| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Ekskluzive me drejtorin e Institutit pėr Demokraci dhe Ndėmjetėsim,
z. Sotiraq Hroni |
|
| |
Kryekongresmenėt votuan llogaritė e
tyre |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
25 janar 2004 / TN
-
-
Intervistoi:
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
-
PYETJE:
Zoti Hroni, si do ta vlerėsonit gjendjen politike nė vend, pas
pėrfundimit problematik tė zgjedhjeve lokale dhe pas riformulimit tė
kabinetit Nano?
-
-
Sotiraq Hroni:
Vėrehet njė farė stabiliteti institucional dhe njė rrėmujė politike
qė nxitet nga lėvizje momentale, krahasuar me ēka duhej bėrė nė
raport me sfidat e tjera elektorale. Zgjedhjet lokale janė njė gjė,
ato sollėn njė problematikė tė caktuar, ashtu sikundėr edhe tė
gjitha zgjedhjet e tjera, parlamentare apo administrative. Zgjedhjet
e 12 tetorit tashmė duken shumė larg sepse legalisht ato janė
arshivuar. Ajo qė mbetet pėr tė thėnė ėshtė se politika dhe
administrata nuk kanė nisur nė mėnyrė institucionale pėr tė
adresuar problemet dhe pėr tė zgjidhur ēėshtjen qė do tė ēonin nė
njė proces zgjedhor sa mė tė pakontestueshėm.
-
-
Po
bėhet praktikė mungesa e njė strategjie, qė mund tė jetė e
qėllimshme pėr maxhorancat politike dhe jo vizionare pėr opozitėn,
qė tė merren me ēėshtjet e administrimit zgjedhor vetėm disa muaj
para zgjedhjeve. Pėr mua nuk ėshtė shumė e rėndėsishme kur do tė
bėhen zgjedhjet por sa tė pa kontestueshme do tė jenė ato. Dhe pėr
tė arritur kėtė, institucionet e vendit duhet tė punojnė mbėshtetur
nė njė strategji tė pėrcaktuar qartė. Situata politike pas tyre
duket se po qartėsohet. Maxhoranca ka arritur numrat e nevojshėm pėr
tė qeverisuar pa probleme. Ndėrsa opozita ėshtė larg
institucionalizimit tė saj, apo vetė qėnies sė saj si opozitė qė
kėrcėnon bindshėm pushtetin. Situata qė kaloi vendi dy - tre muajt e
fundit ishte problematike.
-
-
Opozita gjatė 6-7 viteve tė fundit ka pėrdorur shumė mjete, njė
pjesė sė tė cilave nė mėnyrė jo efektive dhe praktikisht nuk ofron
sot njė strukturė tė besueshme politike pėr tė vėnė para
pėrgjegjėsisė stabilitetin qė ka fituar mazhoranca, jo nė aspektet
numerike, por konkretisht aty ku janė dhe pikat mė tė dobėta tė saj,
vlerat morale tė qeverisjes. Bile, tashmė duket sikur opozita duhet
tė ndjekė modele proteste qė po i ofrohen nga lėvizje me bazė
shoqėrinė civile. Por edhe kėtu ka probleme.
-
-
Shoqėria civile, nė protestėn e saj, duket se nuk e po e gjen
modelin e vėrtetė udhėheqės opozitar dhe nuk dėshiron tė
identifikohet me opozitėn. Pse ndodh kjo? Ndoshta pėr shkak se
opozita ende nuk ėshtė komode dhe tėrėsisht e pranueshme nga
maxhoranca e heshtur nė vend pėr tė drejtuar njė proces reformimi tė
politikės.
-
-
PYETJE:
Si edhe nė zgjedhje tė tjera, tė pėrgjithshme ose vendore,
vėrehet njė largim i shqiptarėve nga kutitė e votimit ēka ka krijuar
njė realitet qė mund tė emėrtohej maxhoranca dhe minoranca e
pakicės
-
-
Sotiraq Hroni:
Jam i prirur tė shoh politikėn dhe qeverisjen nė raport me
perceptimin publik. Apo duke vazhduar pėrgjigjen e pyetjes suaj,
vendi ka nevojė tė vėjė nė lėvizje shumicėn e heshtur. Edhe unė i
quaj pozitive lėvizjet qytetare pėr rritjen e shkallės sė
pėrgjegjshmėrisė sė politikės apo qeverisjes nė raport me sfidat e
shoqėrisė shqiptare. Por, vihet re lehtėsisht njė mungesė besimi pėr
sipėrmarrje mė tė institucionalizuara pėr ndryshime edhe mė tė
thella nė ndėrtesėn politike tė vendit.
