|
22
janar 2004 / TN
Ismail Kadare
1
Poshtėrimi i popujve ėshtė njė dukuri e
njohur nė histori. Poshtėrimi, pararendėsi i racizmit, bėn pjesė nė
shenjat e sigurta qė paralajmėrojnė pėrgatitjen e njė zezone. Populli
i shenjuar pėr keq pret me ankth stuhinė e sė keqes. Zezona mund tė
vonojė me stinė, me vite, disa herė me shekuj, por njė ditė ajo do tė
arrijė. Pritja mė e gjatė e sė keqes u ka ndodhur hebrenjve. E
shpėrndarė nė tre mijėvjeēarė u duk se ajo po shterrohej, po shfryhej
gradualisht nga shekulli nė shekull. Por nuk ndodhi ashtu. As
pėrndjekjet e pėrsėritura, as shpėrnguljet, as pogromet mizore, nuk e
shuan asnjėherė armiqėsinė kundėr hebrenjve. Dhe kjo vazhdoi gjer nė
mesin e shekullit XX, kur krimi arriti kulmoren e vet me Holokaustin.
I kryer nga nazistėt, krimi ka qenė nė tė vėrtetė me pėrmasa planetare.
Spėrkatja e tij ka njollosur ndėrgjegjen e shumė popujve, ndėrgjegje
ende e pashqyrtuar plotėsisht. Poshtėrimi
mund tė duket nė pamje tė parė si njė e keqe banale, njė farsė
keqkuptimi kulturor, njė sėmundje e kapėrcyeshme. Pėr tė hequr dorė
nga ēdo ngushėllim i tillė duhet tė kuptojmė se genocidi kundėr
hebrenjve, ashtu si ēdo genocid, ka nisur pikėrisht me poshtėrimin.
Poshtėrimi i popujve sjell dy tė kėqija madhore. E para, e ēon
popullin viktimė drejt katastrofės. E dyta, e egėrson viktimėn duke ia
shtrajtuar karakterin gjer nė atė shkallė sa ta shtyjė drejt
shkėrbimit tė xhelatit tė vet. Si rrjedhojė e kėsaj, klima e njė
rajoni, e njė kontinenti apo e njė epoke mund tė helmohen disa herė nė
mėnyrė tė pakthyeshme.
Poshtėrimi mund tė jetė i njėmendtė apo i
shpikur. Ka raste nė histori kur vende apo regjime janė hequr si tė
poshtėruar, pėr tė pėrligjur kundėrsulmin, e mė pas krimet e tyre ndaj
tė tjerėve. Vetė ky fakt dėshmon fuqinė e lemerishme tė poshtėrimit,
kėtij mekanizmi qė mund tė shėrbejė si thikė me dy presa nė jetėn e
popujve.
2
Nė tetor tė kėtij viti nė Shqipėri ndodhėn
tri ngjarje, nė vėshtrim tė parė, tė rėndomta, nė njė shqyrtim mė tė
thellė, kuptimplote. Nė kulmin e fushatės sė zgjedhjeve vendore,
njerėzit qė e ndiqnin fushatėn nė TV u befasuan nga shpėrthimi i
pezmit antishqiptar nė krahinėn e Himarės. Shqiptarė dhe grekė, ose mė
saktė zuzarė tė dy kombeve, tė kapluar nga njė mllef primitiv me fjalė,
me gjeste, me ulėrima, dėshmuan pa ndonjė arsye mosdurimin e tyre
kundėr vendit qė quhet Shqipėri, dhe popullit qė e banon kėtė vend,
shqiptarėve. Zyrtarė grekė dolėn tė pėrzier nė kėtė histori.
Mefshtėsia e autoriteteve shqiptare pėr tė mbrojtur dinjitetin e
vendit nga poshtėrimi u gjykua pėrulėse. Heshtja e vėzhguesve
ndėrkombėtarė, e dyshimtė.
Pothuajse nė tė njėjtėn kohė vazhdonte njė
tjetėr histori aspak e denjė: ēėshtja e prejardhjes sė Nėnė Terezės.
Qė ballkanas kokėtrashė, sipas njė tradite tė njohur qė u mohon
shqiptarėve ēdo personazh tė fismė, duke i lėnė veē banditėt, hajdutėt
dhe brashnjarėt, pra, qė ballkanas xhelozė tė shpallnin se shenjtorja
nuk ishte me zanafillė shqiptare, kjo nuk ishte ndonjė befasi. Por, qė
intelektualė shqiptarė ta bėnin kėtė me njė zell edhe mė tė madh, kjo
ishte natyrisht dhe befasuese dhe e trishtuar. Me njė nėnqeshje
qesėndisėse, me njė kinse sipėrani, qė pas mendjes sė tyre e jep
veēimi prej kombit qė tė ka pjellė, kėta dijsa kėrkuan tė talleshin me
opinionin shqiptar qė kėrkoi tė ripohonte as mė pak e as mė shumė, atė
tė cilėn Nėnė Tereza, e bashkė me tė, gjithė bota e kishte shpallur
prej vitesh: prejardhjen e saj shqiptare.
Fill pas kėsaj, pėr njė ēudi tė madhe,
kėta dijsa, qė pak mė parė ishin tallur me nėnėterezistėt shqiptarė,
qė e kishin quajtur pėrmendjen e prejardhjes si tregues sė njė
mendėsie parake, romantiko-nacionaliste, katundareske, groteske e tė
tjera si kėto, u bėnė befas seriozė, e nisėn tė zhbironin arkivat pėr
tė gjetur shi atė qė e kishin pėrēmuar, zanafillėn e shenjtores. Por
kėtė herė, sipas tyre, tani pa qesėndi e pa pėrqeshje, Nėnė Tereza na
paskėsh njė prejardhje, por ajo ishte maqedonase, vllahe, madje, sipas
njė indiani, ndoshta cigane. Me fjalė tė tjera, Nėnė Tereza mund tė
kishte ēdo kombėsi, veē jo atė shqiptare.
Njė ngjarje e tretė ndodhi pa dalė muaji
tetor. Nė njė emision televiziv, ku flitej pėr pakicat kombėtare, disa
pėrfaqėsues tė kėtyre pakicave mezi e pėrmbajtėn mllefin antishqiptar.
Veēanėrisht tė egėr ishin dy prej tyre: pėrfaqėsuesi i pakicės
maqedonase (njė burrė me emėr mysliman, qė fliste, kushedi pse, nė
emėr tė maqedonasve tė krishterė), dhe tjetri, qė e quante veten si
zėri i pakicės egjiptiane, ata qė populli racist
shqiptar, sipas tij, i quante me pėrēmim jevgj,
e qė gjithmonė sipas tij, ishin ngulur nė kėtė vend nė kohėn e
faraonėve, rrjedhimisht shumė shekuj pėrpara vendėsve.
Ėshtė vėshtirė tė besohet qė pakicat
etnike, nė emėr tė tė cilave flitej nė TV, do tė dėshironin vėrtet tė
pėrfaqėsoheshin prej kėtyre tipave. E para, sepse do tė ishte paksa e
ēuditshme qė maqedonasit e krishterė do tė pranonin njė zėdhėnės me
emėr e mbiemėr turko-mysliman. E dyta, sepse as maqedonasit e as tė
quajturit egjiptianė, qė jetojnė prej shumė kohėsh nė Shqipėri, nuk
do tė pranonin njė harbim tė tillė dhe njė mungesė tė plotė
luajaliteti ndaj vendit dhe popullit, midis tė cilit jetojnė.
Luajaliteti ndaj vendit qė u jep strehė dhe i mbron pakicat, njėlloj
si shtetasit e vet, ėshtė kriteri i parė, i detyrueshėm nė ēdo
demokraci evropiane pėr kėto pakica. Si tė mos mjaftoheshin me
shkeljen e luajalitetit, pėrfaqėsuesit e mėsipėrm, shkuan gjer atje sa
tė kėrkonin shpalljen e Shqipėrisė si vend shumėkombėsh!
3
Tre incidentet e mėsipėrme, ndonėse tė
rėndomta nė dukje, dėshmuan qartė pėr njė hovzim tė ndjeshėm tė njė
klime antishqiptare nė gadishull. Nė rastin e Himarės, fyerjet kundėr
Shqipėrisė, kundėr flamurit dhe simboleve tė saj shtetėrore, shoqėruar
kjo me valėvitjen e flamurit dhe simboleve greke, dėshmuan haptas pėr
njė program tė vjetėr, tė nxjerrė nga varri, nė mos pėr shpėrbėrjen e
Shqipėrisė, pėr shkėputjen e njė cope tė saj.
Nė rastin e Nėnė Terezės, u shpalos njė
program tjetėr: shpallja tėrthorazi e popullit shqiptar si popull qė
smund tė ketė modele pozitive, e aq mė pak modele sublime si Nėnė
Tereza. Duke i lėnė kėtij populli vetėm monopolin e modeleve negative:
banditėve, mafiozėve, horrave, shkretanėve tė ēdo ngjyre, praktikisht
i programohet mbyllja e ēdo shtegu drejt pėrparimit. Atij i lihet
hapur vetėm njė shteg: atij qė ēon nė fillim nė greminėn morale, e
pastaj thjesht nė greminė.
Rasti i tretė, ai i bisedės televizive tė
25 tetorit, hedh projektin e ri, sipas tė cilit shqiptarėve nuk u
pėrket veēse njė copėz e Shqipėrisė, ndoshta pjesa mė e vogėl e saj.
Thėnė shkurt, ky ėshtė projekti i vjetėr i copėtimit tė vendit,
rishfaqur me njė kostum tė ri: vend shumėkombėsh.
