfi Haziri merr pjesė nė njė konferecė nė Londėr pėr Mitrovicėn
-
Asambleja e Prishtinės shqyrtoi disa ēėshtje tė infrastrukturės
komunale
-
Gjilan: Gjysma e buxhetit do tė investohet nė projektet kapitale
-
Zeneli: Rinia e Kosovės ka potencial dhe energji qė tė pėrballet me
tė gjitha sfidat qė u takojnė tė rinjve
-
Nė
Ulqin do tė qėndrojnė 200 fėmijė jetimė nga Kosova
-
Pėr
festėn e Bajramit ndihmohen shumė familje dhe fėmijė jetimė tė
Llapit
-
Ministri i Arsimit tha se institucionet arsimore nuk kanė kushte pėr
shėrbime fetare
-
Nė
Prishtinė njė grup shkrimtarėsh dhe pėrkthyesish themeluan
PEN-Qendrėn e Kosovės
-
Mbrėmė nė Prishtinė u ndezėn qirinj nė shenjė nderimi pėr ushtarin
shqiptaro-amerikan tė vrarė nė Irak
-
Nė
Pejė ėshtė arrestuar Blerim Berisha, ish-pjesėtar i UĒK-sė
-
Armėt qė janė pėrdorur gjatė luftės nga UĒK do tė ruhen nė Muzeun e
Kosovės
-
Serbėt e Kosovės ripėrsėrisin tė mos marrin pjesė nė grupet punuese
pėr standardet
-
Grupi i parė i policėve tė Bashkimit Evropian ka arritur nė Shkup
dhe Tetovė
-
Evropa e mbėrthyer nga tė ftohtit dhe dėbora
-
Hamasi kėrcėnohet me rrėmbimin e ushtarėve izraelitė
-
Kanibali gjerman dėnohet me 8 vjet burgim
-
Njė
gueril ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nė Irak
-
Tė
paktėn 14 veta kanė humbur jetėn nga rrėshqitja e dheut nė Indonezi
-
Nė
Afganistan u vranė 7 ushtarė amerikanė nga njė shpėrthim aksidental
-
Inkursion i forcave izraelite nė Betlehem
-
Sekretari i ri i Pėrgjithshėm i NAT0-s po viziton Shtetet e
Bashkuara
-
Rajs: Jo hetimeve tė pavarura pėr armėt irakiane
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova: BE
nuk duhet tė frikėsohet nga hapja ndaj shteteve tė rajonit tė
Ballkanit
-
-
Bruksel, 30 janar 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim
Rugova tha se ka kėrkuar njė liberalizim tė vizave pėr popullin e
Kosovės, ashtu siē ka kėrkuar edhe Shqipėria dhe shtetet e tjera tė
Ballkanit. "Mendoj se Bashkimi Evropian nuk duhet tė frikėsohet nga
hapja ndaj shteteve tė rajonit tė Ballkanit.
-
-
Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė
Bashkuara e ka trajtuar kėtė problem nė kėndvėshtrimin e
emigracionit, ndėrsa unė po insistoj nė njė kėndvėshtrim tjetėr, qė
ėshtė ai i integrimit", i ka thėnė Presidenti Rugova r gazetės "Bota
sot".
-
Gjithashtu Presidenti Rugova ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk
duhet tė frikėsohet nga integrimi i vendeve tė Ballkanit, por duhet
tė mundėsohet integrimi i tyre edhe pa i pėrmbushur detyrimisht
kushtet qė BE-ja i ka vėnė qė tani.
-
"Mendoj se kėto kushte mund tė plotėsohen grdualisht. Pėr kėtė kam
edhe njė shembull konkret qė lidhet me futjen e spanjės, Portugalisė
dhe tė Greqisė nė Bashkimin Evropian.
-
-
Kur janė bėrė anėtare tė kėsaj
organizate, kėto vende kanė qenė nė njė situatė mė tė keqe se sa
vendet e Ballkanit. Prandaj, vendet e Ballkanit duhet tė pranohen sa
mė shpejtė", the mes tjerash Presidenti Rugova.
-
-
-
Holkeri ka takuar
pėrfaqėsuesit e partive kryesore para shkuarjes nė Nju Jork
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Shefi i UNMIK-ut Hari
Holkeri ka takuar sot pėrfaqėsuesit e tri partive kryesore - LDK,
PDK dhe AAK - dhe i njoftoi ata rreth raportit pėr Kosovėn qė do ta
paraqesė para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, mė 6 shkurt.
-
Ndėrkaq, pėrfaqėsuesit e tri partive kėrkuan nga Holkeri qė nė Nju
Jork tė marrė edhe ndonjėrin nga pėrfaqėsuesit e institucioneve tė
Kosovės. Ndonėse zėri i Holkerit nuk ėshtė zėri i Kosovės, ata thanė
megjithatė se ai do tė prezentojė realitetin nė Kosovė dhe progresin
e arritur.
