|
- 27 janar
2004 / TN
-
-
Nga Bujar SKENDAJ
-
-
Vizionet mė tė fundit tė liderit demokrat Sali Berisha mbi
opozitarizmin, nė tė vėrtetė, kanė 3-4 vjet qė pėrpunohen duke
ndjekur njė kurbė graduale. Nga Fillimi i ri i vitit 2001 deri te
thithja e vlerave opozitare nga shoqėria civile, nga bota
universitare, e medias etj. ėshtė njė proces i gjatė e i ndėrlikuar
politiko- filozofik. Ka nė tė, gjithashtu, edhe dėshmi praktike tė
kėtyre kėrkimeve teorike:
-
-
Fitorja e tre profesorėve pėr kryetar bashkie nė Korēė, Elbasan dhe
Shkodėr ka treguar se lėvizja e PD-sė drejt kėtyre vlerave opozitare
qytetare ishte njė gjetje e posaēme dhe filozofi lėvizėse. Si e
tillė ajo do tė sillte pėshtjellim tė raporteve tė vjetra dhe krijim
tė raporteve tė reja mė tė efektshme, me mė shumė vlera pėr
demokracinė nė Shqipėri. Ishte e pritshme qė fitorja e profesorėve
tė sillte njė turbullim nė partitė e vogla opozitare. Reagimi i tyre
ka qenė nervoz e nė disa raste edhe me pretendime hipotetike
sfiduese. Kurse ngutja e disa liderėve tė kėtyre partive pėr njė
marrėveshje tė shpejtė me PD-nė, krahas shqetėsimeve tė drejta ka
qenė edhe njė formė presioni dhe mosdurimi pėr tė siguruar
privilegjin e karrikes sė deputetit, apo tė ministrit pas ardhjes nė
pushtet tė PD-sė.
-
-
Kėto
parti tė vogla e panė si kėrcėnim tė vetvetes afrimin te PD tė
opozitarizmit intelektual qytetar tė sipėr pėrmendur. Afrimi i
diēkaje tė re me vlera tė konfirmuara, nėnkupton spostimin e diēkaje
ekzistuese me vlera tė dyshimta intelektuale. Ato ndoshta ndjenė
boshėsinė, qoftė edhe e supozuar, dyshuan nė vlerat brenda vetes.
Pra, reagimi i tyre nuk ishte thjesht xhelozi, por, le ta themi
hapur, kėrcėnim i mbijetesės nė politikė nėn ombrellėn e PD-sė. Njė
forcė tjetėr kishte afirmuar vetveten, ndėrkohė, si aleate serioze e
PD-sė. Lidershipi i PD-sė e kishte vėnė nė provė kėtė forcė dhe kjo
e kishte pėrballuar provėn me sukses si njė forcė intelektuale me mė
shumė vlera qytetare, demokratike, morale, profesionale. Partitė e
vogla opozitare, nga ana tjetėr, ishte e natyrshme tė reagonin, nė
kėrkim tė vetvetes, ose, nė tė kundėrt, nė sfumim tė ngjyrimeve
opozitare.
-
-
Ky zhvillimi ri nė gjirin e opozitės,
pėrbėn njė front tė ri tė debatit politik, krahas luftės politike me
partinė nė pushtet dhe prapėsitė e saj tė pandėrprera nė tė gjitha
fushat e jetės dhe tė antijetės. Sidoqoftė, debati brenda opozitės
ėshtė njė debat frymėzues, seleksionues e me vlera perspektive dhe
nuk e pengon debatin e madh parimor me pozitėn e degraduar nga
lidhjet e saj me krimin dhe mafian. Pėrkundrazi, tė dy kėto debate
ndihmojnė njėri tjetrin dhe e pasurojnė luftėn politike tė PD-sė
drejt marrjes alternative tė pushtetit nė zgjedhjet e ardhshme.
Mirėpo, nėse nė debatin me pushtetmbajtėsit, PD ka qenė dhe ėshtė e
drejtėpėrdrejtė, e pakompromis me tė keqen uzurpuese, nė atė qė mund
tė quhet debat me tė vetėt, problemet janė disi mė tė komplikuara.