Kėta shembuj, shoqėruar me dhjetėra tė
tjerė, nuk janė as tė rastit, as tė shkėputur nga njė fundajė e tėrė
nė kėtė fillim shekulli. Nė ndėrrimin e mijėvjeēarėve, pėr herė tė
parė nė gadishull, populli shqiptar u shfaq i lirė, nė pothuajse krejt
shtatin e tij. Nė vend qė tė pritej nė mos me gėzim, sė paku me atė
luajalitet, qė shkakton ai qė mbėrrin mė vonė, nė logun ku
sivėllezėrit e tjerė bashkėvuajtės si ai, kanė mbėrritur ndėrkaq, nė
vend pra qė tė pritej me mirėkuptim, ndodhi shpeshherė e kundėrta. Mė
kot rilindasit shqiptarė u ranė kambanave dhe dhanė shenjat
paralajmėruese se nuk po del nga mjegulla njė pėrbindėsh, por njė
popull qė kėrkon lirinė, ato kambana nuk u dėgjuan dhe ato shenja nuk
u panė.
Liria e njė populli u pėrftua si diēka
kėrcėnuese, diēka dėmtuese pėr tė tjerėt. U krye kėshtu njė gabim
fatal, nga ata qė historia nuk i fal kurrė: u krijua iluzioni fatkeq,
se Gadishulli Ballkanik mund tė gjejė lirinė e vet, duke ndryrė, duke
varrosur brenda barkut tė vet, lirinė e njėrit prej popujve mė tė
vjetėr tė tij.
Keqkuptimi vazhdoi gjatė. Dhe bashkė me tė
njė tragjedi shumėaktėshe, pėr tė sjellė vetėm njė nga shembujt, atė
qė luhej mu pėrpara syve tė verbėr tė Evropės. Tam-tamet e festivaleve,
tė forumeve e tė profkave pseudoliberale e mbuluan pėr njė kohė tė
gjatė atė qė gjithsesi nuk duhej tė mbulohej: dramėn e njė populli qė
vuante si nė mesjetė nė Jugosllavi: shqiptarėve tė Kosovės. Ishte
padyshim turpi mė i madh i Evropės sė pasluftės dhe njolla mė e rėndė
nė ndėrgjegjen e saj. Pėr fat tė mirė Evropa dhe gjithė qytetėrimi
perėndimor u zgjuan mė nė fund. Ata e ndėshkuan Jugosllavinė duke
shėnuar nė historinė e njerėzimit luftėn e parė tė njė grupi popujsh
tė bashkuar pėr arsye kryesisht morale.
Kohėt e fundit, po krijohet pėrshtypja se
ky ngadhnjim i ligjeve sublime tė tė drejtave dhe lirisė mbi ēdo ligj
tjetėr, po vihet prapė nė dyshim. Njė frymė mohimi, e njohur nė
historinė njerėzore pas ngjarjeve tė mėdha, njė ndjesi pendimi pėr atė
qė u bė, spikat aty-kėtu herė mė qartė, herė mė turbullt nė
kontinentin evropian. Ndonėse nė Hagė vazhdon gjykimi dhe dėnimi i
krimit, njė simpati e heshtur pėr tė gjėllon andej-kėndej. Si
shoqėruese e kėsaj ndjesie, vjen nervozizmi dhe mosdurimi ndaj atij qė
u bė shkaktar pėr atė bombardim tė gjatė e tė kobshėm nė Ballkan:
popullit shqiptar.
Shenjat e njė prej flamave mė tė vjetra tė
botės, racizmit, po shfaqen, kėtė herė, kundėr shqiptarėve. Tre
shembujt qė u pėrmendėn nė krye tė kėsaj sprove nuk janė veēse
shenjėza tė rastit midis njė sfondi tė madh. Por shpesh janė pikėrisht
shenjat e rastit, e sidomos ato qė nuk u vunė re, qė paralajmėrojnė
ngjarjet.
4
Nė tė gjitha acarimet ballkanike
poshtėrimi ka pjesėn e vet. Ai lidhet me viktimizimin, njė nga
pasionet kryesore tė ballkanasve. Zakonisht tė gjithė hiqen viktima,
madje xhelatėt mė fort se tė tjerėt. Nė rrethana tė tilla ēėshtja e
poshtėrimit dhe bashkė me tė ajo e viktimizimit, janė tepėr delikate
nė kėtė zonė tė Evropės. Rrjedhimisht, rėnia e kambanės pėr poshtėrim
kėrkon njė pėrgjegjėsi tė lartė morale. Njė kushtrim tė rremė nuk e
ndan veēse njė hap nga thirrja pėr krim kundėr tjetrit. Nė kėto kushte,
ngritja e ēėshtjes sė poshtėrimit tė shqiptarėve, e bėn tė detyrueshme
njė shqyrtim gjakftohtė tė kėsaj dosjeje, bashkė me pyetjet themelore
qė ajo shtron. Disa nga kėto pyetje tepėr bezdisėse, historia
shqiptare ashtu si dhe historitė e gjithė popujve tė tjerė ballkanikė,
nė rastet e tyre, nuk ka guxuar tu japė pėrgjigje tė saktė.
Pyetjet janė sa tė thjeshta aq dhe
monumentale, tė tilla qė nuk lėnė shteg pėr bishtnim. Nė rastin e
poshtėrimit pyetja shtrohet: si ka qenė e vėrteta nė pėrgjithėsi? Kanė
qenė shqiptarėt viktima tė poshtėrimit, apo dhe vetė ata kanė
poshtėruar tė tjerėt? E njėjta pyetje shtrohet pėr racizmin: kanė qenė
ose mė saktė, a janė shqiptarėt racistė, apo jo?
Pyetje tė tjera lidhen natyrshėm me tė
parat: kanė qenė shqiptarėt tė shtypur, shtypės, apo tė dyja bashkė?
Historia ballkanase nė pėrgjithėsi, e me
tė bashkė, historia shqiptare, duhet tė zhvishen sa mė parė nga
madhėshtitė e rreme hijerėnda, apo nga idilet rozė, po aq tė rreme.
Ajo duhet tė pastrohet nga pluhuri qė mbulon tė vėrtetėn, nga pudra qė
pėrpiqet tė mbulojė turpin, nga joshja pėr cubnitė dhe nga krejt
kultura e krimit e paraqitur si kulturė heroike.
Vetėm kjo shpėlarje do ta ndihmojė
Ballkanin tė kthjellojė nė fillim ndėrgjegjen, e fill pas asaj
mendėsinė e vet. Gadishulli ynė, mė shumė e mė ngutshėm se kurdoherė
ka nevojė sot pėr tė vėrtetėn. Popujt e Ballkanit nuk duhet tė kenė
frikė nga e vėrteta, sepse pavarėsisht nga prapėsitė qė kanė bėrė me
shumė zell, ka gjasė tė kenė megjithatė, njė bilanc tė pėrgjithshėm
pozitiv. Qė tė kthehemi te pyetjet e vėshtira, lidhur me poshtėrimin,
mund tė thuhet pa frikė se shqiptarėt nuk kanė pse tė qahen e tė hiqen
si viktima tė gjithėhershme. Nė pjesėn mė tė madhe tė rrugėtimit tė
tyre historik, ata jo vetėm qė nuk kanė qenė tė poshtėruar, por, pėr
fat tė keq, shpesh kanė marrė pjesė nė poshtėrimin dhe shtypjen e tė
tjerėve.
Prania shqiptare nė gadishull ka qenė
tepėr e fuqishme, por ne duhet tė kemi kurajon tė themi se kjo prani
ka qenė e tillė po aq pėr tė mirė sa edhe pėr tė keq. Pėr tė mirė kur
nuk e ka ulur kryet ndaj trysnisė otomane, kur ka bėrė luftė pėr
lirinė e vet ose pėr lirinė e fqinjit tė tij: popullit grek. Pėr tė
keq, kur feudalėt, vezirėt, pashallarėt, guvernatorėt mizorė shqiptarė
u kanė shkaktuar fatkeqėsi popujve tė tjerė, aty ku kanė sunduar ose u
ka rėnė rruga e marshimit. Nė qoftė se nė baladat popullore greke
shqiptarėt pėrmenden aty-kėtu, si pushtues ose sundues, kjo ska pse
tė na duket propagandė qėllimkeqe, por dėshmia epike e njė epoke.
Lidhur me ēėshtjen edhe mė delikate, atė
tė racizmit, ne pėrmendim shpesh me tė drejtė prirjen filosemite dhe
mbrojtjen e hebrenjve prej shqiptarėve. Krenaria jonė pėr kėtė ėshtė
legjitime, madje nė kushtet e ringjalljes sė antisemitizmit sot, kjo
krenari e ripohon me kurajo kėtė program moral. Ndėrkaq, duhet thėnė
se, prohebreizmi shqiptar nuk mund tė shėrbejė as si alibi, as si
pasaportė qė u jep shqiptarėve tė drejtėn tė shpallen si njė popull qė
nuk e njeh racizmin. Thjesht e me plot gojėn mund tė themi se, pėr fat
tė keq, si shumė tė tjerė, populli ynė ka qenė dhe mbetet i prekur nga
kjo sėmundje e rėndė.
Ėshtė e vėrtetė se racizmi i tij ėshtė i
atij lloji qė mund tė quhet i tensionit tė ulėt. Ėshtė po aq e
vėrtetė se historia shqiptare nuk njeh as pogrome, fushata, psikoza e
programe raciste, por kjo sdo tė thotė se shqiptarėt nė kėtė fushė,
janė engjėj. Racizmi tradicional kundėr romėve, (emėrtimet jevg,
magjyp, gabel, janė disa nga dėshmitė sipėrfaqėsore tė tij), ka qenė
dhe vazhdon tė jetė i pranishėm nė jetėn shqiptare. Nė shumicėn e
rasteve nėn njė petk bablok e tolerance tė dyshimtė nga ana e
shqiptarėve, pjella e ndjenjės sė superioritetit. Nė ndonjė rast tė
rrallė, me goditje ndėshkuese, si nė luftėn e Kosovės.
Racizmi kundėr fqinjėve, kryesisht
sllavėve (emėrtimet shkja, shkinė, me nder grek, shule etj.), shpesh i
ndėrsjellė, shoqėruar pėr fat tė keq me goditje hakmarrėse, si nė
Kosovė vazhdon ti sjellė njė dėm tė ndjeshėm ēėshtjes shqiptare.
