|
24 janar 2004 / TN
Fatos BAXHAKU
Asnjė
nuk e di ende pėrse kur ne shqiptarėt, kur ndryshojmė sistemin tonė
politik, kur na ndodh ndonjė hata, apo kur detyrohemi tė pėrkėdhelim
njėrin a tjetrin, pėrdorim njė term qė, nė fakt, duhej tė kishte tė
bėnte me fizikėn mė shumė sesa me filologėt. Kėta tė fundit, besoj se
ende nuk e kanė shpjeguar se pėrse ne sa herė qė ndryshojmė mendje
themi: Nė atė kohė kur hyri gjermani, kinezi a rusi...
...Tani
po mundohemi tė flasim pėr njė kohė kur, me sa duket, na ka hyrė tė
gjithėve njė tjetėr gjė. Ajo ėshtė demokracia. E uruar prej shumicės
sė popullsisė, e dashuruar dhe keqkuptuar si shumicat e dashurive,
nganjėherė e urryer, por prap e kėrkuar, ajo tani ėshtė vėnė sėrish
nėn akuzė. Politika u mundua tė justifikohej. Ne e kemi bėrė punėn
tonė, thanė tė gjitha palėt nėn akuzė. Tė shkretėt prindėr qė vajtojnė
me lot tė patharė, deklaruan se nuk kishin rrugė tjetėr pėrveēse tė
dėrgonin fėmijėt e tyre nė detin prej 6 ballėsh. Opozita e gjeti
menjėherė fajtorin. Ai ishte Fatos Nano, qė pėrtypte ēamēakiz edhe nė
kohėn qė mungonte nė seancė plenare. Mė pas vijuan akuzat e
ndėrsjella, histori tė vjetra dhe tė reja, tė cilat tė gjithė i dinin,
por askush nuk i pėrmendte. Me pak fjalė, opinioni publik shqiptar dhe
politika, qė buron prej tij, u kthye nė njė lloj ndėrmarrjeje
funerali, ku tė gjithė bėnin garė, kush e kush mė parė tė bėnte
hartimin mė tė bukur. Gabimi ishte se kishin zgjedhur temėn e gabuar.
Tema duhej tė ishte jeta dhe jo loja me vdekjen. Nė grackėn e kėsaj
fjale tė frikshme ramė befas tė gjithė
Post mortum
Ne e
kemi zakon tė ējerrim faqet, tė qajmė me vajtojca, ta ngremė vdekjen
deri nė piedestal. Nė njė farė kuptimi, kemi tė drejtė. Vdekja ka qenė
pjesė e ekzistencės sonė pėr mote me radhė, po aq sa edhe vetė jeta,
kundėrshtia e saj. Rreth saj, burrat kishin zakon tė mblidheshin dhe
tė bėnin patetikun, njėsoj si nė ēdo vend tė Ballkanit. Rreth saj i
kemi lidhur legjendat, pėrrallat dhe bėmat. Porse tani jemi nė njė
kėnd tė kontinentit, nė tė cilin kemi kontribuar aq shumė, nė vitet e
para tė mijėvjeēarit tė ri. Idetė tona mbi jetėn, e aq mė tepėr mbi
tė festuarit e vdekjes, duhej tė kishin ndryshuar. Ne, tashmė nuk
duhet tė jemi mė ata malėsorėt kreshnikė tė veshur me tirqe a me
fustanellė. Vdekja ėshtė njė gjė qė nuk na ėshtė ndarė ndėr mote. E
mira do tė ishte sikur tė gjithė bashkė tė mundoheshim qė ta kishim sa
mė larg atė dhe tė kishim sa mė afėr harenė e jetės. Pėr kėtė tė
fundit, ne jemi kujtuar gjithnjė me vonesė. Jemi kujtuar se herė kemi
parė portretet e zeza tė nėnave tė nxirosura, tė cilave u kanė mbetur
bosh pėrjetė pragjet e shtėpive. Tė gjitha kėto skena mund tė
tingėllojnė fort tė bukura pėr njė film artistik. Mund tė jenė po aq
tė bukura sa ėshtė edhe vdekja vetė nganjėherė, kur ajo pėrballet me
burrėri dhe dinjitet. Pas tragjedisė sė tmerrshme tė 9 janarit, e
gjithė politika u kujtua tė vajtojė. Porse ishte kujtuar me vonesė.
