|
27 janar 2004 / TN
Nga, Arbër PASHTRIKU
Mora mundimin te hedh keto rrjeshta mbi te
zeze duke marre shkas hapit me te fundit te Kryetarit te PDse per
perfshirje te intelektualeve ne radhet e partise me te madhe opozitare
ne Shqiperi.
Kjo thirrje behet ne kushtet kur ajo qe
quhet ‘klase politike’ ne Shqiperi perfaqeson interesat e me pak se
nje te tretes se elektoratit(~27 %). Nuk ma merr mendja se ne ndonje
vend te botes mund te kete politikane qe te bejne politike active
perballe ketyre shifrave kaq te dhimbshme.
Por le te kthehemi te problemi qe nisa me
siper. Qe te hedh pak drite mbi idene e Berishes do te doja te shfaq
idete e mija se si e mendoj nje force politike qe te jete e force
potenciale per marrjen e pushtetit dhe qeverisjen e vendit:
1. Cdo force qe
pretendon te vije ne pushtet duhet te mbeshtetet fort ne tabanin dhe
interesat kombetare. Per fatin tone te hidhur partia aktuale ne
pushtet as nuk e mendon kete dhe punon teresisht per interesat e huaja.
Partia Demokratike mjerisht ne kushtet qe ndodhet nuk dallon shume nga
partia socialiste pasi i “urren” nacionalistet po aq sa PS-ja e ne mos
me shume dhe shpresat per te ardhur ne pushtet i mbeshtet ne pazaret
e mundshme qe mund te beje me Greqine (te kujtojme ketu aleancen me
PBDNJ ne Himare ne zgjedhjet lokale te vitit qe sapo shkoi)ne kurriz
te interesave kombetare me pasoja shume negative ne te ardhmen e afert.
Politika shqiptare duhet te heqe dore nga politika servile deri ne
pakuptim ndaj zyrtareve evropiane qe e kane bere vendin lesh e li dhe
sipas te gjitha gjasave jane te perfshire ne trafiqe dhe pazare te
ndyra me shtetaret shqiptare. Zyrtaret shqiptare duhet te krijojne nje
platforme te re, jashte dyerve te ambasadave te huaja ne Tirane qe
kane shkelur protokollet e shteteve te cilat perfaqesojne duke u
perzirer aktivisht ne aferat politike ne Shqiperi.
Nje PD e rilindur apo nje force e re
politike duhet te marre mbi shpatulla barren e largimit te influences
ruse nga Shqiperia e cila per fat te keq vazhdon fuqishem (kujtoni
levizjet e pafund te Ilir Metes sa ne Beograd sa ne Moske) akoma ne
baze te marreveshjes se Jaltes se vitit 1945 kur gjithe lindja ngeli
nen hyqmin e Rusise. Pa ndodhur kjo as nuk behet fjale per integrim ne
Evrope apo afrim me strukturat euroatlantike. Fosilet e regjimit te
vjeter jo vetem nuk kane hequr dore nga ndikimi rus por perkundrazi i
kane rinovuar lidhjet e vjetra duke synuar integrimin e kompanive
ekonomike ruse ne Shqiperi.
Kosova duhet te kete mbeshtetje shume here
me aktive nga politikanet e Shqiperise per te fituar pavaresine nga
Serbia pasi deri sot eshte trajuar njelloj sic mund te trajtohet nje
shtet afrikan i larget, duke befasuar shpeshhere edhe zyrtare serioze
perendimore me kete indiference te pakuptimte.
2. Forca politike
opozitare do te kete detyren me te veshtire crrenjosjen e krimit te
organizuar ku shteti ne mos teresisht eshte i perfshire te pakten ne
menyre te konsiderueshme ne segmentet e krimit. Kjo ne kushtet e sotme
dhe per te qene realist nuk mund te behet nga vetem nga brenda sado
vullnet te mire te kesh. Kjo sipas mendimit tim behet vetem me ndihmen
e ekspertizes se nje vendi aleat perendimor si SHBA apo Britania e
Madhe qe nuk kane interesa te drejtperdrejta ne Ballkan. Krahas saj do
te duhej nje shkundje ne themel e sistemit te korruptuar te drejtesise,
nxjerrje e nje pakete ligjesh qe te menjanonte sa me shume te jete e
mundur korruptimin e gjykatesve dhe prokuroreve dhe venien e tyre
perballe denimeve shume te ashpra nese e bejne nje shkelje te tille.
