| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Nė Mynih (München) tė
Gjermanisė u mbajt akademi pėrkujtimore pėr kolonelin Tahir Zemaj, tė
birin Enisin dhe Hasan Zemajn |
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
- 28 janar 2004 / TN
Tahir
Zemaj Betejėn e Loxhės e shndėrroi nė epope kurse Beteja e
Loxhės atė e ngriti nė piedestalin mė tė lartė tė heronjėve tė
gjallė.
A nuk ishin tė mjaftueshme pėr kriminelėt
vrasjet e Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafės,
Haki Ymerit, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Ekrem Rexhės, Bekim
Kastratit, Besim Dajakut, Smajl Hajdarajt, Ukė Bytyēit, por iu
desht qė kėtyre vrasjeve t“u shtohet edhe vrasja e Kolonel
Tahir Zemajt, Enisit e Hasanit. Jo, kriminelėt ende nuk jane
ngopė me gjak! Dhe njė dite kur pritej tė zbuloheshin aurotėt
e kėtij krimi, kriminelėt bėjnė edhe njė atentat ndaj
hetuesėve tė kėtij rasti. Vrasin uniformėn e Shėrbimit Policor
tė Kosovės qė me aq mund e sakrifica po e ndėrtojmė.
|
 |
|
-
-
Myftar DRAGIDELLA
- 27 janar
2004
-
-
Organizuar nga Nėndega e LDK-sė nė
Bayern e nė bashkėpunim me Degėn e LDK-sė nė Gjermani dhe aktivat e
LDK-sė nė Bayern, nė njėvjetorin e vrasjes, u mbajtė Akademia
pėrkujtimore pėr kolonelin Tahir Zemajn, tė birin e tij Enisin dhe
kushėririn Hasan Zemaj, kryetar i FR tė LDK-sė nė Deēan.
-
-
Nė kėtė akademi pos qyetarėve tė shumtė
nga vise tė ndryshme tė Gjermanisė, aktivistėve nga aktivet,
nėndegėt dhe dega e LDK-sė nė Gjermani tė prirė nha Hazir Krasniqi,
kryetar i Degės sė LDK-sė nė Gjermani, morėn pjesė edhe familjarėt e
kolonelit Tahir Zemaj, vėllezėrit Ramė Zemaj (kishte ardhur nga
Kosova) e Azem Zemaj, nipat e kushėrinjtė, mr. Nimon Alimusaj,
anėtar i Kryesisė qendrore tė LDK-sė, Halit Muharremi e Sali Cacaj,
kėshilltarė tė presidentit dr. Ibrahim Rugova, Sylejman Kollēaku,
ndihmėsministėr i Mbrojtės sė Kosovės pėr mobilizim, Nazif Ramabaja,
kryeshef i Shtabit oparativ tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe komandant
i njėsiteve operative tė UĒK-sė nė Lugun e Baranit, Nekibe Kelmendi,
deputete nė Kuvendin e Kosovės, Smajl Shala, nėnkryetar i Kuvendit
Komunal tė Pejės, Nikė Krasniqi, anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm
tė LDK-sė, pastaj eprorėt ushtarak tė UĒK-sė Ibrahim Ukėhaxhaj,
Burhan Jahiu, Esat Ademaj e Shpend Shala, Hasan Ēekaj, vėllau i Sali
Ēekajt, Fazli Hajdaraj, vėllau i Ismail Hajdarajt, kolonel Ibrahim
Berisha, sekretar i PD-sė sė Shqipėrisė nė Gjermani, Luz Thaēi,
kryetar i BD tė PSHDK nė Gjermani, Jonuz Tėrstena ish-sekretar i
punėve tė brendshme tė Kosovės, Osman Ferizi nga "Grupi i Deēanit",
Zija Shoshi e Bashkim Muriqi, donatorė tė aktiviteteve kombėtare nė
Gjermani si dhe mysafirė tė tjerė.
