|
28 janar 2004 / TN
Nga
Alfred MOISIU
Sė pari
dėshiroj tė falenderoj Kryeministrin suedez qė pati mirėsinė tė na
ftonte nė kėtė Forum Ndėrkombėtar tė rėndėsishėm dhe me vlerė
shumėplanėshe.
Genocidi
dhe pasojat e tij nuk janė tė panjohura pėr popullin tim dhe rajonin
ku jetojmė. Qė nė fillimet e shekullit tė kaluar shqiptarėt kanė qenė
viktimė e genocidit tė shumėfishtė nė hapėsirėn ballkanike.
Moshatarėt e mi kanė njohur tmerret e Luftės sė Dytė Botėrore. Brezat
e mėpasėm kanė pėrjetuar aktet e spastrimit etnik dhe genocidit nė
vende e rajone tė ndryshme tė botės, si nė Kamboxhia dhe Ruandė. Nė
dekadėn e fundit tė shekullit tė XX-tė historia u pėrsėrit nė zemėr tė
Europės, ku Bosnja dhe Kosova u bėnė dėshmi tė gjalla tė nacional
shovinizmit ekstrem tė ngritur nė ideologji, e cila ushqeu dhe nxiti
urrejtjen etnike deri nė spastrime etnike tronditėse.
Ende
bota pėrballet me njė sėrė rreziqesh, tė cilat nėse nuk parandalohen
nė kohė mund tė ēojnė nė rishfaqjen e dhunės genocidale. Burimi
potencial i tyre janė fenomene tė tilla si racizmi, urrejtja etnike e
fetare, totalitarizmi, shkelja masive dhe ekstreme e tė drejtave tė
njeriut. Nė kėtė kontekst, mendoj se kėrcėnimi mė i madh pėr
qytetėrimin e sotėm ėshtė terrorizmi ndėrkombėtar. Terrorizmi dhe
terroristėt me aktet e tyre tė pashembullta kundėr qytetarėve tė
pafajshėm si mė 11 Shtator 2001, dėshmuan se janė nė gjendje, brenda
njė kohe tė shkurtėr tė kryejnė akte tė tilla dhune me pasoja tė
barazvlefshme me fushata tė zgjatura genocidale.
Kur
ndodhin krime dhe genocid ne me tė drejtė duam dhe pėrpiqemi me tė
gjitha mjetet ti ndalojmė ato. Kėshtu ndodhi nė Bosnje mė 1995, nė
Kosovė mė 1999, nė Irak deri mė 2003. Ēdo jetė e shpėtuar merr vlera
tė mėdha; liria e popujve rritet dhe bashkė me to edhe siguria nė
botė. Por a e kemi bėrė detyrėn si dhe sa duhet? A ka patur mundėsi tė
tjera qė bėnin tė mundur shpėtimin dhe mosnėpėrkėmbjen e mė shumė
jetėve njerėzore? Pra, a mund ti parandalonim krimet dhe genocidin?
Natyrisht qė po. Regjimeve tė Millosheviēit, Sadamit dhe tė
diktatorėve mund dhe duhej tu ishte vėnė fre shumė mė para.
Duke e
analizuar rastin ballkanik vlerėsoj se ka njė sėrė mjetesh dhe rrugėsh
qė mund tė sjellin efekte pozitive nė parandalimin e genocidit. Ėshtė
e provuar se zhvillimi i demokracive, forcimi i institucioneve tė
shtetit tė sė drejtės dhe kultivimi i vlerave tė shoqėrive tė hapura,
i presin rrugėn krizave tė rėnda sociale e ndėretnike apo formave tė
tjera qė nxisin dhunėn ekstreme dhe genocidin. Nevojės pėr forcimin e
shoqėrive demokratike u shtohet edhe ajo pėr reforma tė thella
ekonomike e sociale. Zhvillimi ekonomik qė u jep shanse tė gjithėve,
lufton varfėrinė e hendekun social dhe mundėson integrimin dhe
harmoninė midis grupeve qytetare dhe vendeve tė ndryshme, i kontribuon
shmangies sė rėnies nė dėshpėrim dhe nė sjellje e veprime antihumane.
Padyshim
njė rėndėsi tė veēantė merr edhe diplomacia preventive dhe veprimi i
saj nė kohė pėr shmangien e konflikteve apo zgjerimin e tyre.
Megjithatė mjetet diplomatike nuk duhet lejuar tė pėrdoren nga
ushtruesit e genocidit, pėr tė fituar kohė dhe maskuar krimet, por
duhet tė ēojnė nė rritjen e presionit ndėrkombėtar dhe izolimin e
tyre. OKB-ja, Kėshilli i Sigurimit dhe strukturat euroatlantike duke
harmonizuar veprimtarinė e tyre lipset tė marrin njė rol mė tė
ndjeshėm nė kėtė drejtim. Kėtu kanė njė vend tė veēantė edhe
mekanizmat monitorizues e paralajmėrues.
Megjithatė eksperienca ka treguar se diplomacia ka limitet e veta.