-
Holkeri ka pasur njė takim edhe pėrfaqėsuesit e koalicionit serb
"Kthimi".
-
-
-
Kryeparlamentari Daci
priti ish-shefin e OSBE-sė, Uiliam Uoker
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Kosova ka hyrė nė njė
fazė tė zhvillimit tė saj kur kėrkohet njė depėrtim ndėrkombėtar i
institucioneve tė Kosovės, prandaj kemi nevojė pėr ndihmėn e miqėve
tė verifikuar, ėshtė shprehur kryetari i Kuvendit tė Kosvės, Nexhat
Daci, nė takim njė me ish-shefin e OSBE-sė Uiliam Uoker.
-
-
Daci ka shprehur mirėnjohejen e thellė
pėr gjithė atė qė ka bėrė zoti Uolker pėr Kosovėn dhe popullin e saj
dhe ėshtė shprehur se populli i Kosovė do t'i jetė pėr jetė
mirėnjohės.
-
Ish-ambasadori Uoker, i cili ėshtė anėtar i njė grupi nė
Universitetin e Harvardit pėr lobim nė SHBA dhe ndihmė
institucioneve tė Kosovės pėr procese pozitive e pėr depėrtim
ndėrkombėtar tė Kosovės, ėshtė angazhuar pėr sigurimin e pėrkrahjes
sė liderėve botėrorė pėr avancimin e statusit tė Kosovės.
-
Kryeparlamentari Daci e ka mbėshtetur angazimin e kėtij grupi dhe tė
zotit Uoker dhe ėshtė zotuar se bashkėrisht do tė bėjnė punė tė mirė
pėr Kosovėn.
-
-
-
Qeveria e Kosovės nė
vazhdimin e mbledhjes sė 84 ka shqyrtuar disa ēėshtje
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Qeveria e Kosovės nė
vazhdimin e mbledhjes sė 84 ka shqyrtuar disa ēėshtje. Ajo ka
formuar Komisionin Ndėrministror pėr pėrgatitjen e prioriteteve tė
Qeverisė dhe ka
shqyrtuar raportin e procesit tė njėsisė Qendrore tė Prokurimit, i
prezentuar nga pėrfaqėsuesi i prokurimit.
-
-
Nė mbledhje u diksutua mjaft nė lidhje
me kėtė raport, pėr parregullsitė apo moskompletimet e
dokumetacioneve, sepse raporti nuk ka qenė i plotė. Nėse ka elemente
tė shkeljeve, atėherė do tė zbatohen procedurat ligjore, u tha nė
mbledhje.
-
Nga nėngrupi pėr Energjetikė, u shqyrtuan sygjerimet e dhėna
Qeverisė pėr projektet e KEK-ut.
-
Ministrat do tė paraqesin qėndrimin e
Qeverisė nė Kėshillin Ekonomik Fiskal.
-
U shqyrtua edhe kėrkesa e UNMIK-u drejtuar Qeverisė pėr projekte tė
TMK-sė pėr vitin 2004. Qėndrimi i Qeverisė ėshtė afirmativ tė
pėrkrahet kjo kėrkesė, por duhet tė shkohet nė procedurė tė rregullt
buxhetore.
-
-
-
Ros i impresionuar me
punėn e grupeve punuese
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- "Jam shumė i
impresionuar me punėn e grupeve punuese, por jam i frikėsuar nga
disa raste", ka thėnė Kan Ros, koordinator pėr strategji nė zyrėn e
shefit tė UNMIK-ut. Por ai
megjithatė ka paralajmėruar se plani pėr implementimin e standardeve
do tė finalizohet nė mesin e muajit shkurt.
-
-
Sipas zotit Ros, plani pėrveē qė synon
pėrmirėsimin e standardeve tė jetesės dhe funksionimit demokratik tė
institucioneve nė Kosovė, nė tė njėjtėn kohė e pėrgatit Kosovėn pėr
statusin pėrfundimtar.
-
UNMIK-u dhe Qeveria, thotė ai, po bashkėpunojnė ngushtė nė hartimin
e planit dhe nė procesin e standardeve, duke lavdėruar Kryeministrin
dhe stafin e tij dhe duke kritikuar disa ministra tė kabinetit tė
tij, por pa dhėnė emrat e tyre.
-
Ros u bėri thirrje serbėve qė t'i bashkohen punės sė grupeve
punuese, por po qe se refuzojnė, puna do tė vazdojė edhe pa ta.
-
"Ne bezojmė thellė se ėshtė nė tė mirė tė serbėve qė tė marrin pjesė
nė proces, qė tė jemi tė sigurt se zėri i tyre po dėgjohet", tha
Ros.
