| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Ibrahim Rugova tė dielėn shpallet Senator Nderi i Evropės
-
U ndėrpre seanca e
sotme e Kuvendit tė Kosovės
-
Qytetarėve tė
Kosovės iu dhuruan 500 karroca invalidėsh
-
K.Islami: Statusi pėrfundimtar i Kosovės
ėshtė ēėshtje qė i pėrket banorėve tė saj dhe bashkėsisė
ndėrkombėtare
-
Nė Mitrovicė u bė
ndėrrimi i komandės sė KFOR-it
-
UNMIK-u hedh poshtė pohimet e Qeverisė
sė Kosovės pėr vizitėn e Lamsdorfit dhe Fuēit nė Nju-Jork
-
Qeveria ka miratuar projektligjin pėr
hotelieri dhe nismėn e projektligjit pėr ekzekutimin e sanksioneve
penale
-
Busek thotė se Pakti
i Stabilitetit do t'i ofrojė ndihmė Kosovės nė marrjen e kredive tė
jashtme
-
Grupi i Lartė Punues
pėr TMK-nė ka shqyrtuar financimin e TMK-sė
-
Pėrfaqėsuesi i UNMMIK-ut tha nė Stokholm
se Kosova ėshtė njė shembull i mirė qė tė ndalet spastrimi etnik
-
Nė mars fillon
ndėrtimi i Memorialit Kombėtar tė UĒK-sė
-
Grupi punues pėr
zgjedhje do t'i dorėzojė Holkerit rekomandimet e sistemit
proporcional
-
Podujevė: Qytetin
dhe disa fshatra i pėrfshiu moti i lig dhe vėrshimet
-
Nė Gjakovė u
pėrkujtua pesėvjetori i rėnies heroike sė Gaspėr Karaqit
-
Banorėt e trevės sė Rugovės
kundėrshtojnė Projektligjin mbi Parkun Nacional Bjeshkėt e Nemuna
-
Gjilan: Ulje e
ndjeshme e shkallės sė natalitetit
-
Burim Demiri fitues
i ēmimit tė parė nė "Fest Flaka 2004"
-
Po i zhvillon
punimet seanca e Kuvendit tė Kosovės
-
Programi i LDK-sė u
hap perspektivė tė rinjve
-
Komisioni
parlamentar takohet me familjarėt e tė zhdukurve serbė
-
Nė Gjykatėn Themelore tė Shkupit vazhdoi
gjykimi kundėr 10 shqiptarėve nga Maqedonia dhe Kosova
-
Komiteti maqedonas i Helsinikit pohon se
nė vitin e kaluar nuk ėshtė realizua asnjė premtim i pushtetit
-
Dhjetė veta tė vrarė
nė njė sulm vetėvrasės nė Jerusalem
-
Ish-kryeinspektori
amerikan i armėve bėri thirrje pėr njė hetim tė pavarur
-
Takim Bush-Erdohan
nė Shtėpinė e Bardhė
-
Sekretari i ri i
Pėrgjithshėm i NATO-s bėn vizitėn e parė nė SHBA
-
Kryetari i kompanisė
sė BBC-sė dha dorėheqje
-
Shkėmbim tė
burgosurish Hezballah-Izrael
-
Tė paktėn 19
imigrantė janė zhdukur nė Detin Egje
-
Nė njė seri sulmesh
ėshtė vrarė njė pjesėtar i forcave irakiane
-
Njėmbėdhjetė veta
janė plagosur nė njė shpėrthim nė qytetin Bakuba
-
Sot nė Bruksel Kofin
Ananit iu dorėzua Ēmimi Saharov
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Ibrahim
Rugova tė dielėn shpallet Senator Nderi i Evropės
-
 |
|
-
Bruksel, 29 janar 2004
- Presidenti
i Kosovės Ibrahim Rugova po qėndron nė Belgjikė pėr njė vizitė
disaditėshe.
-
Presidenti Rugova sot mori pjesė nė ceremoninė e dorėzimit tė
Ēmimit Saharov sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi
Anan. Ibrahim Rugova poashtu ėshtė njė nga laureatėt e kėtij
Ēmimi prestigjioz tė Parlamentit Evropian.
-
Gjatė njė kokteji qė shtroi kryetari i Parlamentit Evropian
Pat Koks me rastin e dorėzimit tė kėtij ēmimi, mori pjesė edhe
Presidenti Rugova, i cili me kėtė rast pati takime tė shkurta
me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofin Anan, shefin e
politikės sė jashtme tė BE-sė Havier Solana dhe me
komesionerin evropian Kris Paten.
-
-
Poashtu Presidenti Rugova me kėtė
rast takoi edhe bashkėshorten e Serzho de Melos sė ndjerė, tė
cilės i shprehu ngushėllime.
-
Gjithashtu Presidenti Rugova ishte nė drekėn qė shtroi Havier
Solana pėr nder tė Kofi Ananit, pas ceremonisė sė dhėnies sė
Ēmimit Saharov.
|
-
Presidenti Rugova nesėr do tė takohet me ministrin e Punėve tė
Jashtme tė Belgjikės, Lui Mishel.
-
Ndėrkaq, tė dielėn mė 1 shkurt, nė njė ceremoni qė do tė zhvillohet
nė orėn 11.00 nė qytetin Atverpen tė Belgjikės, Prsidenti Ibrahim
Rugova do tė shpallet Senatori Nderi i Evropės.
-
-
- U
ndėrpre seanca e sotme e Kuvendit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Kuvendi i Kosovės, pas shumė mospajtimeve tė shprehura gjatė seancės,
nuk miratoi sot ligjin pėr Odėn Ekonomike tė Kosovės. Seanca u
ndėrpre pėr shkak tė mosharmonizimit tė qėndrimeve tė Komisionit
parlamentar pėr ekonomi dhe tė deputetėve.