Racizmi kundėr turqve, (halldup, anadollak, turkoshak etj.),
pjesėrisht i shpjeguar nga pushtimi, pa rigjallėrim, mė tepėr mbetje
folklorike. Sė fundi, racizmi antiitalian, (breshkamadh, pepino etj.),
pėrsėri shpjeguar nga pushtimi, e sidomos nga periudha e paspushtimit
italian, pa goditje hakmarrėse, pėrkundrazi me sjellje fisnike ndaj
ushtrisė sė mundur italiane.
Njė racizėm i vonė, i mbetur nė shpėrgenj,
ishte ai kundėr kinezėve, i vetmi, me sa duket, me prejardhje politike,
mosmiratim i njė miqėsie groteske, qė u fik, pėr fat tė mirė, bashkė
me maoizmin, pa lėnė asnjė gjurmė ndaj komunitetit kinez, qė jeton sot
nė Shqipėri. Mundėsi racizmi jep prania e UNMIK-ut nė Kosovė, sidomos
ndaj nėpunėsve me prejardhje afrikano-aziatike, mbi tė cilėt mund tė
bien fare pa tė drejtė pėrēmime tė vjetra, ose mllefe tė reja, me
zanafillė tė sotme.
Shtresimi racist ėshtė njė ndėr mė tė
vjetrit e mė tinzarėt nė natyrėn njerėzore. Ai zė vend vit pas viti e
shekull pas shekulli saqė mėton tė ngjasojė me lidhjet fisnore e ato
tė gjakut, nė kahun negativ, natyrisht. Pėr tu kthyer te poshtėrimi,
pavarėsisht nga shembujt e mėsipėrm, nė njė bilanc pėrfundimtar, mund
tė thuhet se shqiptarėt, ndryshe nga ēmendohet, jo vetėm qė nuk kanė
qenė viktima, mė shumė se tė tjerėt, por pėrkundrazi shpesh kanė qenė
tė favorizuar. Bazuar ose jo nė tė vėrtetėn, ata kanė patur shpesh njė
nam tė mirė, tė ngjyrosur me romantizėm.
Prejardhja e tyre ilire dhe e gjuhės
shqipe kanė qenė tė pranuara gjerėsisht. Njė simbol mbretėror planetar
si ai i shkabės dykrenore, ndonėse i lakmuar kudo, i ėshtė njohur
vetėm flamurit tė tyre, me zemėrgjerėsi, madje i pėrforcuar me
shprehjet: vend i shqipeve dhe bij tė shqipeve, tė dyja tė
krijuara, me sa dukej, prej evropianėve.
Gjatė diktaturės gjysmėshekullore
komuniste, ndėrsa regjimi fitoi pėrēmimin e gati gjithė botės, kombi
shqiptar i mbyllur si nė zhguall prej kėtij regjimi, mbeti
pėrgjithėsisht i paprekur. Pėr ironi tė fatit, kur regjimi komunist
ra, fillimisht nė Shqipėri e pastaj nė Kosovė, shqiptarėt bashkė me
lirinė njohėn edhe poshtėrimin masiv. Tė vėnė nėn projektorėt e gjithė
botės, shqiptarėt treguan, pėr fat tė keq, njė fytyrė tepėr zhgėnjyese,
qė i ngazėlleu pa dyshim kundėrshtarėt e tyre tradicionalė, aq sa i
dėshpėroi mbrojtėsit e tyre. Prapėsia shqiptare arriti kulmin nė vitin
e zi 1997, turpin dhe lemerinė e tė cilit shqiptarėt, elita politike e
kulturore, bashkė me turmat qė vuri nė lėvizje, nuk kanė ende guximin
moral pėr ta zbėrthyer e pėr ta dėnuar. Ky refuzim shpjegon njė pjesė
tė shthurjes morale dhe tė ėndrrave makabre qė ende projektohet nga
ato ngjarje nė kohėn e tanishme.
Vetėposhtėrimi qė shqiptarėt i bėnė
vetvetes, ajo pabesi nė pėrmasė tė madhe, qė do tė sillte rrėzimin e
turpshėm tė shtetit, u hapi rrugė fantazmave tė vjetra nė gadishull,
njė nga tė cilat kishte qenė zhbėrja e Shqipėrisė. Kishte vite qė,
falė diktaturės sė saj proverbiale, Shqipėria shkėlqente, siē thuhet,
me mungesėn e saj. Kishte pushuar sė qeni faktor, me fjalė tė tjera,
ajo vetė kishte njėmendėsuar projektet e hershme antishqiptare. Tani
qė diktatura, kjo gardiane e vetasgjėsimit shqiptar kishte rėnė, rolin
e saj duhej ta merrte dikush tjetėr. Shqiptarėt e dalė nė liri,
ngjanin tė rrezikshėm.
Nė prag ishin ngjarjet e Kosovės, pas tė
cilave tė tjerė shqiptarė do tė dilnin nė liri. Duhej bėrė diēka e
ngutshme qė ky dallgėzim tė frenohej. Pėrrallat pėr rrezikun islamik,
qė kinse bartte populli shqiptar, nuk pinin ujė. E po ashtu thirrjet
mallėngjyese tė Serbisė, qė Evropa tu jepte rolin e kamxhikut nė emėr
tė kinse mbrojtjes sė krishtėrimit. Surpriza e keqe, prirja
vetėvrasėse e shqiptarėve, tėrbimi i njė pjese tė tyre kundėr atdheut,
nxiti, me sa dukej kurajon e qarqeve tė vjetra antishqiptare. Njė
strategji tjetėr, gjysmė e re, gjysmė e hershme doli nė dritė: tė
goditej jo mė regjimi, por ai qė pėrbėnte thelbin e ēėshtjes, vetė
kombi shqiptar. E kjo gjė nuk mund tė kryhej pa ndihmėn e asaj
pararoje qė shfaqet zakonisht nė kėsi rastesh: falanga e rimohuesve.
6
Goditja ose mė saktė shkulja e themeleve
tė kombit dhe identitetit shqiptar, vėnia nė dyshim e krejt historisė
sė tij, mohimi i shenjave dhe i vlerave, pėrbaltja e modeleve,
pėrēmimi i gjuhės, kėto e tė tjera si kėto, nuk mund tė kryheshin pa
njė keqkuptim tė rėndė, qė vitet e fundit, thirret nė skenė, sa herė
qė dikush ka nevojė pėr ēoroditje dhe alibi.
Ėshtė fjala pėr dy nocione aq shumė tė
pėrfolura sot: patriotizmin dhe nacionalizmin. Loja me to, mjegullimi,
shfrytėzimi me dredhi, duke pėrdorur dy kute, kanė lėnė shteg pėr
spekulime tė pafundme. Dihet se si nacionalizmi agresiv ėshtė maskuar
shpesh me lajlelulet e patriotizmit, por po ashtu patriotizmi natyral
ėshtė fshikulluar pa tė drejtė si nacionalizėm i keq. Ndonėse tė
ndryshme si nata me ditėn, njė qasje e kthjellėt ndaj kėsaj dukurie,
na lejon tė mendojmė se ashtu si dashuria me urrejtjen, qė qėllon tė
pėrkiten nė njė pikė, ashtu dhe atdhetarizmi me nacionalizmin kanė,
pėr fat tė keq, njė pikėtakim tė turbullt. Ėshtė pikėrisht kjo zonė qė
nxit keqkuptimet e rėnda, shpesh tė qėllimshme.
Nė Evropėn e sotme, ndonėse gjėkund nuk
shprehet qartė, nėnkuptohet pėrdorimi i dy kuteve pėr kėto dy nocione.
Ndėrsa pranohet heshturazi njė lloj nacionalizmi tek disa vende tė
mėdha e tė stabilizuara, duke u pagėzuar si patriotizėm, e njėjta
ndjesi, nė tė tjera vende, damkoset si nacionalizėm.
Shpallja si mite nacionaliste e gjithė
modeleve shqiptare, qė nga Kastrioti e Nėnė Tereza, zėvendėsimi i
kėtyre modeleve me tė tjera, shumica poshtėruese: figura pashallarėsh
mizorė qė i shėrbyen jo lirisė por robėrisė, rebelime tė hapura
proturke, si ai i Haxhi Qamilit, pashallarėt e kuq, qė e zėvendėsuan
flamurin otoman me atė panbolshevik, figura mafiozėsh e monstrash
politikė qė valėvitin sot njė flamur tė tretė, atė tė korrupsionit, e
kėshtu me radhė, gjer te emblema e fundit, atė qė duhet ti fshijė tė
tjerat e tė kthehet nė shenjė identifikimi tė kėtij populli: anije tė
mbushura me refugjatė, qė e braktisin vendin.
Siē shihet, asgjė ndėrtuese nuk ka nė kėtė
tablo tė re qė i propozohet botės shqiptare. Nė tė ka vetėm kaos,
mbrapshti dhe braktisje. Qė qarqeve tė ndryshme nė Ballkan, u
intereson kjo gjendje gjysmėnokdauni nė tė cilėn ka rėnė vendi ynė, (rivaliteti
ekonomik pėr dikėnd, statusi i Kosovės pėr dikė tjetėr, e kėshtu me
radhė), kjo merret me mend, por qė rimohues shqiptarė marrin pjesė,
madje me shumė zell, nė kėtė sulm kundėr vendit tė vet, kjo ėshtė
vėrtet dėshpėruese.
Pėrveē iliricitetit dhe figurės sė
Kastriotit, si mite ēoroditėse dhe burim kryesor i fatkeqėsisė
shqiptare u shpallėn tezat e rilindasve. Cilat kanė qenė, nė tė
vėrtetė, mitet e rilindasve shqiptarė? I pari dhe mbi tė gjitha,
pėrveē Kastriotit, ishte miti i flakjes sė pushtimit turk, bashkė me
otomanizmin oriental. Pastaj vinin me radhė miti i zgjimit tė
ndėrgjegjes kombėtare. I ruajtjes sė tėrėsisė truallsore tė Shqipėrisė.
