| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova: Nė katėr vjet e
gjysmė nė liri Kosova ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha
fushat e jetės
-
Presidenti Rugova foli para njė grupi studentėsh evropianė
-
Holkeri
e Daci takohen sot nė njė drekė pune
-
Holkeri ka hartuar njė urdhėresė
administrative pėr rregullat e raportimit financiar tė partive
politike
-
Kuvendi
miratroi sot dy projektligje
-
M. Fuēi:
Akuzat e kryeministrit Rexhepi nuk janė tė bazuara nė fakte
-
FR i
LDK-sė tė premtėn organizon njė takim tė hapur me tė rinjtė e
Podujevės
-
Rreth 15 mijė nėnshkrime janė mbledhur
nė peticionin pėr gjetjen e pengjeve tė pagjetura nė Podujevė
-
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova sot flet para Kuvendit tė
Kosovės
-
Kreu i NATO-sė thotė se viti 2005 nė
Kosovė ėshtė moment i vlerėsimit tė rėndėsishėm pėr shqiptarėt
-
Kongresistėt Hajd dhe Lantosh thanė se
ėshtė koha qė SHBA-tė tė pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės
-
Bordi i
Drejtorėve tė AKM-sė nuk mori ndonjė vendim pėr zhbllokimin e
procesit tė privatizimit
-
Nė pesė
shkolla tė komunės sė Prizrenit mėsimi po zhvillohet me
planprogramet e Serbisė
-
Analisti i njohur Zhak Rupnik thotė
koncepti i pavarėsisė sė kushtėzuar pėr Kosovėn ėshtė zgjidhja mė e
mirė
-
Dy serbė janė arrestuar lidhur me rastin
e zjarrvėnies nė ndėrtesėn e Gjykatės nė veri tė Mitrovicės
-
Tiranė:
12 klandestinė pėr tė cilėt dyshohej se janė mbytur nė detin Jon
janė gjallė
-
Dy
ushtarė amerikanė janė vrarė nga njė sulm me mortaja
-
Guerilėt kanė vrarė katėr gra irakiane nė njė bazė ushtarake
amerikane
-
Shkencėtari "i pabindur" pėr bombėn
-
Bush
pėrsėriti temat qė preku gjatė fjalimit tė tij mbi gjendjen e vendit
-
Kuvajti
dhe Arabia Saudite janė tė gatshme tė pakėsojnė borxhin e Irakut
|
|
|
|
|
|
|
|
|
- Presidenti Rugova:
Nė katėr vjet e gjysmė nė liri Kosova ka pasur njė progres tė madh
nė tė gjitha fushat e jetės
-
 |
|
-
Prishitnė, 22 janar 2004
- Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova nė
seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės mbajti fjalimin vjetor.
-
Nė fillim tė fjalimit tė tij, Presidenti Rugova vlerėsoi se nė
kėto katėr vjet e gjysmė nė liri Kosova ka pasur njė progres
tė madh nė tė gjitha fushat e jetės, duke shtuar se kėto ishin
vite tė forcimit tė lirisė, tė sigurisė, tė ekonomisė dhe tė
demokracisė. Ndėrkaq,
duke folur pėr periudhėn dyvjeēare tė ndėrtimit tė institucioneve
shtetėrore tė Kosovės, ai tha se se kėto institucione kanė
funksionuar me sukses.
|
-
- "Kjo
ishte njė periudhė e konsolidimit tė institucioneve nacionale tė
Kosovės", tha Presidenti Rugova, duke veēuar punėn e Kuvendit tė
Kosovės qė ka miratuar me dhjetėra ligje sistemore dhe ligje tė
tjera si dhe rezoluta e deklarata tė ndryshme nė interes tė
qytetarėve tė vendit tonė.
-
- Njėherit
theksoi se gjatė kėsaj kohe Kuvendi i Kosovės ka kultivuar frymėn
dhe funksionimin demokratik tė institucionit. Gjithashtu ai tha se
edhe Qeveria me tė gjitha ministritė ka funksionuar mirė dhe ka
arritur tė jetė njė ekzekutiv i qėndrueshėm.
-
- "Presidenti
i Kosovės ėshtė kujdesur pėr funksionimin e institucioneve dhe i ka
ndihmuar ato me ide e propozime dhe ka luajtur rolin reprezentativ
tė popullit dhe tė gjithė qytetarėve nė vend dhe jashtė. Prioritet
kryesor ka qenė ruajtja dhe forcimi i stabilitetit politik dhe
shtetėror tė vendit. Mund tė themi se kemi fituar njė pėrvojė tė
mirė nė funksionimin e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe
reprezentativ si dhe tė vendosjes sė shtetit ligjor", theksoi
Presidenti Rugova.