-
Duke paraqitur fjalėn e rastit Hazir Krasniqi, kryetar i degės sė
LDK-sė nė Gjermai ndėr tė tjera tha se shqiptarėt pėrveē luftrave tė
pandėrprera qė paten kunder pushtuesve shekullorė edhe pas lufės
ēlirimtare pėr ēlirimin e Kosovės, po pėrballen me vrasje politike
ndaj figurave mė tė devotsnme tė ēėshtjes sonė kombėtare tė cilat
vrasje po dirigjohen nga mbeturinat e marksizėm-leninizmit dhe
strukturat me antikombtare nė Kosovė.
-
-
Kriminelėt e "vrasjes misterioze" dolen
nė skenė dhe kryen krimin me makabėr. Vranė atdhetarin, strategun e
komandantin e UĒK-sė, vranė kolonel Tahir Zemajn. Dhimbja ishte
tepėr e madhe, sepse atentatėt ndaj figurave mė tė devotshme tė
popullit tonė po vazhdojnė e kriminelet nuk po zbulohen.
-
-
A nuk ishin tė mjaftueshme pėr
kriminelėt vrasjet e Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail
Mustafės, Haki Ymerit, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Ekrem Rexhės,
Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Smajl Hajdarajt, Ukė Bytyēit, por iu
desht qė kėtyre vrasjeve t“u shtohet edhe vrasja e Kolonel Tahir
Zemajt, Enisit e Hasanit. Jo, kriminelėt ende nuk jane ngopė me
gjak! Dhe njė dite kur pritej tė zbuloheshin aurotėt e kėtij krimi,
kriminelėt bėjnė edhe njė atentat ndaj hetuesėve tė kėtij rasti.
Vrasin uniformėn e Shėrbimit Policor tė Kosovės qė me aq mund e
sakrifica po e ndėrtojmė.
-
MT/ Tahir Zemaj u vra mizorisht dhe tinzisht nė pritė sikur u vranė
nė vazhdimėsi nė kėto vitet e fundit edhe shumė patriotė tė tjerė nė
zė Kėshilltari juridik i presidentitRugova, Halit Muharremi duke iu
drejtuar tė pranishmėve tha se jemi tubuar sot kėtu pėr ta shėnuar 1
vjetorin e vrasjės, pėrkatėsisht tė ekzekutimit tė kolonel Tahir
Zemajt, tė birit Enisit dhe kushėririt tė tyre Hasan Zemaj!
Sot pėrkujtojmė nė tė vėrtetė, me krenari figurėn e madhe, trimin
kolonel Tahir Zemaj.
-
Kolonel Tahir Zemaj pas luftėrave serbo-sllovene, serbo-kroate dhe
serbo-boshnjake, kur nė horizont shihej edhe lufta e Kosovės, nė
kėtė kohė, vėhet nė shėrbim tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Qeverisė dhe
Ministrisė sė Mbrojtjės sė Republikės sė Kosovės. Pas konsultimeve
profesionale-ushtarake, duke e njohur mirė personalitetin e tij tė
lartė patriotik dhe profesional, Ministria e Mbrojtjės, pėrkatėsisht
Shtabi i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė
Kosovės e emėron Komandant tė Brigadės 134 tė Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės. I vetėdijshėm pėr situatėn e vėshtirė tė Kosovės dhe i
lumtur qė iu dha rasti pėr t“i shėrbyer atdheut tė tij tė
robėruar,Tahiri i rreket punės me pėrkushtim tė zjarrtė pėr krijimin
e Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės.
-
-
Nė tė vėrtetė kjo ishte Brigada e parė e
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e cila pasi dha betimin para kolonel
Ahmet Krasniqit, Komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe Minister i
Mbrojtjės i Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Kosovės, nėn
komandėn e kolonel Zemajt marshoi drejt Kosovės. Kontributet e
Kolonel Zemajt dhe tė Brigadave tė cilat ai i drejtoi janė tė
njohura pėr popullin Shqiptar por edhe pėr atė ndėrkombėtar pėr
ēlirimin e Kosovės.
