- 29 janar 2004 / TN
-
-
Shkruan: Rexhep
ELEZAJ
-
- Frika ėshtė njė
ndjenjė e tmerrshme e cila njeriun e kaplon nga brenda. Kur ajo
vie nga dukuritė natyrore siē ėshtė zjarri, erėrat e fuqishme,
ujėrat e tėrbuara, bubullimat kur bie shi, etj, ajo ėshtė frikė e
zakonshme, mirėpo kur njeriu frikėsohet nga (jo)njeriu i cili mund
ta godas pėr vdekje pėr shkakun e pasurisė, pse ka botėkuptime pėr
shoqėrinė dhe pėr politikėn tė cilat dallojnė nga mendimet e tė
tjerėve, pse secili njeri ėndrrat i sheh sipas pėrjetimeve
vetanake, ose pse miqtė njeriu i zgjedh sipas dėshirės sė vetė,
etj, ėshtė frikė e panatyrshme. Dhe jo se njeriu frikėsohet aq
shumė nga vdekja, por pėr arsyen se vdekja e imponuar me dhunė, qė
ndryshe quhet krim, ėshtė vdekje e parakohėshme. Tė jetuarit me
frikėn njeriun e bėn tė pasigurtė nė jetė, e shtynė tė bėjė jetėn
e robėrit, dhe kur njeriu jeton i frikėsuar, atėherė ajo mė nuk
quhet jetė, por vdekje pėr sė gjalli.
-
-
Andaj, shtrohet pyetja: cilėt janė ata njerėz tė cilėt vetės i
japin tė drejtėn qė njeriut tia marrin jetėn, qė njeriut tia
shuajnė jetėn, qė njeriut tia nxijnė jetėn nga frika e vdekjes,
qė njeriut tia ngarkojnė frikėn e vdekjes mbi shpinė e cila do
ti shkojė pas si hijenat e zeza?! Njeriu i cili jeton me frikėn
se vdekja e dhunėshme mund ta godas pėr ēdo ēast dhe nga ēdo
skutė, ai zvarritet si gjarpėri i vrarė, prandaj pėrgjigja ėshtė;
askush nuk ka tė drejtė qė njeriut tia marrė gjėnė mė tė shtrejtė
qė ia ka dhuruar Zoti i Madhėrishėm, siē ėshtė jeta, askush, pra,
nuk ka tė drejtė tė vras dhe tė marrė jetėra njerėzish me dhunė,
qė njerėzve tua shuajė rritėn dhe dritėn e jetės nė mėnyrė
mizore?! Nėsė ndokush vretė njeri, ai quhet kriminel ose shqip
vrasės.
-
-
Krimineli ėshtė qenja mė e shėmtuar nė botė, pėr ate edhe dėnimi
pėr aktin qė bėn ėshtė ndėr mė tė rėndėt, dhe kjo njėjtė sipas
normave ligjore ashtu edhe sipas atyre fetare. Ai qė vret ėshtė
njeriu mė i urryer nė shoqėri, ėshtė qenja mė e ligė njerėzore,
ėshtė tipi mė surrogat i botės njerėzore, sepse krimineli ska
shpirt, ska zėmėr, ska ndjenja, ska gjak, ska mendje, ska
asgjė qė e bėn njeri, mbase edhe tipari i tij prej krimineli ėshtė
njė surrat i veēantė i cili dallon nga ai i njeriut tė rėndomtė,
sepse nė shpirt e ka tė mbjellur gjenin e krimit, tė vrasėsit dhe
tė satanit, i cili duke shuar jetėn tė tjerėve ushqen shpirtin e
tij prej krimineli. Ndonėse anatomia e qenjės sė tyre
(kriminelėve) ėshtė e padefinuar, ata duke ua shuar jetėn tė
tjerėve arrijnė tė dalin nė qendėr tė vėmėndjes njerėzore.
