|
- 29 janar 2004 / TN
-
-
Sheradin BERISHA
-
- Siē dihet Lufta e
parė Ballkanike shpėrtheu ne tetor 1912 nga shtetet e Aleancės
Ballkanikeqė e pėrbėnin Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia.
Dhe shqiptarėt akoma pa u ēliruar pėrfundimisht
nga pushtuesit shekullor osman, u detyruan t“i kthenin armėt
kundėr pushtuesve tė ri e tė luftonin kundėr tyre nė kushte
jashtėzakonisht tė disfavorshme.
-
- Nė gjysmėn e dytė
tė tetorit 1912, ndėrsa vazhdonin operacionet pushtuese tė
ushtrisė serbe mbi tokat shqiptare nė Kosovė e gjetiu, nė krahinat
e Lumės, tė Opojės, Vėrrinit, Gorės, Hasit, Dibrės... u organizuan
kuvende tė shumta dhe nė saje tė kushtrimit tė lėshuar nga
mbledhja e jashtėzakonshme e komitetit
Shpėtimi tė mbajtur nė Shkup, me 14 tetor 1912, filloi
mobilizimi i pėrgjithshėm pėr t“i pėrballuar agresionit sllav. Nė
javėn e parė tė nėntorit, armata e III serbe pasi pushtoi Rrafshin
e Kosovės dhe atė tė Dukagjinit, synonte pushtimin e Shqipėrisė
Veriore dhe atė tė Mesme pėr tė dalur nė brigjet e Adriatikut.
-
-
Qysh mė 5
nėntor 1912 kur gjenerali Bozhidar Jankoviq hyri nė Prizren me
regjimentet e Divizionit Shumadia-1, nisi rigrupimin e forcave tė
tij, pėr operacionet drejt Adriatikut. Pėr tė realizuar kėtė plan
ushtarak, komanda serbe, kishte krijuar dy njėsi tė veēanta, qė
morėn emrinnjėsitė e bregdetitdhe repartet e kėtyre njėsive u
pėrzgjodhėn nga divizionet Shumadia-1 dhe Drina-2 tė dislokuara
nė Prizren e Gjakovė. Njėherit, pėr tė evituar ēdo rrezik qė mund tė
kėrcnonte tė ashtuquajturit njėsitė e bregdetit qė do tė operonin
nė drejtim tė Adriatikut, nėpėrmjet Luginės sė Drinit (Lumės),
komanda e armatės sė tretė krijoi repartin e Lumės, i cili mori
pėr detyrė tė pushtonte kėtė krahinė dhe krahinėn e Hasit, Vėrrinit,
Opojės, Gorės, tė ēarmatoste banorėt dhe tė godiste pa mėshirė ēdo
rezistencė tė tyre.
-
-
Nė
repartet ushtarake pėr pushtimin e Lumės u angazhuan rreth 16 mijė
trupa, pasi sipas tė dhėnave tė komandės serbe, pa pėruljen e
Lumėsdhe zotrimin e brigjeve tė Drinit nuk mund tė realizoheshin
planet strategjike tė proklamuara nga qeveria serbe.
Pėrballė
operacioneve pushtuese tė ushtrisė serbe, u gjendėn mijėra luftėtarė
shqiptarė tė krahinave tė Lumės, Hasit, Vėrrinit, Opojės e Gorės, si
dhe tė atyre qė ishin tėrhequr nga thellėsitė e Kosovės-pas
pushtimit tė saj.
-
-
Me kėtė
rast malet e larta tė Pashtrikut, ( ku shtrihej krahina e Hasit dhe
Malėsia e Gjakovės), si dhe degėzimet natyrore tė Sharrit-(malet e
Gjalicės dhe tė Koretnikut, matanė Drinit tė Bardhė), ku
gravitojnė fshatrat e trevės sė Vėrrinit, tė Opojės dhe tė Gorės,
nga fortesa natyrore u shndėrruan nė fortesa lufte. Duke pas
parasysh kėto pozita gjeostrategjike, forcat shqiptare u pozicionuan
nė vijėn frontale:Malėsia e Gjakovės
(Qafa e Morinės
-
Qafa e Prushit)
Has
(Planej-Gorozhup)
Qafa e Zhurit
Vėrri
(Billushė
-
Jeshkovė
-
Lybeqevė
-
Lez)
Sharr(pjerrėsit
perėndimore tė Gurit tė Zi
Opojė
(Gryka e
Llapushnikut).