I orientimit perėndimor e i modelit zviceran. I harmonisė fetare dhe i
harmonisė midis Veriut dhe Jugut. I kultit tė gjuhės shqipe. Edhe nė
kishte mite, qė tingėllonin naive, si ai i Shqipėrisė Zonjė tė rėndė
tė dikurshme, e katandisur mė pas me rrecka, ose i prejardhjes
pellazge, ose i sublimit tė virtyteve e
bukurisė shqiptare, kėto e tė tjera si kėto, nuk i prishin punė askujt.
Kryesorja ishte qė, nė kėtė program nuk kishte urrejtje, e aq mė pak
tmerre, si ato tė pastrimit etnik, qė ishin formuluar ndėrkaq nė disa
nga programet e fqinjėve tanė.
Pėr ēudi, rimohuesit tanė, aq tė
vėmendshėm pėr ti gjetur njolla Rilindjes sė vendit tė vet, nuk kanė
vėrejtur asnjė tė keqe nė mitet qė paralajmėruan tragjedinė e fundit
nė Ballkan: Kosova djep i Serbisė, ku jeton qoftė edhe njė serb
ėshtė Serbi, etj., etj. Edhe kur flakėt morėn qiellin dhe bota e tėrė
u rrėqeth nga masakrat e Kosovės, ata prapė nuk panė asgjė dhe
vazhduan ti binin kambanės kundėr kombėtarizmit shqiptar.
Shkrimtari, qė mė sė shumti e barti nė
shekullin 20 mitologjinė rilindase, ishte Gjergj Fishta. Sipas
logjikės sė rimohuesve tanė, Fishta ka bėrė njė gjė tė keqe. Mirėpo
ata, tani pėr tani, nuk guxojnė ta prekin atė. Ata vazhdojnė tė zhyten
thellė e mė thellė nė mashtrim dhe hipokrizi kur ngulin kėmbė qė
mitet shqiptare i transferoi nė shekullin tonė Enver Hoxha. Kinse
kritika e tyre pėr shefin komunist, ėshtė, nė tė vėrtetė, lavdėrimi mė
i madh pėr tė. Ne e dimė mirė ēbėri Hoxha me programin rilindas. Ne e
dimė mirė se si psikozėn kundėr otomanizmit e ktheu nė psikozė kundėr
kapitalizmit. Programin properėndimor, nė tė kundėrtėn e tij. Modelin
zviceran, nė model sovjetik e kinez. Harmoninė fetare, nė ndalim tė
gjithė besimeve. Mitin e virtyteve tė shqiptarit, nė mit tė njeriut
tė ri, tė kundėrt me tė parin. Sė fundi, mitin e Zonjės sė rėndė tė
dikurshme, tani me rrecka, nė mitin e Zonjės gjithmonė me rrecka, tani,
Shoqe e nderuar.
Ēi propozohet sot Shqipėrisė, si kėmbim
pėr mohimin e miteve rilindase? Nė radhė tė parė vetėposhtėrimi.
Kėnga e kukuvajkės, fryma mohuese pėr gjithēka. Shkurt, mitit tė
atdheut, me tė gjitha ngarkesat kundėrthėnėse, qė ai ka marrė, nė
historinė e gjithė popujve, i kundėrvihet miti i vendit tė pamundur,
thėnė ndryshe, tė mallkuar.
Mėkati mė i pafalshėm i rimohuesve ėshtė
se, me transformimin qė i bėjnė sė keqes shqiptare, nga regjimi
komunist tek kombi shqiptar, ata, dashur padashur, bėhen mbrojtėsit e
kėtij regjimi. Me alibinė qė i bėjnė kėshtu diktaturės, ata nxisin njė
pyetje tė pėrēudur: ētė bėnte i gjori regjim komunist me kėtė popull,
qė gjithēka tė tij: historinė, kulturėn, mendėsinė i kishte pasur tė
prishura nė themel?
8
Polemika pėr Nėnė Terezėn, nė vjeshtė tė
kėtij viti, tregon se gadishulli ynė jo vetėm vazhdon tė prodhojė
histori, siē ėshtė thėnė, por krahas historisė, uzina e tij shpik ose
mohon zanafilla, injoron ose fabrikon pakica tė paqena, pėrgjysmon ose
dyfishon popuj, pjell mburrje qesharake faraonike ose perandorake.
Polemika, si ēdo prodhim i provokacionit
qėllimkeq, ka qenė e panevojshme. Nė ēdo provokim tė kėtillė ka njė
dozė pabesie. Skema ėshtė e njohur: hedhja nė publik diēka tė
pavėrtetė. (Nė kėtė rast, ėshtė pritur vdekja e Nėnė Terezės, qė tė
thuhet se ajo nuk ėshtė shqiptare.) Natyrisht qė do tė ketė reagim,
siē ka reagim nė kėsi rastesh. Pas reagimit, gjendet dikush qė thėrret:
ēėshtė ky reagim? Pėrse ky reagim?
Bėrtitėsit shkojnė mė larg: ēėshtė ky
patriotizėm, ky kinse patriotizėm, ky nacionalizėm? Pėr ēudi gjithė
mllefi i bėrtitėsve nuk drejtohet kundėr provokatorit qė hodhi nė
opinion njė mashtrim, por kundėr atyre qė i thanė jo mashtrimit.
Bėrtitėsit vazhdojnė tė ngulin kėmbė se sduhej tė kishte reagim pėr
njė gjė qė dihet. Ndėrkaq, ata bėjnė sikur nuk e dinė qė pa atė reagim,
mashtrimi pėr Nėnė Terezėn do tė zinte vend nė trajtėn e njė
shtatoreje prej ronzi nė njė shesh tė Romės. Tė nervozuar, disa nga
bėrtitėsit e hedhin mė nė fund maskėn: ēpunė kanė shqiptarėt me Nėnė
Terezėn? Ajo i pėrket gjithė njerėzimit.
Ky pohim ka qenė edhe thelbi i provokimit.
Dy pyetje shtrohen tani disi mė qartė: e para, ėshtė apo jo e
nevojshme shpallja e prejardhjes sė njeriut? E dyta: kanė apo skanė
punė shqiptarėt me Nėnė Terezėn?
Pėr pyetjen e parė, dihet se tre janė
informacionet bazike qė jepen nė krye tė ēdo lajmi pėr ēdo
personalitet: dita e lindjes, prejardhja, dita e vdekjes. I mirė ose i
keq, ky ėshtė tani pėr tani zakoni i njerėzimit. Pėr Nėnė Terezėn nuk
do tė kishte pėrjashtim. Ndėr mijėra lajme, qė njoftuan vdekjen e saj,
u dhanė tė sakta lindja, vdekja dhe prejardhja shqiptare e saj.
Nė morinė e pafund tė informacionit qė
shoqėroi vdekjen e saj, zėrat e vetmuar qė u ngritėn pėr tė thėnė se
Nėnė Tereza nuk ishte shqiptare, por sllave, cigane ose vllahe, ishin
njė pikė ujė nė oqean. E megjithatė, ishte kjo pikė ujė nė oqean, qė u
kap prej provokatorėve nė Tiranė, pėr tė ngritur njė zhurmė
kundėrshtuese.
Njerėzit qė reaguan kundėr kėtyre zėrave,
u fshikulluan nė mėnyrė tė pabesė si bojaxhinj tė Nėnė Terezės,
domethėnė si falsifikatorė, si mbulues, si pėrēudnues tė saj. Pas
kėsaj deklarate, do tė donim tė dinim se a do tė kishte guxim
provokuesi ta ēonte mendimin e tij gjer nė fund, pėr tė thėnė se nė
kėtė histori, kryebojaxhia, pra, kryefalsifikatorja qenkėsh vetė Nėnė
Tereza, meqenėse ka qenė ajo, qė e ka shpallur pėrpara botės
prejardhjen e saj shqiptare? Dhe pėr tė mbyllur kėtė paragraf tė
trishtueshėm do tė duhej tė bėnim pyetjen: nė qoftė se ata qė pohojnė
pėrkatėsinė shqiptare tė Nėnė Terezės do tė quheshin bojaxhinj, ēemėr
duhej tu vinim atyre qė i gjetėn asaj njė tjetėr prejardhje tjetėr,
atė vllahe?
Kurthi i prejardhjeve mbetet nga mė tė
larmishmit nė Ballkan. Prejardhja si mburrje. Prejardhja si fyerje.
Prejardhja e padurueshme prej tjetrit. Prejardhja e mohuar. Prejardhja
e fshehur. Prejardhja e nxjerrė befas si thikė nga mėnga, e kėshtu me
radhė.
Keqkuptimi pėr prejardhjet ėshtė pjesė e
atij gramshaleshi tė madh qė pėrbėn ballkanizmin, nė kuptimin mė tė
keq tė fjalės. Ai lidhet me njė varg keqkuptimesh tė tjera, shpesh
dramatike, siē ėshtė ai i statusit tė pakicave. Si kudo nė botė,
pakicat kanė qenė e do tė jenė tė pashmangshme nė Ballkan. Ēėshtja
ėshtė nėse ato do tė lozin rolin e urave bashkuese apo tė greminave
ndarėse. I kanė luajtur tė dyja gjer mė sot, mė hershėm atė tė urave,
mė vonshėm atė tė greminave. Nga qartėsia e Kushtetutės sė Evropės sė
Bashkuar pėr kėtė problem do tė varet njė kthjellim i mėtejshėm i njė
prej burimeve tė sė keqes nė Ballkan.
Popujt e gadishullit tonė kanė dhėnė e
kanė marrė gjerėsisht me njėri- tjetrin pėr shekuj me radhė. Krahas
ndikimeve kulturore, zakonore, gjuhėsore, ballkanasit kanė kėmbyer
lėndė njerėzore, nė masė tė ndjeshme. Lėnda njerėzore e ardhur nga njė
popull tjetėr, ėshtė zakonisht faktor gjallėrimi dhe shėndoshjeje.
Historia e ka pranuar se ēpasurim sjell kjo pėrzierje, ky metisash,
dhe ēvarfėrim shkakton e kundėrta. Shembulli amerikan, si ngadhėnjim
i pėrzierjes mbetet mė i qarti gjer mė sot.