Nje opcion, dhe ndoshta nje domosdoshmeri e momenteve te veshtira ku
po kalon vendi do te ishte rikthimi i denimit me vdekje te pakten per
nje periudhe 10-15 vjecare periudhe kjo e barabarte me afatet kur
vendi mund te integrohet ne BE dhe kur heqja e tij behet domosdoshmeri
dhe mbajtja e tij mbase e panevojshme. Rivendosja apo jo e ketij ligji
do te duhej te behej me referendum mbarepopullor qe te behej ne menyre
demokratike qe edhje Evropa te mos kete goje ta kundershtoje.
3. Venia ne pune
e ekonomise se vendit ku kemi varesi totale nga prodhimet e huaja.
Prodhimi vendas eshte asfiksuar totalisht dhe kapitalet e shqiptareve
shkojne per llogari te bankave te huaja kryesisht atyre greke. Duhet
te mbeshtetet zhvillimi i bujqesise vendase me nje system kredish te
ngjashem me ate qe perdor Greqia fqinje per shtetasit e vet. Kjo do
te kishte perfitime te shumefishte; do te kishim prodhimin vendas me
kosto shume me te ulet dhe me cilesi shume me te mire se ai i huaj( ku
ne shumicen e rasteve eshte i dyshimte dhe i rrezikshem per shendetin);
do te angazhoheshin ne pune nje pjese e madhe e popullsise duke
siguruar te ardhura per vete dhe arken e shtetit; dhe ajo cka eshte me
e rendesishmja do te frenohej emigrimi masiv ne mjaft raste tragjik
per shqiptaret e varfer qe detyrohen te largohen nga vendi per te
mbijetuar.
4. Nje kujdes i
vecante do te duhej ti kushtohej biznesit te vogel dhe turizmit.
Biznesi i vogel ka dale teresisht jashte loje dhe turizmi eshte pa
strategji zhvillimi dhe i perqendruar ne duart e politikaneve te te dy
kraheve apo krimineleve me lidhje me qeverine. Te mos harrojme qe
turizmi me pak investime ne infrastructure mund te te behet ne nje
kohe record nje burim I madh zhvillimi per vendin popullsia e te cilit
nuk arrin 4 millione banore.
5. Shmangia me
ligj nga politika e njerezve qe i kane te lyer duart me gjak apo kane
frymezuar te tjeret ta bejne nje gje te tille. Ketu nuk kam ndermend
te permend emra pasi pupliku shqiptar i njeh shume mire ata. Nuk mund
te rri pa theksuar ketu qe te paret qe duhet te perfshiheshin ne kete
ligj duhet te ishin ata qe kane marre pjese aktivisht ne revolucionin
tragjik te vitit 1997 dhe sot zoterojne pozita kyce ne ekzekutivin
shqiptar. Ata politikane, analiste apo figura te tjera qe kane qene
pjesemarres apo kontribues te asaj tragjedie famekeqe duhet te te
pakten te ju mohohet pjesemarrja ne politike.
A eshte ne gjendja Berisha dhe partia
demokratike ta bejne nje gje te tille? Pergjigjia ime eshte e prere
JO. Partia Demokratike dhe Sali Berisha akoma nuk i kane shpjeguar
opinionit shkaqet dhe mekanizmat qe ngriten firmat piramidale, si u
lejua qe shteti te bjere ne 3 dite dhe cka eshte me rendesishmja per
shqiptaret berja publike e “dosjes e zeze” per te cilen ka folur i
ndjeri Safet Zhulali.
Sali Berisha dhe PD-ja nuk jane te
besueshem para elektoratit shqiptar kur bejne thirrje per zgjedhje te
lira dhe te ndershme pasi jane ata qe (e theksoj ne menyre te
panevojshme) kane hapur rrugen e manipulimit te tyre (Zgjedhjet e
pergjithshme te vitit 1996). PD ja nuk mund te jete e besueshme pasi
ajo u be pjese e parlamentit me famekeq qe njeh demokracia moderne
atij te vitit 1997 duke u terhequr per hunde nga zyrtare te dyshimte
evropiane per interesa te castit.
