Podujevė: Qytetin dhe disa fshatra i pėrfshiu mot i lig dhe vėrshime
Podujevė, 29 janar 2004 (TN)
Mbrėmė Podujevėn e pėrfshiu njė mot i lig i cili shkaktoi vėrshime
nė qytet dhe disa fshatra.
Drejtoria pėr Mbrojtje Civile dhe Emergjencė nė bashkėpunim me
SHPK-nė, Shėrbimin e zjarrfikėsve dhe TMK-nė kanė intervenuar nė
disa raste kur uji kishte hyrė nė oborre dhe shtėpi tė disa
dhjetra familjeve. Nė qytet kemi intervenuar nė disa lokale dhe
shtėpi ku kemi bėrė thithjen e ujit, kurse nė fshatra me ndihmėn e
NPKSH-sė kemi hapur vija pėr tė mėnjanuar ujin nga oborret,
deklaroi Drejtori i DMCE Fatmir Gashi.
KFOR-i ēek e sllovak ka interevnuar nė bodrumin e stacionit
policor nė Podujevė, kurse njė ekip i TMK-sė i Zonės sė Pestė qė
ka intervenuar nė fshatin Bradash nė familjen 9 anėtarėshe tė Faik
Hotit, mirėpo dėme materiale nga vėrshimet ka pėsuar edhe familja
21 anėtarėshe e Rexhep Hotit nga Bradashi.
Sipas njoftimeve nė terren probleme me vėrshime ka pasur qyteti i
Podujevės dhe fshatrat Bradash, Peran, Llapashticė e poshtme,
Bellopoja, Tėrrnava, njė pjesė e Sfeēlės dhe nė Batllavė komuniteti
ashkali. Nė Bellopojė dėme materiale kanė pėsuar familjet e Sabri,
Ejup, Bedri, Faik, Hasan e Agron Malokut. Njė problem shqetėsues pėr
kėto lokalitete paraqet uji i puseve i cili aktualisht nuk mund tė
pėrdoret pėr pije, pėr ēka Inspeksioni sanitar rekomandon qytetarėt e
kėtyre fshatrave tė vlojnė ujin e pijshėm
Sot pas vizitave tė ekipit tė DMCE-sė drejtori Fatmir Gashi deklaroi
se gjendja po stabilizohet dhe se niveli i ujit ka rėnė. Ka ende
familje qė kėrkojnė ndihmė nė thithjen e ujit apo nė hapjen e vijave
tė lumenjėve, tha z. Gashi. Ai njoftoi se DMCE po bėn evidentimin e
dėmeve si dhe nė raste tė shumta po u del nė ndihmė qytetarėve.
Podujevė: Nisin punimet pėr asfaltimin e aksit rrugor
Lluzhan-Bellopojė-Tėrrnavė-Halabak
Podujevė, 29 janar 2004 (TN)
Me njė solemnitet rasti, sot nė fshatin Bellopojė nisėn punimet pėr
asfaltimin e aksit rrugor Lluzhan-Bellopojė-Tėrrnavė-Halabak.
Nisjen e punimeve solemnisht e bėnė zv. kryetari i komunės sė
Podujevės Agim Kikaj dhe kėshilltari i Ministrit Morina z. Qemajl
Ahmeti. Rrugėt janė si arteriet. Ato do tė thonė jetė dhe ky projekt
ka rėndėsi tė veēantė pėr meset rurale pėr tė ardhmen e tyre dhe
ardhmėrinė e fėmijėve, tha ndėr tė tjera zv. kryetari i komunės Agim
Kikaj duke shprehur optimizėm qė do tė gjenden forma dhe mundėsi pėr
vazhdimin e asfaltimit tė kėsaj rruge deri nė fshatin Sharaban tė
komunės sė Prishtinės.
Sipas zyrtarėve tė Drejtorisė pėr urbanizėm, shėrbime publike dhe
ambient tė Podujevės ky projekt kap vlerėn prej 605 mijė euro dhe nė
tė kanė marrė pjesė Ministria e Postelekomunikacionit me 250 mijė
euro, komuniteti me 160 mijė dhe komuna me 195 mijė. Projektin pėr
asfaltimin e kėtij aksi rrugor do ta realizojė firma Papenburg &
Adriani nga Sojeva e Ferizajt, kurse afati pėr kryerjen e punimeve
ėshtė njė muaj e gjysmė.
Nė kėtė solemnitet morėn pjesė edhe Skėnder Gashi, kėshilltar i
Ministrit Morina, Drejtori i urbanizmit Hamdi Jaha, drejtori i DMPD-sė
Ahmet Ahmeti, biznesmenė dhe qytetarė tė shumtė tė kėsaj ane.