-
Siē dihet, kolonel Tahir Zemaj u ekzekutua nga ata qė nuk e duan
Kosovėn, nuk e duan lirinė dhe Pavarėsinė e saj, sepse Kolonel Zemaj
edhe nė liri angazhohej pėr konsolidimin e jetės shoqėrore nė
pėrgjithėsi dhe pėr arritjen e objektivave politike e juridike
referendumiane tė popullit pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė
Kosovės. Angazhimi i Kolonel Zemajt sigurisht iu pengoi forcave tė
tilla, prandaj edhe bėnė atentat mbi te.
-
Nimon Alimusaj, anėtar i Kryesiės qendrore tė LDK-sė tha mė kėtė
rast se aq sa jam sot i helmuar se nė kėtė tubim nuk e kemi nė mesin
tonė kolonelin, siē ishim mėsuar ta kishim ēdo herė kur ai ishte
gjallė po aē jam i mallengjyer kur shoh se ju kėtu nė dhe tė huaj
dilni nė mėnyrė kaq tė denjė tė realizoni idenė e bukur tė kujtimit
tė figurave kombėtare siē ėshtė komandanti Zemaj. Po njė gjest i
juaji i kėtillė pėr mua nuk ėshtė i papritur kur dihet se ju kėtu,
nė Gjermani, keni ditur e mundur ta sensibilizoni ēėshtjen e Kosovēs
me organizime tē tilla qē kanė sjellė para dyerve tė kancelarive tė
Evropės madje 100 mijė shqiptarė.
-
Mbrėmja e 4 janarit e vitit 2003 i solli Kosovės dhe juve kėtu nė
Gjermani dhe gjithandej botės ku kishte shqiptarė, lajmin tmerrues
se u vra koloneli i karrierės Tahir Zemaj, i biri i tij Enisi dhe
aktivisti i madh i LDK-sė Hasan Zemaj. Qė nga ajo ditė ka kaluar
vetėm njė vit e neve na duket se kanė kaluar vite e vite - aq i
gjatė na duket njė vit pa figuren e kolonelit tonė, tė asaj figure
te madhe tė historisė sė kohės mė tė re tė Kosovės nė veēanti dhe te
shqiptarizmės nė pėrgjithėsi.
-
-
Tahir Zemaj u vra mizorisht dhe tinzisht
nė pritė sikur u vranė nė vazhdimėsi nė kėto vitet e fundit edhe
shumė patriotė tė tjerė nė zė, tė cilėt ishin krenaria e kombit dhe
shpresa e Kosovės. Kolonel Tahir Zemaj ėshtė figurė e madhe e
luftės, e artit ushtarak, sferė kjo tejet e rėndėsishme nė periudhat
e kėtilla.
-
Tė shumtė ishin guximtarėt nė kėtė mot tė madh nė sferen e politikės
e tė luftės tė njė lėvizjeje qė quhej LDK, qė u vėrsulen drejt
idealit te tyre dhe u pėrpinė nga deti i pengimeve dhe rreziqeve. U
pėrpinė vigajt e politikės si i madhi Fehmi Agani, Bajram Kelmendi,
Latif Berisha et. U pėrpinė vigajt e luftės si Adem Jashari, Agim
Ramadani, Sali Ēekaj etj. Tha mė tutje Nimon Alumusaj.
-
Duke folur nė emėr tė nėndegės sė LDK-sė pėr Bayern, Daut Beqiraj,
sekretar tha se nė fundvitin 2002 tė gjithė uronim me deshirat mė tė
sinqerta qė viti 2003 tė jetė njė vit i mbarė pėr Kosovėn, 4 janari
i vitit 2003 solli njė ogur tė zi, ngriu urimet, gėzimet dhe gjakun
e kėtyre tre burrave te Kombit, se u krye njė akt i shėmtuar,
kriminel, mizor dhe makabėr nė vazhdėn e akteve tė pazbuluara tė
terrorit e krimit tė organizuar politik.
