|
23 janar 2004 / TN
Nga Bujar SKĖNDAJ
Prej shumė kohėsh, por veēanėrisht sė
fundi, qeveria socialiste e ka intensifikuar dhe mprehur makinėn e saj
tė pėrpunimit dhe tjetėrsimit tė fakteve dhe fateve njerėzore
shqiptare. Njė mundim i madh, harxhim energjish, rekrutim
falsifikatorėsh tė talentuar, fabrikues tė mosqenash, mjegullim i tė
vėrtetave dhe, mė nė fund, krijimin e versionit kinse real... Pėr kėtė
qeveri, kjo ėshtė mė e rėndėsishmja. Sepse pikėrisht kjo alibi e mban
ende atė nė kėmbė. Pa kėtė alibi, qeveria do tė kishte pėrfunduar nė
ferr qysh vite mė parė.
Mbulimi i krimit, tjetėrsimi i thelbit dhe
paraqitjes sė tij, pėrbėjnė fazėn e dytė dhe, ndoshta, mė tė
rėndėsishmen nė tėrė spiralen e parakrimit, vetė krimit dhe paskrimit.
Duke mos qenė njė dukuri e panjohur pėr shoqėritė diktatoriale dhe
postdiktatoriale komuniste, kjo pėrpjekje e qeverisė socialiste,
ėshtė, megjithatė, njė risi. Sepse bashkė me pjesėn e errėt tė
ngjarjeve kriminale qė pllakosin pėrditė shoqėrinė shqiptare, nė to
ėshtė e pranishme, gjithashtu, edhe fytyra e ftohtė e vetė krimit dhe
kriminelit. Fytyrė me tiparet dalluese tė qeverisė dhe qeverisėsve
tanė tė sotėm.
Mirėpo, meqė krimi dhe pėrpjekja pėr
tjetėrsimin e tij janė tė pandėrprera, pra kanė njė natyrė ciklike nėn
kėtė qeverisje, koha tjetėr nuk ekziston. Nuk ekziston kohė pėr punė
tė mbarė, pėr interesim tė qeverisė pėr zgjidhjen e halleve tė njeriut
shqiptar. Nuk ka kohė pėr tė menduar e punuar pėr tė kredituar
biznesin e vogėl e tė mesėm vendas dhe, si rrjedhojė, punėsimin e tė
papunėve. Nuk ka kohė pėr asgjė tė tillė. Koha ėshtė e pushtuar nga
krimi dhe paskrimi qeveritar.
Ē'ndodhi psh., gjatė dhe pas ngjarjes
tragjike tė 9 Janarit? Po nė kohėn e mėpastajme? Gjithēka pėrsėritet
si nė sinkron. Nė fillim pėrgatitja pėr kryerjen e krimit, mė tej -
krimi vetė dhe pastaj, si nė njė pėrpjekje titanike, mbulimi i tij.
Kur ky cikėl mbaron, menjėherė ia nis cikli i krimit tjetėr. Kėshtu
ndodhi nė vitin 1997 kur u pėrmbys pushteti demokratik nga kryengritja
leniniste e socialistėve; nė vitin 1998 kur u organizua vrasja e
liderit demokrat Azem Hajdari nga tė majtėt nė pushtet; nė vitin 2000
kur u manipuluan zgjedhjet dhe u vodhėn barbarisht votat, nė vitin
2001 kur u masakruan sėrish votat e shqiptarėve...
Deri sa vijmė nė vjedhjen mafioze tė
zgjedhjeve tė 12 Tetorit 2003 e, mė nė fund, nė realizimin makabėr tė
mbytjes sė 20 apo 30 shqiptarėve (ende nuk dihet saktėsisht) mė 9
Janar 2004. Kaq tė shpeshta dhe kaq barbare tėrė kėto dhe tė tjera
akte tė pashembullta vrastare! Por dhe kaq sistematike, njė proces i
pandėrprerė vrasjesh, vjedhjesh, mbytjesh, masakrash tė shumėfishta.
Nuk ėshtė e tepėrt tė shėnohet se nė tė vėrtetė, kjo ėshtė menuja e
pėrditshme dhe e pėrvitshme e socialistėve nė pushtet prej disa
vjetėsh.
Nėse krimi i 9 Janarit ėshtė arshivuar
tashmė prej qeverisė, cikli i fshehjes sė krimit, i pėrpunimit dhe
tjetėrsimit tė tij, ende nuk ka mbaruar. Madje njė pjesė e kėtij cikli
ndėrroi vend, u spostua jashtė Shqipėrisė. Ky ishte, nė tė njėjtėn
kohė, spostim i vėmendjes prej thelbit real tė krimit dhe stisja e njė
thelbi tjetėr, e disa rrethanave tė tjera, e disa shkaqeve qė e kishin
burimin jashtė qeverisė shqiptare. Faji ishte tepėr i rėndė, prandaj
edhe duhej bėrė ēmos, tė paktėn, pėr lehtėsimin prej tij. Njė alibi
europiane, do tė ishte si njė kapak floriri pėr krimin e qeveritarėve
tanė.
