| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Kryeparlamentari Daci priti ambasadorin e NATO-s nė Shkup
-
Kryeministri
Rexhepi u ka dhėnė pėrkrahje nėnave tė tė zhdukurve pėr zbardhjen e
fatit tė tyre
-
Novicki i
shkruan kryeministrit Rexhepi nė lidhje me trajtimin e personave tė
mbyllur nė Klinikėn Psikiatrike
-
Ministria e
Ekonomisė dhe e Financave ndau dhjetė bursa pėr studentėt e
Universitetit Amerikan
-
Busek thotė se
Pakti i Stabilitetit do ta ndihmojė Kosovėn nė pėrmbushjen e
standardeve
-
Grupi
Ndėrkombėtar i Krizave: statusi i Kosovės ėshtė problemi mė i
rėndėsishėm nė Ballkan
-
Tė rinjtė e
Mitrovicės kanė potencial qė tė ndikojnė pozitivisht nė dinamizimin
e rrjedhave nė vend
-
Instituti
Gjyqėsor i Kosovės organizoi njė seminar pėr njohjen e dy kodeve tė
reja penale
-
Podujevė:
Muzeu i Kosovės hapin ekspozitėn "Lufta e popullit shqiptar nė
Kosovė... 1944 B 1945"
-
OSBE:
Shqipėria tė parandalojė kontrabandimin e drogės, trafikimin e
njerėzve
-
Shqipėria ka
nderuar me dekoratėn mė tė lartė Rvin Dervishin qė u vra nė Irak
-
Nė Serbi janė
marrė nė pyetje 65 ekzekutues tė drejtpėrdrejtė ose pjesėmarrės nė
vrasjen e civilėve shqiptarė
-
Vazhdon greva e
arsimtarėve nė Maqedoni pėr tė tretėn ditė me radhė
-
Zbatimi i
Marrėveshjes sė Ohrit ėshtė nė fokus tė pėrpjekjeve qė Maqedonia tė
ofrohet drejt BE-sė
-
Ministri i
Drejtėsisė sė Maqedonisė ka nėnshkruar kėrkesėn pėr ekstradimin nga
Kosova tė Xhemail Hyseinit
-
Presidenti
amerikan ka kėrkuar tri kushte pėr vazhdimin e ndihmės Serbisė
-
Nė listėn e
zezė tė BE-sė do tė gjenden 10 persona nga Maqedonia
-
Katėr tė
vdekur nė Bagdad nga shėrthimi i autobombės
-
Njė ushtar
britanik ėshtė vrarė nė Kabul
-
Ushtarėt
izraelitė kanė vrarė tre palestinezė
-
Bler pėrballon
sprovėn e pare
-
Senatori Kerri
fiton nė Nju Hempshėr
-
Dy shpėrthime
nė Irak vriten 6 amerikanė
-
Komponentet e
programit libian tė armėve bėrthamore sillen nė SHBA
-
Ervin Dervishi,
ushtari shqiptaro-amerikan qė dha humbi jetėn nė Irak
-
Nė Itali janė
arrestuar me qindra persona dhe janė konfiskuar mijėra kilogramė
drogė
-
Tė paktėn tetė
palestinezė janė vrarė nė Gaza
|
|
|
|
|
|
|
|
|
- Kryeparlamentari
Daci priti ambasadorin e NATO-s nė Shkup
-
-
Prishtinė, 28 janar 2004 -
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci priti sot ambasadorin e
NATO-s nė Shkup Nikolas Bigman. Kryeparlamentari Daci dhe ambasadori
Bigmen biseduan pėr zhvillimet e fundit nė rajon, me theks tė
veēantė pėr zhvillimet nė Kosovė dhe Maqedoni.
Ambasadori Bigman tha se qėllimi i vizitės sė tij ishte qė tė
njoftohej me rrjedhat e situatės nė Kosovė. "Ēfarėdo qė ndodh kėtu
ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Maqedoninė sepse kėto janė dy vende
fqinje dhe do tė jenė fqinje tė mirė edhe nė tė ardhmen", tha Bigmn.