Shqiptarėt, si gjithė tė tjerėt, i janė
nėnshtruar kėtij ligji. Ata kanė dhėnė, dhe duke dhėnė, kanė
shėndoshur popujt e tjerė, sidomos fqinjėt, me gjindjen e tyre. Nga
ana tjetėr ata kanė marrė, dhe gjithaq janė shėndoshur prej tė tjerėve.
Nė shėmbėllim tė krushqive mbretėrore, qė janė pėrpjekur tė luajnė njė
rol zbutės, njė rėnie tė trysnisė midis shteteve, kėto dhėnie-marrje
midis popujve e kanė luajtur pa dyshim njė rol tė tillė, madje, me sa
duket, mė tė ndjeshėm se krushqitė monarkike. Megjithatė, si nė rastin
e gjithė krushqive edhe ato, nga kahu pozitiv, ka qėlluar tė kthehen
nė tė kundėrtėn.
Provokimet nuk kanė nevojė gjithmonė pėr
sheshe ku tė shpallen. Ato mund tė fillojnė pa bujė, si shkrepsja
modeste, qė i vė zjarrin njė turre drush. Ato mund tė nisin nė trajtė
sprovash akademike, nė trajtė veshjesh, apo thashethemesh tė kafeneve.
Prejardhjet, janė rrafsh i parapėlqyer pėr acaruesit. Tė thuash se
nėna e Gjergj Kastriotit ėshtė me prejardhje joshqiptare, ėshtė njė
gjė e zakonshme. Kryezotėt shqiptarė, ashtu si njė pjesė e feudalėve
ballkanas, pėr arsye tė ndryshme, qoftė edhe pėr tė imituar mbretėrit,
merrnin gra tė huaja. Me kėtė rast, fyerja e shqiptarėve pėr
prejardhjen e nėnės sė heroit, qė ka gjasė tė ketė qenė malazeze,
ėshtė e papėrligjur. Rasti rėndohet kur vjen puna e shpalljes me bujė,
nė njė gazetė me tirazh tė madh, se ati i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti
ka qenė gjithashtu serb.
Provokimi mban erė qė larg, ngaqė bazohet
thjesht mbi njė mashtrim. Nga disa shkresa tė vjetra serbe ku emri i
Gjon Kastriotit figuron si Ivan Kastrioti, u hidhka poshtė njė e
vėrtetė e dėshmuar nga mijėra dokumente tė tjera nė dhjetėra gjuhė, e
nė dhjetėra vende. Nė kėto dokumente emri i Gjon Kastriotit
natyralizohej, nė shumė raste, sipas gjuhės me tė cilėn pėrpilohej
dokumenti. Kėshtu, Gjoni i Kastriotėve, nė gjuhė tė ndryshme ishte
Zhan, Xhon, Johan, Huan, Ivan, Xhovani etj. Kėta emra mund ta bėjnė
atė francez, anglez, gjerman, spanjoll, serb ose italian, aq sa ēmund
ta bėjė shqiptar emri i shqiptarizuar Gjon, Papėn e Romės, Gjon Palin
e dytė.
Zelli pėr provokim dokumentohet ngaqė nga
gjithė prejardhjet e mundshme, parapėlqehet ajo qė acaron, ndonėse pa
tė drejtė, shqiptarėt. Them, pa tė drejtė, sepse ēfarėdo prejardhjeje
qė ti ngjitėsh Kastriotit, serbe, greke, spanjolle apo kineze, asgjė
nuk e ndryshon asnjė grimė identitetin e tij shqiptar. Loja me
prejardhjet ėshtė, jashtė ēdo dyshimi, njė nga kotėsitė foshnjarake
ballkanike. Por kjo nuk do tė thotė aspak se provokimi vetė, mund tė
quhet foshnjarak. Njė provokim ėshtė gjithmonė serioz nė tė
keqen e tij, e sidomos nė gadishullin tonė.
Shumė tmerre kanė ndodhur nė historinė e botės tė nxitura nga ngjarje
qė ngjajnė fėminore: njė lėvizje e gabuar e dorės nė njė tempull, njė
krehje flokėsh, njė tatuazh a njė deklarim i pakujdesshėm. Shqiptarėt
nuk janė aspak tė mbrojtur nga ethe tė tilla. Shembulli i prejardhjes
tė hamendsuar joshqiptare tė Migjenit ėshtė njė nga mė kuptimplotėt.
Ajo ka qenė pėr njė kohė tė gjatė tabu.
Tė thuhej se Millosh Gjergj Nikolla, ishte
me zanafillė joshqiptare, me sa dukej malazeze, kjo merrej si fyerje.
Nė tė vėrtetė, jo vetėm nuk ka asnjė fyerje, por ka qenė nder pėr
botėn shqiptare, qė mundi tė magjepste e ta bėnte tė vetin njė nga
talentet mė tė mėdhenj tė kohės. Rasti i Migjenit tregon se universi
shqiptar bashkė me gjuhėn shqipe, ai univers e ajo gjuhė qė ne e kemi
bėrė zakon ta shkelim me kėmbė, ka fuqi thithėse e integruese tepėr tė
fortė.
Migjeni, pėr nga prejardhja, pėr nga
studimet, e pėr nga gjuha, mund tė ishte njė shkrimtar jugosllav.
Vendi fqinj mund ti jepte atij hapėsirė e mundėsi, nė dukje, mė tė
madhe se Shqipėria e sertė, e varfėr dhe kryeneēe. Por ai, jashtė ēdo
pėrfitimi, madje kundėr tij, e bėri zgjedhjen e vet. Ajo zgjedhje
ishte rrėnjėsore, e sinqertė, e plotė. I dashuruar tragjikisht, siē
shkruan, pas botės sė shqiptarėve, (ka gjasė qė viset e Perėndimit,
pėr tė cilat ai kishte gjithashtu njė dashuri tragjike, iu dukėn mė
tė kapshme nėpėrmjet Shkodrės sė shqiptarėve sesa zonės sllave),
Migjeni nuk e kujtoi kurrė zanafillėn e vet. Do tė mjaftonte kjo qė,
nė qoftė se dikujt duhej ti mbetej hatri (nė kėtė
gadishullin tonė hatėrmbetės), kėta do tė
ishin malazeztė e jo shqiptarėt.
Askush nuk ka tė drejtė ti kėrkojė askujt
pohimin apo mohimin e prejardhjes sė vet. E drejta e pohimit ėshtė po
aq e ligjshme sa ajo e mohimit.
Ndryshe nga Migjeni, njė tjetėr shkrimtar
shqiptar me prejardhje tė huaj, Sterio Spasse, nuk e mohoi asnjėherė
zanafillėn maqedone. Shkrimtar i shquar nė dy regjime tė ndryshme,
mbretėror dhe komunist, i qortuar nė tė parin si tepėr pesimist
(romani Pse?), e nė tė dytin si tepėr optimist (realizmi socialist),
Spasse pėrjetoi fatin e shumicės sė shkrimtarėve shqiptarė, fat tė
kushtėzuar nga disa faktorė, pėrveē njėrit: atij qė lidhej me
prejardhjen. Nė tė dy kohėt, mbretėroren dhe komunisten, askush nuk ia
kujtoi kurrė maqedonėsinė, rrjedhimisht, prej saj ai spati asnjė tė
keqe, ashtu siē nuk pati asnjė tė mirė. Ėshtė rasti tė thuhet kėtu se,
ndėrsa skemi tė drejtė tė mohojmė e tė shkulim prejardhje, aq mė pak
kemi tė drejtė tė detyrojmė dikėnd ta mbajė atė me dhunė, si tatuazh,
si yll tė Davidit nė setėr, sipas zakoneve naziste, apo si damkė
hekuri tė skuqur, sipas dokeve mesjetare.
9
Zemėrimi kundėr zanafillės shqiptare u
pėrligj nė njė mėnyrė shtihane, se kinse zhurma pėr Nėnė Terezėn ishte
e tepruar nė Shqipėri dhe se ajo po shfrytėzohej prej klasės politike
shqiptare, pėr kapital, moral etj., etj. Ata qė e njohin pak a shumė
gjendjen nė Shqipėri, e dinė fare mirė se klasa politike shqiptare as
qė do tia dijė pėr Nėnė Terezėn, se veshėt e shqiptarėve, nga
mėngjesi nė darkė janė tė shurdhuar nga klithmat e njė panairi politik
rraskapitės: Nano-Meta, Mejdani-Berisha, Votat e vjedhura, KQZV-tė,
VKQZ-tė, Mocion besimi, Mocion mosbesimi etj., etj. Midis kėsaj
zallahie shterpė, ēdo tėrheqje e vėmendjes prej gjėrash mė tė epėrme,
do tė ishte jo vetėm e dobishme pėr shėndetin moral tė kohės, por do
tė ndihmonte pėr tė parė se, sa e mjerė ėshtė gjithė kjo
rrumpallė, qė ka gėlltitur jo vetėm
politikėn, por edhe pjesėn dėrrmuese tė shtypit shqiptar. Ētė keqe,
pra, do tė kishte prania mė e ndjeshme e Nėnė Terezės, e frymės sė saj,
nė botėn tonė shqiptare, tė mbushur me mosdashuri, me nerva dhe
urrejtje?
Antinėnėterezistėt tanė i mėrzit fakti qė
populli shqiptar, pothuajse unanimisht, e ka shpallur adhurimin e tij
pėr Nėnė Terezėn. Ky popull ėshtė akuzuar vitet e fundit si tepėr i
ashpėr, shkatėrrimtar, egėrshan. Ka njė pjesė tė sė vėrtetės nė kėtė
fajėsim. Nisur qoftė edhe nga kjo, ētė keqe ka nė qoftė se populli
shqiptar, me zgjedhjen e kėsaj embleme morale shpall prirjen e tij pėr
tė bėrė njė ndreqje, njė qortim, njė zbutje brenda vetes? A nuk i
kėrkohet sot gjithė Ballkanit njė program i ri moral, thelbin e tė
cilit e pėrbėn zėvendėsimi i urrejtjes me frymėn e mirėkuptimit? I
gjithė ky zell pėr mėnjanimin e Nėnė Terezės bėhet edhe mė i pafalshėm,
kur kujtojmė se ka patur njė kohė tė errėt, kur regjimi komunist e
kishte pėrjashtuar shenjtoren krejtėsisht nga Shqipėria. Ti bėsh
jehonė, qoftė edhe pa dashur kėtij qėndrimi ēnjerėzor, ėshtė mėse e
habitshme.