Nė vazhdim tė fjalimit tė tij, Presidenti i Kosovės foli pėr
aspektin ekonomik, nė tė cilin, siē tha, Kosova ka pasur progres,
duke veēuar sektorin privat nė tė gjitha fushat, i cili pėrbėn
gjysmėn e ekonomisė. "Gjatė kėsaj kohe kosovarėt kanė treguar
shpirtin e tyre ndėrmarrės dhe dinamik. Element me rėndėsi ėshtė
edhe buxheti i Kosovės, qė mblidhet nga tė ardhurat vetjake, ēfarė
tregon se Kosova ėshtė nė gjendje tė funksionojė si shtet", nėnvizoi
Dr.Rugova.
Si segment me rėndėsi nė fushėn financiare Presidenti theksoi
konsolidimin e bankave nė sektorin privat, pėr tė cilat tha se duhet
tė lidhen me bankat ndėrkombėtare dhe tė ndihmojnė ekonominė e
Kosovės dhe qytetarėt pėrmes kredive tė ndryshme pėr prodhim. "Do tė
bėjmė mė shumė nė stimulimin e eksportit tė prodhimeve kosovare nė
tregjet ndėrkombėtare dhe t'i zvogėlojmė barrierat e ndryshme, qė e
pengojnė kėtė veprimtari", tha Presidenti.
Pasi vlerėsoi pėrmirėsimin e infrastrukturės sė pėrgjithshme rrugore,
ai veēoi si prioritet realizimin e projekteve tė rėndėsishme, si
pjesėn kosovare tė Autostradės Prishtinė B Durrės qė ka edhe
karakter ndėrkombėtar, ndėrkaq nė trafikun ajror veēoi themelimin e
kompanisė ajrore kosovare dhe me modernizimin e aeroportit tė
Prishtinės.
Nė vazhdim tė fjalimit tė tij, Presidenti Rugova tha se ėshtė
forcuar siguria publike. "Policia e Kosovės sot ka njė kontigjent tė
qėndrueshėm, qė duhet tė specializohet pėr detyra tė ndryshme.
Trupat Mbrojtėse tė Kosovės kanė arritur fazėn e organizimit dhe do
tė kenė pėrkrahjen tonė nė konsolidimin dhe profesionalizimin e tyre,
qė tė jenė forcė e aftėsuar pėr detyrat e veta dhe forcė mbrojtėse
nė tė ardhmen", nėnvizoi Presidenti i Kosovės.
Presidenti pastaj foli veē e veē pėr fushat e ndryshme tė jetės nė
Kosovė, pėr arsimin, shėndetėsinė, ēėshtjet sociale, tė bujqėsisė,
tė mbrojtjes sė ambientit, tė sportit e tė kulturės, pėr tė theksuar:
"Nė mėnyrė tė veēantė do tė theksoja se gjatė kėsaj periudhe ėshtė
forcuar mendimi pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės".
Duke folur pėr periudhėn e ardhshme tė zhvillimit tė Kosovės,
Presidenti Rugova tha se gjatė kėtij institucionet e Kosovės do tė
koncentrohen mė shumė nė zhvillimin ekonomik, nė procesin e
privatizimit, nė sigurimin e investimeve dhe nė pėrkrahjen e
sektorit privat dhe nė krijimin e vendeve tė reja tė punės pėr tė
rinjtė e vendit.
-
- Vemendje
tė veēantė, tha ai, do t'i kushtohet zgjidhjes sė problemit tė
energjetikės qė ėshtė element kyē pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės,
duke shtuar se duhet menduar edhe pėr forma tė tjera tė energjisė
alternative.
"Nė planin e brendshėm do tė vazhdojmė tė punojmė nė integrimin e
grupeve etnike apo minoriteteve nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės
dhe nė garantimin dhe mbrojtjen e tyre. Njėherėsh e dėshirojmė njė
vullnet mė tė madh tė minoriteteve pėr integrim nė shoqėrinė dhe
shtetin e Kosovės", theksoi Presideti Rugova.