Nga ana e tij, Daci theksoi nevojėn e njė bashkėpunimi edhe mė tė
mirė me Maqedoninė si vend fqinj, ndersa kėrkoi nga ambasadori
Bigman qė NATO-ja tė jetė e pranishme nė Kosovė edhe pėr njė kohė.
-
-
-
Kryeministri Rexhepi u
ka dhėnė pėrkrahje nėnave tė tė zhdukurve pėr zbardhjen e fatit tė
tyre
-
-
Prishtinė, 28 janar 2004 -
Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, nė njė takim qė kishte me
grupin e organizatės joqeveritare "Thirrjet e nėnave" edhe njėherė
ka siguruar ato pėr pėrkrahjen dhe pėr mbėshtetjen tė cilėn jep
Qeveria pėr ēėshtjen e tė zhdukurve.
-
-
Zėdhėnėsja e Qeverisė Mimoza Kusari tha
se kjo nuk ėshtė brengė vetėm e familjeve tė tė zhdukurve, por do tė
jetė brengė dhe dhembje pėr tė gjitha institucionėt e Kosovės derisa
kjo ēėshtje tė mos zgjidhet.
-
-
-
Novicki i shkruan
kryeministrit Rexhepi nė lidhje me trajtimin e personave tė mbyllur
nė Klinikėn Psikiatrike
-
-
Prishtinė, 28 janar 2004 -
Ombudspersoni i Kosovės Marek Antoni Novicki i ka dėrguar njė letėr
kryeministrit tė Kosovės Bajram Rexhepi nė lidhje me trajtimin e
personave tė mbyllur nė Klinikėn Psikiatrike nė Prishtinė. Sipas
mjekėve qė punojnė nė klinikė, thotė Novicki, personat e
lartpėrmendur janė tė vendosur nė tė njejtin repart tė klinikės
sikur edhe pacientėt e rėndomtė psikiatrikė.
-
-
Ombudspersoni thotė se situata momentale
nuk guxon tė vazhdojė, ngase siē thonė mjekėt, prezenca e
pjesėtarėve tė armatosur tė forcave tė sigurimit i shqetėson
pacientėt e rėndomtė tė vendosur nė tė njejtin repart. Nė kėto
rrethana, thotė ai, ėshtė e pamundshme tė kryhen analizat e duhura
psikiatrike siē janė tė urdhėruara nga ana e gjykatave.
-
Novicki thekson se "kjo situatė nė Klinikėn Psikiatrike kėrkon
reagim tė menjėhershėm dhe adekuat nga ana e autoriteteve dhe
institucioneve pėrgjegjėse", duke kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė
tė ndėrmarrė hapa tė nevojshėm derisa instituti i ri i mjekėsisė
ligjore tė fillojė sė funksionuari, shkruan mes tjerash Novicki nė
letrėn dėrguar Kryeministrit Rexhepi.
-
-
-
Ministria e Ekonomisė
dhe e Financave ndau dhjetė bursa pėr studentėt e Universitetit
Amerikan
-
-
Prishtinė, 28 janar 2004 -
Ministria e Ekonomisė dhe e Financave ka krijuar fondin pėr ndarjen
e bursave pėr dhjetė studentė, tė cilėt do tė studiojnė nė
Universitetin Amerikan nė Kosovė.
-
-
Ministri i Ekonomisė dhe Financave Ali
Sadriu ka thėnė se ky fond u themelua nė ditėn kur ish-Presidenti i
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Bill Klinton kishte vizituar
Kosovėn. Zgjedhjen e kėtyre studentėve tė cilėt fituan dhjetė bursat
e para e ka bėrė komisioni i pėrbėrė nga Ministria e Arsimit dhe
Universiteti amerikan.