-
Truri i urdhėrdhėnėsve pėr vrasjen e
kolonelit Tahir Zemaj mund tė matet me peshojėn e barnatorės
-
Kur mora lajmin, njė lajm tė hidhur, nuk desha tė besoja se nė
atentatin, tė satin me radhė, ishte ndarė flzikisht nga ne kolonle
Tahir Zemaj, tha Nekibe Kelmendi, deputete Kuvendit tė Kosovės,
sepse, disi, mė shumė doja t'i besoja gojėdhanės popullore se ai,
koloneli, ishte lindur "me kėmishė", ndaj plumbi s'do e kapte dot,
sikur qe nuk e pati kapė plumbi nė Betejėn legjendare tė Loxhės, kur
me zemėr prej luani ishte vėrsulė mbi forcat policore-ushtarake
serbe, tė cilat donin ta asgjėsonin njė popull tė tėrė.
-
-
Nė kohėn kur koloneli Tahir Zemaj e
udhėhoqi Betejen e Loxhės, fati i popullatės tonė rrinte mbi tehun e
thikės dhe shtrohej pyetja hamletiane: tė jesh apo tė mos jesh. Duke
u mbeshtetur nė trirmėrinė, shkathtėsinė dhe dijen e vet
profesionale ushtarake koloneli ynė i pavdekshėm vendosi qė tė vėhet
vet nė ballė tė asaj beteje, tė cilen betejė e shndėrroi nė epope
dhe e radhiti ndėr betejat mė tė lavdishme tė luftes sė fundit tė
popullit shqiptar pėr ēlirimin e Kosovės nga armiku ynė shekullor,
nga pėrbindėshit serbė, kurse vet kolonelin Tahir Zemaj e ngriti nė
piedestalin mė tė lartė tė heronjėve tė gjallė dhe ebėri atė edhe mė
tė adhuruar.
-
Nė emėr tė FR tė LDK-sė nė Bayern foli Ibadete Abdullahu e cila
vlerėsoi lart kontributin e kolonel Tahir Zemajt dhe tė Hasan
Zemajt, ish-kryetarit tė FR tė LDK-ės nė Deēan.
-
Nė emėr tė eprorėve ushtarak e bashkėluftėtarėve tė kolonelit Tahir
Zemaj fjalėn e rastit e mbajti major Nazif Ramabaja. Ai tha se
kriminel u thonė atyre qė vranė kėtė personalitet aq tė shquar dhe
burrė tė madh duke mos menduar fare se ēfarė humbje u kanė shkaktuar
vajzave, bashkėshortės, familjes Zemaj, kolegėve, miqėve,
dashamirėve dhe tėrė popullit tė Kosovės dhe mė gjėrė.
-
-
Ata nuk kanė menduar fare pėr pasojat
apo truri i tyre s“ka qenė nė gjendje tė vlerėsojė peshėn e krimit
tė bėrė, i cili tru mund tė matet me peshojėn e farmacisė dhe kjo
vlen personalisht pėr urdhėrdhėnėsit ndėrsa pėr vrasėsit me pagesė
s“ėshtė ēudi fare se paraja ėshtė mė me rėndėsi se sa jeta e njė
njeriu. U vra njeriu i cili hyri nė luftė duke e dhėnė betimin para
zotit dhe flamurit kombėtar, si ushtarak profesionist komandant
nacional, i cili punoi dhe veproi nė kuadėr tė institucioneve tė
Republikės sė Kosovės duke e njohur si komandant suprem presidentin
Dr. Ibrahim Rugovėn dhe tė gjitha strukturat tjera shtetrore:
Qeverinė e nė kuadėr tė saj Ministrinė e Mbrojtjes dhe Parlamentin.
-
U vra legjenda e luftės sė Loxhės, njeriu, ushtaraku dhe heroi i
Kosovės i cili nėpėrmes lidhjeve dhe marėveshjes me zyrėn e OSB-sė
nė Pejė dhe jo me askėnd tjetėr siē pretendojnė t“ia mveshin
"maxhupėt", "intrigashėt" dhe diletantėt e artit dhe doktrinės
ushtarake dhe nė lidhje me OKB-nė nėpėrmes kontribuesit dhe
personalitetit tė shquar tė ēėshtjes kombėtare Hajdar (Hari)
Bajraktarit shpėtoi nga masakra nė Rrafshin e Dukagjinit mė se
60.000 (gjashtėdhjetė mijė) civilė. Kjo ėshtė e vėrteta. Disa e
shohinsepse ajo ėshtė e pranishme dhe ekziston nė mesin e tyre, disa
i ngrohė ndėrsa tė tjerėt i djegė.