Ndėrkaq, nė planin e prezentimit tė Kosovės nė botė, Dr. Rugova tha
se njė kujdes tė veēantė do tė ketė pėr mundėsitė e pėrfaqėsimit tė
Kosovės, pėrmes hapjes sė zyrave nė botėn e jashtme apo formave tė
tjera, sepse, si tha, kjo ėshtė njė ēėshtje vitale pėr Kosovėn nė
kėtė fazė tė zhvillimit. "Ne do tė kėrkojmė njė liberalizim tė
vizave, sidomos pėr njerėzit e biznesit tė Kosovės me vendet e BE
dhe me SHBA", tha ai.
Ndėrkaq, duke folur pėr bartjen e kompetencave, Presidenti tha se
kjo do tė bėhet me njė veprim tė pėrbashkėt me UNMIK-un me qėllim tė
shtimit tė efikasitetit tė institucioneve tė Kosovės dhe ky do tė
jetė njė proces qė duhet zhvilluar sė bashku, tha ai dhe shtoi:
"Njė element tjetėr me rėndėsi do tė jetė puna nė vlerėsimin e
standardeve tė paraqitura, tė atyre qė i kemi pėrmbushur dhe tė
atyre qė do t=i pėrmbushim nė bashkėpunim me UNMIK-un, OSBE-nė dhe
me KFOR-in.
-
- Ne
mendojmė se kėto standarde janė nė tė mirė tė zhvillimit dhe tė
prosperitetit tė vendit tonė, e jo punė e nisur prej fillimit, sepse
tė gjithė e kemi pranuar se Kosova ka pasur progres, tė cilin duhet
fuqizuar", theksoi Presidenti Rugova pėr tė nėnvizuar:
-
- "Njėherėsh
ne do tė punojmė dhe insistojmė nė njohjen formale tė pavarėsisė sė
Kosovės, e cila gjė do tė shpejtonte dhe stabilizonte proceset e
brendshme ekonomike e demokratike dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė
Europės e tė botės dhe popullin e Kosovės.
-
- Njė
Kosovė e pavarur, demokratike e paqėsore e integruar nė BE, nė NATO
dhe nė miqėsi permanente me SHBA qė ėshtė vullnet politik i popullit
dhe i qytetarėve. Vėmendje tė veēantė do t'i kushtojmė kultivimit tė
marrėdhėnieve tė mira me fqinjėtė e vendit tonė dhe t'i pėrparojmė
ato, ēfarė ėshtė politikė nacionale e Kosovės".
Duke folur pėr zgjedhjet e dyta nacionale nė Kosovė qė do tė mbahen
nė vjeshtė, Presidenti shprehu bindjen se ato do tė jenė zgjedhje tė
mira e tė qeta, sepse tash Kosova ka njė eksperiencė tė mirė nė kėtė
plan, duke bėrė thirrje qė tė gjithė tė kontribuojmė nė kėtė drejtim.
"Kosova e ka dhėnė tashmė kėtė provim. Do thėnė se Kosova po hyn nė
fazėn e njė vendi normal dhe ėshtė e gatshme t'i pranojė obligimet
ndėrkombėtare", theksoi Presidenti i Kosovės.
-
-
Gjithashtu tha se duhet angazhuar nė ndriēimin e fatit tė tė
zhdukurve, duke pėrkujtuar me pietet tė lartė tė gjithė ata qė ranė
pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e vendit tonė, the mes
tjerash nė fjalmin e tij para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės,
Presidenti Ibrahim Rugova.
-
-
- Presidenti Rugova
foli para njė grupi studentėsh evropianė
-
-
Prishtinė, 22 janar 2004 -
Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, foli sot (e enjte) para
njė grupi tė madh studentėsh evropianė pėr gjendjen nė Kosovė, tė
arriturat, dhe vizionin pėr tė ardhmen e vendit tonė.
Studentėt e programit evropian pėr nivel magjistrature (MA) nė tė
drejta tė njeriut dhe demokratizim po qėndrojnė pėr njė vizitė
njėjavore nė Kosovė.
Duke folur para studentėve, nė njė takim qė u mbajt nė ambientet e
selisė qendrore tė UNMIK-ut nė Prishtinė, Presidenti Ibrahim Rugova
foli pėr tė arriturat e vendit tonė nė kėto 4 vjet e gjysmė nė liri.
-
Presidenti Rugova tha se institucionet e Kosovės do tė punojnė
bashkė me UNMIK-un pėr tė siguruar bartje tė mė shumė kompetencave
dhe, pėr rrjedhojė, qeverisje mė efektive tė vendit.
Kosova e pavarur, e integruar nė BE dhe NATO, dhe nė miqėsi tė
pėrhershme me SHBA-tė, ėshtė zgjidhja pėr Kosovėn, tha Presidenti
Rugova, duke shtuar se njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės do tė
shpejtonte proceset e brendshme dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė
Evropės.