-
-
-
Busek thotė se Pakti i
Stabilitetit do ta ndihmojė Kosovėn nė pėrmbushjen e standardeve
-
-
Prishtinė, 28 janar 2004 -
Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, Erhard
Busek, pas takimeve nė Prishtinė me kryeadministratorin e Kosovės,
Hari Holkeri dhe me kryeministrin Bajram Rexhepi, ka theksuar se do
ta ndihmojė Kosovėn nė pėrmbushjen e standardeve tė pėrcaktuara nga
bashkėsia ndėrkombėtare.
-
-
Busek vlerėsoi se muajve tė fundit nė
fakt ka pasur progres, duke pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn. Ai ka
theksuar se qėllimi kryesor i Paktit tė Stabilitetit nė punėn e tij
nė Kosovė ėshtė qė tė mos lejohet qė Kosova tė jetė njė vrimė e zezė
nė Evropė.
-
-
Busek ka thėnė se Pakti do ta ndihmojė
Kosovėn duke arritur marrėveshje pėr tregti tė lirė me vendet fqinje,
mundėsinė e nėnshkrimit tė memorandumi tė tregti, tė energjisė
elektrike nė rajon, si dhe pėrfshirjen e Kosovės nė tryezėn pėr
luftimin e krimit tė organizuar. Pra, Pakti i Stabilitetit ka njė
varg projektesh dhe nė kėto hyn edhe Kosova, thotė Busek.
-
Gjithashtu ai vlerėson se qė nga shtatori kur ka qenė pėr herė tė
fundit nė Kosovė ėshtė arritur mjaft progres, duke nėnvizuar se kjo
mund tė quhet njė storie e suksesshme qė ėshtė arritur me pėrkrahjen
e UNMIK-ut.
-
-
-
Grupi Ndėrkombėtar i
Krizave: statusi i Kosovės ėshtė problemi mė i rėndėsishėm nė
Ballkan
-
-
Bruksel, 28 janar 2004 -
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave konstaton se gjatė kėtyre 15 muajve tė
fundit situata nė Maqedoni dhe Bosnje ka njohur pėrmirėsime, ndėrkaq
nė Serbi dhe Shqipėri ajo ka shėnuar hapa prapa.
-
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nė raportin e saj po ashtu konstaton se
zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė sot problemi mė i rėndėsishėm
nė Ballkan.
-
-
-
Tė rinjtė e Mitrovicės
kanė potencial qė tė ndikojnė pozitivisht nė dinamizimin e rrjedhave
nė vend
-
-
Mitrovicė, 28 janar 2004 -
Dje nė Mitrovicė u prezentua projekti "2004 viti i LDK-sė - viti
juaj", ku u zhvillua njė debat i Kryesisė qendrore tė FR tė LDK-sė
me tė rinjtė e kėtij qyteti.
-
Kėtė takim e hapi kryetari i degės i Forumit tė Rinisė nė Mitrovicė
Safet Kamberi, ndėrsa tė pranishmit mė pas i pėrshėndeti edhe
nėnkryetari i Kuvendit Komunal tė Mitrovicės z. Mursel Ibrahimi.
-
Kryetari i FR tė LDK-sė Lulzim Zeneli theksoi se ėshtė njė rast i
veēantė qė tė debatohet pėr tė gjitha ēėshtjet qė i preokupojnė tė
rinjtė e kėtij qyteti. "Kosova ka hyrė nė njė proces i cili ėshtė
pėrcaktues pėr tė ardhmen e saj dhe Mitrovica ka potencial rinor qė
tė ndikojė pozitivisht nė dinamizimin e rrjedhave nė vend, fakt ky
qė ėshtė argumentuar shumė herė dhe sot po rikonfirmohet", tha z.
Zeneli.
-
-
Ai nė vazhdim tha se Kosovės dhe
perspektivės sė saj i nevojitet njė qeverisje stabile dhe efikase,
qeveri qė me punėn e vet do tė reflektonte pėrgjegjėsi ndaj
qytetarėve tė Kosovės.