-
-
Nė
organizimin e qėndresės shqiptare u shquan krerėt: Ramadan Zaskoci,
Ramadan Ēeku, Qazim Lika, Islam e Sali Spahia, Hoxhė Mehmeti, Osman
Lita, Cen Daci, Bajram Gjana, Dervish e Nezir Bajraktari, Myftar
Nika, Nexhip agė Bilali, Sylė Elezi, Ahmet Ilaz Qehaja, Jemin Gjana
tė gjithė nga Luma, Elez Isufi, Cuf Xhelili e Xhafer Doda nga
Dibra, Bajram Curri nė Malėsi tė Gjakovės, Rexhė Ali Bajraktari nga
Hasi, sheh Hasani nga Prizreni, Jahja Sait Sahiti nga Kuki i
Opojės, Kapllan Opoja, Nail Hyseni-Dani i Rapēės sė Gorės, Esat
Berisha, Abdyl Osmani , Arif Krusha e shumė tė tjerė.
-
-
Qendrat
komanduese tė luftės u vendosėn:1. Nė Llapushnik(Brezne) tė Opojės,
nė krye me Qazim Likėn 2. Nė Krumė tė Hasit, nė krye me Rexhė Ali
Bajraktarin, 3. Ndėrsa
Kėshilli Qėndror i Luftės nė krye me Ramadan Zaskocin u vendos nė
Qafė tė Kolesjanit, nė majėn e quajtur Tabe, nga ku shihej qartė
Rrafshi i Lumės. Pėr tė mos lejuar kalimin e trupave serbe matan
lumit, pėrgjatė Drinit tė Bardhė, kėshilli i luftės, organizoi me
kohė prita nė fshatrat: Shalqin, Domaj, Gjinaj, Brut, Ura e
Vezirit... Prita tė tilla u ngritėn edhe nė brigjet perėndimore tė
Drinit tė Zi si: nė Kolsh, Mamėz, Surroj, Tejdrinė...
-
-
Nė kėto pozicione ishin forcat mbrojtėse
shqiptare, kur mė 9 e 10 nėntor 1912 filluan operacionet e armatės
III serbe nė drejtim tė Lumės. Beteja e parė e pėrgjakshme nė
kufijtė e Lumės u zhvillua nė Qafėn e Zhurit dhe vijoi deri nė
grykėn e Morinės. Nė kėtė lokalitet ushtria
serbe pėr 2-3 ditė rresht pėsoi goditje tė rėndė, duke lėnė nė
fushėbeteja shumė tė vrarė e tė plagosur dhe mjaftė armė.
Pas kėtij dėshtimi ushtria serbe nė shenjė
hakmarrje, nė fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarė , tė cilėt mė
pas i dėrguan nė Prizren me qėllim qė tė ushtrohet presion nė
popull, pėr tė mos e pėrkrahur edhe mėtutje qėndresėn e tyre.
-
-
Ushtria
serbe pas njė riorganizimi me reparte tė reja u nisė sėrish nė
drejtim tė Lumės.
-
-
Forcat
shqiptare, tashmė duke pasur pėrballė 12 batalione dhe njė repart
kalorėsish serbė, pėr tė mos u dėmtuar u tėrhoqėn me luftime
sporadike, pėrgjatė brigjeve tė Drinit tė Bardhė dhe shpateve tė
Koretnikut e tė Gjallicės, nė mėnyrė qė tė bėhej njė pėrgaditje sa
mė e mirė pėr njė qėndresė tė fuqishme.
-
-
Repartet
serbe me goditjet e vazhdueshme qė i bėnin luftėtarėve lumjanė, nga
fusha e Morinės e deri nė Pėrbreg, hap pas hapi u futėn nė brendėsi
tė Lumės
-
deri nė Bicaj dhe
u dislokuan nė hapsirat fushore tė kėtij fshati. Tėrheqja e
luftėtarėve shqiptarė u bė jo vetėm pėr shkak tė epėrsisė serbe nė
numėr tė ushtarėve dhe nė armatim tė rėndė, por me kėtė rast u
pėrdorė procesi luftarak taktik:qėndresa-thyerja-tėrheqja, si ligje
objektive tė luftės, pėr ta futur armikun nėpėr kurthe nė mėnyrė qė
ta ndėshkonin mė pas me mėnyrat e tyre origjinale tė luftimit.
-
-
Kėshilli
komandues i luftės i pėrqėndruar nė Tabe(Qafė tė Kolesjanit), me
kohė kishte siguruar prapavijėn edhe nė tėrthoren: Pėrbreg
-
Gjegjėn
-
Bardhoc
-
Morinė
-
Vėrmicė
-
Shkozė
-
Dobrusht
-
Zhur
-
Vėrri
(
Billushė
-
Jeshkovė
-
Lez...), e cila
njėkohsisht luante rol tė dyfishtė:1.mbėshtetje tė sulmit mbi forcat
armike dhe 2.mbrojtje tė shpinės sė luftėtarėve nė Lumė.