President i Kosovės u pėrgjigj nė pyetjet dhe interesimet e njė
numri studentėsh evropianė.
-
-
- Holkeri e Daci
takohen sot nė njė drekė pune
-
-
Prishtinė, 22 janar 2004 -
Shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri dhe kryetari i Parlamentit tė Kosovės,
Nexhat Daci, do tė takohen sot nė njė drekė pune. Tema kryesore
gjatė kėsaj dreke pritet tė jetė iniciativa e Parlamentit tė Kosovės
pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese.
-
- Izabel
Karlovic, zėdhėnėse e UNMIK-ut ka thėnė se gjatė kėsaj dreke Holkeri
dhe Daci do tė diskutojnė pėr situatėn politike dhe ndryshimet nė
Kornizėn Kushtetuese.
-
-
- Holkeri ka
hartuar njė urdhėresė administrative pėr rregullat e raportimit
financiar tė partive politike
-
-
Prishtinė, 22 janar 2004 -
Kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri ka hartuar njė urdhėresė
administrative ku renditen rregullat e raportimit financiar tė
partive politike me qėllim tė ngritjes sė transparencės.
"Kjo masė e plotėson vakuumin plotėsues nė fushėn e financave tė
partive dhe presim qė ai tė pasohet me njė rregullore
gjithėpėrfshirėse brenda disa muajsh", ka thėnė Suzan Karduf,
kryesuese e Departamentit tė Zgjedhjeve pranė OSBE-sė.
-
- Sipas
kėsaj urdhėrese partitė politike janė tė obliguara tė paraqesin
raporte financiare vjetore pėr vitin 2002/2003 deri nė fund tė
shkurtit tė vitit 2004.
-
-
- Kuvendi miratroi
sot dy projektligje
-
-
Prishtinė, 22 janar 2004 -
Kuvendi i Kosovės nė seancėn e sotme me shumicė votash miratoi nė
parim Projektligjin pėr tregti me naftė dhe derivate tė naftės dhe
Projektligjin pėr kinematogafinė.
Ndėrkaq, javėn e ardhshme do tė shqyrtohet Projektligji pėr Odėn
Ekonomike tė Kosovės.
-
-
- M. Fuēi: Akuzat e
kryeministrit Rexhepi nuk janė tė bazuara nė fakte
-
-
Prishtinė, 22 janar 2004 -
Duke shfaqur qėndrimin e saj pėr akuzat e Qeverisė sė Kosovės,
drejtoresha e AKM-sė, Maria Fuēi nė njė intervistė dhėnė BBC-sė tha
tha se privatizimi ėshtė njė proces politik intensiv dhe shtoi se
edhe nė vende tė tjera ku ka punuar ka hasur nė probleme tė ngjashme,
por ndoshta jo nė kėtė ekstrem. "Unė thjesht jam duke bėrė punėn pėr
tė cilėn mė kanė angazhuar dhe mė duket se jemi duke bėrė pėrparim",
thotė zonja Fuēi.
Nė pyetjen se akuzat vijnė nga institucionet e larta, pėrfshirė kėtu
edhe Kryeministrin e Kosovės, zonja Fuēi thotė: "Akuzat e z. Rexhepi
nuk janė tė bazuara nė fakte dhe unė i kam pėrmendur ato nė letrėn
time dėrguar z. Lamsdorf dhe z. Holkeri, ku i kam mohuar ato.
-
- Ato
kishin tė bėnin me faktin se unė kam qenė e pėrfshirė nė projektet e
Bankės Botėrore dhe Komisionit Evropian nė Bosnje dhe nė Serbi dhe
nėse kjo mė pėrjashton mua nga angazhimi nė Kosovė, atėherė edhe
donatorėt do tė duheshin tė pėrjashtoheshin. Nėse puna ime nė kėto
projekte nėnkupton konflikt interesash, atėherė nuk mbeten shumė
vetė qė mund tė punojnė nė Kosovė", thotė zonja Fuēi.
Megjithatė, ajo tha se do tė vazhdohet me takime individuale me
anėtarėt e Bordit tė AKM-sė dhe shpreson qė nė njė fazė tė ardhshme
do tė arrihet njė koncensues.
-
-
- FR i LDK-sė tė
premtėn organizon njė takim tė hapur me tė rinjtė e Podujevės
-
-
Prishtinė, 22 janar 2004 -
Nė 15-vjetorin e themelimit tė LDK-sė me moton "2004 viti i LDK-sė -
Viti Juaj", Forumi i Rinisė i LDK-sė nga 15 janari 2004 zhvillon
takime tė hapura me tė rinjet nėpėr tė gjitha komunat e Kosovės.