-
Tė rinjtė e LDK-sė kanė barrėn dhe pėrgjegjėsinė qė tė jenė
katalizator tė kėtyreve proceseve.Takimi i sotėm ėshtė njė rast i
mirė tė afirmojmė politikat e tė rinjėve tė LDK-sė dhe tė pėrcjellė
mesazhin shumė tė qartė pro njė dinamike mė tė theksuar nė tė gjitha
proceset nė vend, theksoi nė fjalėn e tij kryetari i FR tė LDK-sė
Lulzim Zeneli.
-
Nė vazhdim nga ana e pjesėmarrėsve nė debat u shtruan pėr diskutim
njė varg ēėshtjesh qė janė preokupuese pėr tė rinjtė dhe qytetin e
Mitrovices.
-
Duke u pėrgjigjur nė njė pyetje rreth ēėshtjes sė Mitrovicės dhe
statusit final tė Kosovės, Lulzim Zeneli theksoi se sot ėshtė mė sė
e qartė se pavarėsia e Kosovės ėshtė alternativė e vetme dhe se nuk
mund tė ketė stabilitet dhe perspektive pėr rajonin jashtė vullnetit
politik tė popullit tė Kosovės dhe se nuk mund tė ketė stabilitet pa
zgjidhjen e ēėshtjės sė Mitrovicės.
-
Lidhur me aktivitetin e FR tė LDK-sė dhe planet pėr tė ardhmėn nė
kėtė debat informoi nėnkryetari i FR tė LDK-sė,Sejdė Tolaj.
-
-
-
Instituti Gjyqėsor i
Kosovės organizoi njė seminar pėr njohjen e dy kodeve tė reja penale
-
-
Prishtinė, 28 janar 2004 -
Instituti Gjyqėsor i Kosovės ka organizuar njė seminar pėr njohjen e
dy kodeve tė reja penale tė Kosovės: Ligjit penal dhe atij tė
procedurės penale tė Kosovės. Qėllimi i kėtij seminari ishte qė t'i
njoftojė tė gjithė ata qė janė tė pėrfshirė nė gjyqėsinė kosovare me
risit nė dy kodet e reja para se ato tė hyjnė nė fuqi mė 6 prill.
-
Nė kėtė seminar u tha se kodi i ri i procedurės penale parasheh njė
rritje tė dukshme tė kompetencave tė prokurorit publik krahasuar me
me ligjin e aplikueshėm e tė cilat kryesisht kanė tė bėjnė me
procedurėn e hetimeve.
-
-
-
Podujevė: Muzeu i
Kosovės hapin ekspozitėn "Lufta e popullit shqiptar nė Kosovė...
1944 B 1945"
-
-
Podujevė, 28 janar 2004 -
Muzeu i Kosovės nė bashkėpunim me Drejtorinė pėr kulturė, rini e
sport tė Podujevės, sot hapi ekspozitėn tematike "Lufta e popullit
shqiptar nė Kosovė kundėr pushtimit serbokomunist, nėntor 1944 B
shkurt 1945".
-
Kjo ekspozitė ėshtė e para e kėtij lloji qė po hapet pas luftės nė
Podujevė. Kjo ekspozitė pėrveē fotografive tė luftės kombėtare
paraqet edhe faktografi historike pėr njė periudhė tė cilėn disa nga
historianėt tanė nuk e trajtuan si duhet e qė paraqet pjesėn mė tė
mirė tė historisė kombėtare.
-
Autori i kėsaj ekspozite Mehmet Gjoshi tha se kjo ekspozitė pėr herė
parė ėshtė hapur nė Muzeun e Kosovės nė Prishtinė, pastaj nė
Skėnderaj, Gjakovė dhe kjo ėshtė hera e katėrt nė Podujevė, por
mendohet tė hapet edhe nė komunat tjera.
-
OSBE: Shqipėria tė
parandalojė kontrabandimin e drogės, trafikimin e njerėzve
Tiranė, 28 janar 2004 -
Shqipėria duhet ta reduktojė varfėrinė e pėrhapur nė mėnyrė qė ta
parandalojė kontrabandimin e drogės, trafikimin e njerėzve dhe
format e tjera tė kriminalitetit, ka njoftuar sot Organizata pėr
Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė.