Miratimi i kushtetutes se vitit 1994 (e
cila megjithese jo perfekte mbronte interesat jetike te shqiptareve
shume me mire se ajo aktualja) me referendum, kur dihej se do humbiste
eshte nje tjeter mekat i Berishes me pasoja shume te renda per
shqiptaret. Nuk mund te jete i besueshem nje politikan qe forca e tij
politike me te drejte votoi kunder kushtetutes Janullatiste te vitit
1998 dhe 5 vjet me vone perpiqet te mbroje vlerat demokratike ne emer
te asaj qe e ka peshtyre njehere. Nje politikan i ndershem nuk duhet
te kishte pranuar ta udhehiqte elektoratin e tij ne zgjedhje sipas nje
kodi zgjedhor qe sido qe te zhvillohen zgjedhjet fitorja do tu
buzeqeshe klikave kriminale ne pushtet.
Sali Berisha dhe PD-ja nuk mund te behen
favorite te elektoratit pa hequr dore nga servilizmi ndaj Greqise dhe
pa ju kundervene strategjise se kamufluar te Evropes per ta
shenderruar Shqiperine ne shtet multietnik. Ky rrezik duket i zbehte
sot por po rritet dita dites me shpejtesine e kancerit. Me rastin e
aleances famekeqe te Himares Berisha ka humbur edhe pjesen e fundit te
elektoratit (perfshire edhe autorin e ketyre radheve) te cilet besonin
qe ai eshte njeriu me i mundshem per te ju kundervene klikes kriminale
ne pushtet.
Partia Demokratike nuk
mund te behet force potenciale per marrjen e pushtetit dhe qeverisjen
e vendit duke bere duke ftuar ne radhet e saj figura te tipit “leter
higjenike” sic i quante, heroi i demokracise, Azem Hajdari pasi ata e
kane provuar veten qe per 5 dhrami shesin jo PD-ne por gjithe
Shqiperine. Gjithashtu pervoja 13 vjecare ka treguar qe politikaneve
ne Shqiperi me shume sesa dhunti diplomatike ju duhet ndershmeri dhe
atdhetarizem, profesionalizem dhe jo militantizem partiak.
Shqiperise i duhet nje force politike qe
te punoje me mish e me shpirt qe te binde qendrat nderkombetare
vendimarrese qe bashkimi i shqiptareve ne nje shtet garanton
stabilitetin e vendit dhe vendos qetesine ne gadishullin e trazuar te
Ballkanit. Politikanet shqiptare duhet te heqin dore nga “fobia” e
pashpjegueshme ndaj nacionalizmit apo atdhetarizmit shqiptar i cili jo
vetem gjithmone ka qene ne nivele krejtesisht te pamjaftueshme por
edhe me kulmet e tij as nuk mund te behet fjale qe ka paraqitur
ndonjehere rrezik per fqinjet tane. Keta te fundit duke interferuar
dhe investuar pa mase ne mediat ksenofile shqiptare, dhe me ane
“analistesh” te neveritshem po bejne gjithcka qe eshte e mundur ti
mbushe mendjen botes qe nacionalizmi shqiptar eshte me i rrezikshmi
dhe duhet te shtypet qe ne embrion. Kaq e fuqishme eshte propaganda
antinacionaliste ne Shqiperi saqe eshte kthyer ne mode te jesh
antinaconalist. Te qenit atdhetar konsiderohet mendesi e vjeter
arkaike gje te ciles i ka kaluar koha, dhe nje brez i tere te rinjsh
po rritet dhe edukohet me mendesite ksenofilike mjaft te demshme per
te ardhmen e vendit.
Duke perfunduar ngelem me bindjen qe nje
PD e reformuar apo nje force e re politike duhet te reformohet apo te
linde jashte karikaturave te vjetra politike (si Berisha) plotesisht
te konsumuara qe pervecse ndikimeve negative nuk mund ti japin asgje
pozitive Shqiperise por perkundrazi zgjatin krizen edhe ashtu mjaft te
rende shqiptare.
Shenim:
Autori i ketyre radheve nuk eshte analist
profesionist por mendon se shpreh nje mendim te nje publiku mjaft te
gjere shqiptar te cilit nuk i jepet hapesire ne shtypin e sotem
shqiptar. |