Takimet e Kryesisė qendrore tė FR tė LDK-sė me tė rinj zhvillohen nė
formė tė bashkėbisedimit tė hapur - komunikimit interaktiv.
Nė kėto takime tė Forumit tė Rinisė, tė rinjtė do tė kenė rastin tė
japin kontributin e tyre nė zhvillimin dhe avansimin e proceseve nė
Kosovė.
Takimi i radhės mbahet tė premtėn (23 janar) nė kinosallėn e qytetit
nė Podujevė dhe fillon nė orėn 17.00.
-
-
- Rreth 15 mijė
nėnshkrime janė mbledhur nė peticionin pėr gjetjen e pengjeve tė
pagjetura nė Podujevė
-
-
Podujevė, 22 janar 2004 (QIK)
- Kordinatori pėr fshatrat i komunės sė Podujevės
Latif Mehmeti njoftoi sot se ka mbledhur mbi 10 mijė nėnshkrime
gjatė aksionit pėr mbledhjen e nėnshkrimeve nė peticionin pėr
pengjet e pagjetura nga Kosova.
"Aksioni ynė qė ka filluar para dy muajve ėshtė duke u realizuar nė
bashkėpunim me udhėheqėsit e Komiteteve dhe pėrfshinė qytetin e
Podujevės dhe 41 fshatra", tha z. Mehmeti duke pohuar se listat po
nėnshkruhen nė dy objekte tė Kuvendit komunal.
-
- Ndėrkaq,
kryetari i Nėnkėshillit pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė
njeriut nė Podujevė Ahmet Hasani njoftoi tha se ky nėnkėshill nė
bashkėpunim me vullnetarėt e ICAN-it ka grumbulluar gjithėsej 4050
nėnshkrime nė peticionin pėr gjetjen e pengjeve dhe tė zhdukurve nga
Kosova.
-
-
Aktualisht nė komunėn e Podujevės NKDLMNJ dhe institucionet komunale
kanė grumbulluar afro 15 mijė nėnshkrime.
Aksioni pėr nėnshkrimin e peticionit do tė vazhdojė deri nė fund tė
muajit.
-
-
- Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova sot flet para Kuvendit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 22 janar 2004 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, nė seancėn e sotme do tė mbajė
fjalimin vjetor para Kuvendit tė Kosovės, nė tė cilėn do tė flasė
pėr objektivat e institucioneve tė Kosovės pėr kėtė vit.
Pėrndryshe, nė kėtė seancė deputetėt do tė diskutojnė edhe pėr
Projektligjin pėr tregti me naftė dhe derivate tė naftės si dhe pėr
Projektligjin pėr kinematografi.
-
-
- Kreu i NATO-sė
thotė se viti 2005 nė Kosovė ėshtė moment i vlerėsimit tė
rėndėsishėm pėr shqiptarėt
-
-
Bruksel, 22 janar 2004 -
Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap Hop de Shefer dhe shefi i
diplomacisė evropiane Havier Solana nė njė takim tė pėrbashkėt tė
NAT0-s dhe BE-sė janė zotuar se do tė vazhdojnė bashkėpunimin edhe
nė pėrpjekjet pėr stabilizimin e rajonit tė Ballkanit.
-
- Nė njė
konferencė pėr gazetarė, pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė, Havier Solana
dhe Sekretari i Pėrgjithshėm Shefer kanė thėnė se nė rajonin e
Ballkanit duhet tė vazhdojnė reformat dhe problemet tė zgjidhen
nėpėrmjet dialogut.
I pyetur nėse nė proceset nė Kosovė ndikon situata aktuale nė Serbi,
Shefer ka thėnė se tė gjitha zhvillimet politike atje nuk mund tė
konsiderohen se nuk kanė ndikim edhe nė zhvillimet nė Kosovė.
-
- Ka
lidhje tė ngushtė ndėrmjet kėtyre tė dyjave, ka thėnė Shefer. Ai
theksoi se edhe gjatė vizitės sė tij nė Kosovė javėn e shkuar ka
bėrė apel tė qartė qė serbėt e Kosovės duhet tė marrin pjesė nė
procesin e implementimit tė standardeve pėr Kosovėn.