Argumenti i fundit nė dosjen Nėnė Tereza
ėshtė edhe mė absurdi: frika se mos krenaria pėr prejardhjen shqiptare
tė shenjtores, ripėrtėrit tek ne mitin e hershėm tė superioritetit tė
racės shqiptare!!!
Ėshtė vėrtet pėr tė lėnė mendjen, siē
thuhet. Se kur na paska dalė ky rrezik i ri nė kėtė vend, kjo mbetet
njė nga kureshtitė e mėdha se gjer ku mund tė shkojė fantazia
njerėzore.
Nė fundajėn e njė rėnie morale tė paparė,
ku vetėposhtėrimi, shkelja e vetvetes, humbja e ēdo besimi, kanė
arritur nė atė pikė, sa qė shpesh janė tė huajt qė pėrpiqen tė na
sjellin nė vete, duke thėnė: kini besim nė veten tuaj!, tė flasėsh pėr
rrezikun qė vjen nga kompleksi i superioritetit tė racės, ėshtė si tė
pėshtysh mbi njė gur varri. E meqė ėshtė fjala pėr modelin e Nėnė
Terezės, ky model shelbues, qė ėshtė, veē tė tjerash, edhe i
pėrvujtnisė, jo vetėm nuk mund tė nxisė tė kundėrtėn te shqiptarėt,
por na jep shkas tė besojmė se njė nga arsyet e adhurimit ėshtė
pikėrisht prirja pėr tu ndarė edhe me kėtė cen: kreninė e tepruar e
boshe. Nėnė Tereza, si ikonė e mbarė planetit tė njerėzve, ėshtė
veēanėrisht e tillė pėr popullin shqiptar, falė lidhjes sė gjakut.
Ėshtė kjo lidhje qė kthehet vetvetiu nė njė pakt, nė njė shkollė tė
tėrė emancipuese, nė njė lajm tė mirė, pėr njė kohė tė re.
Tė ngresh moralin e pėrmbysur tė njė
njeriu ėshtė ndėrkaq diēka e madhe. Tė ndihmosh pėr tė ngritur moralin
e njė populli tė tėrė ėshtė pėrtej sublimes. Pėr tė kuptuar se kjo nuk
ėshtė as metaforė poetike e as njė pėrkryerje, qė ndodh nė sfera tė
larta, tė parrokshme pėr njeriun e thjeshtė, le tė kujtojmė qindra
mijėra mėrguesit e sotėm shqiptarė, ata qė fati nuk u ka ecur, siē
kanė shpresuar, dhe qė tė shpėrndarė anekėnd, ditė e natė pėrballen me
mungesat, ankthet, poshtėrimin. As shteti shqiptar, as pasaporta
shqiptare nuk i mbrojnė dot, pėrkundrazi, ua ndėrlikojnė jetėn. Le tė
kujtojmė dramėn kolosale, atė dramė me tė cilėn nuk merret askush, tė
mijėra e mijėra fėmijėve tė kėtyre mėrguesve, tė cilėt shkojnė ēdo
mėngjes nė shkollat e huaja, me zemėr tė dridhur se mos dikush u thotė
me pezm: ti je shqiptar!
E pra, kėtyre mėrguesve tė harruar, qė u
qėllon tė pėrfundojnė nė burg me faj e pa faj, e kėtyre fėmijėve qė
gjymtohen psikikisht qė nė mėngjesin e jetės, u vjen befas nė ndihmė
ikona e shenjtores. Ėshtė ajo dhe vetėm ajo, qė u jep kurajon ti
thonė me vete policit, gjykatėsit ose mėsuesit: ju vendin tim e
shpėrfillni, por lavdi Zotit ėshtė njė shenjtore qė ju e nderoni: Nėnė
Tereza. Ajo ėshtė nga vendi im. Do tė mjaftonte vetėm kjo arsye e
thjeshtė njerėzore, midis arsyeve tė tjera tė mėdha, qė tė rreshtte
zhurma kundėr pranisė sė Nėnė Terezės nė Shqipėri. Zelli qė ushqen
kėtė zhurmė, na bėn tė mendojmė se ata qė i bezdis kjo prani, nė tė
vėrtetė ėshtė vetė populli shqiptar qė i bezdis.
Siē u tha mė lart, vendi i vetėm ku
zanafilla e Nėnė Terezės zgjoi kundėrshtime e polemika, ishte
Shqipėria. Nė kėtė rast, nuk ka si mos tė na shkojė mendja te dy
testamentet qė i ishin lėnė popullit shqiptar lidhur me shenjtoren.
Porosia e asaj vetė, qė ajo tė mos ndahej mė kurrė nga Shqipėria.
Porosia e Enver Hoxhės, qė ajo tė mos i qasej kurrė Shqipėrisė.
Populli shqiptar nderoi testamentin e parė, atė tė shenjtores.
Provokatorėt shqiptarė nderuan tė dytin, atė tė diktatorit.
10
Prodhimi me tepricė i historisė nė Ballkan,
sipas thėnies sė njohur tė Ēurēillit, nuk mund tė kryhej pa njė sėrė
uzinash ndihmėse, ato qė pėrgatitėn lėndėt e nevojshme, pėr
departamentin kryesor. Trysnitė etnike, mitet vrastare, pėrēudnimet e
historisė, e gjer te provokimet e te helmet mė banale, janė disa nga
nėnprodhimet e domosdoshme qė uzina e madhe tė mos pushojė sė nxjerri
tym.
E tymtarėt e saj, pėr fat tė keq, kanė
qenė e mbeten ndotėsit mė tė kėqinj tė gadishullit. Nisur nga kjo,
ėshtė e kuptueshme qė Evropa e Bashkuar, nė portat e sė cilės
ballkanasit kanė zėnė radhėn pėr tė hyrė, vigjilon, mbikėqyr, jep
kėshilla e dėrgon kėrcėnime, qė gadishulli tė harrojė fantazmat
ngatėrrestare tė tij, tė rishikojė historinė e dhunuar, tė heqė dorė
nga dufet e vjetra, shkurt tė evropianizohet. Nė fillim tė shekullit
21, njė trysni e re po rreket tė buthtojė mu nė mes tė kryeqytetit tė
Shqipėrisė, Tiranės: acarimi midis shqiptarėve e vllehėve. Ėshtė ende
e dobėt, e parėndėsishme dhe pa tė ardhme, e megjithatė, si ēdo helm,
e ka aftėsinė qė edhe nė sasi tė paktė, tė dėmtojė rėndshėm. Pėr njė
kohė tė shkurtėr, kjo trysni, ndonėse kryekėput e shpikur, arriti tė
provokojė rrjedhojėn mė tė keqe nė kėsi rastesh: shenjat e para tė
racizmit shqiptar kundėr pakicės vllahe.
Thelbi i asaj qė ka ndodhur ėshtė ky: nė
fillim tė shekullit 21, pėr herė tė parė nė kronikėn historike
shqiptare, janė bėrė pėrpjekje, pėr tė krijuar njė trysni tė paqenė,
tė panjohur gjer mė sot, tė ngjashme me krijimin artificialisht tė
qelizave kanceroze, nė njė laborator studimor.
Pėr tė sajuar njė trysni ėshtė e
domosdoshme gjetja e tharmit. E tharmi i ēdo trysnie etnike ėshtė
persekutimi. Pra, fabrikimi i njė trysnie ėshtė baraz me fabrikimin e
njė persekutimi. Nė kėtė kah, ēėshtja shtohet thjesht dhe qartė: a ka
patur ose a ka trysni midis shqiptarėve dhe pakicės vllahe? Thėnė
ndryshe: ka patur ose ka persekutim tė vllehėve prej shqiptarėve?
Opinioni i pėrgjithshėm shqiptar i
pėrgjigjet me njė jo! tė madhe kėsaj pyetjeje. Opinioni i
pėrgjithshėm vllah, madje edhe vetė provokatorėt (paradoksi do tė
shpjegohet mė poshtė), i pėrgjigjen praktikisht me njė jo! edhe mė
tė madhe. Atėherė pėrse kjo zhurmė? Pėrse bie kambana? Pėr kė
fabrikohet helmi?
Pėrgjigjet janė dy. Sipas studiuesit
shqiptar, Albert Ramaj, kjo ēėshtje, si shumica e ēėshtjeve tė
dyshimta nė Ballkan, ka njė prapavijė politike: krijimin e njė pakice
etnike vllahe, me qendėr Maqedoninė, pėr tė relativizuar atje statusin
e shqiptarėve si popull i dytė. Sipas njė mendimi mė tė pėrgjithshėm,
e gjithė kjo sėshtė veē njė ēėshtje biznesi.
Meqenėse Kėshilli i Evropės, me tė drejtė,
e mbron pakicėn vllahe, si pakicė e rrezikuar, disa liderė tė kėsaj
pakice duan me ēdo kusht tė provokojnė persekutimin, mundėsisht
racizmin, ngaqė kėshtu, mendojnė ata, edhe pėrfitimet do tė jenė mė tė
mėdha.
Kėto janė hamendje, tė cilat, pėr tu bėrė
tė besueshme, kanė nevojė pėr tė vėrtetėn, atė qė del nga faktet.
Problemi vllah nuk ka ekzistuar nė Shqipėri, pėr arsyen e thjeshtė se
vllehėt janė konsideruar qytetarė shqiptarė, njėlloj si shqiptarė,
rrėnjės (autoktonė) si ata, me tė njėjtat tė drejta si ata, me tė
njėjtat detyra, me tė njėjtin fat. Kjo sdo tė thotė se nuk njihej
zanafilla e tyre vllahe ose arumune. Por kjo prejardhje nuk ka dhėnė
gjer mė sot asnjė shenjė dallimi ose ndarjeje. Prania vllahe nė
Shqipėri ėshtė quajtur prani tipike shėndoshjeje, martesat me
shqiptarė kanė qenė pa kurrfarė kufizimi, pjesėmarrja e vllehėve nė
ēėshjet kombėtare, politike e kulturore tė kombit shqiptar ka qenė e
plotė, nė tė gjitha kohėrat dhe regjimet.