-
-
E
keqja mė e madhe tek ne ėshtė se mosbesimi ndaj politikės aktuale e
shprehim pėrgjithėsisht me mospjesėmarrje nė votime dhe humbjen e
ēdo shprese ndryshimi, apo besimi ndaj institucioneve, pėrfshi atė
tė votės sė lirė. Nga shumė kontakte dhe biseda me individė tė
ndryshėm, nė shumė rrethe tė vendit, aktivė nė formacionet politike
kryesore tė vendit, mė ėshtė krijuar bindja se rreth 80% e
shqiptarėve mendojnė njėsoj se ka njė papėrgjeshmėri qeverisėse apo
pamoralitet politik nė raport me pėrballimin e sfidave tė shoqėrisė
shqiptare. Por kjo nuk do tė thotė qė kėta njerėz mund tė braktisin
partitė e tyre mėmė, qoftė PS qoftė PD, nė emėr tė njė ndryshimi.
-
-
Nuk
dua tė pėrmend dukuri qė njihen si ajo e kongresmenėve apo kuvendarėve.
Bėhet fjalė se edhe kryesocialistėt votėn e dhanė jo pėr shkak tė
bindjeve, por pėr shkak tė llogarive. Pra, teorikisht mundėsitė pėr
ndryshime tė ndjeshme nė rritjen e besimit tė qytetarėve tek
politika dhe vota duken shumė tė pakta. Kjo vjen pikėsėpari nga
shumė tė drejta monopol tė shtetit apo qeverisjes, dhe tė rolit tė
tij tepėr tė ndjeshėm ende nė jetėn shoqėrore, gjė e cila pėrkthehet
nė qėndrime pragmatiste tė individeve pėr tė qenė sa mė pranė
pushtetit. Ajo qė ka humbur mė shumė, pėr shkak tė natyrės sė
zhvillimeve demokratike nė vend, ėshtė njė farė idealizmi shoqėror
apo individual pėr tė stimuluar apo mbėshtetur nisma qė do ti
shėrbenin tė gjithėve nėpėrmjet ndryshimit tė bazave morale tė
qeverisjes dhe tė politikėbėrjes.
-
-
PYETJE:
A mendoni se me kėtė kabinet gjysmė tė ri ėshtė shuar
pėrfundimisht ēarja nė PS dhe janė shtyrė zgjedhjet e parakohshme
parlamentare?
-
-
Sotiraq Hroni:
Realisht mua mė intereson gjendja nė Partinė Socialiste nė atė masė
qė mund tė prodhojė apo tė mos-prodhojė stabilitet politik, si
rrjedhojė stabilitet qeverisės. Dhe nė kėtė kuptim, votimi i
qeverisė nė parlament ishte bindės. Por, njė komponent i
patjetėrsueshėm pėr ēdo lloj qeverisjeje ėshtė bazė e saj morale.
Mund tė drejtosh qeverinė me vite por nuk mund tė qeverisėsh nė
mėnyrė efektive duke mobilizuar efektivisht institucionet, nėse
shkalla e besueshmėrisė publike tė qytetarėve ėshtė nė njė shkallė
tė ulėt.
-
-
Dhe
nė kėtė kuadėr edhe vetė shumė drejtues socialistė nuk e
pėrjashtojne logjikėn e zgjedhjeve tė parakohshme. Por, si do tė
bėhen kėto zgjedhje dhe ēfare do tė prodhojnė ato? Kjo ėėshtje pėr
mua ėshtė po aq e rėndėsishme, nė mos mė shumė se vetė negociatat e
ditės pėr marrėveshjen e Stabilizim - Aasociimit. Qė tė hysh nė BE
apo nė NATO pikėsėpari do tė thotė vendosje rregullash tė lojės
politike dhe rregulli i parė janė zgjedhjet, institucionet qė
votohen nga qytetarėt, pėrgjegjshmėria pėr tė respektuar qytetarėt
dhe votėn e tyre. Pesė muaj mė parė apo pesė muaj mė vonė nuk do tė
thotė shumė, ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė sa tė pėrgatitur janė
tėrėsia e faktorėve politikė dhe teknikė pėr tė realizuar njė proces
zgjedhor tė pranueshėm.
