|
 |
|
-
-
- 30 janar 2004 / TN
-
-
Ibrahim EGRIU
-
-
Elegji dedikuar Xha Nuzit
-
Ijeshi e shednd oxhakut i ke dhėnė,
-
tė burgosėn sorrat, qė deshin me tngrėnė,
-
vujate dėnimin larg nė Goli Otok,
-
pėr tė mos dorėzuar as miq as shok!
-
I. Egriu
|
-
-
Mė 1979, smė kujtohet dita dhe muaji, pra, mbushen 25 vjet kur
pushoi sė rrahuri zemra e patriotit te shquar dibran,
e luftėtarit tė paepur pėr liri, zemra e tė burgosurit shumėvjeēar
politik, zemra Jonuz Majtara e mentarit dhe e filozofit popullor nė
Trevėn e DibrėsJonuz Majtara, tė cilit me nderime tė mė dha iu bėnė
omazhet nga mijėra dibranė, qė u nda nė pėrgjithmonė prej tij, me
kujtimet dhe mbresat mė tė mira.
-
-
Fjala e Tij e mprehtė dhe e matur, besnikėria, bujaria dhe trimėria
ishin ti paret e Mixhės Jonuz, tė cilat nė tėrėsi pėrbėnin njė
mozaik tė etikės e tė karakterit tė tij tė lartė e njerėzor.
-
-
-
Luftėtar i paepur pėr liri
-
-
-
Duke filluar nga viti 1941 e deri nė mbarim tė luftės sė Dytė
Botėrore ka qenė pjesėmarrės aktiv nė luftėn kundėr pushtuesve pėr
ēliri min e Shqipėrisė dhe tė trojeve tė okupuara shqiptare. Ai,
kishte dėshirė tė zhurritur qė pas mbarimit tė luftės, ti
plotėsohet ėndra e tij e kahmotshme e ti sheh njėhehrė e pėr
gjithmonė, tė gjitha trojet shqiptare tė shkėputura padrejtsisht nga
trungu amė, i bash kangjiten Shqipėrisė etnike, por dhe ai, si
shumė luftėtarė tė tjerė tė lirisė qe i zhgėnjyer dhe, si shijoi
ēastet e vėrteta tė lirisė sė plotė e tė bashkimit etnik tė
shqiptarėve.
-
-
Pas
mbarimit tė luftės, pushtatarėt maqedonas filluan ndjekjet,
burgosjet, torturimet dhe shfarosjet e luftėtarėve e tė atyre pak
intelektualėve, qė gjindeshin nė atė kohė, e pėrse?
-
Vetėm se i kanė pasė takuar Partisė Nacional - Demokrate apo
ishin bashkėluftėtarė tė trimit tė Madh,
-
Xhemė Gostivari, i cili ishte tmerr ndaj armiqėve dhe patriot i
pėrbetuar i popullit tonė. Ai ishte 2 m. e 20 cm i lartė dhe kurrė
se qėllonte plu mbi. Xhema ish nga natyra tepėr i drejtė dhe
asnjėherė sbėnte krime. Ishte luftėtar i pa epur pėr liri dhe
bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare.
-
-
Kėtė e dėshmojnė qindra e mijėra shqiptarė, tė cilėt, pėrshkak tė
tij i patėn patėn futur nga 30 - 40 vetė nėpėr dhomat e ngushta te
barakat pėr rreth lumit Vardar, qė ishin hermetikisht tė mbyllura,
duke i torturuar e asgjėsuar shqipta rėt, pa gjykim, pa vendim e
pa dėshmi.
-
-
Sipas tė dhėnave tė dėshmitarėve tė zėnur peng e qė i shpėtuan mė sė
keqes, pra vdekjes, deklaronin:
-
Po
tė mos kish ardhur qė tė ndėrhyjė tek pushtetarėt maqedon Komandanti
i Brigadės Shqiptare -Qemal Agolli dhe vėllau i tij -Nexhati -
Komesar, tė gjithėve do na shfarosnin.