-
- Shefer
ka shtuar se pala shqiptare nuk duhet tė qėndrojė duarkryq sepse ka
punė tė rėndėsishme para vetes, sepse viti 2005 ėshtė momenti i
vlerėsimit tė rėndėsishėm nė veēanti pėr shqiptarėt, ka thėnė kreu i
NATO-s.
-
-
- Kongresistėt Hajd
dhe Lantosh thanė se ėshtė koha qė SHBA-tė tė pėrkrahin pavarėsinė e
Kosovės
-
-
Uashington, 22 janar 2004 -
Vetėm dy orė para se presidenti Bush tė fillonte fjalimin e tij
drejtuar kombit amerikan, organizata lobiste Lidhja Qytetare
Shqiptaro-Amerikane zhvilloi njė takim nė njė nga sallat e selisė sė
Kongresit pėr tė diskutuar mbi shqetėsimet e kėsaj shoqate dhe
veēanėrisht mbi statusin e Kosovės.
-
- Me kėtė
rast dy anėtarė me ndikim tė Kongresit amerikam nė njė letėr dėrguar
kolegėve tė tyre u kanė bė thirrje qė tė bashkohen me ta nė
pėrkrahje tė Projektrezolutės sė paraqitur vitin e kaluar pėr
mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės.
Kryetari i Komisiomnit pėr Marrėdhėnie me Jashtė Henrih Hajd dhe
anėtari i kėtij Komisioni Tom Lantosh thonė nė atė letėr se arritja
e qėndrushmėrisė politike dhe ekonomike nė Kosovė dhe Ballkan kėrkon
mė shumė se sa ndihmė rindėrtimi.
-
- Ajo
kėrkon zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Nė kėtė letėr
thuhet se ėshtė koha qė Shtetet e Bashkuara tė shpallin pėrkrahjen e
tyre pėr pavarėsinė e Kosovės, duke iu pėrmbajtur parimeve qė ato
vetė i kanė njohur se e drejta e vetėvendosjes ėshtė e drejtė
themellore e tė gjithė popoujve.
Drejtori politik i personelit tė Komisionit tė Kongresit pėr
marrėdhėnie me jashtė Bat King u shkėput pėr disa minuta nga puna e
tij pėr t'u tranmetuar shqiptaro-amerikanėve mesazhin e ligjvėnėsve
Hajd dhe Lantos:
-
- "Jemi tė
kėnqur qė miqtė tanė shqiptaro-amerikanė ndodhen kėtu nė kėtė
ngjarje tė veēantė pasi gjendja nė Kosovė dhe nė mbarė Ballkanin ku
jetojnė shqiptarėt ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Shtetet e Bashkuara,
ashtu si edhe qėndrushmėria dhe e ardhmja e asaj pjese tė botės",
tha z. King, transmetoi "Zėri i Amerikės".
-
-
-
Bordi i Drejtorėve tė AKM-sė nuk mori
ndonjė vendim pėr zhbllokimin e procesit tė privatizimit
-
-
Prishtinė, 22 janar 2004 -
As nė takimin e djeshėm tė Bordit tė Drejtorėve tė AKM-sė nuk u mor
ndonjė vendim pėr zhbllokimin e procesit tė privatizimit. Shefi i
Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut Nikolas Lamsdorf tha se ėshtė
diskutuar pėr ndėrmarrjet publike dhe shoqėrore, pėr ēėshtjen e
pėrgjegjėsive, si dhe pėr shqyrtimin e ofertuesit tė dytė tė lartė.
-
- Nė kėtė
mbledhje ishte i pranishėm vetėm pėrfaqėsuesi sindikalist Bahri
Shabani, ndėrkaq munguan dy anėtarėt e Qeverisė, ministrat Ali
Sadriu dhe Ali Jakupi, pa tė cilėt, siē tha Lamsdorf, nuk mund tė
merrej asnjė vendim.
Sipas tij, tenderi pėr 19 ndėrmarrje do tė shpallet nė javėn e
ardhshme. Ai shtoi se pėr herė tė parė kanė diskutuar pėr ndryshimet
e domosdoshme nė politikat operacionale dhe rregullat e tenderit,
por kėto diskutime sipas tij do tė vazhdojnė me secilin anėtar tė
Bordit tė AKM-sė veē e veē.
-
-
- Nė pesė shkolla
tė komunės sė Prizrenit mėsimi po zhvillohet me planprogramet e
Serbisė
-
-
Prizren, 22 janar 2004 - Nė
pesė shkolla tė Komunės sė Prizrenit mėsimi po zhvillohet me
planprogramet e Serbisė, megjithė insistimin e Ministrisė sė Arsimit
qė mėsimi tė zhvillohet me plan-program tė Kosovės.