-
-
-
Novicki i shkruan Kadisė
pėr personat qė janė kthyer nga burgjet serbe mė 2002
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Institucioni i
Ombudspersonit nė Kosovė ėshtė momentalisht duke i shqyrtuar disa
ēėshtje serioze lidhur me personat qė nė vitin 2002 janė kthyer nė
Kosovė nga burgjet nė Serbi.
-
Nė letrėn qė Ombudspersoni i Kosovės, Marek Anroni Novicki, i ka
dėrguar z. Zhan Kristian Kadi, zėvendėsit tė shefit tė UNMIK-ut pėr
Polici dhe Drejtėsi, mes tjerash ai kėrkon tė informohet pėr mėnyrėn
nė tė cilėn UNMIK-u paramendon tė vazhdojė punėn mbi rastet penale
tė personave, procedurat penale kundėr tė cilėve ende nuk kishin
pėrfunduar me aktgjykim tė formės sė prerė nė kohėn kur ėshtė marrė
vendimi pėr t'i kthyer ata nė Kosovė nga burgjet nė Serbi.
-
-
-
Gjenerali Bronstrom
vizitoi Podujevėn
-
-
Podujevė, 30 janar 2004-
Kryetari i komunės sė Podujevės Agim Veliu bisedoi sot me
komandantin e Brigadės Shumėkombėshe Qendra, gjeneralin Anders
Bronnstrom me bashkėpunėtorė.
-
-
Veliu e njoftoi gjeneralin Bronstrom me
situatėn e pėrgjithshme nė komunėn e Podujevės si dhe tė arriturat e
deritanishme, si pėr bashkėpunimin e mirė me administratėn e
UNMIK-ut dhe KFOR-in ēek e sllovak.
-
Ndėrkaq, gjenerali Bronstrom tha se ka ardhur tė takojė kryetarin e
komunės sė Podujevės dhe pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut, tė policisė e
KFOR-it pėr t'u infiormuar drejtėpėrdrejtė me situatėn nė komunėn e
Podujevės.
-
-
Ai tha se nga raportet e KFOR-it ēek e
sllovak shihet se situata ėshtė e mirė dhe Podujeva ėshtė vend i
qetė dhe i sigurtė. Bronstrom e vlerėsoi tė mirė bashkėpunimin mes
komunės dhe KFOR-it, UNMIK-ut dhe policisė.
-
Nė kėtė takim morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut Shahzad Khan
Bagash, komandanti i stacionit policor nė Podujevė Reinmann Bernd
dhe ushtarakė tė KFOR-it ēek e sllovak.
-
-
-
Lutfi Haziri merr pjesė
nė njė konferecė nė Londėr pėr Mitrovicėn
-
-
Gjilan, 30 janar 2004
- Gjatė tė dy ditėve tė kėsaj
fundjave, nė Londėr do tė mbahet konferenca pėr Mitrovicėn, nė tė
cilėn, sė bashku me kryeminstrin e Kosovės, Bajram Rexhepi, do tė
marrė pjesė edhe Lutfi Haziri, kryetar i Asociacionit tė Komunave tė
Kosovės.
-
Para nisjes z. Haziri tha se konferenca organizohet nga "Wilton
Park" dhe ka mbėshtetjen edhe tė qeverisė angleze dhe asaj
norvegjeze, ndėrsa aty do tė diskutohet problemi i Mitrovicės.
-
Mitrovica vazhdon tė mbetet edhe mė tutje njė sfidė e madhe jo vetėm
pėr Kosovėn, e cila nuk ka mundur ende ta shtrijė pushtetin e saj nė
pjesėn veriore, por edhe pėr administratėn ndėrkombėtare, e cila nuk
ka kontroll tė plotė nė atė pjesė.
-
-
-
Asambleja e Prishtinės
shqyrtoi disa ēėshtje tė infrastrukturės komunale
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Nė mbledhjen e parė tė
sivjetshme Asambleja Komunale e Prishtinės shqyrtoi disa ēėshtje, me
theks tė veēantė planifikimit tė rregullimit tė infrastrukturės
komunale, pas reshjeve tė shumta tė shiut ditėve tė fundit dhe tė
pėrmbytjeve tė shumė lagjeve tė Prishtinės dhe tė pjesėve rurale.
-
Nė mbledhje u tha se rregullimi i rrjetit tė kanalizimit do tė jetė
prioritet gjatė kėtij viti.
-
Gjithashtu nė mbledhje u pėrcaktuan edhe tarifat e kompensimit tė
tokės qė shfrytėzohen pėr nevoja publike, u pėrcaktua lokacioni pėr
ndėrtimin e xhamisė nė fshatin Bardhosh dhe iu nda parcela Klubit
Futbollistik "2 Korriku" pėr ndėrtimin e fushės sė sportit.