-
-
Mė
1962 isha mėsues nė fshatin Tėrnovė. Rreth atyre masakrave, ja
se ēmė rrėfeu atėherė nė besim, plaku 75 vjeēar-Kamber Tahiri:
-
-
Nėpėr baraka, tė rrethuara nė tė gjitha anėt me ushtri e polici,
ishim tė zė nur robėr rreth 3000 shqiptarė. Ishte tmerr e lemeri.
Sdinim se ēndodh me ne! Prisnim vetėm se kur tė na vjen radha e tė
na asgjėsojnė. Bashkėluftėtarėt e mij, nxirreshin njė nga njė,
torturoheshin pa masė dhe nuk kthenin mė. Disa pushkatoheshin,
kurse disa therreshin me anxhar. Me kėtė detyrė, xhandarėt, i
kishin ngarkuar disa jevgji (romė).
-
-
Mirė po ēndodhi?!-Njė rom, tė cilin poashtu e kishin urdhėruar qė
tė bėjė masakrime ndaj shqiptarėve, ai me kėmbngulėsi, u kap me tė
dyduart pėr njė shtyllė tė barakės dhe nuk deshte tė zbatojė
urdhėrin qė ti therrė shqiptarėt. Nė ato ēaste iu ofru ofruan dy
xhandarė dhe me anxharėt (thikat) e pushkėve ia pren tė dyja duart
romit,me qė sdeshte tė kryejė kasapanė ndaj shqiptarėve. Ai, nga
dhėmbja bėrtiste me tė madhe:
-
-Mė
vranė!-Na vranė!
-
-
Nė
ato ēaste, britmės dhe ulurimės sė tij iu bashkangjitėn dhe qindra e
mijė ra britma tė tjera, me thėnien:-Pse na vrisni?! Kėshtu qė,
sipas dėshmitarėve okularė, ato britma janė dėgjuar rreth 25 km.
larg ,pėrtej Mavrovės, pėr rreth fshatrave:Vrutok, Zhirovjan,
Simnicė e gjetkė, mė njohtoi plaku 75 vjeēar-Xha Kamberi. Mandej
vazhdoi: -Tė nesėrmen, kish ardhur Komandant Qemal Agolli, i cili
kish reaguar ashpėr kundėr pushtetarėve shovinist se ēfarė
masakrime kryen ndaj shqiptarėve dhe, prej asaj dite, njė numėr
tė madh tė brugosurish na liruan. Nė mesin e tyre isha dhe unė, tha
ai.
-
-
Edhepse, Xha Nuzi ishte pjesėmarrės aktiv nė luftėn pėr liri, ēlirim
dhe bash
kim tė
trojeve etnike ai, pas lufte,
pėrsėri ishte i ndjekur kėmba-doras nga pushteti i sapo formuar
monist-maqedon. Pėrveē tij, nė shėnjestėr ishin tė dy vėllezėrit
dibranė: -Qemal e Nexhat Agolli, tė cilėt, siē pėrmenda mė lart, pėr
shkak tė ndėrhyrjes sė tyre tek pushte tarėt maqedonas qė tė mos e
masakrojnė popullatėn shqiptare tė Pollogut, u asgjasuan pa nam
e pa nishan. Mandej, vijon burgosja dhe toturimi ēnjerzor i
intelektualit dibran, Ministrit tė Parė shqiptar, mė 1946-Xhafer
Kodra, vėllau i historianit tė shquar, prof.dr. Masar Kodra, i cili
nga torturat e marra u dėrgua nė Spitalin Psikiatrik tė Shkupit dhe
vdiq nė moshėn mė tė mirė, atėherė kur i nevoitej mė tepėr Atdheut.
-
-
Menjėherė, pas tij, mė 1949, u dėnua 9 vjet e gjysėm burgim, Mėsuesi
i popullit-Esat Menzelxhiu, i cili, mė 1992 mori Dekoratėn Naim
Frashėri. Ai, nė oborrin e Shkollės Hoxhė Vokrri, vetėm pse
deklaroi para nxėnėsve se, Dibra ėshtė pjesė e Shqipėrisė, atėherė
xhandarėt e rrėm byen me dhunė dhe su kthye nė shkollė mė. Pas
vuajtjes sė dėnimit, ai rreth njė dekadė punoi si mėsues nė Kastriot
tė Kosovės dhe gėzonte autoritet tė madh nė popull.Vdiq mė mė 1968
ku, dhjetramijėra qytetarė nga tė gjitha viset, i bėn omazhe kėtij
Mėsuesi tė po pullit dhe u ndanė pėr tė fundit herė me nderime tė
mėdha prej tij.