-
Mosmarėveshjet nuk u zgjidhėn as nė takimin e kryeparlamentarit Daci
me shefat e grupeve parlamentare dhe pėrmes votimit u vendos qė
seanca tė ndėrpritet.
-
-
-
Qytetarėve tė Kosovės iu dhuruan 500 karroca invalidėsh
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Fondacioni i Karrocave Invalidore dhe Kisha e Jezus Krishtit tė tė
Shenjtėve tė Ditės sė Fundit nė njė ceremoni tė zhvilluar sot nė
Prishtinė, u dhuruan 500 karroca invalidėsh qytetarėve tė Kosovės.
-
Shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė zonja Marsi Ris tha se kėto
dhurata u mundėsojnė personave tė hendikepuar lėvizjen e lirė nėpėr
shtėpitė e tyre dhe nė publik dhe kėshtu bėhet hapi i parė i
integrimit tė tyre nė njė shoqėri tė gjerė.
-
-
Ky donacion i 500 karrocave pėr invalidė
do tė ndihmojė shumė persona B posaēėrisht fėmijė - nė mėnyrė qė ata
tė rikthejnė lėvizshmėrinė e tyre dhe tė marrin pjesė nė jetėn
shoqėrore tė Kosovės, tha zonja Ris.
-
Donacionin e pranoi Halit Ferizi, kryetar i Asociacionit tė
Paraplegjikėve dhe Fėmijėve tė Hendikepuar tė Kosovės (HENDIKOS).
-
Nė kėtė ceremoni morėn pjesė dhe folėn shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri,
kryeministri i Kosovės dhe pjesėmarrės tė tjerė.
-
-
-
K.Islami: Statusi pėrfundimtar i Kosovės ėshtė ēėshtje qė i pėrket
banorėve tė saj dhe bashkėsisė ndėrkombėtare
-
-
Tiranė, 29 janar 2004 -
Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Kastriot Islami foli sot
para korit diplomatik tė akredituar nė Tiranė. Me kėtė rast ministri
Islami foli edhe pėr Kosovėn, duke thėnė se pėr Shqipėrinė ka qenė
prioritare edhe ndjekja me vėmendje tė veēantė e ecurisė sė
marrėdhėnieve dhe bashkėpunimit me Kosovėn, e pėrfshirjes sė saj nė
proceset integruese evropiane.
-
"Qėndrimi ynė ka qenė dhe mbetet kurdoherė nė interes tė respektimit
tė plotė tė rezolutės sė OKB-sė dhe pėr pėrmbushjen e standarteve tė
pėrcaktuara nga OKB-ja pėrpara statusit pėrfundimtar", tha Islami,
duke shtuar se "mbetemi tė palėkundur nė qėndrimin tonė se statusi
pėrfundimtar i Kosovės ėshtė ēėshtje qė i pėrket banorėve tė saj dhe
bashkėsisė ndėrkombėtare qė administron atė sikurse vazhdojmė tė
shprehemi tė bindur se pa zgjidhjen pėrfundimtare tė kėtij statusi
nuk mund tė ketė stabilitet dhe integrim rajonal".
-
Sipas Islamit, angazhimi nė vazhdimėsi i diplomacisė shqiptare gjatė
vitit 2003 ka qenė maksimal dhe konstant nė drejtim tė influencimit
pozitivisht tek tė gjithė faktorėt politikė shqiptare tė Kosovės dhe
tek tė gjithė faktorėt e tjerė politikė ndikues, pėr tė inkurajuar
proceset integruese tė Kosovės, mbėshtetjen pa rezerva dhe
bashkėpunimin mė tė ngushtė me UNMIK-un dhe bashkėsinė ndėrkombėtare,
pėrmbushjen e standarteve tė njohura.
-
-
Nė kėtė strategji, tha ai, nxitja dhe
mbėshtetja e autoriteteve kosovare nė pėrgatitjen e tyre pėr
zhvillimin e dialogut politik me Beogradin, mbetet prioritet.
-
-
- Nė
Mitrovicė u bė ndėrrimi i komandės sė KFOR-it
-
-
Mitrovicė, 29 janar 2004 -
Me nje ceremoni tė zhvilluar sot nė Mitrovicė u bė ndėrrimi i
komandės sė Brigadės shumėkombėeshe veri-lindje.
-
Duke folur nė kėtė ceremoni, komandanti i KFOR-it Holger Kamerhof
tha se Mitrovica ėshtė dhe do tė mbetet nė qendėr tė vemendjes sė
paqeruajtėsve.
-
-
Ai lavdėroi punėn e tyre nė kėtė sektor
tė ndieshėm, duke thėnė se ushtarėt e KFROR-it bashkė me organizmat
e tjera kanė punuar me pėrkushtim pėr ruatjjen e qetėsisė nė
Mitrovicė. Sipas tij, kjo ka bėrė qė qarkullimi mbi urėn kryesore nė
Ibėr tė jetė i mundur pėr tė gjithė qytetarėt.
-
Pėrndryshe komandėn e kėsaj brigade sot e mori gjenerali francez
Zavaje Mishel, duke e zėvendėsuar kėshtu gjeneralin e gjertanishėm
Bernar Ratel.