Ndonėse do tė ishte njė kapak i rėndė, i
papėrballueshėm pėr varrin e secilit fatkeq tė 9 Janarit dhe,
gjithashtu, pėr varrezėn e hapur Shqipėri... Nisi kėshtu nga Tirana
zyrtare veshja e krimit me njė kostum tjetėr, qė nuk i pėrkiste
veshjes sė zakonshme tė qeveritarėve tanė: Origjina e krimit, shkaku i
tij nuk i kishte rrėnjėt nė bodrumet e pista tė qeverisė sė Tiranės,
por diku tjetėr, larg saj(!). Formula funksionoi: Fajtori ishte
Brukseli qė nuk jepte viza! Po tė jepte viza Brukseli, shqiptarėt, tė
sigurt, do tė iknin varganė-varganė nė kėrkim tė njė pune dhe nuk do
tė mbyteshin, nuk do tė vdisnin maleve e detrave.
Kėshtu, mund tė ndodhte qė asnjė shqiptar
i thjeshtė nuk do tė donte dhe nuk do tė kishte mundėsi tė qėndronte
edhe mė tej kėtu. Shqipėria do t'u mbetej vetėm qeveritarėve tė
transformuar nė mafiozė dhe mafiozėve tė transformuar nė qeveritarė.
Popull nuk do tė kishte mė nė kėtė vend, kėshtu qė as tė mbytur nuk do
tė kishte, as tė varfėr, as tė vobektė!!! Kjo alibi e pėrpunuar deri
nė hollėsi nga qeveria e Fatos Nanos dhe e propaganduar lemerishėm nga
shumė media tė shitura e tė blera, zuri vend. Nano pranohet nė
Bruksel. Dhe, nuk ėshtė aspak ēudi qė ai shkoi atje si triumfator dhe
jo si i penduar prej krimit tė bėrė, si shpėtimtar i vendit tė vet dhe
jo si fajtori i madh.
Edhe pse nė fytyrė dhe nė tėrė qenien
kishte ende gjurmėt e pashlyeshme tė pėrbuzjes sė shqiptarėve tė
viktimizuar prej tij, kishte urrejtjen dhe mallkimin e popullit tė
vet. Kishte demaskimin e paparė qė i kishte bėrė parlamenti shqiptar
dhe tė afėrmit e viktimave... Edhe pse Brukseli ia tha hapur Fatos
Nanos se burimi i krimit ishte nė Tiranėn qeverisėse, edhe pse i vuri
detyra e detyrime demokratike tepėr tė kuptueshme, tepėr tė prekshme,
makina ēoroditėse e mafioze e qeverisė sonė nuk epet. Ajo rinis ciklin
e menjėhershėm tė tjetėrsimit, kėtė radhė tė vetė Brukselit.
Marrėzia kapėrcen ēdo pėrfytyrim. Vetėm
njė ditė mė pas sekretari i Marrėdhėnieve me Jashtė nė PS Maqo Lakrori
deklaroi "tė suksesshme" vizitėn e Nanos nė Bruksel! E zeza
shndėrrohet, prej socialistėve, nė tė bardhė, krimi nė mrekulli, morti
nė orgji! Pafytyrėsia nė pafajėsi, kurvėria nė virgjėri!!! Mirėpo,
kėtė radhė, cikli nuk mbaroi kėtu, siē ka ndodhur herė tjetėr, kur
socialistėt ia kanė dalė tė mashtrojnė disi opinionin e huaj.
U detyrua ambasadori amerikan Xhejms
Xhefri tė shkojė nė Vlorė, pikėrisht nė vendin e krimit me tė fundit
dhe tė deklarojė prerė: O krim, o investime! Tė dyja bashkė nuk
shkojnė. Madje, tashmė nuk shkojnė mė as demagogjitė e alibitė
socialiste. Pas ambasadorit amerikan, duket se makina mafioze e
tjetėrsimit dhe spostimit tė krimit socialist, nga vetvetja - diku
tjetėr, ka heshtur. Ose ka ngecur. Pėrkohėsisht? Qoftė e thėnė,
pėrgjithmonė. Ky moment do tė shėnonte dhe fundin e kėsaj
antiqeverisjeje tė pashembullt.
|
|