-
-
PYETJE:
Megjithėse PSD ėshtė pėrfshirė nė kabinet, Gjinushi ka kėrkuar qė
Nano tė rishikojė pozicionin e tij si
kryeministėr
-
-
Sotiraq Hroni:
Njė opozitar i rradhėve tė para mė tha, nė njė bisedė konfidenciale,
para pak ditėsh, se pėr njė ose dy muaj bie Nano. Pėrgjigja ime
ishte po pastaj? Pra, me njė fjalė, ndryshimi i njė kryeministri
ėshtė njė lajm. Por nuk ėshtė nė thelb vendosja e bazave tė
qėndrueshme pėr tė ndryshuar mentalitetin qeverisės nė raport me ato
sfida qė tashmė po kthehen nė tabu dhe qė i pėrdorim ēdo ditė tė
pėrgjegjeshmėrisė sė qeverisjes dhe institucioneve, tė luftės ndaj
krimit, pėr ndėrtimin e institucioneve sa mė tė qėndrushme, pėr
integrim e tė tjera. Shoqėria shqiptare, nė stadin e saj tė
zhvillimit dhe tė sfidave qė pėrballet, ka nevojė pėr vlera dhe
vlera tė tilla qė tė jenė sa mė tė pranueshme pėrditė nga vetė
qytetarėt shqiptarė. Ēėshtja mbetet se kur qeveria apo institucionet
do tė jenė nė gjendje tė drejtojnė shoqėrinė nė njė pėrballje
frontale me sfidat.
-
-
PYETJE:
Kohėt e fundit janė shtuar zėrat kundėr presidentit tė Republikės,
madje PD ka kėrkuar publikisht falje pėr kėtė zgjedhje politike;
opinioni juaj pėr rolin e institucionit dhe tė vetė presidentit?
-
-
Sotiraq Hroni:
Kėtu ka njė diferencė midis asaj qė ēka priste opozita qė e propozoi
zotin Moisiu si president dhe nga ajo ēka pritet (mė konkretisht
ēpres unė prej Presidentit tė Republikės si qytetar). Ēfarėdo qoftė
presidenti, socialist, demokrat apo konsensual, si qytetar pres qė
presidenti tė respektoj dhe tė veprojė brenda kornizave qė i lejon
ligji, apo kushtetuta, tė shfrytėzojė maksimalisht kompetencat e tij
nė drejtim tė stabilitetit politik dhe mirėqeverisjes, tė ngrejė sa
mė lart e mė mundshėm integritetin moral tė institucionit qė drejton
pėr tė shfrytėzuar nė tė mirė tė vendin zėrin e institucionit nė
mbarėvajtjes e punėve.
-
-
Nė
situatėn aktuale, mendoj se do tė ishte nė tė mirė tė ėdo formacioni
politik, nė kėtė rast tė opozitės, qė veprimtaria e saj politike tė
sintonizohej me atė vlerė qė pėrpiqet tė ofrojė nė realitetin
shqiptar institucioni i Presidentit tė Republikės. Opozita kryesore
e vendit, pėr pesė vite me rradhė kontestoi, apo mė saktė mbajti njė
qėndrim pėrjashtues ndaj zotit Meidani si kreu i shtetit. Po nė kėtė
linjė ajo po vjen se fundmi edhe me zotin Moisiu.
-
-
Por
pėr mendimin tim nė ndėrmarjen e njė veprimi tė tillė opozita duhet
tė mos niset vetėm nga situatė momentale, por ta vlerėsojė qėndrimin
ndaj insitucionit nė raport me objektivat e saj politike dhe
elektorale. A i intereson opozitės qė tė jetė e pėrjashtuar nga
bashkėpunimi institucional me kreun e shtetit? Po, shumica e heshtur
e shqiptarėve a mund tė bėhen dakort me atė qė, pėr arsye jo fort tė
bazuara kushtetuese e ligjore, opozita vazhdon tė mbajė njė qėndrim
pėrjashtues ndaj institucionit tė kreut tė Shtetit?
-
-
Pra,
qytetari i thjeshtė qė ėshtė njėkohėsisht edhe njė votues thotė,
ore prit, mirė me Meidanin, por Moisiun qė e propozuan vetė, ėkanė
kėta... Pra, kjo ēon nė atė qė opozita ka probleme me vetveten, nė
raport me besueshmerinė e saj se nesėr nėse do tė votohet pėr tė
drejtuar a do tė investohet pėr tė ngritur institucionet? Unė nuk
kam argumenta tė mjaftushme pėr tė konstestuar institucionin,
pėrkundrazi, i vlerėsoj tė pėrgjegjshme qėndrimet dhe aktivitetin e
zotit Moisiu.