-
-
Kryesisht bėhet fjalė pėr ato shkolla nė fshatrat e banuara me
goranė dhe boshnjakė si nė Gorė tė Dragashit, nė Restelicė, Brod,
Vraniq, Rapēė dhe nė Krushė. Njė zyrtar pėr zhvillimin e arsimit nė
komunėn e Prizrenit konfirmon se kėto shkolla punojnė me
planprograme tė Serbisė, ndonėse Ministia e Arsimit tė Kosovės atyre
u ka dėrguar me kohė tekstet mėsimore falas me planprogram tė
Kosovės.
Njoftohet se personeli i kėtyre shkollave merr rrogė nga Serbia dhe
tė njėjtit arsimtarė marrin rroga edhe nga Ministria e Arsimit tė
Kosovės. Gjithashtu thuhet se kėto shkolla furnizohen me tekste nga
Beogradi tė cilat kanė hyrė nė Kosovė ilegalisht, ndėrkaq
pėrmbajtjet e tyre janė tė papranueshme pėr aktualitetin e sotėm nė
Kosovė.
-
-
- Analisti i njohur
Zhak Rupnik thotė koncepti i pavarėsisė sė kushtėzuar pėr Kosovėn
ėshtė zgjidhja mė e mirė
-
-
Prishtinė, 22 janar 2004 -
Analisti i njohur, Zhak Rupnik, ka promovuar dje nė Bibliotekėn
Kombėtare nė Prishtinė veprėn e tij nė gjuhėn shqipe "Ditari
ballkanik", ku flet pėr rrjedhat nė ish-Jugosllavinė e shpėrbėrė.
-
- Nė kėtė
libėr Rupnik pėrkrah konceptin e pavarėsisė sė kushtėzuar pėr
Kosovėn si zgjidhja mė e mirė e statusit pėrfundimtar tė saj. Rupnik
me analizat e tij ėshtė njė autor i mirėnjohur pėr opinionin e
Kosovės.
-
-
- Dy serbė janė
arrestuar lidhur me rastin e zjarrvėnies nė ndėrtesėn e Gjykatės nė
veri tė Mitrovicės
-
-
Mitrovicė, 22 janar 2004 -
Dy serbė janė arrestuar lidhur me rastin e zjarrvėnies nė ndėrtesėn
e Gjykatės nė veri tė Mitrovicės mė 6 janar tė kėtij viti, tė cilėve
u ėshtė caktuar paraburgimi prej 30 ditėsh pėr shkak procedurės sė
hetimeve, theksoi Trejsi Beker, zėdhėnėse e policisė sė UNMIK-ut nė
Mitrovicė.
-
- Sipas
saj, arrestimi i kėtyre dy serbėve po e ndihmon procesin e
zhvillimit tė hetimeve, qė ėshtė nė vazhdim e sipėr dhe ndoshta do
tė ketė edhe arrestime tė tjera. Zėdhėnėsja Beker tha se te njėri
nga tė arrestuarit janė gjetur disa gjėsende tė cilat janė vjedhur
nė ndėrtesėn e Gjykatės.
-
-
- Tiranė: 12
klandestinė pėr tė cilėt dyshohej se janė mbytur nė detin Jon janė
gjallė
-
-
Tiranė, 22 janar 2004 - Nė
Tiranė ka arritur dje njė lajm i cili i ka dhėnė fund njė ankthi. Mė
9 janar drejt Italisė pėrveē gomonės sė aksidentuar ku humbėn jetėn
21 veta, ishte nisur edhe njė gomone tjetėr e cila ka mbėrritur nė
Itali.
-
- Kėshtu
12 shkodranė qė janė ndodhur nė atė gomonė kanė mbėrritur nė tokėn
italiane, konfirmojnė tė afėrmit e tyre. Ky lajm ėshtė mėsuar nga tė
afėrmit rreth 11 janarit, por nuk u publikua prej tyre nga droja e
vėshtirėsive qė mund t'u dilnin refugjatėve.
Pas pėrplasjes me dallgėt, gomonja e paaksidentuar e nisur rreth 20
minuta para tė parės, ėshtė kthyer pas pėr t'u kthyer sėrish mė vonė,
deklarojnė tė shpėtuarit. Pas marrjes sė lajmit nga gomonja e
dėmtuar se po vinte policia pėr ndihmė, gomonja tjetėr ka vazhduar
rrugėn pėr nė Itali.