-
-
Pati
shumė e shumė burgosje dhe u ndėrmorėn masa tė ndryshme represive
ndaj shqiptarėve, jo vetėm nė Dibėr, Gostivar e Tetovė, por edhe
nėpėr viset tjera tė ba nuara kryesisht me shqiptarė.
-
-
Pas
asgjėsimit tė vėllezėrve Agolli, burgosjes sė Mėsuesit tė popullit
-
Esat
Menzelxhiu dhe tronditjen psiqike, qė ia shkaktuan intelektualit,
juristit dhe Ministrit tė drejtėsisė
-
Xhafer
Kodra, mė 1952, pushtetarėt shovinist, pa asnjė preteks e vėnė nė
shėn jestėr atdhetarin
-
Jonuz
Majtara, vetėm se deshte qė shqiptarėt bashkohen shpirtrisht, fi
zikisht dhe etnikisht. Ai, energjikisht kundėrshtoi tė bėhet vegėl
qorre e OZNES ( e shėrbimit sekretishjugosllav
),
andaj ndaj tij u ngrit aktpadijė me motivacion: - Agjitacion
pėr bashkim me shtetin amė, pra, me Shqipėrinė.
-
-
Pushtetarėt e shfrenuar sllavomaqedonas kishin drojė nga autoriteti
i tij qė gėzonte nė masė, nga menēuria e tij dhe nga oratoria e
tij, tipare qė i kish dhunti nga na tyra.
Pėr
njė fjalė goje nėpėr ndeje apo oda burrash, ate e ftonin nė polici,
duke e malltre tuar se ēka dashtė tė thotė me sintagmėn:Populli i
din tė gjitha dhe populli do ti rregu llojė punėt, dhe:
-Tė
mėdhenjtė na kanė dėmtuar!
-Duke
aluduar nė Konferencėn famėke qe tė Londrės, pra pėr coptimin e
trojeve shqiptare, shkėputjen nga trungu amė.
-
-
Nėntėmuaj ditė rrjesht vijuan hetimet ndėr mė tė tmerrshmet,
duke ia lė lėshuar pikat e ujit, nga maja e kokės deri tek
thembrat e kėmbėve, mė rrėfente ai me gojė tė vetė.
Pas
hetimeve nga mė shtazaraket,ate e dėnuan me 13 vjet burgim drakonian
nė ishullin famkeq
-
Goli
Otok.
-
-
Mė
kujtohet njė rast kur ishte nė ndeje tek ne, iu drejtua babit tim
e i tha: Mua Arif, pėr njė fjalė goje qė e thoja, mė thėrrisnin nė
polici pa fijen e fajit, ndėrsa, je mi dėshmitarė, e kemi dėgjuar
tė gjithė se ēthotė Ejup Grazhdani, nė mes tė tregut, ai
brohorit:
-Dita
e beterit! Ka ardhur dita e myflizit! Qė nė kuptimin figurativ
simbolizon ardhjen e njė Sistemi diktatorial e tė korruptuar.
-Mandej reciton vargjet e Naimit:
-
-
-
Krujė o qytet i bekuar, prite prite Skėnderbenė, ka ardhur si
pėllumb i shtruar, tė shpėtojė Mėmėdhenė!
-Tė
gjithė dibranėt kėnaqen kur e dėgjojnė.
-
-
Pėr
ēudi, thonte Xha Nuzi, atij sia marrin pėr tė madhe, sepse
shtihet se ėshtė sharllatan, por jo ai ėshtė tepėr i zgjuar dhe din
se ēvepron
I lumtė!
-
-
-
Filxhani prej fajance i Mixhės Nuz
-
-
- Pas
vuajtjes sė dėnimit nė burgun famė keq tė Goli Otokut, ai doli i
sėmurė nga tuberkullozi. Sa herė qė vinte tek ne pėr vizitė,
nėnės sime tė ndjerė ia kėrkonte filxhanin e veēantė e tė vetin tė
kafes, jo vetėm kur vin te nė shtėpinė tonė, por kudo qė shkonte,
ai ishte i vemendshėm dhe sdeshte qė tė tjerėt infektohen nga ajo
sėmundje e rėndė dhe e pashėrueshme gjatė atyre viteve.