-
-
-
Gjilan: Gjysma e
buxhetit do tė investohet nė projektet kapitale
-
-
Gjilan, 30 janar 2004
- Kryetari i komunės sė Gjilanit,
Lutfi Haziri ėshtė takuar mbrėmė me drejtuesit e institucioneve
kryesore pėr rajonin e Gjilanit dhe ka biseduar rreth objektivave tė
pėrbashkėta si dhe obligimet nė pėrmbushjen e standardeve, tė cilat
kėrkohen prej kosovarėve nga bashkėsia ndėrkombėtare.
-
Objektivat kryesore tė komunės pėr vitin 2004 janė pėrmirėsimi i
infrastrukturės, shėrbimet publike dhe arsimi. Deri nė qershor ne
planifikojmė t`i realizojmė edhe 74 projekte nga mjetet e zotuara.
Rreth 50 pėr qind e buxhetit komunal ėshtė destinuar pėr investime
kapitale.
-
-
Njėri nga projektet mė tė rėndėsishme
pėr kėtė vit do tė jetė rizhvillimi i qendrės sė qytetit nė
hapėsirėn nga arkivi rajonal e deri te kampi "Montith", tha Haziri.
-
Gjilani shpreson qė sivjet do tė arrijė t`i sanojė edhe pasojat e
tėrmetit tė 24 prillit 2002, pasiqė ėshtė lejuar edhe ndihma e
premtuar mė herėt nga kryeparlamentari Nexhat Daci, nė shumė prej 3
milonė e 700 mijė euro.
-
Rėndėsi tė veēantė pėr ne ka mbėshtetja nga qeveria amerikane, e
cila pėrmes donacioneve do ta ndihmojė zhvillimin e komunės sė
Gjilanit edhe gjatė viteve tė ardhshme, ka thėnė Lutfi Haziri.
-
Edhe komandanti i TMK-sė, Zona e 6-tė, Imri Ilazi, nėnkoloneli i
SHPK-sė, Reshat Maliqi, kryetari i gjykatės sė qarkut, Ymer
Huruglica, kryeprokurori Sabit Maliqi, drejtori i spitalit
regjional, dr. Ukshin Ismajli drejtori i Qendrės pėr mbrojtje
sociale, Arben Mehmeti dhe tė tjerėt kanė folur pėr aktivitetet e
institucioneve qė i drejtojnė ata.
-
-
-
Zeneli: Rinia e Kosovės
ka potencial dhe energji qė tė pėrballet me tė gjitha sfidat qė u
takojnė tė rinjve
-
-
Klinė, 30 janar 2004
- Nė vazhdėn e takimeve qė po
zhvillon kryesia e FR tė LDK-sė nė kuadėr tė projektit "2004 Viti i
LDK-sė - Viti Juaj", dje nė ambientin e Kuvendit Komunal, Forumi i
Rinisė i LDK-sė nė Klinė, organizoi takimin me tė rinjtė, ku u
shprehėn kėrkesat, sugjerimet dhe kritikat e tė rinjve dhe u
identifikuan problemet qė i preokupojnė ata.
-
-
Nė mesin e shumė tė rinjve ishte edhe
nėnkryetari i KK tė Klinės Prenk Gjetaj, njėherėsh edhe kryetar i
degės sė LDK-sė nė kėtė komunė. Arben Limani, kryetar i FR tė LDK-sė
nė Klinė pėrshėndeti kryesinė qendrore tė FR tė LDK-sė, pėr kėtė
iniciativė tė qėlluar.
-
Ndėrkaq, Lulzim Zeneli, kryetar i FR tė LDK-sė, tha se takimi i
sotėm ėshtė nė kuadėr tė njė projekti pėr njė komunikim interaktiv
me tė rinjtė qė pėrmes kėtij takimi tė shfaqėn opinionet e tė rinjve
dhe tė njihen tė gjitha problemet dhe brengat qė janė aktuale. "Kėto
takime vijnė si domosdoshmėri e kohės dhe vetveprimit politik jo
vetėm tė FR tė LDK-sė, por edhe nė nivel tė institucioneve", - u
shpreh ai.
-
-
"Ne e dimė se po hymė nė njė faze qė
ėshtė shumė vendimtare pėr institucionet e Kosovės dhe pėr tėrė
popullin e Kosovės nė pėrgjithėsi, prandaj kontributi i ēdo tė riu
nė ēdo proces ėshtė shumė domethėnės", theksoi Zeneli. Ai tha se
duhet tė ketė njė formulė tė pėrbashkėt pėr eliminimin e problemeve
dhe duhet njė angazhim mė i madh i tė rinjve, i institucioneve, i
qeverisė nė tė gjitha nivelet.
