| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Rater:
Ekstremistė nga tė dyja anėt e qytetit tė Mitrovicės mund ta
rikthejnė dhunėn
-
Pjesėtarėt e
KFOR-it nė Prishtinė ka zbuluar njė mjet shpėrthyes
-
Zjarri qė
shpėrtheu nė Vushtrri ka shkaktuar vetėm dėme tė mėdha
-
Nė klubin
rinor "Vala 2000" nė Shirokė tė Therandės ka ndodhur njė shpėrthim i
fuqishėm
-
Prizren: Nuk
duhet lejuar antiinstitucionalistėt tė krijojnė anarki
-
Monitoruesit e
KMDLNJ vlerėsojnė se KK i Gjilanit ka punuar nė frymė tolerante dhe
demokratike
-
Qeveria e
Tirolit tė Austrisė ndihmon Podujevėn
-
Personat me
aftėsi tė kufizuara kėrkojnė njė tretman mė tė mirė nga
institucionet e Kosovės
-
Nė Komunėn e
Gjakovės po bėhen pėrpjekje pėr ndihmė familjeve nė asistencė
sociale
-
Tiranė:
Operacion i gjerė policor kundėr trafiqeve
-
Pritet tė
shpallet njė listė me emrat e politikanėve maqedons, tė cilėve u
ndalohet hyrja nė vendet e BE-sė
-
Sot nė Tiranė
fillon konferenca rajonale pėr luftėn kundėr pastrimit tė parave dhe
terrorizmit
-
Ministrat e
jashtėm tė BE-sė debatojnė sot rreth gjendjes nė Ballkanin
Perėndimor
-
Nė Maqedoni
fillon greva e punėtorėve tė arsimit tė pakėnaqur me pagat
-
Nėnpresidenti
amerikan Ēeni thekson rėndėsinė e nxitjes sė demokracisė nė Lindjen
e Mesme
-
SHBA: Tė
paktėn 15 veta kanė vdekur nga stuhia e dimrit
-
Stokholm: Si
tė parandalohet gjenocidi
-
Japonia dėrgon
edhe 600 trupa nė Irak
-
Dy irakianė
janė vrarė dhe dy tė tjerė janė lėnduar rėndė
-
Nė xhami
vriten dy vetė nė njė qytet gjerman
-
Nė Ēeēeni janė
vrarė katėr ushtarė rusė
-
Njė irakian
ėshtė vrarė dhe dy tė tjerė janė plagosur
-
Kolin Pauell
mbėrriti nė Moskė
-
Vdes fėmija
nga virusi i shpendėve
-
Kofi Anan do
tė dėrgojė njė mision nė Irak
-
Kėshilli
Mbikqyrės Islamik i Iranit i ka vėnė veton njė projektligji
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Rater: Ekstremistė nga
tė dyja anėt e qytetit tė Mitrovicės mund ta rikthejnė dhunėn
-
-
Mitrovicė, 26 janar 2004 -
Elementėt ekstremistė nga tė dyja anėt e qytetit tė ndarė tė
Mitrovicės si dhe armėt e shumta ilegale nė duart e civilėve mund ta
kthejnė sėrish dhunėn nė kėtė qytet, tha komandanti i Brigadės
shumėkombėshe veri-lindje, gjenerali francez, Bernar Rater, vetėm
disa ditė pa i dhėnė fund misionit tė tij nė krye tė kėsaj brigade.
-
Gjenerali Rater tha se KFOR-i bashkė me forcat e tjera tė sigurisė
po punojnė ngushtė pėr tė identfikuar elementėt ekstremistė nė
Mitrovicė. "Nėse nė njė moment KFOR-i vlerėson se duhet ndėrhyrė, ne
do ta bėjmė kėtė", theksoi ai dhe pėrkujtoi misionin qė ka KFOR-i
pėr krijimin e njė mjedisi tė sigurtė nė tėrė Kosovėn.
-
Rater prej katėr muajsh ka komanduar me kėtė brigadė, ndėrkohė qė
atė do ta zėvendėsojė poashtu njė gjeneral francez.
-
-
-
Pjesėtarėt e KFOR-it nė
Prishtinė ka zbuluar njė mjet shpėrthyes
-
-
Prishtinė, 26 janar 2004 -
Nė afėrsi tė ndėrtesės "Sllovenia sport", pjesėtarėt e Batalionit
suedez tė KFOR-it dje rreth orės 14.00 kanė zbuluar njė mjet
shpėrthyes, i cili brenda njė orė ėshtė bėrė deaktivizimi pa pasoja
nė njerėz.