Fjalė tė bukura, vizion rozė? Kurrsesi.
Ajo ēka u tha mė lart, dėshmohet katėrcipėrisht nga vetė shkrimet e
nxitėsve tė provokacionit. Njė kundėrthėnie e madhe i pėrshkon fund e
krye kėto shkrime. Nga njė anė, me njė krenari tė ligjshme pėrmenden
nė to gjithė veprimtarėt me prejardhje vllahe, qė punuan e luftuan pėr
Shqipėrinė, qė nga poetėt e misionarėt, gjer te martirėt qė derdhėn
gjakun pėr tė, e nga ana tjetėr, nė tė njėjtat shkrime, ngrihet ankesa
pėr pėrēmim e persekutim.
Kėto dy pohime nuk mund tė qėndrojnė
bashkarisht. O njėri, o tjetri bie.
Pėr fat tė mirė, bie i dyti, pėrēmimi,
sepse i pari ėshtė i dėshmuar historikisht. Pohimi i parė e pėrjashton
tė dytin, sepse as historia, as natyra njerėzore kėtu nė Ballkan nuk
japin shembuj qė, njė pakicė e shtypur tė punojė me kaq pėrkushtim,
madje tė flijohet, pėr njė komb tė huaj, e pėr mė tepėr shtypės. Pėr
fat tė keq, nxitėsit e grindjes kanė shkuar larg. Sipas kanuneve
ballkanike, janė pėrpjekur ta projektojnė grindjen nė thellėsi tė
mijėvjeēarėve, aty ku, sipas tyre, stėrgjyshėrit e tė dy palėve janė
ndeshur egėrsisht.
Ėshtė thėnė edhe mė lart se zgjedhja e njė
prejardhjeje, tė qenė apo tė paqenė, tė vėrtetė apo gjysmė tė vėrtetė,
ėshtė njė hobi nga e cila popujt nuk ndalen dot. Ajo mbetet e
pafajshme pėrderisa nuk ushqen njė qėllim tė errėt. Ajo bėhet e
fajshme pėrderisa nxit pikėrisht qėllimin e keq. Mėtimi pėr njė lidhje
tė popullsisė vllahe me latinitetin (ndonėse ky latinitet nuk ėshtė i
qartė pėr ata vllehė qė e quajnė veten tė lidhur me helenėt), ėshtė
krejtėsisht punė e tyre.
Kur ky mėtim nis e pezmatohet, me ngarkesė
konfliktuale, pėr tė ushqyer njė provokim tė sotėm, ai bėhet i
dėnueshėm. Njė kapardisje vllahe, e ndikuar, me sa duket, nga
kapardisja proverbiale shqiptare, duke u ndezur nga kujtimet e Romės
antike, kujton se do tu japė zemėr tė vetėve, duke kujtuar sipėraninė
e Romės (si tė thuash, stėrgjyshėrve tė vllehėve), ndaj ilirėve, (me
demek katragjyshėrve tė shqiptarėve). Nuk pėrmendet vetėm lufta midis
tyre, sė paku nė shtyp, por ajo vazhdon kafeneve, bashkė me
ngazėllimin pėr humbjen e ilirėve (me demek tė shqiptarėve!). E gjithė
kjo do tė mbetej njė episod grotesk, nga ata qė vetėm gadishulli ynė
fantazist ėshtė i aftė tė pjellė, sikur tė mos pasohej nga njė helm i
rrezikshėm, helmi klasik qė qėndron nė bazė tė ēdo racizmi:
superioriteti i njė race. Nė shtyp, e zezė mbi tė bardhė, ėshtė
shkruar se vllehėt qenkėrkeshin superiorė ndaj shqiptarėve.
Ėshtė, me sa duket, kjo ide e helmėt, ajo
qė nxiti reagimin e ashpėr racist shqiptar. Provokimi ia kishte
arritur qėllimit. Pėr herė tė parė, nė trajtė tė egėr, cinike, u
shfaqėn nė shtyp cilėsime pėrbuzėse pėr vllehėt, kėrraba vllahe,
ēobanėria, bejte pėr mushkat, si simbole tė nomadizmit etj. Ishte e
trishtueshme qė tė pėrēmoheshin kėshtu elemente baritore, ato qė nuk
turpėrojnė asnjė popull e qė kanė qenė rrėnjėt e jetės, sidomos pėr
vetė shqiptarėt e pėr gjithė ballkanasit, qė nga kohėrat homerike e
gjer mė sot. Racizmi, qoftė edhe i provokuar, ėshtė kryekėput i
dėnueshėm. Ndėrkaq, po aq i dėnueshėm ėshtė provokimi i tij.
Racizmi ndaj shqiptarėve, i ushtruar sot
gjerėsisht nė njė vend si Greqia, anėtare e BE-sė, ėshtė krejtėsisht i
kundėrkohshėm. Proselitizmi i dhunshėm, ndėrrimi i emrave, i fesė,
fyerjet, keqtrajtimet, burgimet me shkak e pa shkak, e gjer te
torturat e vrasjet me njė plumb pas kokės, nė zyrat e policisė, dhe
shpallja pastaj e vrasėsve tė pafajshėm, kjo ėshtė njė kronikė tepėr e
dhimbshme pėr tu gėlltitur. Shteti shqiptar, i ēoroditur nga
korrupsioni dhe marrėzitė e brendshme tė tij, intelektualėt renegatė
shqiptarė, tė merakosur se mos emri i Nėnė Terezės u jep kurajo (lexo:
ua lehtėson brengat) bashkėkombasve tė tyre, komitetet e tė drejtave
tė njeriut tė tipit Ballauri, cinikė dhe krejtėsisht tė pandjeshėm
ndaj vuajtjeve tė emigrantėve tanė, i kanė lėnė ata nė mėshirėn e njė
fati tė papėrfytyrueshėm.
Nga kalvari i tyre i gjatė, do tė
mjaftonte ngjarja makabre e pėrkthyeses sė gjyqeve, qė, duke mos ditur
asnjė fjalė shqip, pėr dhjetė vjet rresht ka kalbur nėpėr burgje me
dhjetėra e ndoshta me qindra djem shqiptarė, pėr tė kuptuar sa larg
kanė shkuar gjėrat.
12
Nuk ėshtė e lehtė tė gjenden shkaqet e
plota qė ēojnė drejt otracizmit (veēimit) tė njė populli. Njė pjesė e
tyre mbeten gjithmonė nė terr. Nga arsyet e njohura, pėrveē revanshit
tė vjetėr ballkanik, ka qenė jugosllavomania, thėnė ndryshe, moda e
flirteve me fqinjin tonė verior, ajo qė mė sė shumti e ka dėmtuar
Shqipėrinė. Politika vetėvrasėse e veēimit, krimi fillestar e
njėherėsh mė i rėndi, i komunistėve shqiptarė, ka qenė fatale nė kėtė
kah.
Pėr njė ndėrlikim tė favorshėm tė
rrethanave, ai qė nė gjuhėn e pėrditshme quhet skajim i keq i yjeve,
Shqipėria, nė shumicėn e rasteve, del e humbur. Njė sėrė keqkuptimesh
dramatike, fryt i mosnjohjes ose dashakeqėsisė, e ndjekin hap pas hapi
dosjen e saj. Nga e djathta ajo quhet e majtė e, pėr ēudi, nga kjo e
fundit fajėsohet si e djathtė. Nga qarqet e krishtera konservatore
merret pėr myslimane, e nga myslimanėt radikalė pėr jo e devotshme.
Njė pjesė e gjykimeve kundėrthėnėse e
shpesh paradoksale, e kanė burimin te grindjet brenda perandorisė
komuniste, atėherė kur Bashkimi Sovjetik hodhi mbi Shqipėrinė akuzėn
biblike se iu shit imperializmit pėr 30 aspra. Pėr njė kohė tė gjatė,
ajo akuzė mbeti nė kujtesėn e miliona njerėzve, tė cilėt, nga
padituria dhe naiviteti besonin vėrtet se vendi i vogėl stalinist
ishte kthyer nė Judė, nė shėrbim tė kapitalizmit. Kundėr tij u
pėrdorėn shpesh tė njėjtat mallkime qė pėrdoreshin zakonisht kundėr
CIA-s, Izraelit ose Boris Pastėrnakut. Gjithsesi e pafat, Shqipėria
humbi kėshtu miliona simpatizuesit e saj filosovjetikė e, mė pas, pas
grindjes me Kinėn, miliona tė tjerėt, maoistėt.
Kėto aradhė tė pafundme, nė njė mėnyrė ose
nė njė tjetėr u kthyen kundėr saj. Ishin ata qė mė 1999 mbushėn radhėt
e para tė manifestimeve pėr tė mbrojtur Serbinė nga bombardimet, por
kurrsesi popullsinė shqiptare nga masakrat.
Gati e pabesueshme tingėllon sot profecia
e famshme e Hrushovit, kur e quajti Shqipėrinė Judė tė shitur te
Perėndimi. Nė atė kohė, akuza ishte krejtėsisht jashtė ēdo baze
logjike, e tillė qė mund ta prodhonte veē truri i njė tė ēmenduri. E
megjithatė erdhi njė kohė qė difensa e ēmendur u krye, e Shqipėria
pėrfundoi si njė ndėr aleatėt mė besnikė, nė mos i Perėndimit mbarė, i
fortesės sė tij kryesore, SHBA-sė.
