| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti
Rugova priti mbrėmė zv/ministrin e Punėve tė Jashtme tė Japonisė
-
Holkeri i ka
bėrė thirrje kryparlamentarit qė tė ndėrrpresė procesin e ndryshimit
tė Kornizės Kushtetuese
-
Holkeri ka
premtuar angazhimin e tij nė zbardhjen e fatit tė tė zhdukurve
-
Parlamenti i
Maqedonisė miratoi sot Ligjin pėr themelimin e Universitetit
shtetėror nė Tetovė
-
Novicki e
Llojd biseduan pėr gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė
-
Janė
pėrzgjedhur nėntė komuna qė do tė financohen nė lėmin e
infrastrukturės nga Qeveria amerikane
-
Prishtinė:
Arkivi Historik i Qytetit shėnoi 35-vjetorin e themelimit
-
Podujevė:
Mbrėmė nė Podujevė u vra Shefki Jusufi 54-vjeēari nga Dumnica
-
GPK aprovon
planin pėr vizitėn e disa familjeve serbe nė fshatin Livadicė
-
Eshtė formuar
nėngrupi pėr energjetikė nė kuadėr tė grupit pėr dialog
-
Zyra pėr
persona tė zhdukur thotė se nė Serbi ndodhen edhe 700 trupa tė
ekshumuar
-
Drejtuesit e
organizatės sė re studentore kėrcėnuan me bojkotim tė procesit
mėsimor nėse UP nuk ndryshon qasjen ndaj studentėve
-
Kryetari i
BSPK-sė dhe anėtari i Bordit tė AKM-sė kėrkon shkarkimin e
menaxherės sė Bordit tė AKM-sė
-
Pėrfaqėsuesi e
familjarėve tė tė zhdukurve sot takohen me shefin e UNMIK-ut
-
Teatrit tė
qytetit nė Gjilan i njihet statusi profesionist nga Ministria e
Kulturės
-
Prodi thotė se
ėshtė i dėshpruar nga lufta e brendshme politike nė Shqipėri
-
Nė Parlamentin
maqedonas ka vazhduar debati pėr institucionalizimin e Universitetit
tė Tetovės
-
Bush ka
mbrojtur luftėn nė Irak dhe fushatėn kundėr terrorizmit
-
OBSH me
iniciativė kundėr obezitetit
-
SHBA:
Demokratėt intensifikojnė fushatėn presidenciale
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova priti
mbrėmė zv/ministrin e Punėve tė Jashtme tė Japonisė
-
 |
|
-
Prishtinė, 21 janar 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti
mbrėmė zv/ministrin e Punėve tė Jashtme tė Japonisė Hiroshi
Macumoto dhe bisedoi me tė rreth zhvillimeve nė Kosovė dhe
nėrajon.
-
- Nė
kėtė takim Presidenti Rugova foli edhe pėr progresin e shėnuar
nė Kosovė nė tė gjitha fushat e jetės dhe pėr objektivat e
institucioneve tė Kosovės pėr zhvillimin ekonomik.
-
Poashtu Presidenti vuri nė dukje bashkėpunimin me bashkėsinė
ndėrkombėtare dhe pėrpjekjet qė po bėhen nė ndėrtimin e njė
shoqėrie demokratike dhe paqėsore.
|
-
- Me kėtė
rast ai kėrkoi sa mė parė tė njihet pavarėsia e Kosovės, e cila do
ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės.Presidenti Rugova falėnderoi
Qeverinė japoneze pėr ndihmat qė ka dhėnė pėr Kosovėn, duke theksuar
se edhe nė tė ardhmen do tė ketė nevojė pėr ndihma tė tilla.
Diplomati japonez takimin me Presidentin Rugova e vlerėsoi tė
frytshėm. Ai tha se vendi i tij deri mė tash ka ndihmuar Kosovėn nė
forma tė ndryshme dhe do tė vazhdojė ta ndihmojė edhe nė tė ardhmen
me projekte tė ndryshme ekonomike.
-
-
-
Holkeri i ka bėrė
thirrje kryparlamentarit qė tė ndėrrpresė procesin e ndryshimit tė
Kornizės Kushtetuese
-
-
Prishtinė, 21 janar 2004 -
Shefi i Misionit tė UNMIK-ut Hari Holkeri ka apeluar te kryetari i
Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci qė tė ndėrpresė procesin e
ndryshimit tė Kornizės Kushtetuese dhe tė parandalojė kėshtu
komplikimet politike qė mund tė sjellė ky proces.
-
-
Ekspertėt ligjorė tė UNMIK-ut i kanė thėnė dje grupit punues pėr
ndryshimin e Kornizės se ndryshimi i dokumentit ėshtė i papranueshėm
pėr momentin, pasi ai sipas tyre ndėrhynė nė pėrgjegjėsitė e
kryeadministratorit Holkeri.
Ndėrkaq, grupi punues u pėrpoq qė ta bindė Misionin e OKB-sė se
nisma e tij ėshtė nė favor tė ēuarjes pėrpara tė procesit me
qėllimin qė ta pėrgatisė Kosovėn pėr statusin e saj pėrfundimtar.