-
-
PYETJE:
Zoti Hroni, ju keni punuar dhe punoni me policinė shqiptare. Sė
fundmi ka patur shkarkime nė nivele tė ndryshme tė policisė dhe
shtypi shkruan se priten edhe furtuna tė tjera. Cili ėshtė mendimi
tuaj?
-
-
Sotiraq Hroni:
Realisht kjo ėshtė pyetja qė kam mė shumė pėr zemėr. Kur Nano dhe
Berisha nisėn komunikimet pėr tu investuar nė kuadėr tė ngritjes sė
institucioneve tė besueshme, mendova se policia do tė ishte njė prej
tyre. Kam bindjen e palėkundur se polica ėshtė nga institucionet mė
tė rėndėsishmet e vendit dhe investimi shoqėror drejt saj kthehet
shumė mė shpejt se ēdo investim tjetėr.
-
-
Nė
polici ka probleme, ka edhe korrupsion, ka edhe mungesė vullneti pėr
tė krijuar kushtet qė Polica e Shtetit si institucion tė funksionoje
mbėshtetur nė ligj. Por aty ka edhe profesionalizim dhe individė tė
pėrkushtuar pėr tė ngritur institucionin. Nė thelb, problemet e
fundit unė kam dėshirė ti shpjegoj me rolin qė ka patur politika nė
vite mbi kėtė institucion.
-
-
Sė
pari vetė profesionistėt e policisė kanė bėrė pėrpjekje tė
pamjaftueshme pėr tu organizuar brenda parametrave qė u jep ligji,
pėr tė krijuar njė rezistencė ndaj ndikimeve tė politikės, qė
kryesisht shfaqen si trafik tė influencave. Bie fjala, ka ardhur
koha qė polica tė ketė sindikaten e vetė pėr tė mbrojtur tė drejtat
e punonjėsve, kuptohet brenda natyrės sė institucionit, pra, tė
fuksionojė si shėrbim publik qė paguhet nga taksat e qytetarėve pėr
tu shėrbyer atyre dhe shoqėrisė nė drejtim tė sigurisė publike.
-
-
Njė
sindikatė qė tė sensibilizojė dhe tė kėrkojė probleme financiare por,
mė kryesorja, tė ndikojė nė forcimin institucional tė policisė sė
shtetit, qė do tė thotė, krijimin e paramentrave ligjorė pėr emėrime,
shkarkime, kohėqėndrime nė detyrė, pėr motivimin moral, financiar
dhe profesional tė policisė sė shtetit. Nuk jam nė gjendje tė flasė
nėse tė gjitha ndryshimet kanė qenė tė motivuara.
-
-
Por
nėse duheshin apo duhen bėrė ato, duhet medoemos tė shoqėrohen me
motivimin, transparencėn e plotė tė paktėn brenda radhėve tė
policisė sė shtetit, qė e gjithė kjo tė mos shpjegohet si ndikim
voluntarist i politikės mbi policinė. Kjo ėshtė thelbėsore. Nėse
pėrjashtimet, shkarkimet, apo transferimet bėhen se i kėrkon
respekti ndaj ligjit dhe institucionit, me njė fjalė pėr abuzime nė
detyrė tė ēfarėdolloj natyre, duhen mbėshtetur.
-
-
Nė
rast tė kundėrt, nėse bėhen se kėshtu do dikush, kushdo qoftė ai,
atėhere kjo ėshtė goditja mė e madhe qė mund tė marrė policia, sepse
kjo ēon ne atė, qė drejtuesit apo punonjėsit e policisė tė
ēfarėdolloj niveli tė mos i mbajnė sytė tek qytetari, tek ligji, tek
misioni i tyre, por tek urdhėri apo humori i politikės. Nuk ėshtė
hera e parė qė ndodh nė administratėn shqiptare se pėr tė mbyllur
njė ēėshtje, bėhen dy-tre shkarkime, pavarėsisht se gjykatat mund
ti kthejnė nė punė punonjėsit.
-
-
Korrupsioni nė rradhėt e policisė, apo inkriminimi i disa individėve
siē mund tė ketė dalė edhe nga tragjedia e fundit, nuk mund tė jetė
njė ēėshtje individėsh tė infiltruar. Ajo tė paktėn indrekt duhet tė
ketė njė suport politik qoftė edhe lokal. Prandaj, del e nevojshme
qė meritokracia brenda policisė, rregullimi ligjor i funskionimit tė
saj, shmangja e trafiqeve politike tė influencės sė emėrime apo
shkarkime, do ta ēojnė policinė nė parametrat ligjor tė funskionimit.
-
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|