-
-
Mirėpo, gjatė deaktivizimit ėshtė mėsuar
se nė kutinė e gjetur nuk ishte ndonjė material i rrezikshėm
shpėrthyes. Gjatė njė ore sa zgjati deaktivizimi i kėsaj kutie u
bllokuan rrugėt pėrreth, ndėrkaq trafiku u vėshtirėsua dukshėm.
-
-
-
Zjarri qė shpėrtheu nė
Vushtrri ka shkaktuar vetėm dėme tė mėdha
-
-
Vushtrri, 26 janar 2004 -
Nga njė zjarr qė ka shpėrthyer dje nė njė kompleks tė banesave nė
Vushtrri janė shkaktuar dėme tė mėdha materiale, ndėrkaq viktima nė
njerėz nuk ka pasur falė intervenimit tė shpejtė tė njė njėsiti tė
zjarrėfikės.
-
-
Zjarri kishte shpėrthyer si pasojė e njė
defekti elektrik dhe ka pėrfshirė dy shitore, ku janė shkaktuar dėme
tė konsiderueshme materiale dhe njė zyrė e kadastrit tė komunės sė
Vushtrrisė ku janė djegur disa dokumente.
-
-
-
Nė klubin rinor "Vala
2000" nė Shirokė tė Therandės ka ndodhur njė shpėrthim i fuqishėm
-
-
Therandė, 26 janar 2004 -
Nė klubin rinor "Vala 2000" nė Shirokė, parlagje e Therandės, ka
ndodhur njė shpėrthim i fuqishėm qė shkaktuar vetėm dėme materiale,
por pa pasoja nė njerėz. Nė kėtė klub nė ēdo fundjavė tubohen pėr
t'u argėtuar shumė tė rinj nga shumė mjedise tė Therandės.
-
Nė stacionin e atjeshėm policor nuk kanė dhėnė ndonjė njoftim pėr
kėtė shpėrthim, duke thėnė se rasti ėshtė nėn hetime.
-
-
-
Prizren: Nuk duhet
lejuar antiinstitucionalistėt tė krijojnė anarki
-
-
Prizren, 26 janar 2004 - Nė
sallėn e mbushur pėrplot me tė rinj nė Shtėpinė e Kulturės nė
Prizren, nė organizim tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, u mbajt debati
me tė rinjtė "2004 viti i LDK-sė - viti juaj". Nderim Gashi, kryetar
i degės sė FR tė LDK-sė nė Prizren, tha se pėr njė dekadė e gjysmė
tė aktivitetit tė LDK-sė pjesė e saj janė edhe tė rinjtė.
-
-
Duke e marrė shembull seancėn e fundit
tė Kuvendit te Kosovės, Gashi theksoi se nuk do tė lejohet qė
antiinstitucionalistėt e djeshėm dhe tė sotėm t'ua prishin ėndrrat
tė rinjve. "Ne do tė jemi aktivė nė zhvillimet pozitive nė Kosovė',
tha ai.
-
Nė kėtė takim tė rinjtė i pėrshėndeti edhe Eqrem Kryeziu, kryetar i
Kuvendit Komunal nė Prizren, i cili pasi shprehu kėnaqėsinė qė ėshtė
nė mesin e tė rinjve, falenderoi zotin qė ėshtė gjallė nė shėnimin e
15-vjetorit tė partisė, sepse siē tha, disa u vranė nė luftė e disa
pas luftės. Kjo nuk ėshtė fushatė, shtoi mė tej z.Kryeziu, ky ėshtė
njė vit jubilar pėr LDK-nė.
-
-
"Nėse dikush e merr si fushatė le ta
marrė, por ne nuk e kemi ndėrmend tė heshtim. Lidhja Demokratike u
farkua nėpėr fazat mė tė rrezikshme qė mund t'i kalojė njė popull",
tha Kryeziu dhe shtoi: "Sot, duhet tė pėrqėndrohemi t'i mėnjanojmė
dukuritė negative". Duke falenderuar FR pėr aktivitetin e madh,
Eqrem Kryeziu theksoi se LDK-ja nuk do tė ishte ajo qė ėshtė pa
Forumin e Rinisė.
