KJRC ndihmon komunėn e Podujevės nė planin e strehimit
Podujevė, 22 janar 2004 (TN)
zv. kryetari i
komunės sė Podujevės dhe udhėheqėsi i Komitetit pėr strehim
Agim Kikaj sot priti njė delegacion tė Komitetit tė Bashkuar
Kuvajtian tė Bamirėsisė KJRC me seli nė Prishtinė.
Diskutuam rreth mėnyrės sė
implementimit tė projektit qė ka kjo organizatė i cili ka tė bėjė me
planin e strehimit, deklaroi pas takimit Kikaj. Sipas tij, nė ditėt
vijuese Komisionet e pėrbashkėta tė komunės dhe tė KJRC-sė do tė
bėjnė vizita nė familjet me gjendje jo tė mirė sociale e pastaj nė
bazė tė kritereve tė pėrcaktuara do tė pėrzgjedhen 30 pėrfitues.
KJRC edhe mė parė ka ndihmuar qytetarėt
e komunės sė Podujevės nė mbulimin e ēative dhe material tjetėr
ndėrtimor.
-
-
Afro 15 mijė nėnshkrime janė mbledhur nė peticionin pėr gjetjen e
pengjeve tė pagjetura nė Podujevė
-
-
Podujevė, 22 janar 2004 (TN)
Kordinatori pėr fshatrat i komunės sė Podujevės Latif Mehmeti
njoftoi sot se ka mbledhur mbi 10 mijė nėnshkrime gjatė aksionit pėr
mbledhjen e nėnshkrimeve nė peticionin pėr pengjet e pagjetura nga
Kosova.
-
-
Aksioni ynė qė ka filluar para dy muajve ėshtė duke u realizuar nė
bashkėpunim me udhėheqėsit e Komiteteve dhe pėrfshinė qytetin e
Podujevės dhe 41 fshatra, deklaroi z. Mehmeti duke pohuar se listat
po nėnshkruhen nė dy objekte tė Kuvendit komunal.
-
-
Ndėrkaq, kryetari i Nėnkėshillit pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė
Drejtave tė njeriut nė Podujevė z. Ahmet Hasani njoftoi sot se ky
nėnkėshill nė bashkėpunim me vullnetarėt e ICAN-it ka grumbulluar
gjithėsej 4050 nėnshkrime nė peticionin pėr gjetjen e pengjeve dhe
tė zhdukurve nga Kosova. Aktualisht nė komunėn e Podujevės NKDLMNJ
dhe institucionet komunale kanė grumbulluar afro 15 mijė nėnshkrime.
-
-
Aksioni pėr nėnshkrimin e peticionit tė KKAF Kėshilli Koordinues i
Asociacioneve Familjare dhe Rrejti i aktivistėve Kosova Action
Network pėr grumbullimin e nėnshkrimeve pėr pengjet e pagjetura do
tė vazhdojė deri nė fund tė muajit, ndėrkaq qė peticionin sot e
nėnshkruan edhe udhėheqja komunale dhe drejtorė tė drejtorive. Nė
komunėn e Podujevės aktualisht janė tė evidentuar 54 persona tė
zhdukur.