Kėto komente u bėnė nė momentin kur
qeveria, me ndihmėn e ekspertėve tė Shteteve tė Bashkuara dhe tė
Italisė po pėrgatitet ta paraqesė reformėn qė ka pėr qėllim ndalimin
e trafikimit tė njerėzve, terrorizmin dhe krimin e organizuar.
Poashtu planifikohet luftimi i korrupsionit nė radhėt e policisė dhe
tė zyrtarėve tė tjerė.
-
- Shqipėria ka
nderuar me dekoratėn mė tė lartė Rvin Dervishin qė u vra nė Irak
Tiranė, 28 janar 2004 -
Shqipėria ka nderuar me dekoratėn mė tė lartė njė imigrant shqiptar
nė Shtetet e Bashkuara, qė u vra nė Irak duke shėrbyer nė forcat
amerikane. Ervin Dervishi, 21-vjeēar, ėshtė vrarė tė shtunėn kur
disa sulmues me predhė goditėn autblindėn e tij.
Zėdhėnėsi i qeverisė shqiptare, Aldrin
Dalipi ka thėnė se Ervin Dervishi ėshtė shpallur martir i kombit.
Ervin Dervishi kishte shkuar nė SHBA nė vitin 1999, pasi kishte
fituar lotarinė imigruese, ndėrsa shtetas amerikan u bė kur iu
bashkua ushtrisė sė Shteteve tė Bashkuara.
-
-
Nė Serbi janė marrė nė
pyetje 65 ekzekutues tė drejtpėrdrejtė ose pjesėmarrės nė vrasjen e
civilėve shqiptarė
-
-
Beograd, 28 janar 2004 -
Njė dikaster pėr krimet e luftės nė Ministrinė e Brendshme tė
Serbisė deri mė tash ka marrė nė pyetje 65 persona tė cilėt janė
ekzekutues tė drejtėpėrdrejtė apo pjesėmarrės nė vrasjen e civilėve
shqiptarė, kufomat e tė cilėve u zbuluan nė varrezėn masive nė
Batajnicė.
-
-
Sipas prokurorisė nė 707 kufoma tė zbuluara nė Batajnicė
afėr Beogradit deri tash janė identifikuar 186, ndėrkaq familjeve nė
Kosovė iu dorėzuan 120 trupa tė pajetė.
-
-
- Vazhdon greva e
arsimtarėve nė Maqedoni pėr tė tretėn ditė me radhė
-
-
Shkup, 28 janar 2004 - Nė
Maqedoni pėr tė tretėn ditė me radhė po vazhdon greva e arsimtqrėve
dhe e punonjėsve tė kulturės tė pakėnaqur me rrogat e vogla.
Sindikata thotė se nė grevė janė pėrfshirė 35 mijė mėsues dhe
personel tjetėr arsimor nė 558 institucione shtetėrore, nė tė cilat
rrogat mujore janė 150 dollarė.
Njoftohet se qeveria dhe sindikata nuk kanė arritur ende ndonjė
marrėveshje pėr ndėrprerjen e grevės.
-
-
-
Zbatimi i Marrėveshjes
sė Ohrit ėshtė nė fokus tė pėrpjekjeve qė Maqedonia tė ofrohet drejt
BE-sė
-
-
Shkup, 28 janar 2004 -
Pėrfaqėsuesi i posaēėm i Bashkimit Evropian nė Maqedoni Aleksis
Bruns ka thėnė se zbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit ėshtė nė fokus tė
pėrpjekjeve tė vendit pėr t'u afruar drejt Bashkimit Evropian.
-
-
Komentimi i pėrfaqėsuesit Bruns erdhi me
rastin e vendimit tė djeshėm tė BE-sė pėr t'i vėnė nė listėn e zezė
disa politikanė dhe gazetarė tė cilėt e pengojnė Marrėveshjen
paqėsore tė Ohrit. Bruns sė shpejti largohet nga Maqedonia.