-
Ndėrkaq, Lulzim Zeneli, kryetar i FR tė LDK-sė, nė fjalėn e tij
theksoi se ky debat ėshtė pjesė e projektit tė punės sė Forumit.
Takimi i sotėm ėshtė njė mesazh i qartė pėr dinamikėn e shtuar nė tė
gjitha rrafshet. Dega e FR nė Prizren ėshtė model pėr tė gjitha
organizimet nė Kosovė, tha ndėr tė tjera Lulzim Zeneli, duke e
potencuar tė dhėnėn se rinia ėshtė katalizator i proceseve pozitive.
-
-
-
Monitoruesit e KMDLNJ
vlerėsojnė se KK i Gjilanit ka punuar nė frymė tolerante dhe
demokratike
-
-
Gjilan, 26 janar 2004 -
Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Gjilan,
nė njė raport tė publikuar pėr punėn e Kuvendit Komunal, komitetet
dhe drejtoritė, ka vlerėsuar se ėshtė punuar nė frymė tolerante dhe
demokratike, por ka shtuar se shumica e kėshilltarėve kanė qenė
pasivė nėpėr mbledhje, gjatė vitit 2003.
-
Pėrndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit, sipas monitoruesve tė kėtij
Kėshilli, ka pėrmbushur planin vjetor tė punės pėr vitin 2003, duke
mbajtur 12 seanca tė rregullta dhe 2 tjera tė jashtėzakonshme.
Vėrejtja e Kėshillit ėshtė se ka munguar njoftimi publik paraprak
pėr kohėn dhe vendin e mbajtjes sė seancave, sikundėr qė, thuhet nė
kėtė raport, nuk iu janė dėrguar materialet 7 ditė para mbledhjeve
as kėshilltarėve komunalė.
-
Pėrfaqėsuesit e Kėshillit kanė monitoruar nė disa raste edhe
procedurat e hapjes sė ofertave pėr tenderė nė zyrėn e prokurimit
dhe vlerėsim i tyre ėshtė se nuk ka patur parregullėsi.
-
Pėrgjithėsisht, mbledhjet e Kuvendit janė pėrshkuar nga njė frymė
tolerante dhe demokratike dhe tė gjithė kėshilltarėt komunalė kanė
patur mundėsi qė tė marrin fjalėn dhe t`i paraqesin pikėpamjet e
tyre pėr temat qė kanė qenė nė rend dite.
-
Kėshilli e ka vlerėsuar si njė tė arritur tė madhe tė Kuvendit
Komunal nė Gjilan transparencėn me publikun, e cila realizohet
pėrmes faqes sė internetit.
-
-
-
Qeveria e Tirolit tė
Austrisė ndihmon Podujevėn
-
-
Podujevė, 26 janar 2004 -
Kryetari i komunės sė Podujevės Agim Veliu ka biseduar me zyrtarin e
Qeverisė sė Tirolit Peter, Logar pėr ndihmėn e vazhdueshme qė Tiroli
i Austrisė po i jep komunės sė Podujevės, planet pėr ndihmėn e
sivjetme nė turizėm, blegtori e bujqėsi dhe fusha tė tjera.
-
-
"Qėllimi i vizitės ka tė bėjė me ndihmėn
qė Tiroli vazhdon tė japė nė bujqėsi dhe blegtori nė rajonin e
Orllanit, nė kuadėr tė zhvillimit tė projektit turistik", deklaroi
z. Logar.
-
Qeveria e Tirolit kohėve tė fundit ndihmoi fermerėt nga rajoni i
Orllanit, pastaj Shėrbimin e zjarrfikėsve, por edhe komunėn e
Podujevės.
-
-
-
Personat me aftėsi tė
kufizuara kėrkojnė njė tretman mė tė mirė nga institucionet e
Kosovės
-
-
Prishtinė, 26 janar 2004 -
Personat me aftėsi tė kufizuara nė Kosovė kėrkojnė njė tretman mė tė
mirė nga institucionet e Kosovės. Kategoria e kėtyre personave u
takojnė moshave tė ndryshme, duke filluar nga nxėnėsit e shkollave
fillore e deri tek ata mė tė vjetėr.
-
-
Personave me aftėsi tė kufizuara u ėshtė
cunguar e drejta pėr tė lėvizur dhe ato lėvizje janė tė kufizuara,
andaj ata kėrkojnė nga institucionet njė tretman mė tė mirė.