-
-
- UNMIK-u
hedh poshtė pohimet e Qeverisė sė Kosovės pėr vizitėn e Lamsdorfit
dhe Fuēit nė Nju-Jork
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Vizita e shefit tė Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Nikolas Lamsdorf
dhe shefes sė AKM-sė, Marie Fuēi nė Nju-Jork bėhet pėr konsultime tė
rregullta dhe jo pėr tė bėrė presion mbi Qeverinė e Kosovės qė tė
heqė dorė nga kėrkesat e veta, thanė zėdhėnėsit e UNMIK-ut nė Kosovė.
Zėdhėnėsi i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut tha nė njė konferencė pėr
gazetarė se vizita e Lamsdorfit dhe e Fuēit pėr nė Nju-Jork ėshtė
vetėm pjesė e konsultimeve tė pėrhershme tė zyrtarėve tė kėsaj
administrate dhe selisė sė saj qendrore dhe nuk ka ndonjė prapavijė
tjetėr, sikur konsideron Qeveria e Kosovės.
-
-
- Qeveria
ka miratuar projektligjin pėr hotelieri dhe nismėn e projektligjit
pėr ekzekutimin e sanksioneve penale
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Qeveria e Kosovės ka ndėrprerė dje mbledhjen e saj tė rregullt dhe
tė njėjtėn do ta vazhdojė tė premtėn, pasi kryeministri Bajram
Rexhepi i ėshtė dashur tė takohej me shefin e UNMIK-ut, Hari Holkeri
rreth mundėsive pėr financimin e TMK-sė.
-
-
Qeveria ka miratuar projektligjin pėr
veprimtari hoteliere e turistike dhe nismėn e projektligjit pėr
ekzekutimin e sanksioneve penale.
-
Pėrndryshe kryeministri e ka njoftuar dje kabinetin edhe me planin
nacional pėr barazi gjinore tė hartuar nga UNIFEM-i. Ky dokument tha
zėdhėnėsja Kusari prezenton format optimale pėr pėrfaqėsimin e
femrės nė shoqėri dhe institucione.
-
-
- Busek
thotė se Pakti i Stabilitetit do t'i ofrojė ndihmė Kosovės nė
marrjen e kredive tė jashtme
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, Erhard
Busek, nė pėrfundim tė vizitės dyditėshe nė Prishtinė, theksoi se nė
mars tė kėtij viti Kosova mund tė fitojė statusin e vėzhguesit tė
Qendrės pėr Luftė kundėr krimit tė organizuar, me seli nė Bukuresht.
-
Sipas Busekut, Pakti i Stabilitetit do t'i ofrojė ndihmė Kosovės nė
marrjen e kredive tė jashtme pėr tė financuar projektet e
infrastrukturės sė rrugėve. Ai ka theksuar se pėrveē kėtyre
mundėsive po diskutohen edhe modalitetet pėr inkurajimin e
investimeve evropiane nė Kosovė.
-
-
- Grupi i
Lartė Punues pėr TMK-nė ka shqyrtuar financimin e TMK-sė
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Grupi i Lartė Punues pėr TMK-nė ka zhvilluar edhe njė takim ku ka
shqyrtuar financimin e TMK-sė pėr vitin 2004. Komandanti i TMK-sė,
gjeneral Agim Ēeku tha se derisa qeveri tė vendeve evropiane tashmė
kanė filluar ndarjen e mjeteve pėr TMK-nė, megjithatė nė kėtė takim
ėshtė konsideruar se ato mjete nuk janė tė mjaftueshme.
-
-
Kėshtu qė ėshtė ngritur ēėshtja e
ndarjes sė mjeteve nga buxheti i Kosovės. Si mjete tė domosdoshme
gjenerali Agim Ēeku theksoi se TMK-sė pėr kėtė vit i nevojiten 15
milion euro.
-
Lidhur me kėto kėrkesa kryeministri Bajram Rexhepi tha se nė parim e
mbėshtet kėrkesėn pėr ndarjen e mjeteve, por Qeveria do tė takohet
kėtė tė premte pėr ta shqyrtuar pikėrisht kėtė ēėshtje.
-
-
Ndėrkaq, shefja e Zyrės sė Misionit
amerikan nė Kosovė, Marsi Ris tha se Qeveria amerikane pėr tri vite
ka qenė nė ballė tė atyre vendeve qė e kanė ndihmuar TMK-nė, ndėrkaq
tash e tutje, siē tha zonja Ris, kjo detyrė do t'u kalojė edhe
qeverive tjera.
-
-
Por kjo nuk do tė thotė se Qeveria
amerikane nuk do tė mbėshtesė edhe mėtutje TMK-nė. Nė kėtė aspekt u
tha dje se Qeveria gjermane ka ndarė 800 mijė euro, ndėrkaq ato
britanike dhe italiane nga nga 200 mijė euro.
-
-
-
Pėrfaqėsuesi i UNMMIK-ut tha nė Stokholm se Kosova ėshtė njė
shembull i mirė qė tė ndalet spastrimi etnik
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Zhan Kristian Kadi, shef i Shtyllės sė parė tė UNMIK-ut nė Forumin
Ndėrkombėtar nė Stokholm prezentoi Kosovėn si njė shembull tė
bashkėsisė ndėrkombėtare nė arritjen e ndaljes sė spastrimit etnik
dhe parandalimit tė ripėrsėritjes sė kėtij fenomeni.
-
-
Kosova ėshtė njė shembull i mirė se
ēfarė bashkėsia ndėrkombėtare dhe Kombet e Bashkuara kanė arritur qė
tė ndalin pastrimin etnik dhe krijimin e instrumenteve tė cilat do
tė parandalonin ripėrsėritjen e tij, ka thėnė Kadi.