-
Ndryshe, Bashkimi Evropian ka emėruar pėrfaqėsues tė vetin tė
posaēėm nė Maqedoni Soren Peterson, i cili ishte nė poste tė larta
nė misionet e Komesariatit tė Lartė pėr Refugjatė nė Ballkan.
-
-
Pas luftės nė Kosovė ai kishte qėndrim
kritik pėr qeveritė e vendeve tė NATO-s, duke i akuzuar ato se nuk
po financonin sa e si duhet pėr krijimin e kushteve pėr jetesė tė
shqiptarėve nė Kosovėn e pasluftės.
-
-
-
Ministri i Drejtėsisė sė
Maqedonisė ka nėnshkruar kėrkesėn pėr ekstradimin nga Kosova tė
Xhemail Hyseinit
-
-
Shkup, 28 janar 2004 -
Ministri i Drejtėsisė sė Maqedonisė Hixhet Memeti e ka nėnshkruar
kėrkesėn pėr ekstradimin nga Kosova tė Xhemail Hyseinit, tė njohur
si komandant "Xhejmi She".
-
-
Kjo kėrkesė nėpėrmjet Ministrisė sė
Jashtme tė kėtij vendi dhe rrugėve diplomatike do t'i dorėzohet
administratės sė UNMIK-ut, ndėrkaq ekstradimi i Hyseinit nga Kosova
pėr nė Maqedoni do tė bėhet nėpėrmjet Interpolit. Xhemail Hyseini
nga Kumanova akuzohet nga gjykatat maqedonase pėr shpėrthimet e
ndodhura kohė mė parė nė qendėr tė Kumanovės dhe nė hekurudhėn qė e
lidh Shkupin me Beogradin.
-
-
-
Presidenti amerikan ka
kėrkuar tri kushte pėr vazhdimin e ndihmės Serbisė
-
-
Uashington, 26 janar -
Presidenti amerikan Xhorxh Bushk ka kėrkuar tri kushte pėr vazhdimin
e ndihmės Serbisė. Kushti i parė ėshtė bashkėpunimi me Gjykatėn
Ndėrkombėtare Penale me ish-Jugosllavinė, pėrfshirė marrjen e tė
gjitha masave tė mundshme pėr arrestimin dhe transferimin nė Hagė tė
Ratko Mlladiqit.
-
-
Kushti i dytė ėshtė marrja e hapave nė
harmoni mė Marrėveshjen e Dejtonit pėr pėrfundimin e ndihmės
financiare, politike, tė sigurisė e ndihmave tė tjera tė Serbisė,
pėr institucionet e ndara tė Republikės serbe nė Bosnje e
Hergecogvinė.
-
-
Ndėrkaq kushti i tretė ėshtė marrja e
hapave pėr zbatimin e politikės e cila shpreh respektimin e tė
drejtave tė pakicave dhe sundimin e ligjit, duke pėrfshirė edhe
lirimin e tė burgosurėve nė burgjet e Serbisė.
-
-
-
Nė listėn e zezė tė
BE-sė do tė gjenden 10 persona nga Maqedonia
-
-
Bruksel, 28 janar 2004 -
Burimet e Bashkimit Evropian thonė se nė listėn e zezė tė BE-sė do
tė ndodhen rreth 10 persona nga Maqedonia dhe theksojnė se ata
vėrtet janė njerėz tė "kėqinj dhe negativė". Kėto burime kanė
theksuar se pėr ata qė pėrcjellin situatėn nė Maqedoni, kur tė
dėgjojnė pėr pėr cilėt emra ėshtė fjala nuk do tė ketė kurrėfarė
befasie.
-
-
Me kėtė BE-ja mendon se u ka bėrė tė
qartė atyre qė pengojnė zhvillimin demokratik tė Maqedonisė dhe
zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit se nuk do tė tolerohen.
-
-
Madje, zyrtarėt e BE-sė thanė se shumė
prej personave qė janė nė atė listė, kanė lidhje tė ngushta me
krimin e organizuar dhe me rrjetin e mafiozėve, gjithnjė duke
insistuar qė tė mos pėrmendin emra pėr derisa tė mos kryhet e gjithė
procedura e adaptimit tė kėsaj liste tė zezė, e cila do tė bėhet
publike nė mbledhjen e parė tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė nė
Bruksel.