-
Duke iu drejtuar tė rinjve tė Klinės, Zeneli tha se rinia e Klinės
dhe e Kosovės nė pėrgjithėsi ka njė potencial dhe energji qė tė
pėrballet me tė gjitha sfidat qė u takojnė tė rinjve. Tė rinjtė
duhet tė plasojnė mesazhe tė qarta jo vetem pėr subjektet politike,
por edhe nė nivelet institucionale pėr njė nagazhim mė proaktiv,
pėrfundoi ai.
-
Prenk Gjetaj, shprehu mendimin se LDK-ja e degės sė Klinės ka
shpresat nė FR tė LDK-sė, qė ai tė angazhohet qė atė energji tė
rinisė ta shfrytėzoj nė mėnyrė qė tė freskohet me aktivistėt nga
radhėt e saj.
-
Ndėrkaq, nėnkryetari i FR Sejdė Tolaj tha se prioritet i FR tė
LDK-sė, ėshtė realizimi i kėtij projekti nėpėr qendrat e Kosovės pėr
tė pasur njė pasqyrė tė saktė se ēka ėshtė aktuale nėpėr komunat
pėrkatėse.
-
-
-
Nė Ulqin do tė qėndrojnė
200 fėmijė jetimė nga Kosova
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Kryetari i SHKA "Zana"
nė Ulqin, Munib Abazi pėrmes njė letre e ka njoftuar KMDLNJ-nė nė
Prishtinė se gjatė prillit, nė bashkėpunim me Ulqin Biznes
Asociacionin dhe OJQ-tė e tjera nga Ulqini do tė organizojė
manifestimin "Ditėt e Kulturės dhe Turizmit nė Kosovė".
-
Tash sa vjet nė Ulqin organizohet manifestimi tradicional "Tė gjithė
pėr turizėm", me tė cilin faktikisht shėnohet hapja e sezonit
turistik. Ky manifestim do tė pėrcillet me njė varg aktivitetesh tė
ndryshme kulturore.
-
Gjithashtu, edhe sivjet, nė periudhėn 5 - 10 maj nė Ulqin do tė
qėndrojnė 200 fėmijė jetimė nga Kosova, tė cilėt do tė jenė mysafirė
tė familjeve ulqinake.
-
Z. Abazi i ėshtė lutur KMDLNJ-sė qė tė ndihmojė nė organizimin e
dėrgimit tė kėtyre fėmijėve nė Ulqin.
Vjet, nė organizimi tė KMDLNJ-sė, nė Ulqin kanė qėndruar 120 fėmijė
jetimė nga Kosova.
KMDLNJ thotė se pėrzgjedhjen e fėmijėve jetimė qė do tė qėndrojnė nė
Ulqin do ta bėjė me qendrat rajonale dhe nėnkėshillat e saja nė
terren.
-
-
-
Pėr festėn e Bajramit
ndihmohen shumė familje dhe fėmijė jetimė tė Llapit
-
-
Podujevė, 30 janar 2004
- Komiteti i Botės
Islame-IWC me rastin e festės sė Kurban Bajramit do tė shpėrndajė
mish pėr 600 familje prej tė cilave 257 fėmijė jetimė, njoftoi
menaxhri i Lagjes Kuvajtiane nė Podujevė z. Rashid Gjaroun.
-
-
Ai tha se vlera e kėsaj ndihme ėshtė mbi
5 mijė euro, kurse IWC sot shpėrndau edhe 203 palė kėpucė pėr
bonjakė nė vlerė mbi 1 mijė euro dhe 70 palė tjera pėr gratė qė
rrisin fėmijė jetimė.
-
Sekretari i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame i Podujevės z. Muhamet
Hoxha njoftoi se organizata pėr ndihmė dhe zhvillim AMercy-USA@ ka
dhuruar mish pėr 220 familje, kryesisht skamnore.
-
Me rastin e Kurban Bajramit familja e Mujo dhe Muamer Qosiqit nga
Bosnja tė punėsuar nė Steyr tė Austrisė kanė dėrguar nė Podujevė 700
euro pėr shpėrndarjen e mishit pėr familjet me gjendje jo tė mirė
sociale.
-
-
-
Ministri i Arsimit tha
se institucionet arsimore nuk kanė kushte pėr shėrbime fetare
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Ministri i Arsimit,
Shkencės dhe Teknologjisė, Rexhep Osmani dhe kryetari i Bashkėsisė
Islame tė Kosovės, Naim Tėrnava kanė biseduar pėr mundėsinė e
kryerjes sė riteve fetare nė institucionet arsimore.
-
-
Ministri Osmani thotė se institucionet
arsimore nuk kanė kushte pėr shėrbime fetare, por besimtarėve do t'u
kriojohen mundėsi qė t'i kryejnė ato nė objektet fetare brenda
orarit tė mėsimit e tė punės nė faltoret publike. Ai po ashtu ka
theksuar se shkollat publike do tė jenė tė pėrmbajtura nga ēdo lloj
veprime qė shpien nė ndonjė propagandė tė caktuar fetare.