Disa shanin e disa mbroheshin, porse pėrballė vdekjes sė tmerrshme, tė
dy palėt dukeshin njėsoj tė pafuqishme. Ajo qė ishte fitimtare nė kėtė
luftė tė vjetėr mes jetės e vdekjes ishte vetėm njė. Ajo ishte pyetja:
Pėrse tė gjithė tė gjallėt kujtohen kaq vonė pėr tė vdekurit. Nė Post
mortum vetėm shumė pak gjėra kanė kuptim. Politika jonė na kujtoi se
pėr ne do tė kujtohet gjithnjė, pasi tė jemi mbytur ndėr thellėsirat e
ftohta tė grykave e tė oqeaneve. Ne, pėr fat tė keq, vazhdojmė tė
merremi me punėt e saj
Fajin e ka parajsa
Prodi
dhe zyrtarėt e tij evropianė janė njė grup njerėzish qė nuk kanė tė
sharė. Ata, tė paktėn nė dukje, nuk kanė asnjė gjė ku tė kapesh. Janė
gjithnjė tė kursyer nė fjalė, nuk lėshojnė deklarata kot mė kot,
sikurse bėjmė nganjėherė ne ballkanasit, dhe pėr ta pėrbėn lajm edhe
ndonjė fishekzjarr e lėshuar nga ndonjė i ēmendur. Prodi e njeh fort
mirė Shqipėrinė, ia di hallet dhe ia njeh mirėsitė. Ai e di se njė
vend i varfėr nuk mund tė ēlirohet kaq thjesht nga vargonjtė e Mafias.
A nuk ėshtė edhe ai vetė nga njė vend qė shembullin e krimit tė
organizuar e ka pėrcjellė anė e kėnd globit? Porse Prodi dhe Evropa
fshihen pas disa parimeve, tė cilave ata kanė vendosur tu besojnė
deri nė fund. Njė nga kėto ėshtė parimi i tė mos thėnit tė gjėrave
deri nė fund. Shqiptarėt mbajnė radhė tė gjata pėrpara sporteleve tė
ambasadave, nė tė cilat valėvitet flamuri me simbolet e BE-sė.
Sigurisht, njė popull i vogėl, qė porsa ka dalė nga njė diktaturė e
egėr, do tė ketė edhe kriminelė, tė etur pėr tė fituar para me ēdo
kusht, njerėz qė i hyjnė detit mė kėmbė, nė mėnyrė qė tė bashkohen me
tė dashrurit e tyre klandestinė. Ēdo gjė mund tė ndodhė nė kėtė
Evropė, qė mezi po e gjen kėtė integritet tė ri. Porse ky nuk ėshtė
dhe nuk mund tė jetė vetėm halli i shqiptarėve. Gjetja e fajtorėve nė
fund tė detit ėshtė rruga mė e lehtė. Pėrse ndodh ky hendek i madh,
nėse shpjegohet kjo, atėherė tė gjitha palėt do ta kishin mė tė lehtė
dhe kriminelėt pak nga pak nuk do ta shihnin veten mė nė fushėn e
tyre.
Vallja e vdekjes
Ndodh
nganjėherė qė njė vend mbulohet nga limontia. Njė mėrzi e madhe, njė
gjė qė pritet tė vijė, porse qė nuk ndodh askund e nė asnjė kohė. Kjo
situatė krijohet nganjėherė nė ato vende kur tė parėt e saj priren mė
shumė nga tė zgjidhurit e halleve tė veta, sesa tė atyre tė tė
tjerėve. Kėshtu ndodhi nė pragun tragjik tė 9 janarit, kur viktimat
tona bėheshin gati tė pėrbėnin lajm.
Mė pas
politika u kujtua. Nisėn debatet e rrepta parlamentare, disa pjesė tė
shtypit, i cili luajti njė rol parėsor nė kėtė pikė, duket sikur i
pėrpiu njė valle e frikshme, ajo qė rėndom quhet vallja e vdekjes.