-
-
-
Katėr tė vdekur nė
Bagdad nga shėrthimi i autobombės
-
-
Bagdad, 28 janar 2004 - Nga
shpėrthimi i njė autobombe sot para njė hoteli nė qendėr tė Bagdadit,
i cili frekuentohet nga perėndimorėt, janė vrarė katėr veta dhe
ėshtė shkatėrruar pjesėrisht ndėrtesa trikatėshe, njofton AP.
-
Komanda e ushtrisė amerikane dhe policia irakiane njoftuan se janė
vrarė tre irakianė. Tė paktėn 17 veta tė plagosur janė transferuar
nė spitale. Recepcionisti i hotelit tha se ėshtė vrarė edhe njė
mysafir nga Afrika Jugore.
-
-
-
Njė ushtar britanik
ėshtė vrarė nė Kabul
-
-
Kabul, 28 janar 2004 - Njė
ushtar britanik ėshtė vrarė dhe tė tre tė tjerė janė plagosur ngė
njė sulm tė sotėm vetėvrasės nė Kabul, njofton Rojter.
-
Njė anėtar i milicisė talibane ėshtė pėrgjegjės pėr sulmin kundėr
paqeruajtėsve tė NATO-s, i cili u bė vetėm njė ditė pasi njė ushtar
kanadez dhe njė civil afgan u vranė nė njė sulm tjetėr vetėvrasės
poashtu nė Kabul.
-
-
-
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė tre
palestinezė
-
-
Gaza, 28 janar 2004 -
Ushtarėt izraelitė sot kanė vrarė tre palestinezė gjqtė njė
konflikti qė shpėrtheu kur tanket hynė nė paralagjen e Gazės, bėnė
tė ditur mjekėt palestinezė.
-
Burimet ushtarake izraelite njoftuan se palestinezėt kishin hapur
zjarr ndaj njė kolonie hebraike nė atė rajon.
-
-
-
Bler pėrballon sprovėn e
pare
-
-
Londėr, 28 janar 2004 -
Kryeministri britanik, Toni Bler, mbijetoi tė martėn testin e parė,
nė atė qė thuhet se ėshtė java mė e vėshtirė e tij. Ai mbijetoi njė
votim nė parlament ku shumė deputetė tė partisė sė tij votuan kundėr.
Votimi pėr masat e reja nė financimin e arsimit tė lartė kaloi vetėm
me 5 vota mė shumė.
-
Partia Laburiste nė pushtet ka shumicėn prej mė shumė se 160 votash.
-
-
-
Senatori Kerri fiton nė
Nju Hempshėr
-
-
Nju Hempshėr, 28 janar 2004
- Senatori Xhon Kerri fitoi zgjedhjet paraprake nė
Nju Hempshėr, fitorja e tij e dytė me radhė nė garėn pėr emrimin si
kandidat i Partisė Demokratike pėr president.
-
Pas numrimit tė votave nga 80 pėr qind e zonave elektorale, Senatori
i shtetit Maseēusets kryeson me 38 pėrqind, i pasuar nga ish
guvernatori Houard Din me 26 pėrqind.
-
Gjenerali nė pension Uesli Klark dhe senatori Xhon Eduards i
Karolinė sė Veriut janė mbėrthyer nė njė garė tė fortė pėr vend tė
tretė. Senatori Xhozef Liberman i shtetit Konektikat u radhit i
pesti, por ai u tha simpatizantėve tė tij se do ta vazhdojė fushatėn.
-
-
-
Dy shpėrthime nė Irak
vriten 6 amerikanė
-
-
Bagdad, 28 janar 2004 - Nė
Irak, 6 ushtarė amerikanė mbeten tė vrarė tė martėn nė sulme guerile,
ndėrkohė qė njė ekip i Kombeve tė Bashkuara arriti nė Bagdad pėr tė
vlerėsuar gjendjen pėr mundėrsinė e kthimit tė personelit tė saj
ndėrkombėtar.