-
Ndėrkaq, myftiu Naim Tėrnava ka thėnė se besimtarėt islamė kėrkojnė
qė ritet fetare praktike t'i kryejnė brenda institucioneve arsimore
e publike dhe, sipas tij, kjo nuk do tė thotė qė institucionet
arsimore mund tė shndėrrohen nė xhami.
-
-
-
Nė Prishtinė njė grup
shkrimtarėsh dhe pėrkthyesish themeluan PEN-Qendrėn e Kosovės
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Nė Bibliotekėn Kombėtare
dhe Universitare tė Kosovės njė grup shkrimtarėsh dhe pėrkthyesish
themeluan PEN-Qendrėn e Kosovės dhe zgjodhėn Bordin drejtues prej
shtatė anėtarėsh: Ali Podrimja, Mehmet Kraja, Agim Gjakova, Musa
Ramadani, Basri Qapriqi, Ibrahim Berisha dhe Avni Spahiu. Kryetar i
Bordit u zgjodh Basri Qapriqi, nėnkryetar Avni Spahiu dhe sekretar i
pėrgjithshėm Agim Gjakova.
-
-
-
Mbrėmė nė Prishtinė u
ndezėn qirinj nė shenjė nderimi pėr ushtarin shqiptaro-amerikan tė
vrarė nė Irak
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Disa dhjetėra qytetarė
ndezėn qirinj mbrėmė para Teatrit Kombėtar nė Prishtinė nė shenjė
nderimi pėr ushtarin shqiptaro-amerikan, Ervin Dervishi, i cili u
vra nė Irak ditė mė parė.
-
-
Homazhet u organizuan nga Asociacioni
kosovar i Altantikut sė bashku me tė rinjtė evropianė pėr siguri nė
Kosovė, ndėrkaq i pranishėm ishte edhe shefi i Zyrės sė Shqipėrisė
nė Kosovė, Bashkim Rama.
-
-
Ai tha se rėnia e Ervinit nė shėrbim tė
paqes tregon se shqiptarėt u janė mirėnjohės Shteteve tė Bashkuara
pėr kontributin e dhėnė nė ēėshtjen e Kosovės.
-
Ervi Dervishi shėrbente si ushtar i Shteteve tė Bashkuara nė
misionin paqeruajtės nė Irak.
-
-
-
Nė Pejė ėshtė arrestuar
Blerim Berisha, ish-pjesėtar i UĒK-sė
-
-
Pejė, 30 janar 2004
- Nė Pejė ėshtė arrestuar Blerim
Berisha, ish-pjesėtar i UĒK-sė, i cili sipas policisė sė UNMIK-ut,
dyshohet pėr "aktivitete terroriste", duke mos dhėnė detaje tė
tjera.
-
Fillmisht lajmin pėr arrestimin e Blerim Bershės e bėnė tė ditur
familjarėt e tij, tė cilėt 24 orė nuk kanė ditur se ku ndodhet ai.
-
Zėdhėnėsi i policisė Xhoel Singėlton vetėm ka konfirmuar arrestimin,
duke thėnė se rasti po hetohet nė Prishtinė.
-
-
-
Armėt qė janė pėrdorur
gjatė luftės nga UĒK do tė ruhen nė Muzeun e Kosovės
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Nė bazė tė njė
marrėveshjeje ndėrmjet Muzeut tė Kosovės, TMK-sė dhe KFOR-it rreth
63 ekzemplarė tė llojeve tė ndryshme tė armėve, tė cilat janė
pėrdorur gjatė luftės kundėr pushtuesit nga Ushtria Ēlirimtare e
Kosovės prej dje do tė ruhen nė Muzeun e Kosovės.
-
Nė mesin e kėtyre armėve do tė jenė tre ekzemplarė armėsh kalibra tė
mėdha, tė cilat Muzeu i Kosovės nuk i ka pasur.
-
Shefi i sektorit tė historisė nė Muzeun e Kosovės Sadik Krasniqi tha
se kjo mundėson ruajtjen e armėve tė cilat paraqesin historinė mė tė
re kombėtare dhe si tė tilla kanė vlera tė padiskutueshme.
-
-
-
Serbėt e Kosovės
ripėrsėrisin tė mos marrin pjesė nė grupet punuese pėr standardet
-
-
Prishtinė, 30 janar 2004
- Serbėt e Kosovės thonė
se mbeten nė qėndrimet e mėparshme pėr tė mos marrė pjesė nė grupet
punuese pėr implementimin e standardeve pėr Kosovėn pa plotėsimin e
kushteve tė tyre. Zyrtarėt e UNMIK-ut ndėrkaq thonė se kėrkesat e
serbėve mund tė shtrohen vetėm nė forumin e duhur, pra nė grupet e
pėrbashkėta punuese.