-
-
- Nė mars
fillon ndėrtimi i Memorialit Kombėtar tė UĒK-sė
-
-
Skėnderaj, 29 janar 2004 -
Komiteti Kombėtar pėr Memorialin e UĒK-sė nėnshkroi kontratėn pėr
ndėrtimin e Memorialit Kombėtar tė UĒK-sė (nė komunėn e Skėnderajt)
me firmėn "Dreni Engineering", e cila u zgjodh nga 10 firma qė
konkurruan pėr ndėrtimin e projektit.
-
Sponsori kryesor i projektit tė Memorialit Benito Mares tha, se "Dreni
Engineering" u zgjodh sepse ata kanė pėrvojė dhe njohuri teknike qė
nevojitet pėr kompletimin e projektit. Ata poashtu na prezentuan
neve njė listė me referenca shumė tė mira.
-
Z.Mares, sė bashku me disa amerikanė para pak kohėsh kanė kontribuar
100,000 dollarė pėr "Fondin e Komitetit pėr Memorialin e UĒK-sė", qė
do tė mbulojė shpenzimet pėr ndėrtimin e Memorialit.
-
-
Anėtari i bordit tė Komitetit pėr
Memorialin Fatmir Gashi me kėtė rast shpalosi planet pėr fushatėn e
mbledhjes sė fondeve shtesė nga qytetarėt dhe kompanitė e Kosovės
pėr t'u barazuar me kontributet nga Amerika.
-
Memoriali Kombėtar i UĒK-sė fillon tė ndėrtohet nė muajin mars pėr
nder tė ushtarėve tė rėnė gjatė luftės nė Kosovė 1998 dhe 1999.
Memoriali pėrmban njė mur mermeri tė zi me emrat e ushtarėve tė rėnė
tė gdhendur nė tė, dhe gjithashtu edhe monumentin "Varri i Ushtarėve
tė Paidentifikuar" i gjatė 15 metra me flakė tė pėrjetshme.
-
Memoriali parashihet tė hapet me njė ceremoni rasti nė qershor 2004,
njė datė qė pėrputhet me pėrvjetorin e pestė tė pėrfundimit tė
luftės.
-
-
- Grupi
punues pėr zgjedhje do t'i dorėzojė Holkerit rekomandimet e sistemit
proporcional
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Grupi punues pėr zgjedhje do t'i dorėzojė shefit tė UNMIK-ut nga
mesi i shkurtit rekomandimet mbi procesin e ardhshėm zgjedhor.
-
-
Ndėrkohė, njė anėtar i Grupit punues pėr
zgjedhjet citohet tė ketė thėnė se shumica e anėtarėve nė kėtė grup
janė pro qė kryeadministratorit t'i rekomandohet sistemi
proporcional me lista tė hapura nė zgjedhje. Sven Lindholm, zėdhėnės
i Misionit tė OSBE-sė tha dje se rekomandimet pėr zgjedhjet shefit
tė UNMIK-ut do t'i bėhen nga mesi i shkurtit.
-
-
-
Podujevė: Qytetin dhe disa fshatra i pėrfshiu moti i lig dhe
vėrshimet
-
-
Podujevė, 29 janar 2004 -
Mbrėmė Podujevėn e pėrfshiu njė mot i lig, i cili shkaktoi vėrshime
nė qytet dhe nė disa fshatra.
-
Drejtoria pėr Mbrojtje Civile dhe Emergjencė nė bashkėpunim me
SHPK-nė, Shėrbimin e zjarrfikėsve dhe TMK-nė kanė intervenuar nė
disa raste kur uji kishte hyrė nė oborre dhe shtėpi tė disa dhjetra
familjeve.
KFOR-i ēek e sllovak ka intervnuar nė bodrumin e stacionit policor
nė Podujevė, kurse njė ekip i TMK-sė ka intervenuar nė fshatin
Bradash.
-
Sipas njoftimeve nga terreni, probleme me vėrshimet ka pasur qyteti
i Podujevės dhe fshatrat Bradash, Peran, Llapashticė e poshtme,
Bellopoja, Tėrrnava, njė pjesė e Sfeēlės dhe nė Batllavė komuniteti
ashkali.
-
Njė problem shqetėsues pėr kėto lokalitete paraqet uji i puseve i
cili aktualisht nuk mund tė pėrdoret pėr pije, pėr ēka Inspeksioni
sanitar rekomandon qytetarėt e kėtyre fshatrave tė vlojnė ujin e
pijshėm.
-
-
- Nė
Gjakovė u pėrkujtua pesėvjetori i rėnies heroike sė Gaspėr Karaqit
-
-
Gjakovė, 29 janar 2004 - Nė
Gjakovė u organizua njė akademi pėrkujtimore nė pesėvjetorin e
rėnies heroike tė dėshmorit dhe luftėtarit tė lirisė Gaspėr Karaqi.
Nė kėtė tubim ishte i pranishėm edhe Mark Krasniqi, kryetar i
Partisė Shqiptare Demokristiane tė Kosovės.
-
-
Tė pranishmit nė kėtė tubim pėrkujtues
iu drejtuan ish-nxėnėsit e kėtij mėsuesi e patriotit tė zellshėm.
Poashtu foli edhe kryetari i Kuvendit komunal tė Gjakovės Aēif Shehu,
i cili theksoi se Gaspėr Karaqi ishte i pathyeshėm dhe konsekuent
betimit tė fjalės sė dhėnė.