-
-
Si zakonisht njerėzit qė vrasin janė analfabetė, janė njerėz pa
moral, tė pa karakter, nuk kanė kurfarė ndjenjash njerėzore, janė
amorf dhe infantil, mazohistė, njerėz psiqikisht tė smurė si dhe
shizofrenikė tė egėr qė nuk kuptojnė asgjė nga vlerat e jetės,
janė, pra, si zakonisht tė pa edukuar, ndėrsa pėr njeriun si qenje
mė e pėrsosur nė kėtė botė kanė vetėm mendime negative, prandaj
kur vrasin njerėz kėtė e bėjnė me gjakftohtėsi. Kriminelėt janė
soji mė i rrezikshėm pėr rrethin, janė kategoria mė e urryer
njerėzore. Ata nuk kanė jetė, sepse nuk e ndjejnė lumturinė e saj,
ata nuk i shijojnė tė mirat e kėsaj bote, sepse nuk kanė shqisa
dhe as ndjenja njerėzore, me njė fjalė janė grupi mė negativ i
shoqėrisė.
-
-
Kur ėshtė fjala pėr kriminelėt nga rradhėt e popullit shqiptar,
duhet kujtuar faktin se ashtu si tek ēdo popull, edhe tek
shqiptarėt ka patur dhe ka njerėz tė kriminalizuar nė shpirt qė
kanė bėrė krime, qė kanė vrarė, d.m.th. qė njerėzve ua kanė marrė
jetėn me dhunė, etj, por ėshtė njė e vertetė tjetėr e pamohueshme
historike dhe sociologjike se dukuria e krimit tek shqiptarėt ka
qenė prezente pothuajse krejtėsishtė nė suaza normale. Kur themi
normale mendojmė nė faktin se aktet e krimit tė cilat kanė ndodhur
brenda shoqėrisė shqiptare janė vlerėsuar si dukuri negative
normale, qė nėnkupton krime tė vogla tė cilat nuk e kanė patur
dimensionin e njė dukurie masive, ngase numri i tyre nė tė
kaluarėn nuk ka qenė aq drastik sa ishte nė kėto katėr vitet e pas
luftės nė Kosovė.
-
-
Pra, dukuria e krimit tek populli shqiptar mund tė thuhet se ka
qenė e kufizuar dhe asnjėherė nuk i ka kaluar suazat e zakonshme,
e qė gati nė tė gjitha rastet vrasjet janė kryer nė harmoni me
traditat dhe normat kanunore shqiptare, ēka don tė thotė se nuk ka
qenė mė parė i pranishėm ky tip kaq agresiv i vrasjeve, ose ky
lloj kaq i paskrupullt i akteve tė krimit siē ėshtė tani, qė nė
mėnyrė tė pashmangshme shtron dilema dhe pyetje nė tė cilat
shkenctarėt e kėsaj lėmie do duhej tė japin pėrgjigje adekuate, nė
veēanti rreth faktorėve psikosociologjikė tė cilėt kanė ndikuar qė
aktet e krimit nė Kosovėn e pas luftės ta ndėrrojnė formėn dhe
mėnyrėn e kryerjes, qoftė kur ėshtė fjala pėr llojin dhe
pėrdorimin e armėve, qoftė kur ėshtė fjala pėr brutalitetin e
kėtyre akteve duke i shkaktuar viktimės dhimbje tė mėdha,
gjegjėsisht duke zbrazur mbi tė vrarin njė mori plumbash, gjė qė
ky vandalizėm nuk ka qenė i pranishėm tek dorasit shqiptarė mė
pėrpara, ngase dihet historikisht se kur shqiptari ka vendosur tė
vras ndonjė njeri, ai pothuajse asnjėherė nuk ka dalur jashtė
normave kanunore, qė nėnkupton se vrasėsit (kriminelėt) shqiptarė
edhe kur kanė bėrė akte tė krimit i kanė respektuar rregullat dhe
traditat shqiptare qė viktimės tė mos i sjellin shumė vuajtje, pra
aktet e krimit i kanė kryer nė harmoni me rregullatė kanunore,
ndaj edhe dėnimet ndaj aktorėve nė raste tė kėtilla kanė qenė mė
tė buta.