-
Dragisha Kėrstoviq, shefi i grupit parlamentar "Kthimi" ka thėnė se
nuk do tė ketė pjesėmarrje pa plotėsimin e disa parakushteve. Sipas
tij nuk ka ndodhur kurrėfarė ndryshimi nė dokumentin e quajtur
standardet, prandaj edhe qėndrimi i tyre, tha ai, ka mbetur i
pandryshuar.
-
-
Ai shtoi se ditėt e fundit kanė pasur
takime tė shumta me koordinatorin e Paktit tė Stabilitetit, Erhard
Busek, me koordinatorin e UNMIK-ut pėr standardet Kan Ros, ku
pėrfaqėsuesit e koalicionit "Kthimi" kanė mbetur nė qėndrimet e tyre
tė mėparshme.
-
-
-
Grupi i parė i policėve
tė Bashkimit Evropian ka arritur nė Shkup dhe Tetovė
-
-
Shkup, 30 janar 2004
- Grupi i parė i policėve qė janė
pjesė e Misionit tė Bashkimit Evropian janė vendosur dje nė
stacionet e policisė nė Shkup dhe Tetovė. Ky hap ėshtė pjesė e
misionit njėvjeēar "Proksima" qė synon aftėsimin e policisė
maqedonase dhe do tė ndihmojė Maqedoninė nė mbrojtjen e kufijve dhe
luftėn kundėr krimit tė organizuar.
-
-
-
Evropa e mbėrthyer nga
tė ftohtit dhe dėbora
-
-
Londėr, 30 janar 2004
- Temperturat e ulta dhe bora qė po bie anembanė e Evropės, kanė
paraliziuar trafikun nė pjesėt veriore tė kontinentit.
-
-
Sipas njoftimeve mė tė reja tė agjencive
tė lajmeve gjatė natės dhe pasditės sė djeshme janė anuluar ose janė
shtyrė shumė fluturime nga Londra, Brukseli dhe Moska, ndėrkaq
trafiku rrugor dhe hekurudhor ėshtė ērregulluar ose pėrkohėsisht
ėshtė ndėrprerė nė shumė vende evropiane.
-
-
Nėpėr rrugė ka tollovi tė paparė,
meqenėse temperaturat e ulta janė shoqėruar edhe me reshjet e
dėborės.
-
-
-
Hamasi kėrcėnohet me
rrėmbimin e ushtarėve izraelitė
-
-
Gaza, 30 janar 2004
- Lideri shpirtror i Hamasit ka
thėnė se grupi militant palestinez do tė rrėmbejė ushtarėt izraelitė
pėr t'i shėkmbyer me palestinezėt e burgosur nga Izraeli, njofton
Rojter.
-
Sheiku Ahmed Jasin u ka thėnė gazetarėve nė qytetin Gaza se "nuk ka
zgjidhje pėr ēėshtjen (e palestinezėve) e tė burgosur pėrveē nė
kapjen e ushtarėve tė armikut dhe shkėmbimin e tyre me tanėt".
-
-
-
Kanibali gjerman dėnohet
me 8 vjet burgim
-
-
Berlin, 30 janar 2004
- Njė gjykatė nė Gjermani dėnoi
me tetė vjet e gjysmė, Armin Meiwes, i akuzuar se ka vrarė dhe
ngrėnė njė njeri.
-
Meiwes, 42 vjeē pranoi se kishte vrarė dhe ngrėnė, Bernd Juergen
Brandes, pas kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale me tė dhe orėve tė
tėra sado-mazoizmi. Megjithatė, ai kėmbėnguli se viktima kishte
kėrkuar vullnetarisht qė t'i nėnshtrohej dhunės vdekjeprurėse.
Procesi gjyqėsor ndaj kanibalit, ka qėnė mė senzacionali nė
Gjermani, qė prej dekadash.
-
Vendimi i gjykatės ishte shumė larg kėrkesės sė prokurorėve qė i
pandehuri tė burgosej pėrjetėsisht pėr vrasje pėr motive seksuale.
Inxhinieri i kompjuterave, i cili gėzonte njė reputacion tė mirė,
vrau dhe hėngri Bernd Brandes, tre vjet pasi kishte vendosur nė
internet njė njoftim ku kėrkonte vullnetarė qė pranonin tė haheshin.
-
-
-
Njė gueril ėshtė vrarė
dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nė Irak
-
-
Kirkuk, 30 janar 2004
- Njė gueril ėshtė vrarė dhe njė
tjetėr ėshtė plagosur nė sulmin ndaj pjesėtarėve tė mbrojtjes civile
irakiane, tė cilėt ndihmojnė forcat amerikane afėr Kirkukut, njofton
Frans Press.
-
"Bazėn tonė qė ndodhet nė Sulejman Beg, nė jug tė qytetit Kirkuk, e
kanė sulmuar gjashtė persona.