-
-
-
Nė Komunėn e Gjakovės po
bėhen pėrpjekje pėr ndihmė familjeve nė asistencė sociale
-
-
Gjakovė, 26 janar 2004 - Nė
Komunėn e Gjakovės po bėhen pėrpjekje pėr ndihmė familjeve nė
asistencė sociale. Pėr kėtė qėllim Kuvendi komunal ka investuar 30
mijė euro. Megjithėkėtė, nė strehimoren kolektive nė dalje tė
Gjakovės i quajtur "Fshati i sllovenėve" nė nė kushte tė vėshtira
jetojnė 25 familje pa ēati mbi kokė dhe fėmijė jetimė. Ata jetojnė
nė kushte tė rėnda dhe nė baraka improvizuese.
-
-
Ndryshe, komuna e Gjakovės renditet ndėr
komunat mė tė shkatėrruara nga lufta. Edhe mėtutje tė parindėrtuara
mbeten 950 shtėpi, kurse familje tė shumta kėrkojnė strehim edhe
gjatė kėtyre ditėve me borė dhe acar.
-
-
-
Tiranė: Operacion i
gjerė policor kundėr trafiqeve
-
-
Tiranė, 26 janar 2004 -
Policia shqiptare ndėrmori tė dielėn njė operacion nė shkallė tė
gjerė kontrolli nė tė gjithė vendin qė nisi qė nė orėt e para tė
mėngjesit dhe pėrfshiu tė gjitha rrethet e Shqipėrisė.
-
Nė tė u angazhuan njė numėr i madh forcash policore, mbi 1800
pėrfshirė edhe ato tė njėsive speciale. Mbi 180 automjete tė
Shqipėrisė ushtruan kontrolle nė akset kryesore rrugore, ndėrsa 19
mjete lundruese patrulluan tė gjithė vijėn bregdetare qė nga Veriu
nė Shkodėr deri nė Sarandė nė Jug tė vendit.
-
Si rezultat i kėtij aksioni u bllokuan gjashtė motoskafe, ndėrsa nė
pikat kufitare u bė i mundur bllokimi i disa personave qė
pėrpiqeshin tė kalonin ilegalisht.
-
Kėshtu nė portin e Durrėsit, policia arriti tė bllokojė 17 udhėtarė
nga Kosova nė momentin qė ata po hipnin nė tragetin e linjės nė
drejtim tė Italisė.
-
Ndėrsa nė Jug tė vendit ui kapėn tre persona qė po pėrpiqeshin tė
kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisė.
-
Gjatė kontrolleve tė ushtruara nė akset rrugorre, policia ka bėrė tė
mundur, bllokimin e 32 automjeteve, tė cilat rezultojnė me dokumenta
tė falsifikuara.
-
Nė operacionin e sė dielėn u arrestuan edhe dy persona, tė cilėt
prej kohėsh ishin shpallur nė kėrkim nga drejtėsia shqiptare, nėn
akuzėn e organizimin dhe favorizimit tė trafikut.
-
-
-
Pritet tė shpallet njė
listė me emrat e politikanėve maqedons, tė cilėve u ndalohet hyrja
nė vendet e BE-sė
-
-
Bruksel, 26 janar 2004 -
Bashkimi Evropian pritet tė shpallė sot njė listė me emrat e disa
politikanėve nė Maqedoni, tė cilėve u ndalohet udhėtimi dhe hyrja nė
vendet e BE-sė.
-
-
Sipas zėdhėnėses sė Komisionit Evropian,
nė kėtė listė pėrfshihen disa emra tė ish-zyrtarėve tė lartė apo
politikanėve nė Maqedoni, tė cilėt kohėt e fundit janė shquar pėr
qėndrime radikale apo pėr kundėrvėnie tė hapur tė Marrėveshjes sė
Ohrit, apo qė bėjnė deklarata politike pėr rrezikun ose nevojėn e
ndarjes sė Maqedonisė. Aprovimi i kėsaj liste, e cila thuhet se
tashmė ėshtė hartuar nė selinė e BE-sė, pritet tė shpallet sot gjatė
takimit tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė nė Bruksel.
-
Zėdhėnėsja e Komisionit Evropian, Ema Udvin thotė se deri mė tash
kanė qenė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės qė patėn shpallur listė tė
zezė pėr disa nga ish-zyrtarėt maqedonas, apo edhe ish-anėtarėt e
Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, tė cilėve u ishte ndaluar udhėtimi
pėr nė SHBA.