-
U vra njeriu mbi tė cilin u bėnė mė se tetė tentimatentatesh, ku ky
i teti ishte i kobshėm pėr te, djalin Enisin dhe kushėririn Hasanin
dhe tė gjithė ata tė cilėt e kishin njohur figurėn e kėtij vizionari
dhe strategu ushtarak.
-
-
Nė kėtė pėrvjetor pikllimi, por me
ndjenjė krenarie pėr tė madhin Kolonel Tahir Zemajn punėn e tij,
aktivitetin, solidaritetin, urtėsinė dhe menēurinė qė la me
sinqeritetin e tij, pėr dallim nga ata tė cilėt mbollėn farėn e
urrejtjes dhe linēit, ky mbolli farėn e tolerancės, dashurisė nė mes
njerėzve dhe protagonistėve tė drejtpėrdrejtė tė luftės duke
deklaruar se: "Unė nuk kam plumba pėr shqiptarė dhe civilė
kundėrshtarė". Me kėtė tregoi profesionalizmin e lartė nė
parandalimin e luftės vėlla-vrasėse, por dhe zbatimin e ligjeve tė
luftės sipas konventės ndėrkombėtare.
-
Duke iu dtrejtuar Akademisė, kolonel Ibrahim Berisha, sekretar i
PDSH-sė tha se nė radhė tė parė ju falėnderoi pėr ftesėn qė mė keni
bėrė pėr tė marrė pjesė nė kėtė akademi pėrkujtimore dhe nė emėr tė
Degės sė PD pėr Gjermani dhe nė emrin tim personal si njohės,
ushtarak dhe koleg me kolonel Tahir Zemajn dėshiroi tė flas
pėrmbledhazi pėr vlerat, pikėpamjet dhe largpamėsinė e njė ushtaraku
me vlera tė mėdha strategjike, koncepte tė njė ushtaraku me pėrvojė
tė admirueshme, me njė dėshirė tė madhe pėr tė ardhmen e ushtrisė
dhe Forcave tė armatosura tė Kosovės sė Pavarur.
-
-
Kėto mendime dhe koncepte ushtarake, kam
patur rastin qė t“i diskutoj dhe tė shkėmbejmė mendime me kolonel
Zemajn nė takimet e ndryshme si personale ashtu edhe nė tubime
politike nė Hamburg, Berlin, Laipzig etj. Kėto pikėpamje dhe mendime
kanė qenė tė pėrkrahura dhe tė mbeshtetura edhe nga ish ministri i
Mbrojtjes (i ndjeri Ahmet Krasniqi).
-
Me recitime u paraqitėn Qėndresa Gashi, Agnesa Gashi, Naim Gashi dhe
Alush Zeqiraj.
-
Nė kėtė Akademi u lexuan edhe telegramet qė i kishin dėrguar
akademik Mark Krasniqi (qė ishte i ftuar porse nuk kishte pasur
mundėsi tė udhėtojė nė Gjermani), Ramiz Muriqit dhe banorėve tė
fshatit Strellc i Deēanit tė cilėt njė ditė mė parė kishin varrosur
eshtėrat e Sinan Musajt, ushtarit tė kolonelit Tahir Zemaj i vrarė
nė mėnyrė enigmatike pas mbarimit tė luftės pėr ēka ėshtė i akuzuar
"Grupi i Dukagjinit".
-
Organizatorėve dhe pjesėmarrėsve tė Akademisė nė emėr tė familjes
Zemaj iu drejtua edhe Ramė Zemaj, i vėllau i kolonelit Tahir Zemaj.
Ai mė kėtė rast tha se ndihet i emocionuar kur ndodhet nė mesin e
shokėve, bashkėluftėtarėve e bashkatdhetarėve tė kolonelit, qė njė
pjesė tė jetės sė tyre e kaluan me kolonelin Tahir Zemaj. E ndiej
vetėn tė nderuar dhe ju e po e nderoni edhe vetėn me kėtė qė po bėni
pėr vėlluan tonė e tuajin, tha ai.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|