-
-
- Banorėt
e trevės sė Rugovės kundėrshtojnė Projektligjin mbi Parkun Nacional
Bjeshkėt e Nemuna
-
-
Pejė, 29 janar 2004 -
Forumi i Intelektualėve tė Rugovės ka organizuar dje njė debat
lidhur me projektligjin mbi Parkun Nacional Bjeshkėt e Nemuna, ku
morėn pjesė banorė tė shumtė tė trevės sė Rugovės si dhe krerėt e
Kuvendit komunal tė Pejės. Edhe pse ėshtė pėrkrahur nė parim
projektligji pėr Parkun kombėtar Bjeshkėt e Nemuna, ai ka shkaktuar
shqetėsime tė mėdha nė mesin e banorėve tė trevės sė Rugovės.
-
-
Nė kėtė debat banorėt e kėsaj treve
unanimisht ishin kundėr kėtij projektligji, ngase siē theksuan ata
frikohen se do t'i humbin pronat e tyre. Kryetari i Forumit tė
Intelektualėve tė Rugovės, Hajdar Mekaj tha se banorėt e rajonit tė
Rugovės janė tė shqetėsuar nga projektligji nė fjalė, i cili i cėnon
interesat e banorėve tė Rugovės, pėrkatėsisht cėnon pronat private.
-
Kryetari i komunės sė Pejės Ali Lajēi tha se kjo ėshtė njė nismė nga
e cila nuk duhet shqetėsuar sepse pėr kėtė projektligj do tė
debatohet nė komisionet parlamentare tė cilat do tė punojnė gjatė
derisa ai tė miratohet nė Parlamentin e Kosovės. Lidhur me kėtė
ēėshtje do tė debatohet edhe nė Asamblenė komunale tė Pejės.
-
-
- Gjilan:
Ulje e ndjeshme e shkallės sė natalitetit
-
-
Gjilan, 29 janar 2004 - Nė
bazė tė njė hulumtimi qė kanė bėrė mjekėt e gjinekologjisė nė Gjilan,
shihet se gjatė katėr viteve tė fundit ka patur njė ulje tė ndjeshme
tė shkallės sė natalitetit.
-
-
Dr. Shaban Rexhepi, shef i repartit tė
gjinekologjisė nė spitalin rajonal tė Gjilanit, gjatė njė prezentimi
tė punės sė kėtij institucioni pėr vitin 2003, qė ka bėrė sot nė njė
seminar, ku kanė marrė pjesė edhe specialistėt e kėsaj fushe nga
Kroacia, dr. Ante Draganēiq, dr. Jelena Polak, dr. Shefqet Luli nga
Prishtina si dhe pjesėmarrės tė tjerė, tha se gjatė katėr viteve tė
fundit kėtu kanė lindur 13 mijė e 881 fėmijė.
-
Sipas dr. Rexhepit, personeli i kėtij reparti vitin qė shkoi ka
kryer mbi 8 mijė shėrbime tė ndryshme mjekėsore. Gjatė po tė njėjtit
vit, nė kėtė repart kanė lindur 2.872 nėna, kurse mortaliteti ka
qenė 22,4 promila.
-
Dr. Ante Draginēiq dhe dr. Jelena Polak kanė mbajtur njė ligjėratė
pėr mjekėt e Gjilanit dhe i kanė njohur kėta me pėrvojėn e tyre nė
Kroaci. Ata pohuan se janė tė kėnaqur me rezultatet qė janė arritur
nga kolegėt e gjinekologjisė nė spitalin e Gjilanit, ku lindin shumė
gra edhe nga rajoni i Preshevės dhe Bujanocit.
-
-
- Burim
Demiri fitues i ēmimit tė parė nė "Fest Flaka 2004"
-
-
Gjilan, 29 janar 2004 -
Manifestimi "Flaka e Janarit 2004", ka vazhduar mbrėmė me programin
"Fest Flaka", nė tė cilin me interpretimet e tyre nė zhanrin e
muzikės sė lehtė dhe atė popullore janė paraqitur 17 solistė nga
Anamorava.
-
Pas interpretimit tė shtatmbėdhjetė kėngėve, tė cilat janė pėrcjellė
nga Estrada muzikore e qytetit, juria ka zgjedhur mė tė mirėt.
-
Burim Demiri, me kėngėn "Prej zemanit tė djalėrisė", ka fituar
ēmimin e parė pėr interpretim mė tė sukseshėm, derisa ēmimin e dytė
e ndanė solistėt Rexhep Jashari dhe Remzi Leka, kurse tretin -
Xhelal Ramadani dhe Avdi Latifi.
-
Manifestimi "Flaka e Janarit 2004" do tė pėrmbyllet me orėn e madhe
letrare, si dhe ndarjen e ēmimeve tė konkursit shpėrblyes, nesėr mė
30 janar 2004.
-
-
- Po i
zhvillon punimet seanca e Kuvendit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Sot po i zhvillon punimet seanca e rregullt Kuvendit tė Kosovės, ku
nė rend dite ka shqyrtimin e dytė tė tri projektligjeve dhe
shqyrtimin e parė tė njė projektligji.
-
Fillmisht qė debat ėshtė zhvilluar rreth procedurės sė shqyrtimit tė
dytė tė Projektligjit pėr Odėn Ekonomike tė Kosovės, meqenėse pati
mospajtime mes deputetėve tė PDK-sė dhe rekomandimeve tė Komisionit
pėr ekonomi dhe financa. Deputetėt e PDK Bedri Selmani e Arsim
Bajrami kundėrshtaun qėndrimet e Komisionit pėrkatės, ndėrkohė qė
ato i mbrojti Fatmir Rexhepi, anėtar i komisionit.
-
Rreth kėtij projektligji disa sqarime tė shkurta bėri edhe ministri
i Ekonomisė dhe Financave Ali Sadria, i cili tha se nga ana e
Qeverisė Kuvendit i ėshtė pėrcjellė vetėm njė variant i kėtij
propjektligji, ndonėse ekzistojnė dy variante, duke kėrkuar sqarime
se pse nuk ėshtė bėrė kjo.