-
-
Jemi pėrgjigur me zjarr dhe me atė rast
ėshtė vrarė njė person dhe njė tjetėr ėshtė plagosur. Tė tjerėt kanė
ikur", ka thėnė gjenerali Anuar Hama Amin.
-
-
-
Tė paktėn 14 veta kanė
humbur jetėn nga rrėshqitja e dheut nė Indonezi
-
-
Xhakartė, 30 janar 2004
- Tė paktėn 14 veta kanė
humbur jetėn, nė mesin e tyre edhe disa fėmijė gjatė rrėshqitjes sė
dheut nga shpėrthimi i vullkanit nė ishullin Flores nė Indonezi.
-
Rrėshqitja e dheut nė krahinėn Purvorexho nė ishullin Java ka
ndodhur mbrėmė dhe me atė rast pothujase dy fshatra janė mbuluar me
baltė dhe gurė. Nė mesin e viktimave janė edhe pesė fėmijė tė moshės
nėn dhjetė vjeē.
-
-
-
Nė Afganistan u vranė 7
ushtarė amerikanė nga njė shpėrthim aksidental
-
-
Kabul, 30 janar 2004
- Forcat amerikane nė Afganistan
thonė se njė shpėrthim shkaktoi vdekjen e 7 ushtarėve amerikanė dhe
plagosjen e 3 tė tjerėve nė afėrsi tė njė depoje armatimi nė jug tė
Afganistanit.
-
Komanda qendrore amerikane me anė tė njė deklarate njoftoi ushtarėt
u vranė ndėrsa po punonin afėr njė depoje armėsh dje mbasdite nė
provincėn Ghazni. Nga shpėrthimi u plagos edhe pėrkthyesi afgan,
ndėrkohė qė njė ushtari amerikan nuk i dihet fati.
-
Autoritetet lokale afgane kanė thėnė se shpėrthimi ka qenė njė
aksident.
-
-
-
Inkursion i forcave
izraelite nė Betlehem
-
-
Betlehem, 30 janar 2004
- Zyrtarė palestinezė
thanė se forcat izraelite kanė hyrė nė Betlehem pasi njė autor
sulmesh vetėvrasėse vrau 10 veta nė Jeruzalem.
-
Zyrtarėt thanė se automjete tė ushtrisė izraelite dhe ushtarė hynė
nė Betlehem nė orėt e para tė mėngjesit. Inkursioni u zhvillua disa
orė pasi grupi ekstremist palestinez Brigadat e Martirėve Al-Aksa
mori pėrgjegjėsinė pėr sulmin e se enjtes dhe njoftoi se autori i
sulmit ishte nga zona e Betlehemit.
-
-
-
Sekretari i ri i
Pėrgjithshėm i NAT0-s po viziton Shtetet e Bashkuara
-
-
Uashington, 30 janar 2004
- Jap de Hop Shefer,
ish-ministėr i jashtėm i Holandės po zhvillon vizitėn e tij tė parė
nė Shtetet e Bashkuara qė pasi u bė Sekretar i Pėrgjithshėm i NATO-s
mė 5 janar. Vizita e tij dy ditėshe do tė pėrfshijė njė takim me
presidentin Bush sot nė Shtėpinė e Bardhė.
-
Aleanca me 19 anėtarė ka ndryshuar shumė qė pas shpėrbėrjes sė
bllokut sovjetik. Kjo organizatė do tė zgjerohet me 7 vende
ish-komuniste nga Evropa qendrore dhe lindore.
-
Natoja, qė dikur ishte e pėrqėndruar nė mbrojtjen e Evropės
perėndimore dhe Amerikės sė Veriut, tani ka trupa qė shėrbejnė nė
misione nė Kosovė, Afganistan dhe Bosnje-Hercegovinė.
-
-
-
Rajs: Jo hetimeve tė
pavarura pėr armėt irakiane
-
-
Uashington, 30 janar 2004
- Kėshilltarja e
presidentit Bush pėr Sigurimin Kombėtar Kondoliza Rajs, i hodhi
poshtė kėrkesat pėr hetime tė pavarura lidhur me informacionet e
zbulimit pėr armėt qė zotėronte Iraku, pėr tė cilat ka patur kritika
se ishin tė pasakta.
-
E intervistuar nga rrjetet televizive, zonja Rajs tha se njė hetim i
pavarur nuk ėshtė i nevojshėm pasi CIA, Agjencia Qendrore e
Zbulimit, ka filluar hetime tė brendshme.
-
Ajo tha se e vėrteta pėr armėt e shkatėrrimit nė masė tė Irakut
ndoshta nuk do tė mėsohet kurrė pasi shumė dokumente dhe tė dhėna tė
tjera u shkatėrruan nė plaēkitjet qė pasuan ndėrhyrjen amerikane
vitin e kaluar.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|