-
-
Nė
mėngjesin e 15 nėntorit 1912, Kėshilli i Luftės dha urdhėr pėr tė
sulmuar repartet serbe nga disa drejtime tė frontit. Falė
konfiguracionit tė terrenit malor, motit tė keq(me shi e bubullim)
edhe pse tė varfėr nė mjete lufte, lumjanėt tė lėshuar si ortek mbi
forcat armike, nė kodrat e Kolesjanit arritėn t'i asgjėsojnė qindra
ushtarė serbė, ndėrsa nga radhėt e tyre ranė dėshmorė: Ibrahim
H.Zeqiri, bajraktar i Radomirės, Nexhip Dullė Visha nga Kolesjani ,
Rexhep Jonuz Taci, Selman Asllan Nėrguti, Halim Shehu e Daut Basha
nga Shtiqni etj.
-
-
Ndėrkoh,
pėr shkak tė rezistencės sė fuqishme, forcat serbe u tėrhoqėn nga
Kolesjani dhe kodrat e Gabricės dhe u pozicionuan nė brigjet jugore
tė Shejės dhe nė brigjet lindore tė Drinit tė Zi, ndėrsa forcat
shqiptare kaluan nė vijėn: fshati Mustafaj-Osmanaj-Bushat
(Kodra e
Bushatit).
-
-
Kėshilli i
luftės, pas njė rigrupimi tė forcave shqiptare nė teren, mė 16
nėntor pa ndėrpre vazhdoi mėsymjen drejt forcave serbe dhe
pėrleshjet gjakosėse u zhvilluan kryesisht nė krahun e majtė tė
pėrroit tė Shejės. Pikėrisht nė kėto ēaste kritike pėr kurorėzimin e
suksesit, Lumės i
erdhėn nė ndihmė qindra dibranė nė krye me udhėheqėsit e shquar Elez
Isufin, Isuf Xhelilin, Xhafer Dodėn etj, tė cilėt nė fushat e
betejės sollėn edhe 2-3 topa qė dikur ua kishin zėnė turqve.
Ushtria serbe e qėlluar
(sulmuar) nga tė
gjitha anėt, nė panik braktisi fushėbetejėn, duke lėnė edhe shumė
tė vrarė e tė mbytur nė Dri dhe nė pėrroin e Shejės. Pėr tė
pėrfituar nga situata e krijuar, Kėshilli i luftės tashmė nga
Kolesjani ishte zhvendosur nė fushėn e Zborit-Nangė, dhe aty
pėrcaktoi dy drejtime sulmuese
(me 3 grupe) pėr
ndjekjen e mėtejshme tė pushtuesve serbė:
-
-
-Grupi i
parė: u drejtua, nė krahun e majtė nėpėr rrugėn kėmbėsore qė tė
shpiente nga Nanga nė Gostilė-pėr nė Kullė tė Lumės;
-
-Grupi i
dytė:nė rrugėn kėmbėsore qė tė ēonte nga Nanga nė Shtiqėn, Pėrbreg e
deri nė Morinė,
-
-Grupi i
tretė:(nė rolin e rezervės) u pėrdorė si mbėshtetje pėr tė dy krahėt
(grupet) e sulmit.
-
-
Ndėrkaq
forca tjetėr goditėse qė kishte tė bėnte me fatin e Betejės sė
Lumės, ishte organizimi i qendresės nė tė dy krahėt e Drinit tė
Bardhė: -
Nė tėrthoren Pėrbreg
-
Gjegjėn
-
Bardhoc
-
Morinė
-
Qafa e Zhurit
-
Vėrri
(Billushė)
-
Guri i Zi
(Opojė)
-
Sharr dhe nė
krahun tjetėr Has
(Pashtrik)-Malėsi e
Gjakovės.
-
-
Pėr tė penguar shkuarjen e forcave tė
reja serbe nga Prizreni nė drejtim tė Lumės, luftime tė ashpra u
zhvilluan edhe nė trevėn e Vėrrinit. Nė vijėn
Dobrusht - Qafa e
Zhurit-Billushė - Lez
- Leskovec, pati luftime
ballore dhe anėsore. Repartet serbe nė kėto
luftime pėrpiqeshin qė tė shpėrthejn vijėn frontale nė Vėrri, me
qėllim tė depėrtimit nė Opojė e Gorė prej nga mendohej tė
sulmoheshin nga prapa lumjanėt, mirėpo nuk patėn sukses.
-
-
Nė kulmin
e qėndresės pėr vdekje a liri, Kėshilli Komandues i Luftės qė
pėrbėhej nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Hoxhė Mehmeti, Elez
Isufi, Ramadan ēeku, Ramadan Kovaēi, Kadri Shahini, Jemin Gjana etj,
sipas vendimeve tė marra nė njė mbledhje, mė 17 nėntor 1912 nisėn
operacionet goditėse nė tė gjitha frontet e luftės.