Fatkeqėsisht ka akoma udhėheqės politikė, persona dhe grupe qė
refuzojnė dialogun dhe zgjedhin dhunėn pėr zgjidhjen e problemeve. Pėr
pasojė pėrdorimi i forcės ndaj tyre bėhet i justifikuar, pasi
parandalon pėrdorimin e dhunės shfarosėse. Pėrvojat pozitive nė
Bosnje, Kosovė, Afganistan dhe Irak janė domethėnės pėr kėtė; pėr tė
sjellė paqen dhe lirinė e mohuar tė popujve dhe vendeve tė tyre. Edhe
prezenca e forcave tė NATO-s nė Maqedoni shmangu shkallėzimin e
pėrplasjes etnike atje dhe ndihmoi nė nxitjen e bashkėjetesės.
Nė kohėt
e sotme shtetet janė sovrane, por sovraniteti dhe mosndėrhyrja nė
punėt e brendshme tė njė vendi nuk mund tė pėrdoret si alibi pėrballė
krimeve masive, shkeljes kolektive tė tė drejtave tė njeriut dhe
genocidit tė pashembullt. Ne pamė krime tė llahtashme nė Bosnje;
vonuam shumė nė reagimin ndaj tyre; heshtėm para paralajmėrimeve se
Bosnja do pėrsėritej nė Kosovė dhe ndėrhymė vetėm atėherė kur tre tė
katėrtat e qytetarėve tė Kosovės ishin deportuar me forcė nė Shqipėri
dhe vendet e tjera tė rajonit. Nė Bosnje ndėrhyrja ishtė mė e vonuar
sesa nė Kosovė, ndaj edhe pasojat dhe humbjet njerėzore ishin shumė
herė mė tė mėdha.
Rreziqet
e ringjalljes edhe nė tė ardhmen tė genocidit nxjerrin nė pah
rėndėsinė akoma mė tė madhe tė dhėnies sė drejtėsisė, pra gjykimit tė
krimeve dhe kriminelėve qė kanė ushtruar genocid nė tė kaluarėn.
Gjykatat pėr krimet nė Ruandė dhe nė ish Jugosllavi janė dy shembuj
pozitiv pėr kėtė. Fakti qė Millosheviēi jep llogari nė Gjykatėn e
Hagės ose qė diktatorė tė tillė si Sadami do tė pėrballen me
drejtėsinė, ėshtė njė mesazh i fortė se diktatorėt dhe tiranėt nuk
mund tė mbeten tė pandėshkuar; - ēka ėshtė njė kontribut real pėr
paqen e sigurinė nė rajonet respektive.
Shqipėtarėt, boshnjakėt dhe qytetarėt e tjerė liridashės nė rajon do
tė ishin tė lumtur tė shikonin pėrpara gjykatės tė gjithė kriminelėt e
Luftės, nė mėnyrė tė veēantė emra tė tillė famkeq si Karaxhiē e
Mlladiē. Dhėnia e drejtėsisė qetėson shpirtrat e trazuar dhe rrit
shpresėn se e kaluara nuk mund tė pėrsėritet. Nė gjykimin tonė ėshtė
po aq e rėndėsishme qė nė ato raste kur ėshtė ushtruar dhunė ekstreme
e deportim masiv tė popullėsisė nga tokat e tyre, tė paktėn sot, pas
shumė dekadash, tu kthehen viktimave apo pasardhėsve tė tyre tė
drejtat mbi pasuritė e humbura. Vetėm njė paqe qė mbėshtetet nė
drejtėsi ėshtė paqe vertetė.
Me
demokracinė, zhvillimin dhe drejtėsinė lidhet edhe sfida e jonė mė e
madhe: krijimi i njė mentaliteti tė ri tė bazuar nė kulturėn e
bashkėjetesės dhe dialogut, edhe me atė qė ėshtė ndryshe. Brezat e
rinj lipset tė edukohen dhe tė rriten larg urrejtjes pėr racat, etnitė
dhe besimet e tjera fetare. Shoqėria, sidomos shkolla dhe media mund
tė luajnė njė rol aktiv nė promovimin e ideve qė afrojnė dhe nuk
ndajnė njerėzit mbi bazėn e besimit fetar apo kombėsisė. Historia
tregon se pikėrisht nė vendet ku epėrsisė racore apo fetare ju
kushtohet vemendje e vecantė qė nė bangat e shkollės, atje kėto
ndjenja johumane janė mė tė forta, mė tė egra dhe mė tė vėshtira pėr
tu ērrėnjosur. Nė kėto raste kėrkohet njė shplarje truri e
mirėorganizuar. Pa e bėrė kėtė rreziku i rilindjes dhe pėrsėritjes sė
ndjenjave tė tila mbetet pėrsėri i mundshėm.
Debatet
e sotme dhe ato tė ditėve nė vazhdim do tė krijojnė njė pamje mė tė
plotė tė rreziqeve dhe pėrgjegjėsive tona pėr parandalimin e
genocidit. Shqipėria dhe shqiptarėt qė kanė provuar mbi kurrizin e
tyre dhunėn etnike nė trajtėn e njė dhune genocidale, janė tė vendosur
qė e kaluara e hidhur tė mos pėrsėritet mė as nė rajonin tonė. Ne
besojmė shumė nė forcimin e mirėkuptimit dhe bashkėpunimit tė
gjithėanshėm midis vendeve tė Ballkanit. Integrimi i rajonit nė BE dhe
nė strukturat euroatlantike do tė bėjnė qė ai tė lėrė pas konfliktet
etnike pėr tu kthyer realisht nė pjesėn juglindore tė Europės sė
Bashkuar.
|