-
Ndryshe, deputetėt kėrkuan qė tė shqyrtohen tė gjitha amandamentet e
arritura ndaj kėtij projektligji.
-
-
-
Programi i LDK-sė u hap perspektivė tė rinjve
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Nė njė takim tė Kryesisė sė Degės IV tė LDK-sė nė Prishtinė u
diskutua kidhur me aktivitetin e saj e cila pėrfshin pjesėn dėrmuese
tė kryeqytetit tė Kosovės. Kryetari i kėsaj dege Shasivar Sadiku tha
se, falė organizimit tė mirė tė LDK-sė nė pėrgjithėsi, ajo ka
mbėshtetje tė fuqishme nga qytetarėt, e nė veēanti nga anėtarėsia.
-
-
Ndėrkaq, diskutuesit e tjerė kėrkuan njė
trajtim mė tė angazhuar tė institucioneve tė Kosovės lidhur me
hapjen e vendeve tė reja tė punės, si edhe me fatin e sistemit
elektroenergjetik tė Kosovės dhe privatizimin nė pėrgjithėsi.
-
Duke folur nė kėtė takim, anėtari i Kryesisė qendrore, Dr.Alush
Gashi, pasi mbėshteti angazhimin e kėsaj Dege pėr organizim
funksional, theksoi pėrkushtimin pėr zbatimin e Programit tė partisė,
qė sipas tij, padyshim ėshtė mė i miri nga tė gjitha partitė
politike.
-
-
Gashi u angazhua pėr pėrmirėsimin e
cilsisė sė jetės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe shtoi se nė
kėtė pikėpamje Programi i LDK-sė u hap perspektivė tė rinjve dhe kjo
ėshtė arsyeja e interesimit tė shtuar pėr LDK-nė dhe pėr anėtarėsim
nė tė.
-
Dr.Gashi porositi tė pranishmit qė tė pėrmbahen nga provokimet e tė
papėrgjeshmėve, ngase qytetarėt e Kosovės kanė pėrvojė me njerėzit e
tillė, tė cilėt, siē tha, nė synimet e tyre do tė dėshtojnė.
-
-
-
Komisioni parlamentar takohet me familjarėt e tė zhdukurve serbė
-
-
Prishtinė, 29 janar 2004 -
Komisioni parlamentar pėr tė zhdukurit ka pasur njė takim me
familjarėt e tė zhdukurve serbė gjatė vitit 1998. Familjarėt serbė
kanė theksuar se nė Kosovė ekzistojnė kampe nė tė cilat mbahen tė
afėrmit e tyre. Udhėheqėsja e komisionit pėr tė zhdukur Flora
Bronvina u shpreh se ky komision nuk ka tė dhėna pėr ekzistimin e
ndonjė kampi tė atillė.
-
-
Kjo ishte atmosfera nė tė cilėn u
zhvillua takimi midis familjarėve tė tė zhdukurve serb nė Kosovė dhe
komisionit parlametar pėr tė zhdukur. Familjarėt e serbėve tė
zhdukur mendonin se komisioni paralmetar i Kosovės i ka tė gjitha
kopetencat dhe mund t'i gjejė tė afėrmit e tyre, ngase, siē pohonin
ata, KFORI u ka thėnė t'i drejtohen kėtij komisioni.
-
-
Ndėrsa pėrfaqėsuesja e komisionit
parlamentar pėr tė zhdukurit Flora Brovina tha se kėtė tė drejtė e
kanė institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė.
-
Familjarėt e serbėve tė zhdukur insistonin qė tė afėrmit e tyre tė
gjenden tė gjall, me pretekstin se udhėheqėsit e Institucioneve tė
Kosovės e dijnė ku gjenden ata. Komentet e kėtilla tė familjarėve
serb zgjatėn debatin pėr dy ore.
-
-
Ndėrkohė zonja Brovina dhe anėtarėt
tjerė tė Komisonit parlametar pėr tė zhdukurit u sqaruan disa herė
se edhe nėnat shqiptare sikurse ato kėrkojnė tė afėrmit e tyre qė
janė tė zhdukur. Ata kėrkuan nga serbet qė nėse kanė informacione
pėr shqiptarėt e zhdukur t'i paraqesin ato tek komisioni pėr tė
zhdukur. Familjarėt e serbėve tė zhdukur kanė kėrkuar tė takohen
edhe me kryeparlamentarin Daci.
-
-
- Nė
Gjykatėn Themelore tė Shkupit vazhdoi gjykimi kundėr 10 shqiptarėve
nga Maqedonia dhe Kosova
-
-
Shkup, 29 janar 2004 - Nė
Gjykatėn Themelore tė Shkupit ka filluar procesi gjyqėsor kundėr 10
shqiptarėve, tre prej tė cilėve janė nga Kosova, ndėrkaq shtatė tė
tjerė janė nga rrethi i Tetovės dhe Gostivarit. Ata akuzohen pėr
vepra tė rėnda penale, pėr rrėmbimin e njė grupi tė qytetarėve
maqedonas gjatė vitit 2002 nė rrugėn Tetovė - Gostivar.
-
Sipas Gjykatės kėtė akt tė akuzuarit e kanė kryer si pjesėtarė tė
Armatės Kombėtare Shqiptare. Por dėshmitarėt nė seancėn e djeshme
mohuan tė kishin parė tė akuzuarit me emblemė tė AKSH-sė.