-
-
Por lista qė pritet tė aprovohet sot
ndryshon disi nga ajo amerikane, pasi atu kihen parasysh edhe
ndryshimet e fundit politike qė kanė ngjarė muajt e fundit nė kėtė
vend ballkanik. Prandaj ka shumė mundėsi qė disa emra tė janė hequr
dhe disa tė jenė shtuar nė pėrputhje edhe me qėndrimet e fundit tė
politikanėve nė Shkup.
-
-
-
Sot nė Tiranė fillon
konferenca rajonale pėr luftėn kundėr pastrimit tė parave dhe
terrorizmit
-
-
Tiranė, 26 janar 2004 - Sot
nė Tiranė fillon konferenca rajonale dyditore pėr luftėn kundėr
pastrimit tė parave tė pista dhe terrorizmit. Nė kėtė konferencė
marrin pjesė pėrfaqėsues tė njėsive tė shėrbimeve sekrete financiare
nga Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Kroacia, Serbia dhe
Mali i Zi, Rumania si dhe kėshilltarė tė Departamentit tė Shteteve
tė Bashkuara, pėrfaqėsues tė Misionit tė asistencės policore tė
komunitetit evropian dhe ekspertė nga zyra e OKB-sė kundėr drogės
dhe krimit.
-
-
-
Ministrat e jashtėm tė
BE-sė debatojnė sot rreth gjendjes nė Ballkanin Perėndimor
-
-
Bruksel, 26 janar 2004 -
Ministrat e punėve tė jashtme tė Bashkimit Evropian do tė mbledhen
sot nė Bruksel pėr tė diskutuar rreth gjendjes nė Ballkanin
Perėndimor. Ata do tė diskutojnė edhe rreth heqjes e ndalimit pėr
shitjen e armėve ndaj Kinės, tė cilat ishin vendosur pas ngjarjeve
tė Tijen Amenit mė 1989.
-
-
-
Nė Maqedoni fillon greva
e punėtorėve tė arsimit tė pakėnaqur me pagat
-
-
Shkup, 26 janar 2004 - Sot
nė Maqedoni fillon vala e re e grevės tė punėtorėve tė arsimit e
mbėshtetur nga sindikatat e pavarura tė arsimit, shkencės dhe
kulturės. Mbi 35 mijė punėtorė tė kėtij sektori kanė kėrkuar nga
Qeveria e Maqedonisė qė tė pėrmirėsohet pozita e arsimtarėve, tė
cilėt janė tė pakėnaqur me lartėsinė e pagave.
-
-
-
Nėnpresidenti amerikan
Ēeni thekson rėndėsinė e nxitjes sė demokracisė nė Lindjen e Mesme
-
-
Romė, 26 janar 2004 -
Nėnpresidenti amerikan Dik Ēeni mbrojti luftėn e udhėhequr nga
Shtetet e Bashkuara nė Irak dhe theksoi rėndėsinė e nxitjes sė
demokracisė nė Lindjen e Mesme. Duke folur para udhėheqėsve politikė
dhe atyre tė biznesit nė Romė, Ēeni falenderoi Italinė pėr
mbėshtetjen e saj nė luftėn nė Irak dhe nė atė kundėr terrorizmit.
-
-
Ai tha se njerėzit e qytetėruar kudo
qofshin duhet tė bėjnė gjithēka pėr tė mposhtur terrorizmin dhe pėr
tė ndalur pėrhapjen e armėve tė shkatėrrimit nė masė. Zoti Ēeni tha
gjithashtu se nxitja e demokracisė nė Lindjen e Mesme ėshtė kyēi pėr
tė fituar luftėn kundėr terrorizmit nė njė plan mė tė gjerė.
-
-
-
SHBA: Tė paktėn 15 veta
kanė vdekur nga stuhia e dimrit
-
-
Karolina Jugore, 26 janar 2004
- Tė paktėn 15 veta kanė vdekur nga pėrplasjet e
makinave, si pasojė e rrugėve tė ngrira. Ndėrkaq me dhjetra
fluturime janė anuluar ose janė mbyllur nga Misuri e deri nė
Karolinėn Jugore.
-
Stuhia e dimrit ka pėrfshirė bregun lindor tė Amerikės, duke
pamundėsuar qarkullimin nė trafik, njofton rrjeti televiziv CNN.