-
-
Nė ēdo
odė, ndeje e konaqe, jo vetėm tė moshuarit, por edhe tė rinjtė
edhe ėmijėt, me vemendje te posaēme i dėgjonin fjalėt e tij,
mendimet e tij dhe kėshillat e tij, tė cilat simbolizonin
filozofinė dhe tėrė mendjemprehtėsinė popullore tė Trevės historike
tė qytetit tė Dibrės sė Madhe me rrethinė.
-
-
Ai i
jepte rėndėsi punės kolektive e jo asaj individuale dhe thonte: -Njė
mende, asnjė mende, dy mende pėrbėjnė njė gjysėm mende, ndėrsa tre e
mė shumė mende pėrbė jnė njė mende. Qė do tė thotė se shqiptarėt
lypset tė punojnė bashkarisht si kolektivitet e jo individualisht.
-
-
Nga
Mixha Jonuz dhe nga disa pleqė, poashtu tė menēur dibran, tė
ndjerėt:
-Ramiz
Begu e Eqrem Begu-ishministėr i Finansave nė kohėn e A. Zogut, Demir
Marku
dhe Shyqri Disha i grumbullova tė dhėnat rreth temės: Legjenda e
Urės sė Spiles
e cila
nė formėn e gjysėmharkut ish ndėrtuar para dy mijė vjetėve,
duke i lidhur dy brigjet e lumit-Drin i Zi, nė hyrje tė Dibrės sė
Madhe. Atė temė, nė v.1965, Dr.Petro Jan ura mė ngarkoi ta pėrgatis
si punimseminarik.Andaj,qė tė pestėve ua dij pėr nder rreth tė
dhėnave tė sakta qė mi ofruan,
-
-
Sa
herė qė ktheja nga Kaēaniku nė Dibėr, ai dhe atdhetari Eqrem Begu,
mė dilnin pėrpara e mė pyesnin pėr Kryetarin e Kaēanikut-Sali
Bajra:-Si e kemi atė Pejga mberin (Engjėllin) tonė?!-Mirė ėshtė
dhe, jua pėrcjellė tė falat mė tė pėrzemėrta prej tij.
Ai
gjithmonė vinte nga fshati Spas
(Shpėtim)
nė
Dibėr, e blente gazetėn e pėr ditshme
Rilindja
nė
gjuhėn shqipe, ofrohej pranė ne tė rinjve e na kėshillonte
haptazi: Mėsoni, mėsoni dhe vetėm mėsoni !-Duajeni Atdhenė dhe
Kosovėn, flijoni diē pėr to!
-
-
Njė
ditė, duke kthyer nga komuna, ne, njė grup tė rinj, i dolėm pėrpara
dhe e pyetėm:Ku ishe Mixha Nuz?Ai me buzėqeshje na u pėrgjegj:
Nė
komunė. Mandej, na parshtroi pyetjen :
-
Mė
thoni pse i thonė komunė?
-
-
-
Asnjėri prej nesh sdinim si ti pėrgjigjemi. Atėherė, ai vazhdoi:
-
Domethėnia e fjalės ko munė ka kėtė kuptim:
Ku
mundet, ku smundet, ku tė sosin punė, ku stė mbarojnė pu nė!
-Pra,
kėshtu ėshtė puna me nėpunėsit nėpėr tė gjitha komunat e kėtij
pushteti. Ryshfeti bėn punė-ryshfeti ! Pa ryshfet nuk tė kryejnė
punė!
-Tha
ai.
-
-
Shpesh
herė vinte tek ne, nė familjen time nė ndeje, sepse ate e kisha
Nunin tim. Gjatė bisedės me babain tim, poashtu tė ndjerė, i
thonte: -Arif, ne pleqėt sdijmė gjė, tė rinjtė dijnė mė tepėr.