-
-
Nė kėtė seancė gjyqėsore ishin tė
pranishėm vetėm Ferit Zeqiri, Muhamet Musliu dhe dy kushėrinjtė
Bedri dhe Nezet Ramaj nga fshati Uēė i Istogut tė Kosovės, ndėrkaq
gjashtė tė akuzuarit tė tjerė edhe mėtutje ndodhen nė arrati.
-
Seanca tjetėr gjyqėsore u caktua mė 16 shkurt tė kėtij viti.
-
-
-
Komiteti maqedonas i Helsinikit pohon se nė vitin e kaluar nuk ėshtė
realizua asnjė premtim i pushtetit
-
-
Shkup, 29 janar 2004 -
Raporti i Komitetit maqedonas tė Helsinikit pėr tė Drejtat e Njeriut
thekson se nė vitin e kaluar nuk ėshtė realizuar asnjė premtim i
deklaruar i pushtetit maqedonas nė fushėn e pėrmirėsimit tė gjendjes
ekonomike dhe tė sigurisė, standardit jetėsor.
-
-
Ky asociacion ka vlerėsuar se nė
Maqedoni ka partizim tė strukturės shtetėrore, zhvillim tė
etnodemokracisė, nė vend tė demokracisė qytetare dhe mosfunskionim
tė shtetit ligjor. Po ashtu sipas Komitetit tė Helsinkit nuk ėshtė
bėrė hap pozitiv nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve ndėretnike nė
Maqedoni.
-
-
- Dhjetė veta tė
vrarė nė njė sulm vetėvrasės nė Jerusalem
-
-
Jerusalem, 29 janar 2004 -
Tė paktėn dhjetė persona janė vrarė nė njė sulm vetėvrasės me bombė
mbi njė autobus nė Jerusalem. Shpėrthimi ndodhi nė afėrsi tė
rezidencės zyrtare tė kryeministrit izraelit, Ariel Sharon. Policia
thotė se janė plagosur shumė tė tjerė.
-
Dėshmitarėt thonė se shpėrthimi shkatėrroi autobusin.
-
Pjesė tė trupit tė tė vrarėve janė shpėrndarė gjithandej rrugės.
-
Sulmi i fundit me bombė nė Izrael u krye njė muaj mė parė nė Tel
Aviv. Nė atė sulm u vranė katėr veta.
-
-
-
Ish-kryeinspektori amerikan i armėve bėri thirrje pėr njė hetim tė
pavarur
-
-
Uashington, 29 janar 2004 -
Duke dėshmuar tė mėrkurėn para Komisionit tė Senatit pėr shėrbimet e
armatosura, ish-kryeinspektori amerikan i armėve nė Irak Dejvid Kej
fajėsoi gabimet e agjencive tė zbulimit pėr dėshtimin qė tė
gjendeshin armė tė shkatėrrimit nė masė.
-
Kej tha se nuk ka gjetur armė tė tilla nė Irak, megjithėse ai dhe
njė numėr qeverish, pėrfshirė edhe Shtetet e Bashkuara, besonin se
kėto armė ekzistonion.
-
Administrata e presidentit Bush kishte cituar agjencitė e zbulimi,
qė thoshin se Iraku kishte armė tė tilla, si arsyen kryesore pėr
fillimin e luftės.
-
Zoti Kej mbėshteti thirrjet e demokratėve pėr njė hetim tė pavarur
lidhur me punėn e agjencive tė zbulimit para fillimit tė luftės.
-
-
- Takim
Bush-Erdohan nė Shtėpinė e Bardhė
-
-
Uashington, 29 janar 2004 -
Presidenti amerikan Xhorxh Bush e siguroi kryeministrin e Turqisė
Rexhep Taip Erdohan se Shtetet e Bashkuara dėshirojnė qė Iraku tė
qendrojė i paprekur si territor, megjithė kėrkesat e kurdėve pėr mė
shumė autonomi.
-
Dy udhėheqėsit u takuan tė mėrkurėn nė Shtėpinė e Bardhė pėr tė
diskutuar mbi Irakun, Qipron dhe ēėshtje tė tjera. Presidenti Bush
tha se po e priste zotin Erdohan si mik dhe vuri nė dukje se Turqia
dhe Amerika e kuptojnė rėndėsinė e luftės kundėr terrorizmit.
-
Zoti Erdohan ka thėnė se Turqia ėshtė e shqetėsuar nga thirrjet e
kurdėve irakianė pėr mė shumė autonomi. Kryeministri turk u shpreh
pas takimit me Presidentin Bush se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia
kanė pikėpamje tė ngjashme lidhur me atė qė ai e quajti "partneritet
strategjik" pėr rindėrtimin e Irakut.
-
-
-
Sekretari i ri i Pėrgjithshėm i NATO-s bėn vizitėn e parė nė SHBA
-
-
Bruksel, 29 janar 2004 -
Sekretari i ri i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jap de Hop Sheffer, bėn tė
enjten vizitėn e tij tė parė nė Shtetet e Bashkuara qė prej ardhjes
nė kėtė detyrė.
-
Gjatė vizitės sė tij 2 ditėshe nė Uashington, Sheffer do tė
zhvillojė bisedime me presidentin Bush, sekretarin amerikan tė
Shtetit Kolin Pauell dhe me sekretarin e mbrojtjes Donald Ramsfeld.
Bisedimet pritet tė pėrqėndrohen nė planet e aleancės pėr t=i
shtrirė misionet paqėruajtėse nė Afganistan si dhe nė njė propozim
tė Shteteve tė Bashkuara qė NATO-ja tė dėrgojė trupa nė Irak.
-
-
-
Kryetari i kompanisė sė BBC-sė dha dorėheqje
-
-
Londėr, 29 janar 2004 -
Guvernatorėt e BBC-sė do tė takohen sot nė njė atmosferė krize pasi
kryetari i Korporatės, Gevin Dejvis, dha dorėheqje.
