|
- 24 janar
2004 / TN
-
-
Edison
YPI
-
-
Dru
thari, rruar, krruar, kostum, kravatė, rrėzė njė kioske prej ku sapo
ka dalė, gėrvisht me ngut njė cop karton. Po fitoi, andej kah
tridhjeteshtatė shtatori, do blejė njė punė pėr vete dhe njė Vizė
pėr djalin qė i mbeti rrugėve duke pėrtypur caraca. Nė trotuarin
pėrballė, Dru kalburi, ulėret pėr shtetin, rendin, korrupsionin,
hajdutllėkun, pavarėsisht se edhe njė qindarkė tė vetme po ia zuri
syri gjėkundi, kudo dhe e kujtdo tė jetė, nuk e lė tė bjerė nė
tokė...
-
-
Kur
ėshtė kalbėsirė i kuq gjak, fukara pa brekė nė bythė apo skilipec pa
bythė nė brekė, thotė jam i djathtė. Kur ka marrė troje a shtėpira
tė trashėguara, thotė jam i majtė. Thosh pėr Diktatorin; I jap nga
ditėt e mia. Kur Diktatori i mbaroi ditėt e veta, kalbsit vu i
ikėn lotėt. Merr nė telefon radiot dhe televizionet ku zbraz gjithė
vrromėn, pėrdhosjen, gjithė kolerėn e erudicionit proletar. Nė fund
pėrshėndet; tė gjithė ata qė mė duan dhe i dua, domethėnė, pėr ata
qė dinė tė dėgjojnė; tė gjithė ata qė mė duhen dhe u duhem. Sa
drurė sot! Ja dhe Dru Shpėlari.
-
-
Ka
dalė shėtitje me gruan dhe dy fėmijėt. Ėshtė emigrant nė Itali. Vetė
shkėlyhet gjithė ditėn duke larė makina, natėn fle pa i hequr nga
kėmbėt ēizmet se ska fuqi. Gruaja pas disa vitesh mezi arriti, tė
paktėn si i thotė tė shpėlarit burrė, ēdo natė tė lajė tė palarat e
njė plaku tė vetmuar tė paralizuar. Me mburrje tė ambalazhuar njė
gjoja merak, thotė se ka harruar tė bėjė hesap me lekė. Fėmijėt,
djalin Pierluigi dhe vajzėn Francesca, qė nuk dinė shqip, i ka
sajuar nė atdheun e Leopardi-t, tė cilin i shpėlari e njeh mirė fare
se e ka parė nė Zoo. Vjen njė herė nė tre vite nė Tiranė, ku ankohet
pafund pėr mungesė kulture, papastėrti, zhurmė. Edhe dru plasuri sot
e gjeti tė mė dalė pėrpara?!
-
-
Eshtė
gazetar. Shkruan gjithēka qė i vjen ndėr mend gjatė gjithė kohės qė
truri i punon. E meqenėse truri, edhe i idiotave, gjithmonė punon,
madje edhe nė gjumė, edhe ky, ik-e-ik, mendo e mendo, shkruaj e
shkruaj. Shpesh artikujt i nis; Siē dihet, kėto ditė.... Ti thua
me vete; Po pse o qenbirqeni, pėr tė lexuar ato qė dihen e blej unė
gazetėn?! Vazhdo-vazhdo ta blesh gazetėn ti, ai nuk shkruan pėr ty.
Ai e di mirė se drurė tė tjerė si ay, plasur e pėrplasur pa mėshirė
nga dallgėt e jetės sė gjithfar komiteteve, tė djeshėm e tė sotėm,
tipa konspirativė shqiptaro/ballkanikė, nuk e blejnė gazetėn pėr tė
mėsuar tė vėrtetėn, por pėr tė mėsuar si gėnjehet, kujt ia futi kujt
ia qiti, si ia arrin tė gėnjejė dhe intrigojė nė atė mėnyrė qė dhe
gėnjeshtra edhe intriga tė mbeten tė vėrteta derisa nuk janė
pėrgėnjeshtruar ende nė paēavuren ku dru e sy plasuri militon. Thuaj
sa tė duash ti; kur mė kafshon njė Mi gjirizash, nuk mund ti
pėrgjigjem nė tė njėjtėn mėnyrė.
-
-
Ehu,
skrupuj, sentenca, mė mirė gėnje-gėnje edhe sikur hiē tė mos mbetet.
