|
- 22 janar
2004 / TN
-
-
Basri
ĒAPRIQI
-
-
Mazllum SANEJA, "Pe ndonje
enderr", Dukagjini, 2003
-
-
Libri me poezi "Pe ndonje enderr" ne shikim te pare
na duket si nje liber qe synon qe me shenjat e para
te le realitetin, kete bote te prekshme e shume kufizuese, po, kur
hyjme brenda, neper labirinthet e tij imagjinative shohim se eshte
pikerisht ky realitet qe determinon fatin e folesit lirik dhe
tentim,in per te dale nga grackat e realitetit e shohim permes nje
dorezimi ne boten e enderrt.
-
-
Realiteti i poezise se Sanejes eshte nje realitet i
zymte, ,determinon fatin, sjell dhembjen e perhershme, mban te
kurdisur friken , deshperimin dhe ftoftesine e pashmangshme ne
ambientin shpirteror te kesaj bote. Kjo bote per poetin eshte e
mbytur ne mekat, ne egersi njerezore, ne ftoftesi shpirterore ku
shtyhen pasionet dhe ligesite, te zene vendin ne veshjen e moralit e
te meshires hipokrite.
-
-
Duke bere hulumtimin e kesaj bote dhe te rendit te
saj,poeti aka gjetur gjenealogjine e semundjes se mottres, te
pergjithesuar ne nje semundje gjitheperfshirese dhe te pasherueshme
dhe, e ka gjetur ate , ne vend qe te clirohet e te zbraze tere
brengen ai pikerisht atehere nis shqetesimin e madh, eshte shume i
merzitur, sepse ne ate semundje te motres ku sheh pasherueshmerine
gjen semundjen e tere nje bote:
-
-
"Te shkruaj ty/ per motren time engjellore/qe jetoi
ne kete bote mekataresh/e per te perfundua: Tani nje merzi/Bren
zemren time/(Letra Eves).
-
-
Poezia e Mazllum Sanejes ka vite qe nuk eshte poezi
e vizioneve te ndritshme, ajo perfaqeson nje disponim te ngrysur,
nje vision qe mbyllet dhe i ve perde nga te gjitha anet e shikimit
per te fiksuar brenda atij rrethi fatin e predestinuar dhe te
hidhur; pamundesine e daljes, vetmine qe te ha nga brenda dhe
friken, qe te ben akull nga jasht. E tille eshte madje edhe vete
poezia: Poezia eshte /nje konstruksion/i mbyllur/si burg(Ars
poetica).
-
-
Poezite e ketij libri ku autori persiat per boten
dhe kuptimin eaj, per jeten dhe vdekjen, er vetmine dhe friken, per
dhunen dhe kufijte e saj shpirteror e fizike,per kuptimin e gjerave
te zmadhuara dhe te vlerave te permbysura, per hipokrizine dhe
moralin, per egersine njerezore, mosperfilljen dhe humneren e
shpirtit, jane pjese brilante ku spikat talenti dhe ndjeshmeria e
pasur e ketij poeti,credoja krijuesi dhe temperamenti dinamik, si
dhe sensi modern i modelimit artistik.
-
-
Letra Eves eshte pjese e ketij libri ku autori le
perfundimisht kete realitet dhe provon te ike ne pafundesine, ne
pakufishmerine, ne pafajsine e perhershme te botes se endrres.
Po ikja ne enderr eshte nje azil i perkohshem i
folesit lirik. Forca shtypese e kesaj bote dhe e ketij realiteti
eshte aq e gjalle saqe kufizon edhe permasat e endrres. Ky mosbesim,
ky fatalitet na del qe ne titull, PE NDONJE ENDERR,e qe ne instancen
e fundit artikulohet si nje pasiguri si nje frike nga nje rrenim
fatalist i kesaj endrre.
-
-
Letra Eves eshte udhetimi imagjinativ me i mire,
shpetimtar, qe le hapur nje fije shprerse.Jo qe mund te ndryshoje
gje nga egersia e kesaj bote po se pakut le nje rruge per te ikur.
-
-
Libri i Mazllum Sanejes : Pe ndonje enderr"
perfundimisht do lexuar ne ambientin tone kulturor si nje poezi e
nivelit te larte artistik, ashtu sic lexohet tash nje kohe te gjate
ne nje gjuhe tjeter, ne gjuhen polake, ku ky poet ka pasur fatin me
te mire se sa ne gjuhen e tij, qe shkruan dhe se ciles i ka sjelle
kulme te artit poetik nga Polonia.
|
|