-
Ai u largua pasi korporata iu nėnshtrua kritikave tė ashpra nė njė
raport mbi vdekjen e dr. Devid Kelit, njė shkencėtari tė qeverisė, i
cili me gjasė kreu vetėvrasje pasi dha informacione vitin e kaluar
rreth armėve tė Irakut.
-
Raporti, qė ēoi drejt dorėheqjes sė zotit Dejvis, u botua nga
ish-gjykatėsi Lordi Haton
Tė gjitha shikimet janė kthyer nga BBC-ja pėr tė parė nėse dorėheqje
tė tjera do tė pasojnė atė tė kryetarit, Gevin Dejvis. Bordi i
Guvernatorėve tė BBC-sė, u takua mbrėmė vonė dhe do tė takohet
sėrish sot pėr tė vlerėsuar zgjidhjen e tij.
-
-
-
Shkėmbim tė burgosurish Hezballah-Izrael
-
-
Tel Avin, 29 janar 2004 -
Dy aeroplanė ndodhen nė rrugė e sipėr pėr nė Gjermani nga Lindja e
Mesme, nė kuadėr tė shkėmbimit tė tė burgosurve ndėrmjet Izraelit
dhe grupit guerilas libanez, Hezbollah.
-
Njė nga aeroplanėt la Beirutin duke pasur nė bord biznesmenin e
liruar izraelit dhe eshtrat e tre ushtarėve izraelitė, pasi
militantėt ia dorėzuan ato ndėrmjetėsit gjerman.
-
Aeroplani tjetėr ėshtė nė rrugė e sipėr nga Izraeli dhe nė tė
ndodhet grupi prej 30 tė burgosurish arabė dhe njė shtetasi gjerman,
qė u liruan nga burgu i Tel Avivit.
-
Sipas marrėveshjes, Izraeli pritet tė lirojė mė shumė se 400
militantė tė burgosur arabė.
-
-
- Tė
paktėn 19 imigrantė janė zhdukur nė Detin Egje
-
-
Athinė, 29 janar 2004 - Tė
paktėn 19 imigrantė janė zhdukur tė enjtėn pasi qė anija me 45 veta
u pėrmbyt nė detin Egje, njoftuan mediat greke.
-
Ndėrkohė, 26 imigrantė janė pėrballur me dallgėt e detit duke
tentuar tė notojnė deri nė ishullin Petalia. Anija u fundos nė detin
e shqetėsuar nė rajonin Dyert e Karistout, nė jug tė ishullit Evia.
Helikopterėt dhe anijet shpėtimtare janė vėnė nė kėrkim tė tė
zhdukurve.
-
-
- Nė njė
seri sulmesh ėshtė vrarė njė pjesėtar i forcave irakiane
-
-
Kirkuk, 29 janar 2004 - Nė
njė seri sulmesh tė enjtėn ėshtė vrarė njė pjesėtar i forcave
irakiane tė sigurimit, ndėrkaq janė plagosur 13 tė tjerė.
-
Nė njė sulm me granata nė pikėn e kontrollit afėr Kirkukut, nė veri
tė Irakut, ėshtė vrarė pjesėtari i mbrojtjes civile irakiane,
njofton Rojter.
-
Nė njė sulm nė njė patrullė policore nė Bakuba, janė plagosur dhjetė
veta, dy prej tyre rėndė.
Nė Basra, qytet qė kontrollohet nga forcat britanike, nė njė
shpėrthim tė bombės nė rrugė janė plagosur tre kalimtarė irakianė.
-
-
-
Njėmbėdhjetė veta janė plagosur nė njė shpėrthim nė qytetin Bakuba
-
-
Bakuba, 29 janar 2004 -
Njėmbėdhjetė veta janė plagosur sot nė njė shpėrthim qė ndodhi ndaj
njė patrulle policore nė qytetin Bakuba, 60 km nė veri tė Bagdadit.
Ishin sulmuar pjesėtarėt e mbrojtjes civile irakiane gjatė njė
patrullimi tė mėngjesit. Por, pėr momentin nuk dihet se ēfarė e ka
shkaktuar shpėrthimin.
-
-
- Sot nė
Bruksel Kofin Ananit iu dorėzua Ēmimi Saharov
-
-
Bruksel, 29 janar 2004 -
Sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Anan sot nė njė ceremoni
tė zhvilluar nė Parlamentin Evropian nė Bruksel, iu dorėzua Ēmimi
Saharov.
-
Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė ėshtė nderuar me kėtė ēmim nė
shenjė nderimi pėr viktimat e sulmit terrorist nė selinė e misionit
tė OKB-sė nė Bagdad, nė vitin e kaluar, kur vdiq tragjikisht edhe
Serzho Viera de Melo, i dėrguari i OKB-sė pėr Irak.
-
Pėrndryshe nė fjalimin e tij, Kofi Anan foli pėr siē e quajti krizėn
e heshtur tė tė drejtave tė njeriut, tė cilėn e cilsoi turp pėr
botėn e sotme. Anan me kėtė rast bėri thirrje pėr pėrmirėsimin e
politikės ndaj emigrantėve dhe refugjatėve.
-
Parlamenti Evropian Ēmimin Saharov e ndan pėr ato personalitete tė
cilat kanė kontribuar pėr paqe dhe tė drejtat e njeriut nė botė.
-
Nė ceremoninė e sotme mori pjesė edhe Presidenti i Kosovės, Ibrahim
Rugova, i cili ėshtė njė nga laureatėt e kėtij ēmimi prestiogjioz.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|