Dru peshku nė mes tė shėtitores. Tė tjerė peshq kanė ndalur frymėn
dhe e dėgjojnė. Flet pėr restorante, mėnyra, bronxatura plazhesh,
modė, butike, bileta avionesh. Mban vazhdimisht nė portofol valutė
tė huaj. Nuk shkon kurrė tė votojė, thotė jam qytetar i gjithė
botės, kozmopolit. Gllomotit nė disa gjuhė. Anglishtja pėr tė ėshtė
vetėm njė, ajo e Bronksit, e atyre tė burgosurve zezakė muskulozė,
kokėrruar dhe kokėmėdhenj pa qafė nė filmat hollivudianė, atyre qė
ia presin gurmazin njėri-tjetrit me biēak. Me kokėn lart, krenar si
gjithmonė, dru shqyeri. Ka qenė mė i mallkuari, mė i urryeri, mė i
ndyri, mė i pėshtiri, mė i pėrvjelluri konduktor televiziv i
manifestimeve dhe paradave komuniste. Ka vjellė e ka vjellė pafund
gjatė dhjetėra viteve baltė varri pėrzjerė me brisqe rroje tė
ndryshkur varur nėpėr turi.
-
-
Tani
thotė se ėshtė tallur me Diktaturėn, tė cilėn gjithmonė veēse e ka
urryer, gjak nė kėmishė e ka pasur. Ka sajuar njė program TV mė tė
shqyer se veten, njė Kafaz budallenjsh, ku mund tė shohėsh e tė
dėgjosh margaritarė nga eruditė dru ndezur, qė as nė tė Vlorės as nė
tė Elbasanit nuk i gjen dot. Nė njė lokal, disa aktorė dru ēarė, nga
ata qė vitet e fundit sdihet pse luajnė vetėm role me lėvizje tė
shpejta, kėrcime tė befta dhe piskama skizofrenike. Janė ata qė
paradokohėsh bėnė njė grevė urie, gjatė sė cilės njė buzėvarri
luajti tė fundmin rol dramatik; Pranė kokės lidhur me rryp, mbi
jastėkun lagur me lot, romani Etja pėr Jetėn. Thuaj pastaj po
deshe se kavajsi Moisiu, jo Presidenti i sotėm, ka qenė i madh!
-
-
Njėri
prej tyre po thotė se Armiku i Popullit i Ibsen-it u vu nė skenė
nė kohėn e diktaturės qėllimisht, sepse aktorėt pėrbuzeshin nga
regjimi si armiq tė popullit. Armiq tė popullit?! Pasha Zotin Partia
e Punės ja paska qėllu. Sepse janė po ata edepsėzėr tė cilėt pasi ja
zbrazėn, ja lanė e ja sapunisėn kokėn tė mjerit popull me dekada,
janė pėrbetuar rishtaz tja mbajnė tė pastėr pa asnjė....lakėr siē
thuhej athere. Dru Pyka, serioz, rreth gjashtėdhjetė vjeē, po shėtit
jo fort i qetė. Ėshtė me prostatė, e lėshon kudo, ja tani po kėrkon
ndonjė qoshe, por pėr dreq i del pėrpara njė llammarinė mbi tė cilėn
ėshtė shkruar NDALOHET....
-
-
Habitet dhe shtrėngohet, por menjėherė ngushėllohet duke thėnė me
vete; Ska problem, atje ku ndalohet ndalohet, atje ku nuk ndalohet
lejohet, nė sheshin Skėnderbej pėr shėmbull, mbrapa shtatores ku
shkoj sa herė mė teket, domethėnė mė vjen. Eshtė nėpunės i lartė i
shtetit. Ēfarė bėn thua ti?! Thjesht. Pėrpara zyrės nė radhė ēdo
ditė dhjetėra hallexhinj. Pėr ti shėrbyer popullit sa mė shpejt, ka
vėnė dy zagarė te dera. Zagarėt tė afrohen pėr tė tė pyetur nėse ke
dymijė lekė tė reja nė vend tė dymijė lekėve tė vjetėra qė tė
mbarosh punė pėr dy minuta. Po i ke, mirė, zagari hyn serbes brenda,
Pyka firmos vulos, puna mbaron, burokrati fryhet, xhepi shfryhet.
Ndryshe prit radhėn, respekto ligjin, ku jemi kėtu, nė hanin me
katėrqint porta, jemi nė zyrėn e shtetit, tė cilin duhet ta forcojmė
e jo ta shkallmojmė si po do ti o kothere, qė dashke tė mbarosh punė
kur ske as dymijė lekė nė xhep.
-
-
Mirėdita, i thotė dikujt me ngut Dru kashta dhe ikėn, ngre kapakun e
njė pusete ujėrash tė zeza, futet brenda, mbyll kapakun. Mė parė
kashta bėhej rrogoz pėr shefa. Shtrohej, shtrihej, e shkelnin, e
pėshtynin, villnin, dhisnin mbi tė shefat, por rrogozit i mjaftonte
vetėm tė ndodhej pranė tyre dhe, ndonjė punė, ēfarėdolloj pune, e
mbaronte. Tani ka ndėrruar zanat. Meqenėse i njeh mirė shtrirjet,
mbėshtjelljet, rrotullimet, thurjet, ēthurjet, kodoshi i vjetėr
rrėshqet si Mi nėpėr gjirizat e ri. Hyn e del, ha e pi, me shefa tė
mėdhenj fluidė, shet e blen poste tė rėndėsishme. Kalojnė njė pas
njė dy prezantues televizivė, dy dru kallpėr.