-
-
- Dy ushtarė
amerikanė janė vrarė nga njė sulm me mortaja
-
-
Bagdad, 22 janar 2004 - Dy
ushtarė amerikanė janė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur rėndė nga
njė sulm me mortaja mbi njė bazė amerikane afėr qytetit Bakuba,
njofton Rojter.
"Gjatė mbrėmjes sė fundit ne kemi pasur njė sulm me mortaja mbi
bazėn operative afėr Bakubės, ku janė vrarė dy ushtarė nga divizioni
i katėrt dhe njė tjetėr ėshtė plagosur rėndė", tha majorja Xhoslin
Eberli, zėdhėnėse e divizionit tė katėrt.
-
-
- Guerilėt kanė
vrarė katėr gra irakiane nė njė bazė ushtarake amerikane
-
-
Falluxha, 22 janar 2004 -
Guerilėt kanė vrarė katėr irakiane dhe kanė plagosur gjashtė tė
tjera nė njė sulm mbi njė bazė amerikane nė perendim tė Bagdadit,
njofton Rojter. Incidenti ka ndodhur kur guerilėt hapėn zjarr ndaj
njė minibusi nė tė cilėn ndodheshin 9 irakiane tė punėsuara nė bazėn
ushtarake amerikane.
Policia ka thėnė se kjo ėshtė hera e parė qė punėtorėt irakianė qė
punonin nė bazėn ushtarake amerikanė kanė qenė nė shenjestėr tė
sulmit. "Supozojmė se autobusin e sulmuan guerilėt qė e dinin se
punojmė pėr amerikanėt", tha njė nga gra e plagosur irakiane.
-
-
- Shkencėtari "i
pabindur" pėr bombėn
-
-
Seul, 22 janar 2004 - Njė
nga shkencėtarėt amerikanė nė zė qė vizitoi Korenė e Veriut, thotė
se ai nuk u bind se vendi mund tė prodhojė bombė bėrthamore.
Shkencėtari i njohur pėr ēėshtjet bėrthamore, qė vizitoi kompleksin
kryesor bėrthamor tė vendit, tha se i ėshtė treguar njė substancė,
qė nga zyrtarėt atje u pėrshkrua si pluton.
Ky ėshtė njė nga pėrbėrėsit kryesor tė armėve bėrthamore.
Shkencėtari, Siegfried Hecker, nė rrėfimin e parė pas vizitės nė
Korenė e Veriut, tha para njė komisioni tė senatit amerikan se ai
nuk ka prova pėr natyrėn e substancės, por tha se nė tė ndodheshin
gjurmė radioaktiviteti.
-
-
- Bush pėrsėriti
temat qė preku gjatė fjalimit tė tij mbi gjendjen e vendit
-
-
Uashington, 22 janar 2004 -
Zyrtarisht presidenti amerikan Xhorxh Bush nuk ka filluar ende
fushatėn pėr t'u rizgjedhur. Por ndėrsa udhėton nė shtete tė
ndryshme tė Amerikės, duke folur rreth politikave dhe propozimeve tė
tij, ai flet me pasion rreth ēėshtjeve tė rėndėsishme pėr votuesit
amerikan.
Nė Ohajo, pėr shembull, njė shqetėsim i madh ėshtė humbja e vendeve
tė punės nė sektorin e prodhimit gjatė viteve tė fundit. Shkalla e
papunėsisė nė kėtė shtet ėshtė ngritur nga 3,9 pėrqind nė 5,7
pėrqind qė kur zoti Bush filloi nga detyra nė vitin 2001. Presidenti
pranoi ekzistencėn e kėtij problemi dhe premtoi tė ndihmojė.
-
-
-
Kuvajti dhe Arabia Saudite janė tė gatshme tė pakėsojnė borxhin e
Irakut
-
-
Kuvajt, 22 janar 2004 -
Udhėheqėsit e Kuvajtit dhe tė Arabisė Saudite thonė se janė tė
gatshėm tė shqyrtojnė pakėsimin e ndjeshėm tė borxhit prej miliarda
dollarėsh qė Iraku u ka vendeve tė tyre.
Princi saudit i kurorės, Abdullah bin Abdul Aziz tha se Rijadi do tė
hyjė nė negociata. Ai i bėri kėto komente dje pas bisedimeve me tė
dėrguarin e posaēėm amerikan, Xhems Bejker.
Zoti Bejker vizitoi po dje Kuvajtin, ku kryeministri i atij vendi u
zotua tė pakėsojė borxhin e Irakut nėse parlamenti e miraton njė gjė
tė tillė.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|