-
-
-
Stokholm: Si tė
parandalohet gjenocidi
-
-
Stokholm, 26 janar 2004 -
Nė hapje tė Konferencės ndėrkombėtare nė Stokhlom pėr parandalimin e
gjenecidit, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofin Anan tha se nuk
ekzistojnė probleme mė tė rėndėsishme as obligime pėr Kombet e
Bashkuara nga pengimi i gjenocidit. "Ngjarjet e vitit 1999 nė
Jugosllavi dhe nė Ruandė posaēėrisht, janė tė pandershme.
-
-
Bashkėsia ndėrkombėtare ka pasur qėllim
tė qartė qė tė pengojė ato ngjarje, por i mungonte vullneti", ka
thėnė Anan. "Nė Ruandė mė 1994 dhe nė Serbrenicė mė 1995 kemi pasur
trupa paqėsore nė terren, atje ku akti i gjenocidit ėshtė bėrė, por
nė vend qė t'i forconim, ne i tėrhoqėm", tha Anan.
-
Gjatė kėsaj konference treditore, nė tė cilėn marrin pjesė
pėrfaqėsuesit e mbi 50 shteteve, do tė shqyrtohen mėnyrat pėr
pengimin e gjenocidit, tė spastrimit etnik dhe tė vrasjeve masive.
-
-
-
Japonia dėrgon edhe 600
trupa nė Irak
-
-
Tokio, 26 janar 2004 -
Kryeministri japonez Juniēiro Koizumi ka miratuar dėrgimin nė Irak
tė njė kontigjenti prej 600 ushtarėsh dhe kėshtu pėr herė tė parė
pas Luftės sė Dytė Botėrore forcat mbrojtėse japoneze do tė gjenden
nė zonėn e operacioneve luftarake.
-
Kryeministri japonez mė herėt kishte marrė mbėshtetjen e partnerėve
tė tij tė koalicionit pėr dėrgimin e trupave tokėsore nė misionin
jolftarak nė Irak.
-
Pararoja e forcave japoneze tashmė ndodhet nė Irak pėr tė vlerėsuar
rrethanat nėn tė cilat do tė veprojnė trupat kryesore.
-
Detyrė kryesore e trupave japoneze do tė jetė furnizimi me ujė tė
pijshėm dhe nevoja mjekėsore, por trupat janė tė aftėsuara qė nė
rast tė sulmit tė pėrgjigjen me zjarr.
-
-
-
Dy irakianė janė vrarė
dhe dy tė tjerė janė lėnduar rėndė
-
-
Bagdad, 26 janar 2004 - Dy
irakianė janė vrarė dhe dy tė tjerė janė lėnduar rėndė tė hėnėn kur
njėri prej tyre, duke dalė nga autobusi, shkeli nė njė mjet
shpėrthyes nė jug tė Bagdadit, njofton policia e Irakut.
Policia dyshon se ky mjet shpėrthyes ėshtė kurdisur nė mėnyrė qė tė
shkelė kolona ushtarake amerikane e cila rregullisht lėviz nėpėr atė
rrugė.
-
-
-
Nė xhami vriten dy vetė
nė njė qytet gjerman
-
-
Gelsenkirhen, 26 janar 2004
- Njė burrė 59-vjeēar, pas lutjes sė mėngjesit, ka
vrarė sot nė njė xhami dy burra duke i qėlluar nė kokė, nė qytetin
gjerman Gelsenkirhen.
-
Zėdhėnėsi i policisė ka deklaruar se pas kėtij akti vrasėsi ka
shkuar nė shtėpi, por nuk u ka bėrė rezistencė policėcve qė kishin
shkuar ta arrestonin. Nė njoftimin e policisė thuhet se nuk dihet
motivi i kėsaj vrasjeje tė dyfishtė.
-
-
-
Nė Ēeēeni janė vrarė
katėr ushtarė rusė
-
-
Moskė, 26 janar 2004 -
Katėr ushtarė rusė janė vrarė dhe katėr tė tjerė janė plagosur nga
shpėrthimi i njė bombe nė rrugė, nė Ēeēeninė Jugore, kur andej po
kalonte njė kolonė ushtarake.
-
Ushtarėt i takonin divizionit 42 tė motorizuar dhe ndėrsa po
qarkullonin tė shoqėruar nga policia te gryka afėr vendit Kiri nė
rrethin Shatoj, shpėrtheu bomba, citohet tė ketė thėnė pėrfaqėsuesi
i grupacionit tė armatės ruse nė Kaukazin Verior.