Si shumė punė tė Shqipėrisė, edhe kjo
miqėsi kėrkon taksėn e vet. Mė kot ėshtė thėnė e shpjeguar se simpatia
pėr Amerikėn nuk ėshtė njė pasion i radhės, por i ka rrėnjėt nė
mirėnjohjen historike nė fillim tė shekullit, kur presidenti amerikan,
Willson, ishte i vetmi nga shefat perėndimorė qė kundėrshtoi dhe
pengoi ndarjen e Shqipėrisė dhe, nė mbarim tė shekullit, kur SHBA-ja
udhėhoqi koalicionin pėr ēlirimin e Kosovės. Valėt e antiamerikanizmit
qė, pėr fat tė keq, pėrshkojnė sot botėn dhe Evropėn, nuk lėnė pa
prekur vendin e vogėl nė breg tė Adriatikut. Ka gjasė qė jo vetėm
amerikanofobia klasike, por manifesitmet anėsore, nga ato antisemite
gjer te altermondistėt e mė tej, te kundėrshtarėt e UGJM-ve (ushqime
gjenetikisht tė modifikuara), tė pėrplasin stėrkalat e tyre mbi vendin
ballkanik. Ndėrkaq, si rrjedhojė e acarimeve midis BE-sė dhe SHBA- sė,
ka gjasė qė sipas proverbit kur grinden atllarėt shkelmat i hanė
gomarėt, Shqipėria tė hajė shkelma atėherė kur se pret.
Ky ndėrlikim ndėrkombėtar i dosjes sė
Shqipėrisė, ndonėse mund tė duket zotėrues, nuk do tė arrinte dot tė
krijonte njė klimė mohuese nėse nuk do tė arrinte do tė ushqehej nga
njė faktor i befasishėm: shpėrthimi dhe shpėrndarja nėpėr botė e
qindra mijėra shqiptarėve. Janė tė njohura pasojat e kėsaj pėrmbytjeje:
imazhi katastrofik dhe nxitja e racizmit antishqiptar. Ėshtė e ditur e
vėrteta e thjeshtė se, banditėt dhe mafiozėt shqiptarė pėrbėjnė njė
pėrqindje tė vogėl tė mėrguesve, por po aq e ditur ėshtė fuqia
njollosėse e sė keqes. Njė vrasje e bujshme e njė banditi, mund tė
hedhė baltė mbi njė mijė jetė tė ndershme, ato qė spėrbėjnė as lajm,
as histori.
Ky nam i keq i shqiptarėve, u shumėzua,
pėr fat tė keq, nga njė rrezatim mosdashurie, pėr tė mos thėnė
urrejtje kundėr vendit, i njė pjese tė tyre. Kjo mosdashuri e shpallur
e vetė vendasve, shėrbeu pėr tė legjitimuar mosdashurinė e tė tjerėve.
Shprehja kulmore e saj, ishte deklarata cinike e regjisorit majtist
italian Xhani Amelio skam takuar gjer mė sot asnjė shqiptar qė ta
dojė vendin e vet.
Nuk ishte vetėm njė gėnjeshtėr e madhe.
Ishte shpallja arrogante e njė programi tė ri, program qė e bėnė tė
tyre intelektualėt rimohues shqiptarė. Kėta tė fundit, siē u tha mė
lart, ishin batalioni i fundit i vezėve tė gjarprit, ata qė
tinėzisht e mbrojtėn diktaturėn, duke e paraqitur tė keqen e saj, jo
si njė tė keqe komuniste, por gjithėshqiptare.
Shthurja morale e pjesės mė tė madhe tė
klasės politike shqiptare, mungesa e pėrkushtimit pėr vendin, shpallja
e kėsaj shthurjeje dhe kėsaj mungese pėrkushtimi, si diēka moderne dhe
tallja e drejtpėrdrejtė ose e tėrthortė e atyre qė mendonin ndryshe,
ka qenė njė tjetėr faktor madhor pėr njė rėnie tė pėrgjithshme morale
nė kėtė vend.
Rrjedhojė e saj ishte fryma e sėmurė
rimohuese, ajo qė u pėrpoq ta zhveshė Shqipėrinė nga gjithēka, pėr ta
paraqitur si njė vend virtual, version i pėrsėritur i pėrcaktimit
cinik shprehje gjeografike.
Rrjedhojė e kėsaj dhe e njė fryme
hakmarrėse pėr popullin qė, bashkė me shtatoren e tiranit, e pėrmbysi,
mė nė fund, komunizmin, ishte ideja e nėnkuptuar se Shqipėria mund tė
ishte e pranueshme si otomane, si komuniste, por kurrsesi si demokrate
dhe evropiane.
Ide tė ngjashme, tė nxitura nga orekse tė
shtuara kohėt e fundit notojnė nėpėr mjegull. Pavarėsia e kushtėzuar e
Kosovės, ose formula e Kosovės shumėkombėshe, kėrkohet ti kalojnė
tinėzisht krejt Shqipėrisė. Me fjalė tė tjera, nė vend tė shtetit
historik qė po mbush shekullin, tė ketė njė shtet tė kushtėzuar
shumėkombėsh, thua se shqiptarėt, ndryshe nga gjithė popujt, nuk mund
tė kenė shtėpinė e vet. Provokatori tepdil kinse maqedonas, kėrkoi
pikėrisht kėtė gjė nė emisionin televiziv, tė pėrmendur nė fillim tė
kėsaj sprove.
Shqipėria paraqitet sot si njė vend qė nuk
e duan. Kėtė pohim e ndan vetėm njė hap nga formula: Shqipėria ėshtė
njė vend qė ska pse tė duhet. E nga kjo e fundit, gjer te hedhja e
idesė pėr thurjen e mėtejshme tė saj, nuk ka veē njė tjetėr hap.
Shqipėria pėr shumėkėnd ėshtė sot njė pemė e rrėzuar, prej sė cilės,
ashtu si e thotė proverbi, tė gjithė mund tė bėjnė dru. Shqipėria e ka
ulur kryet vėrtet, por, pėr fat tė mirė, nuk ka rėnė. Ata qė mezi
presin ta shohin pėrtokė, ėshtė mė mirė tė kthehen e tė shohin
mjerimin e ngazėllimit tė tyre meskin. Asgjė e mirė nuk i vjen
Ballkanit nga lėngata e njė prej popujve tė vjetėr tė vet. Pėrkundrazi,
shėndoshja e popullit shqiptar, normaliteti i tij, ashtu si ajo e ēdo
populli, ashtu si e popullit serb e malazez, ėshtė nė tė mirė tė tė
gjithėve. Tė sėmurė apo tė shėndoshė, ne jetojmė e do tė jetojmė nė tė
njėjtin pavion dhe, duam apo sduam, fatet i kemi tė pėrziera. Ata qė
nuk arrijnė ta kuptojnė kėtė, skanė kuptuar asgjė nga kjo botė.
Shqipėria nuk ka rėnė. Ende i drojtur, si
nė muzikėn e Ravelit, ndihet njė motiv i kundėrt, me atė tė
mosdashurisė. Ndėrsa mafiozėt shqiptarė ushqejnė acarimin kundėr
kombit qė i pėrkasin, njė tjetėr armatė, ajo e fėmijėve shqiptarė,
anekėnd Shqipėrisė e shkollave tė botės, zgjon nderimin e, bashkė me
tė, dashurinė. Nė kėtė ndeshje, qė tė kujton luftėn midis bishės dhe
qengjit, ashtu siē jepet nė shkrimet e shenjta, qengji, ai qė ka tė
ardhmen, do tė fitojė.
Disa javė mė parė, nė prag tė vitit tė ri
2004, njė qytet i vogėl francez, nė breg tė Atlantikut, u ngrit i tėri
nė kėmbė, me manifestime, me peticione e me komitete, pėr tė mbrojtur
njė familje shqiptare, pėr njė problem administrativ. Nė Operan e
Parisit, kur Angjelin Prelocaj, nė preludin e njė prej baleteve tė tij,
me njė bri nė dorė foli ca ēaste fjalė tė vjetra shqipe, salla e
mbushur plot, qė nuk i kuptonte ato, por qė e dinte se kjo ishte gjuha
amtare e koreografit tė madh, nė heshtje solemne, si nė njė katedrale,
i dėgjonte gjithė nderim.
Kohėrat janė duke u ndėrruar nė Ballkan e
nė Evropė. Njė brez tjetėr ėshtė duke ardhur, me njė mendje mė tė
kthjellėt e njė shpirt mė tė pasur. Ende nuk kanė nė dorė fuqi
ekonomike e politike, megjithatė fryma e tyre ndihet anekėnd: nė
shkolla, nė auditore, nė familje, nė kafe, nė internet. Ėshtė frymė
tjetėr, qė kėrkon njė tjetėr Shqipėri. Qė refuzon varfėrinė si
fatalitet e imoralitetin si kusht. Qė spraps kėngėn e kukuvajkave e
profkat e rimohuesve. Qė natyrshėm kėrkon ti kthejė nderin e humbur
vendit tė vet.
Njė kėngė e adoleshentėve, e shpėrndarė
tani vonė nėpėr Shqipėri, e jep nė mėnyrė prekėse kėtė kumt:
Shqipėri, atdhe i dashur
Ne stė lemė ty tė varfėr.
Ėshtė kumt e premtim bashkė. Ėshtė i
thjeshtė, i dhimbshėm, pa dokrra e fjalė tė mėdha. Nuk flitet pėr
Shqipėri etnike a multietnike. Flitet thjesht pėr Shqipėrinė moderne,
atė qė nuk mund tė ekzistojė, pa lėnė pas varfėrinė. E varfėria, nė
kėtė rast, ėshtė e lidhur me tė gjitha: turpin, bjerrjen morale,
poshtėrimin. Ndaj premtimi Stė lemė ty tė varfėr, ėshtė i
barazvlefshėm me stė lemė ty tė biesh. Asnjė popull sduhet lėnė tė
bjerė. Sikur adoleshentėt e Ballkanit perėndimor, ta kėndonin njė
kėngė tė ngjashme pėr popujt e tyre, ky do tė ishte njė lajm i mirė. E
nėse do ta kėndonin bashkarisht pėr gjithė gadishullin, ky do tė ishte
njė lajm i madh.
-
-
Ismail KADARE
-
2003-2004
-
Varianti i shkurtuar
botuar nė gazetėn Shekulli; teksti i plotė i kėsaj sprove do tė
botohet nė libėr tė veēantė nga Onufri
Dėrgoi:
Ē.
Loloēi |
|