Por, mė mirė, le ti hapim kartrat e tė flasim konkretisht:
-
-
Sė
pari: Ēfarė fitoi PD duke i dhuruar secilės aleate tė saj politike
nga 3 apo 4 vende nė parlament? Nė thelb: Fitoi apo humbi? E
vėrteta, sipas mendimit tim, ėshtė se PD doli, pothuajse tėrėsisht,
e humbur. Nė tė dy planet: Edhe si vlerė politike intelektuale, edhe
si forcė e unifikuar opozitare.
-
-
Me
pėrjashtim psh. tė Robert Ēekut e ndonjė tjetri, askush nga
deputetėt dhuratėmarrės, nuk pėrbėnte vlerė tė posaēme qė do ta
pasuronte mendimin dhe qėndrimin politik tė PD-sė nė parlament.
Sepse, nė debatin politik parlamentar nuk mund tė quhet vlerė
fjalėshumi, sikundėr edhe memecllėku, por pikėrisht fjalėsakti,
profesionisti qė analizon e pėrgjithėson, qė kritikon e denoncon
sipas shembullit tė kundėrt, sipas vizionit tė tij pozitiv.
-
-
Ndriēimi i njė problemi nga disa plane, nė raport me veēoritė
intelektuale e profesionale tė secilit deputet ishte pritur tė
ndodhte nga ēdo deputet opozitar. Pra nga fusha e tij specifike dhe
jo nė pėrgjithėsi. Pastaj, nuk mund tė sjellėsh vlera opozitare nė
parlament, nėse nuk i ke ato vlera brenda vetes. Ndėrmjet atyre qė
u ofruan nga opozitarėt e vegjėl, figurat e vėrteta ishin tepėr tė
rralla. Anonimėt, ose e shumta, vlerat mesatare, tė dyshimta
depėrtuan dhe zunė vend nė parlament.
-
-
Dhe,
megjithatė, veprimi i PD-sė, nė momentin e caktuar, nė thelb kishte
qenė i drejtė, edhe pse i ekzagjeruar. Koha dhe aktiviteti praktik i
dhuratėmarrėsve e zbuloi idenė e mirė nė anėn e errėt tė saj dhe
dėshmoi se zgjedhja nuk funksionoi. Sugjerimi ishte i nėnkuptuar:
Duhej kėrkuar diku tjetėr dhe sipas tė tjera parametrash. Elita
universitare, e kulturės dhe medias ishte aty dhe priste vetėm njė
shenjė. Sapo iu dha shansi mė 12 tetor, ajo dėshmoi kurajo,
inteligjencė, moral. Fitorja ishte njė konfirmim i idesė dhe thirrje
pėr bashkėpunim nė tė ardhmen.
-
-
Sė
dyti: Kur PD dhuroi mandate deputeti te PR e zotit Mediu, PLL e
zotit Spahia, PBK e Roqit dhe Partia Liberale e zotit Laēo, ajo me
siguri i llogariti ato mandate si pjesė tė trupit tė vet opozitar,
megjithė individualitetin e secilit. Por ēndodhi? Mjaftoi njė
moment kritik pėr kryeministrin e vjetėruar tashmė dhe skifterėt
dhuratėmarrės ēanė ferrėn ose u fshehėn pas ferrės! Nuk u
kompromentuan vetėm ata si individė, por po aq keq u ēvlerėsuan edhe
partitė e tyre. Opozitarizmi i vėrtetė ka nevojė pėr vlera
intelektuale e demokratike, por edhe pėr vlera morale. Madje sot,
kur nė kampin pozit,r amoraliteti politik ėshtė bėrė mėnyrė jetese
nė politikė dhe nė vetė jetėn e pėrditshme, vlerat morale tė
opozitės marrin theks tė veēantė.
-
-
Kjo
ėshtė kohė aleancash. Testimi i vlerave dhe parazitėve ėshtė
konfirmuar. Njė rrokje tėrėsore e vlerave nga elita dhe, po ashtu,
nga partitė e vogla do tė ishte zgjidhjamė efikase. Veēse duhet
frenuar oreksi i skajshėm i partiakėve dhe verifikimi i sakte e
elitės. Koha e kaluar ka dhėnė dėshmi tė tė gjitha pamjeve. Edhe
sukses tė elitės universitare, por edhe oreks tė papėrmbajtur tė
partive tė vogla. Sikundėr edhe zgjedhje joefikase nga opozitarizmi
i shoqėrisė civile (rasti i kandidatit tė Vlorės), por edhe vlera tė
posaēme nga patitė e vogla
(rasti
Ēeku).
|
-
|