-
Zyrtarė tė Pentagonit thonė se tre ushtarėt humbėn jetėn tė martėn
vonė nga shpėrthimi i njė bombe nė anė tė rrugės nė afėrsi tė
kryeqytetit irakian. Po dje, tre ushtarė tė tjerė amerikanė u vranė
kur makina e tyre u godit nga njė shpėrthim i fuqishėm nė Khaldija.
-
Rrjeti televiziv CNN me bazė nė Amerikė tha se dy punonjės tė tij u
vranė dhe njė tjetėr u plagos tė martėn nė njė pritė jashtė Bagdadit.
-
-
-
Komponentet e programit
libian tė armėve bėrthamore sillen nė SHBA
-
-
Tripoli, 28 janar 2004 -
Administrata e Presidentit Bush thotė se komponentet e programit
libian tė armėve bėrthamore janė transferuar nė njė vend tė sigurt
nė Shtetet e Bashkuara. Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Skot
Mekllellen, e bėri tė ditur tė martėn arritjen e komponenteve.
-
Ai e cilėsoi kėtė zhvillim si njė shenjė tė pėrparimit tė Libisė
drejt zbatimit tė marrėveshjes me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninė
pėr tė asgjėsuar armėt e saj tė ndaluara.
-
-
-
Ervin Dervishi, ushtari
shqiptaro-amerikan qė dha humbi jetėn nė Irak
-
-
Uashington, 28 janar 2004 -
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi pėr vdekjen e ushtarit
Ervin Dervishi nė Irak. Ervin Dervishi, 22 vjeē, me origjinė nga
Shqipėria, humbi jetėn tė shtunėn, kur automjeti me tė cilin po
udhėtonte ai, u sulmua nė qytetin Baji nė Irak.
-
-
Ervini shėrbente nė Irak me divizionin e katėrt tė kėmbėsorisė.
Ervini emigroi nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1999 sė bashku me
familjen, e cila ėshtė vendosur nė qytetin Forth Worth tė Teksasit.
-
- Nė Itali janė
arrestuar me qindra persona dhe janė konfiskuar mijėra kilogramė
drogė
-
-
Romė, 28 janar 2004 - Nė
Itali janė arrestuar me qindra, ndėrkaq nė vendet e tjera mbi 40
persona dhe janė konfiskuar mijėra kilogramė drogė nė aksionin e
madh ndėrkombėtar kundėr tregtisė me drogė, u bė e ditur sot nė Romė.
Ky ėshtė vetėm bilanci i parė i operacionit tė quajtur "Decollo" (Fluturimi),
me tė cilin ėshtė ndaluar tregtia e vlefshme me miliona dollarė qė
ka shėrbyer pėr financimin e grupeve paramilitare nė Kolumbi.
-
-
- Tė paktėn tetė
palestinezė janė vrarė nė Gaza
-
-
Gaza, 28 janar 2004 - Tė
paktėn tetė palestinezė janė vrarė gjatė njė ndėrhyrjeje tė ushtrisė
izraelite nė Rripin e Gazės.
Dėshmitarėt thanė se ishte dėgjuar njė shpėrthim i zhurmshėm, qė
ishte pasuar nga njė kėmbim i ashpėr zjarri armėsh e mortajash, kur
izraelitėt po kryenin njė operacion me tanke dhe buldozerė.
Ushtria izraelite tha se po bėnte pėrpjekje tė shkatėrronte njė
celulė militante palestineze nė lagjen al-Zeitun nė Gaza City, tė
akuzuar se ka kryer sulme kundėr njė vendbanimi hebre nė Netzarim.
Punonjės lokalė tė mjekėsisė thanė se luftimet ishin mė tė rėndat nė
Gazė pėr mė shumė se njė muaj.
Armata izraelite ka bėrė tė ditur se trupat e saj u janė pėrgjigjur
sulmeve tė militantėve palestinezė.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|