Atėherė, unė ndėrhyrja dhe i pėrgjigjesha:-Jo, Mixha Nuz, sėshtė e
vėrtetė, ju pleqėt keni grisur mė shumė kėmisha (keni mė tepėr
pėrvojė) dhe, dini mė shumė se ne. Mirė po, ai qėndronte i
palėkundur nė mendimin e tij dhe thonte:
-
-
Nėqoftė se ne pleqtė mendojmė se mund tė bėjmė diē pa Rininė,
gabojmė, por edhe nėse mendojmė se tė rinjtė smund tė bėjnė pa ne,
gabojmė dhe mė rėndė, sepse Rinia e din rrugėn e vet.
-
-
Mė vonė, thėniet e tij u bėnė realitet. Mė 26 prill 81, Rinia qe
ajo, qė i nisi demonstratat dhe kryengritjen gjithpopullore nė
Kosovė. Rinia qe ajo, qė u flijua, u bur gos dhe masakrua vetėm se
kėrkoi liri dhe barazi nė IRJM e nė Kosovėn Lindore, kurse Pavarėsi
pėr popullin e Kosovės.
-
-
-
Mendjemprehtė, vigjilent, gjakftohtė dhe i qetė
-
-
Me rastin e vdekjes sė njė fshatari nė fshatin Bomovė, shkuam sė
bashku me arsimtarin, Kadri Dema, pėr ngushullime.
Si zakonisht nėpėr odat e fshatrave dibrane filitet me temsil (frazologjizma)
dhe, poqe se ndodhėn ndonjė i huaj apo i jashtėm, vėsh tirė e kanė
tė kuptojnė domethėnien e bisedės.
-
-
Njėri nga fshatrėt filloi ta thumbojė me fjalė Mixhėn Nuz, i cili
kishte pėrvo jė tė madhe dhe e jepte pėrgjigjen shpejt e me me
logjikė, iu drejtua A. M. me kėto fjalė: Unė Adem, nuk zemrohem pėr
ate qė thua.E kam bėrė shprehi qė, sa herė qė shkoj diku nė ndeje
apo nė mixhlis, marrė me veti njė torbė dhe, fjalėt qė mi thua Ty,
i hudhi prapa shpine nė torbė, ndėrsa, fjalėt e mira dhe me
pėrmbajtje, siē folėn: Ismet Marku, Kadri Dema dhe I.Egriu i fus nė
xhep, sepse:Kur kuvendon me njerėz-miq tė mirė e tė matur,
tė duket vetja dy herė mė i zgjuar.
-
-
Mandej, thuhet:
Zemrimi e vė nė provė tė urtin, luf ta e njeh trimin, ndėrsa nevoja
mikun.Ai qė mė lajkaton ėshtė armiku im, ai qė mė tre gon drejt
gabimet e mia ėshtė mėsuesi im, ndėrsa ai qė mė vė nė dukje veprimet
e mia tė drejta ėshtė miku im.
Nuk i adhuroj lajkat,u pėrgjegj ai, me buzėqeshje dhe gjkaftohtėsi.
-
-
Pėrfundim:-Kohėn e fundit, pak para vdekjes, Mixha Nuz lėngoi nga
njė sė mundje e rėndė dhe humbi intuitėn. Sa herė qė shkonim nė
vizitė, sė bashku me babain tim, ai nuk na njihte mė. Nuk zgjati
shumė kohė dhe, mė 1979, u nda nga mė tė afėrmit dhe nga populli i
tij i dashur, i okupuar e i coptuar nė pesė shtete, qė e deshte me
shpirt dhe qė sakrifikoi aq shumė.
-
-
Me pietet e krenari, kėtė patriot e luftėtar pėr liri , tė burgosur
politik dhe filozofi popullor i Trevės sė Dibrės me rrethinė, e
pėrkujtojnė mė tė afėrmit, miqėt dhe gjithė shqiptarėt, sepse ai
i takonte tėrė Shqipėrisė, Kosovės dhe trojeve tė tjera iliriane.
-
-
Shumė kėshilla e shumė ide i thitha prej tij.
-
-
-
Dritė i bėftė shpirti dhe lavdi veprės sė tij !
-
-
-
Me nderime e respekt,
Ibrahim EGRIU
Malmė ( Suedi ), 30
janar 2004 |
|