|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

Kush e trembi lėvizjen "Mjaft"

 
 

 
23 janar 2004 / TN

Ēerēiz L
OLOĒI

Pas njė starti jashtėzakonisht tė mirė tė njė lėvizjeje qė mbėshtetej fuqishėm nga Perėndimi, pas njė bilanci qė mund tė konsiderohet i suksesshėm (protestat e ndjeshme nė mbrojtje tė gazetarėve qė u kurorėzuan me dorėheqjen e ministrit tė Rendit, Luan Rama, demonstrimet anti-tragjedi, antiracizėm, grumbullimet anti-KESH dhe anti-ALBTELECOM - pėr shkak tė rritjes sė tarifave), edhe ky grupim tė rinjsh, i shkolluar brenda dhe jashtė shtetit, pa ndonjė ngarkesė e trashėgimi komuniste ose kriminale dhe jo aq ose aspak i politizuar pėrkundėr mjedisit aktual shqiptar, tashmė gjendet nė dilemė pėr tė vazhduar mė nė veprime tė tjera nė mbrojtje tė komuniteteve tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare.
 
Si pjesė e shoqėrisė civile, po aq sa sindikatat dhe konfederatat e shumta qė edhe kuotat ua mbledh arbitrarisht shteti, pa u homonimuar me organizimet studentore tė majta dhe tė djathta (nė njė vend normal nuk mund tė ketė struktura mė tė paqeta kundėr padrejtėsive ose abuzivizmit me pushtetin), fakti qė ata u identifikuan si lėvizje dhe nuk u rrekėn tė shfaqnin lidership, i bėri edhe mė tė besueshėm nė kategori tė ndryshme shoqėrore.
 
Me njė theks tė tillė protestues u afishua edhe zyra e mbrojtjes sė qytetarėve, por ajo kurrsesi nuk mund tė pėrafrohej me tė rinjtė e "Mjaft" qė pati edhe njė bord jo shumė tė paanshėm dhe qė nė demonstrimet e tyre merrnin pjesė edhe persona publikė tė pozicionuar qartė nė dy krahėt kundėrshtarė tė spektrit politik.

Natyrisht ata s'mund tė zėvendėsojnė asnjė nga organizimet sipėrpėrmendura dhe aq mė pak opozitėn kryesore, Partinė Demokratike pėr tė organizuar dhe pėr t'u prirė lėvizjeve mė tė gjera nė tė gjithė vendin. Organizimi i kėsaj lėvizjeje mbarėpopullore bėhej edhe mė imperative pėr kėtė opozitė dhe miniopozitat e tjera pas konsumimit tė mjeteve legale parlamentare dhe sidomos pas kėmbėnguljes sė maxhorancės pėr tė kryesuar njė komision hetimi pėr njė ngjarje tragjike qė ėshtė pėrgjegjėsja e vetme dhe kryesore.
 
Tri katėr ditė mė parė, ndėrsa vazhdonte procesioni pėrpara selisė sė qeverisė dhe kėrkohej ndjesa e Nanos pėr tragjedinė, drejtuesit e kėsaj lėvizjeje deklaruan se do tė mblidhnin njė peticion prej 50 mijė firmash pėr ta detyruar dorėheqjen e kryeministrit.
 
E drejta e peticionit njihet me kushtetutė, presidenti Moisiu nė kėtė rast nuk kishte sesi tė fshihej pas neneve tė kushtetutės dhe vendit i hapej rruga pėr zgjedhje tė parakohshme parlamentare. Kjo iniciativė e lėvizjes "Mjaft" duket se ėshtė topitur pas kėrcėnimit qė u bėhej kėtyre tė rinjve nga gazetat e partisė nė pushtet duke u kėrkuar deri edhe llogari ambasadave perėndimore qė tė shkoqiteshin: ishin me Nanon apo mė Lėvizjen. Shqiptarėt e dinė fare mirė se kur ky kėrcėnim vjen nga "ZP", atėhere strukturat e tjera (pra shėrbimi i fshehtė, agjentėt civilė, grupet e shoqėrimit dhe tė shoferėve) vihen vetvetiu nė lėvizje duke kėrcėnuar me tė gjitha mėnyrat.
 
Tė mbledhėsh nėn njė peticion 50 mijė firmėtarė me tė drejtė vote qė nuk e duan kryeministrin, mjafton tė mos lėvizėsh fare nga Tirana, por duket se "Mjaft" e ka lėnė nė mes kėtė aksion civil jopolitik. Pikėrisht pėr kėtė arsye dhe pėr ta parė shoqėrinė civile si njė dimension tė pazėvendėsueshėm tė shtetit tė sė drejtės qė duam tė ndėrtojmė, rifillimi i protestave nga opozita ėshtė tashmė nė rend tė ditės.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.