-
-
Njėri
prej tyre, steril nė pikėpamje kulturore erudicionare, pėrsosmėrisht
i papėrsosur pėr tė ushtruar zanatin qė ia ka mbushur mendjen vetes
se e njeh, flet pėshtirshėm gjuhėt e huaja. Pėr tė fshehur
paaftėsinė e vet; i torolleps krejt, sidomos kėngėtarėt dhe
kėngėtaret e reja, duke mos harruar kurrė ti pyesi nėse kanė
emocione. Tjetri prezantues me kokėn sa njė lajthi, edhe ay pa asnjė
erudicion, emocion, variacion, vibracion tė shpirtit a tė mendjes,
gjithė kohėn zbraz nga goja vetėm spirrė tė verdhė tė pandalshme
kalamajsh kur i zė barku. Dy fshatarė dinakė Dru Mizė, nga ata qė
realitetin e shohin bardhė e zi, ndėrsa ėndrrat me ngjyra, kanė
sjellė nga Perėndimi njė Golf pėr ta shitur, dhe me ato para tė
blejnė njė tė fejuar. Pun e tyre, e dinė vetė ata pastaj ēbėjnė me
tė fejuarėn. Dru Shkuluri ēapitet ngadalė me kokė dhe gjymtyrė tė
varura. Ka humbur shtėpinė nė skemat piramidale.
-
-
Tani
jeton nė njė bodrum me qira. Thotė se fatkeqėsinė ia solli besimi i
madh te njė gazetė e vogėl, e cila, nė njė kutizė edhe mė tė vogėl,
njė ditė dimri, nė faqen e parė kishte shkruar; Lajm i orės sė
fundit, AFEV bėhet bankė. Njė plakė ecėn ngadalė rrėzė trotuarit.
Djalin e vetėm nuk e ka parė prej vitesh; Ku mė fluturove ku, mė le
korbėn si kėrcu?!. Ja njė poet i vetmuar i patalentuar, Dru trungu.
Vite mė parė denonconte dhe fuste nė burg miq, shokė e kolegė pėr
devijime nga disiplina e soc-realizmit, tani nė kėrkim tė formave
tė reja kėput tė tilla; nga asfalti i bardhė befas nisi tė ngjitej
pėrpjetė njė shi me qurre kozmike si ēarēafė tė grisur, ndjeva se si
mushkritė mu mbushėn me njė ajėr nė formė trekėndėshi....
-
-
Dy
barkderra dru kokallė dalin nga lokali Ha & & 10 X 10. Ēnuk
thuhet pėr ta, por ēka dihet me siguri ėshtė se nuk paguajnė taksa
dhe dogana; Kujt ti paguajmė taksa, kėtij shteti, pse shtet ėshtė
ky o?! Dru krraba nuk ėshtė shqiptar. Thotė jam biznesmen, por kėtu
nuk po i ecėn. Dihet pse. Po kėrkon tė fitojė me atė stilin tė
vrasė peshq me dinamit. Nė njė lavazh njė Dru Kėrthi njėmbėdhjetė
vjeē po lan njė makinė. Nė njė tavolinė jashtė njė lokali aty pranė,
njė tjetėr Kėrthi pi kafe dhe tymos duhan.
-
-
Sa
vjeē je? Pesėmbėdhjetė. A shkon nė shkollė? Jo. Me ēfarė merresh?
Mbledh hekurishte dhe i shes. Po kur tė rritesh, pa shkollė, ēfarė
do bėsh? Do ta ketė rujt Zoti njė Kismet edhe pėr mu. Nėn njė
mbikalim metalik shtrirė mbi ca kartona ka zėnė gjumi njė pa shtėpi,
pa pasaportė, pa telefon, pa energji, pa taksa, pa ngrėnė, pa pirė,
pa veshur, pa kurrgjė. Nuk ka ende njė emėr shqip ky dru. Sėshtė i
vetmi nė Tiranė. Kalojnė natėn gjithkund, nėpėr zgėqe, nėpėr tuba
betoni ose metalikė, brenda nė kazanė betonierash dhe plehrash.
Shumė dru nė Tiranė, por ėshtė njėri, ay i holli, pa degė pa gjethe,
i thati Hu, pėr tė cilin thonė se nuk ėshtė keq tė pėrdoret
ndonjėherė, se nga Xhehneti ka dalė, dhe nė Mekė ka qenė, prandaj i
thonė Haxhi...dajak. Po Dru Krisuri?! I fishkėllen gjysma e kokės.
Nuk e kupton dot cila gjysėm po e mban gjallė. Ky jam unė.
|
|