-
-
Ėshtė i njohur ligji tek shqiptarėt se pėr ēdo vrasje tė kryer
jashtė sulleve kanunore siē ishin vrasjet nga pusia, ose pa
paralejmėrim, ose zbrazja e plumbave mbi viktimėn pasiqė ėshtė
goditur me plumbin e parė, vrasja nė prani tė familjes, etj, ua
kanė shtuar dėnimin vrasėsve, bile nė raste tė veēanta familja e
dorasit ėshtė ngarkuar edhe me dy gjaqe, vetėm se gjatė aktit tė
kryerjes sė vrasjes nuk ėshtė sjellur me viktimėn sipas rregullave
tė pėrcaktuara mė ligjet dhe kodet zakonore shqiptare.
-
-
Prandaj, duket qartė se dorasit (vrasėsit) ose kriminelėt aktualė
shqiptarė, e po ashtu dhe metodat e kryerjes sė krimeve tani kanė
ndryshuar shumė nga mėnyra e vrasjeve tė mėhershme, gjė qė kėtė
risi e shtron pėr analizė mė tė gjėrė, sidomos kur ėshtė fjala
pėr vrasjet me motive politike tė cilat kanė, siē dihet, kanė qenė
mjaftė tė rralla tek populli shqiptar. Prandaj, kur flasim pėr
dukurinė e krimit dhe vrasjeve tek shqiptarėt nuk duhet harruar
pėr asnjė ēast faktin se edhe nė kėtė aspekt duket se ka ndodhur
njė devijim i qėllimshėm, qė nė esencė pėr synim mund ta ketė
patur ashpėrsimin e krimit qė shqiptarėt si kolektivitet ti
shėmtojė sa mė shumė para opinionit, d.m.th. qė duke e bėrė aktin
e krimit nė mėnyrė sa mė tė ashpėr dhe sa mė mizore ndaj viktimės
tė dilet jashtė rregullave dhe normave tradicionale shqiptare tė
njohura nė botė si aktet e vėllavrasjeve dhe gjakamarrjeve midis
tyre, por qė dikur ishin mjaftė tė disciplinuara.
-
-
Qėllimi, pra, i ndėrrimit tė mėnyrės sė vrasjeve duket tė ketė
qenė i qartė; tė dilet jashtė rregullave tradicionale shqiptare
pėr ti barazuar kriminelėt shqiptarė me kriminelėt e popujve
tjerė nė fqinjėsi, me qėllim pėr ti cilėsuar kriminelėt shqiptarė
mė tė rrezikshmėm, bile edhe se Grupi i Zemunit. Pra, pėr ti
paraqitur ata si kriminelėt mė tė rrezikshėm nė rajon, nga tė
cilėt, gjithnjė sipas kėtij skenari, duhet tė kihet kujdes i
veēantė, sepse kriminelėt shqiptarė edhe kur vrasin janė shumė tė
ēartur, se ata edhe kur vrasin janė tė egėr si bishat, etj, etj!?
-
-
Nga kjo mund tė kuptojmė qartė se loja sistematike antishqiptare
ende nuk ka pėrfunduar, mbase qėllimi final i saj duket tė jetė
ehe mėtej shkatėrrimi i ēdo poreje tė jetės zakonore dhe vlerave
kulturore te shqiptarėve pėr tiu degjeneruar nė themel gjithė
qenjėn e tyre fizike dhe mendore. Andaj, themi se aktet e krimit
qė kanė ndodhur nė katėr vitet e fundit kanė qenė tė kryera nė
mėnyrė tė qartė jashtė frymės dhe rregullave tradicionale tė
shqiptarėve, gjė qė kjo dukuri e shėmtuar duhet tė na shqetėsojė
pa masė, qoftė si shoqėri, qoftė si shtet nė themelim e sipėr.
-
-
Pra, duhet bėrė ēmos nė tė gjitha nivelet qė dukurisė sė krimit nė
Kosovė, e cila gjithnjė e mė shumė po merrė dimensione alarmuese,
ti ndėrpritet hovi duke ndėrmarrė masat e nevojshme edukative dhe
administrative nė nivel tė shtetit. Pėrndryshe, ekziston rreziku
qė tė shndėrrohemi nė shoqėri tė kriminalizuar e cila duke
bashkėjetuar me krimin bėhėt pėrgjegjėse kryesore pėr mosluftimin
e tij.