-
-
-
Njė irakian ėshtė vrarė
dhe dy tė tjerė janė plagosur
-
-
Bagdad, 26 janar 2004 - Njė
irakian ėshtė vrarė dhe dy tė tjerė janė plagosur gjatė tė shtėnave
tė ushtarėve amerikanė afėr bashkisė sė qytetit Kirkuk. Nsėrkaq afėr
Bagdadit ėshtė sulmuar njė kamion qė po transportonte material pėr
ushtrinė japoneze, kurse ėshtė vrarė shoferi jordanez, ka bėrė tė
ditur Ministria e Jashtme japoneze.
-
-
-
Kolin Pauell mbėrriti nė
Moskė
-
-
Moskė, 26 janar 2004 -
Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka mbėrritur nė Moskė
pėr takime me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe me zyrtarė tė
tjerė tė lartė.
-
Dy janė ēėshtje qė do tė dominojnė nė kėto takime - roli i Rusisė nė
Gjeorgjisė dhe gjendja ku ndodhet demokracia ruse dhe duket se rreth
tyre tė dyja palėt mund tė shkėmbejnė fjalė tė ashpra.
-
Pauell ka paralajmėruar se do t'u bėjė thirrje rusėve tė mbajnė
premtimet pėr tė tėrhequr trupat e tyre nga Gjeorgjia, por duket se
presidenti Putin nuk ka gjasė ta presė kėtė nė gjunjė, duke marrė
parasysh faktin se ai aktualisht po pėrballet me ēėshtjen e
rizgjedhjes.
-
-
-
Vdes fėmija nga virusi i
shpendėve
-
-
Bankok, 26 janar 2004 - Njė
djalė 6-vjeēar ėshtė bėrė viktima e parė e gripit tė shpendėve nė
Tajlandė.
Vdekja e fėmijės, nga provinca Kanēanaburi e ēon nė shtatė numrin e
personave qė kanė vdekur nė vendet e prekura mė keq nga virusi,
Tailanda dhe Vietnami.
-
Gjashtė prej viktimave qė ka shkaktuar deri tani gripi i shpendėve,
janė fėmijė.
-
-
-
Kofi Anan do tė dėrgojė
njė mision nė Irak
-
-
Nju Jork, 26 janar 2004 -
Diplomatė tė Kombeve tė Bashkuara thonė se Sekretari i Pėrgjithshėm
Kofi Anan do tė njoftojė kėtė javė se do tė dėrgojė njė mision nė
Irak pėr tė vlerėsuar mundėsitė pėr zhvillimin e zgjedhjeve para 30
qershorit, afati i caktuar pėr kalimin e pushtetit.
-
Me kėtė vendim do tė plotėsohej kėrkesa e administratės sė
presidentit Bush dhe Kėshillit Qeverisės tė Irakut. Zyrtarėt
amerikanė kishin thėnė mė parė se zgjedhjet e pėrgjithshme tė drejtė
pėr drejta para 30 qershorit do tė ishin tė pamundura.
-
Shtetet e Bashkuara kėrkojnė t' japin fund ndėrhyrjes nė Irak brenda
qershorit, duke i kaluar pushtetin njė qeveria irakiane tė zgjedhur
pėrmes njė seri konferencash rajonale.
-
-
-
Kėshilli Mbikqyrės
Islamik i Iranit i ka vėnė veton njė projektligji
-
-
Teheran, 26 janar 2004 -
Ligjvėnėsit iranianė thonė se Kėshilli Mbikqyrės Islamik me
pikėpamje konservatore i ka vėnė veton njė projekt-ligji qė kishte
pėr synim tė dobėsonte rolin e kėshillit nė procesin e zgjedhjeve
parlamentare.
-
Ligjvėnėsit dhe njoftimet bėnė dje tė ditur se kėshilli me 12
anėtarė i cilėsoi ndryshimet ligjore si nė kundėrshtim me
kushtetutėn dhe me ligjet islamike tė Iranit. Kėshilli ka fuqinė t=u
vėrė veton ligjeve tė miratuara nga parlamenti i mbizotėruar nga
reformistėt.
-
Nė njė sesion urgjent dje parlamenti miratoi njė ligj pėr reforma i
cili nuk do t'i lejonte Kėshillit tė skualifikonte kandidatėt pėr
poste tė zgjedhura, me pėrjashtim tė rastit tė kriminelėve.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|