-
-
Malėsorėt
lumjanė, tė ngujuar nėpėr kullat e fshatrave:Nangė, Gostil, Shtiqėn,
Pėrbreg dhe nė shpatet lindore tė Gjallicės e Koretnikut (Pikllimės)
si dhe nė brigjet e tė dy Drinave
(tė Ziut e tė
Bardhit), e tė ngazllyer nga fitorja e bujshme e Qafės sė
Kolesjanit, forcat e armikut u sulmuan nga tė dy krahėt
(lindje-perėndim)
dhe u ndoqėn kėmba
kėmbės.
Repartet ushtarake serbe
u pėrpoqėn tė rigrupohen e tė pozicionohen sėrish nė Kodrėn e
Galipės e nė Zbor tė Nangėve, por kėto pėrpjekje gjithashtu dėshtuan
keq.Repartet shpartalluese serbe pasi humbėn edhe nė kėtė
fushėbetejė qindra ushtarė tė tjerė, braktisėn edhe vijėn mbrojtėse
Shtiqėn-Drini i Zi.
-
-
Nė kėto
sulme lumjanėt trima veprojnė rrufeshėm, dhe gjatė luftimeve bien
dėshmorė: Abaz Zezi, Baftjar Tahiraj, Baki Maliq Domi, Bektash
Gjoka, Dervish Trota, Dullė Dema, Halil Dema, Halil Himaj, Hasan
Shabani, Ismail Neziri, Jashar Shehu, Mehmet Allaraj, Mehmet Limani,
Muharrem Mema, Mustafė Dogjani, Ramadan Koldashi, Rrustem Shehu,
Shaqir Basha, Shaqir Dauti, Tahir Smajli, Zenel Mema, Haziz
Xhaferi, e shumė tė tjerė.
-
-
Luftimet
pėrfudnimtare u zhvilluan nė brigjet e lumenjve Drini i Bardhė
-
Drini i Zi, ndėrsa
ato me tė pėrgjakshmet nė Kullė Lumė. Kėtu iu dha grushti
pėrfundimtar forcave pushtuese serbe tė cilat pas kapitullimit u
tėrhoqėn nga Luma nė drejtim tė Prizrenit. Sipas disa burimeve
arkivore dhe kėngėve popullore, dėshmohet se nė Betejėn e
pėrgjakshme tė Lumės (14-18 nėntor 1912) i patėn lėnė eshtrat e
tyre 12 mijė ushtarė serbė, ndonėse flitet edhe pėr mė tepėr 16-18
mijė.
-
-
Ndonėse nė
mėngjesin e 18 nėntorit 1912 mori fund beteja e Lumės, ku forcat
shqiptare triumfuan kundėr armatės III serbe, nė Manastir
zhvillohej njė betejė tjetėr ndėrmjet forcave shqiptare dhe
reparteve tė armatės I serbe, qė nė histori njihet si Beteja e
Manastirit.
Nė kėtė kuadėr vlerėsojmė
se Beteja e Lumės, Beteja e Manastirit, si dhe qėndresa shqiptare
nė veri (Shkodėr) dhe nė jug (Janinė)
kanė rėndėsi tė madhe historike pėr faktin se nė njė mėnyrė apo
tjetėr, mundėsuan mbajtjen e Kuvendit Kombėtar nė Vlorė mė 28 nėntor
1912, ku u shpallė Pavarėsia e Shqipėrisė.
-
-
Th.Muzaku:Politika e serbisė Kundrejt
Shqipėrisė gjatė Luftės Ballkanike, Tiranė 1987, fq.145;
-
//K.Novakoviq:Nėpėr
Shqipėri(Kujtime):Dy Drinat, 1, 1998, fq.32;//B.Ratkoviq:Prvi
Ballkanski rat, Beograd 1978 , fq.261//Sh.Hoxha:Luma nė luftrat
pėr liri, Tiranė 2002, fq.173.
-
Sh.Hoxha:Luma nė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq182;/Sh.Braha:Gjenocidi
serbomadh dhe qėndresa shqiptare(1884-1990), Gjakovė 1991,
fq.148
-
Dr.V.Kasapi:Mrekulli e natyrės.Kėshtjellė e historisė, Tiranė
1998, fq.69
-
/
Xh.Martini-Elez Isufi, Tiranė 1994, fq.29.
-
Sh.Hoxha:Lumanė luftrat pėr liri, Tiranė 2002, fq.187.
-
Po aty/Xh.Martini, Elez Isufi, fq.29;/Dr.V.Kasapi-Mrekulli e
natyrės kėshtjellė e historis (Monografi pėr Lumė-Kukėsin)Tiranė
1998, fq.76;/Sh.Braha:Beteja e Drinit kundėr agresionit
serb(nėntor 1912), Prizren 2000, fq.108.
|
|