Kolegėt tanė tė shtypit tė shkruar, por mė sė shumti tė shtypit
televiziv, gati-gati ngazėlleheshin kur tė tjerėt shihnin nė ekranet e
tyre pamje kufomash tė ngrira, qė porsa ishin nxjerrė nga fundi i
akullt i detit. Kjo valle e vdekjes vazhdoi gjatė sa, mes nesh, njerėz
tė mediave, po ashtu edhe mes politikės, qė ende kėmbėngul tė ngrejė
post mortum komisione, tė cilat edhe vetė e di qė sdo tė ēojnė
asgjėkundi. Pas mbetet vetėm morti i nėnave me zemėr tė ējerrė nga
dhimbja dhe indiferenca.
Camille
Saint-Saens, njė francez i lindur nė Algjeri, ka kompozuar dyqind vjet
mė parė tė njėjtėn muzikė tė dhimbshme. Ne, shqiptarėt, me sa duket,
ende nuk ia kemi kaluar.
Me zjarr dhe me hekur
Nė
Vlorė, Shkodėr e gjetiu, tė gjithė e dinė se cilat janė ndėrtesat
luksoze tė ndėrtuara me para tė pista. Tė gjithė i njohin mysafirėt,
kushėrinjtė, shokėt
E megjithatė, tė gjithė shkojnė atje ku lokalet
janė mė luksoze e mė tė shtrenjta. Askush nuk ka tė drejtė, nė
pikėpamje morale, qė tė dalė nė luftėn e qeverisė kundėr krimit. Vetėm
se shteti, tė cilin tė gjithė duam ta ndėrtojmė, do edhe ca rregulla.
Nuk mund tė ndalosh djalin e tezes vetėm se kushėriri yt i parė na
paskėrka qenė mafioz. Gjėja mund tė jetė e ditur botėrisht, porse kjo
nuk pėrbėn provė pėr njė gjykatė dhe kėtu nis diskutimi. Arrestimet,
konfiskimet, dėnimet e ashpra nga gjykata tė veēanta duhej tė kishin
nisur qė me kohė, nė mėnyrė qė ti lihej dorė e lirė shtetit qė tė
vepronte me ashpėrsi nė luftėn kundėr krimit tė zi. Ne u kujtuam vetėm
pas vdekjes, dhe atėherė krimi ka kohė tė organizohet, tė fshihet pas
avokatėve me ēanta lėkure dhe tė gjejė boshllėqe nė legjislacion. Nė
vend qė tė shanim njėri-tjetrin, pėrse nuk u bėmė tė gjithė si njė
trup i vetėm, pozitė, opozitė e shoqėri civile nė luftėn ndaj plagės
sonė mė tė madhe. Ja pra, se ku na fshihet e keqja jonė. Nė metodat
revolucionare tė zgjidhjes sė problemeve dhe jo nė ato racionalet. Sa
kohė te jetė kėshtu, do tė na duhet tė vazhdojmė aksionet e dikurshme.
Vetėm uniforma duket se ka ndryshuar.
Politikanė tė hallakatur, apo klasė e vėrtetė politike
Ata
shajnė njėri-tjetrin. Bėjnė mirė, sepse na bėjnė me dije se kush ėshtė
njėri a tjetri. Porse nė momente zije kombėtare duhej tė kishin
kuptuar se, pėrballė vdekjes dhe pėrballė dėshpėrimit tė jetės, duhet
tė jemi tė gjithė tė barabartė. Nuk kanė mė rėndėsi inatet tona
personale, nuk kanė mė rėndėsi se nga vimė e ku shkojmė, nuk ka mė
rėndėsi se si do shkojnė zgjedhjet tona tė ardhshme. E rėndėsishme
ėshtė qė kėtė tragjedi, njė nga mė tė mėdhatė e kombit tonė, e
pėrjetuam duke ējerrė faqet tė ndarė. Ky ishte halli mė i madh. Njė
hall qė, pėr fat tė keq, me sa duket, do tė gjenerojė sėrish
fatkeqėsi. Pėr tė shpėtuar, le ta ndajmė bashkė dhimbjen, fajin dhe tė
ardhmen.
|
|