Pėrfaqėsuesja e UNMIK-ut nga Zyra Ligjore tha se Kuvendi i Kosovės
nuk ka tė drejtė tė ndryshojė Kornizėn Kushtetuese, sidomos nė
fushat qė janė pėrgjegjėsi e rezervuar pėr administratėn
ndėrkombėtare. Ajo tha se ēdo ndryshim mund tė bėhet vetėm nėn
autoritetin e shefit tė UNMIK-ut me miratimin e Kėshillit tė
Sigurimit.
Nė kėtė debat ekspertėt juridikė vendorė, i kanė dhėnė mbėshtetje
ndryshimit tė Kornizės Kushtetuese. Ata kanė rekomanduar qė emri i
kėtij dokumenti tė zėvendėsohet me emrin Kushtetuta e Kosovės.
-
-
-
Holkeri ka premtuar
angazhimin e tij nė zbardhjen e fatit tė tė zhdukurve
-
-
Prishtinė, 21 janar 2004 -
Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri u ka premtuar familjarėve
tė personave tė zhdukur angazhimin mė tė madh pėr zbardhjen e fatit
tė familjarėve tė tyre tė zhdukur. Ky premtim erdhi pas tri ditė
protestash e grevės 24 orėshe tė familjarėve.
"Ėshtė njė ēėshtje urgjente dhe duhet tė jetė ēėshtje e prioritetit
mė tė lartė si pėr mua ashtu edhe pėr institucionet e Kosovės",
citohet t'u ketė thėnė Holkeri familjarėve tė tė zhdukurve.
Holkeri ka premtuar se deri nė fund tė vitit 2004, do tė pėrfundojė
ky ankth i familjarėve, ndėrkohė qė ata presin rezultate konkrete tė
takimit tė Kėshillit tė Sigurimit nė tė cilin do tė raportojė Hari
Holkeri nė muajin shkurt.
Gjithashtu familjarėt kėrkaun qė identifikimi i trupave tė pajetė
dhe procedura e mėtejshme legale tė zhvillohet nė Kosovė.
-
-
-
Parlamenti i Maqedonisė
miratoi sot Ligjin pėr themelimin e Universitetit shtetėror nė
Tetovė
-
-
Shkup, 21 janar 2004 - Mė
nė fund Kuvendi i Maqedonisė me 68 vota pro e ka miratuar sot Ligjin
pėr themelimin e Universitetit tė tretė shtetėror nė Tetovė.
Fillimisht ministri i Arsimit dhe i Shkencės Aziz Polozhani nuk
pranoi asnjė nga amendamentet e proporuzra pėr tekstin e ligjit.
Pėrndryshe nė pėrbėrjen e kėtij universiteti do tė jenė: Fakulteti i
Shkencave tė Natyrės dhe i Matematikės, Fakulteti i Shkencave
Humanitare dhe i Arteve, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i
Drejtėsisė, si dhe Qendra pėr studime politeknike, si shkollė e
lartė profesionale.
Pėrgatitjet pėr fillimin e punės sė Universitet do t'i kryejnė
anėtarėt e Komisionit amė, tė cilėt i emėron Qeveria e Republikės sė
Maqedonisė, me propozimin e Ministrisė sė Arsimit.
Mjetet pėr financimin e veprimatarisė sė Universitetit do tė
sigurohen nga buxheti i Republikės sė Maqedonisė dhe nga burime tė
tjera tė pėrcaktuara me ligj.
Statusi i studentėve ekzistues tė Universitetit tė Tetovės, i
themeluar si nismė qytetare, siē thuhet nė tekstin e ligjit, do tė
zgjidhet nė pajtim me nenin 198 tė Ligjit pėr arsim sipėror.
Ligji hyn nė fuqi nė ditėn e shpalljes sė tij nė Gazetėn zyrtare.
Deputetėt e VMRO-DPMNE-sė dhe tė Partisė Liberale e braktisėn
seancėn gjatė votimit.
-
-
-
Novicki e Llojd
biseduan pėr gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 21 janar 2004 -
Ombudspersoni i Kosovės, Marek Antoni Nowicki, u takua me z. Lloyd,
reporter i Asamblesė Parlamentare pėr tė Drejtat e Njeriut nė
Kėshillin e Evropės.
Nė kėtė takim Ombudspersoni i Kosovės, e njoftoi z. Lloyd, pėr punėn
e insitucionit dhe pėr situatėn e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė
nga perpektiva e institucionit.
Z. Nowicki dhe z. Lloyd gjatė takimit biseduan pėr situatėn
momentale tė tė drejtave tė njeriut nė Kosovė dhe shkėmbyen pėrvojat
dhe mendimet e tyre nė kėtė lėmė.
Vizita e z. Lloyd, ėshtė nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė pėrgatitjes sė
njė raporti pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė, qė do tė jetė bazė
pėr diskutimin publik tė kėrkuar nga Unioni serbo-malazez nė
Asamblenė Parlamentare tė KE nė Strasburg.
Ky takim, ėshtė njė pjesė e bashkėpunimit tė gjatė dhe tė ngushtė
ndėrmjet tė Institucionit e Ombudspersonit tė Kosovės dhe atij tė
Kėshillit tė Evropės.
-
- Debati
publik nė fjalė, do tė jetė debati i parė ndėrkombėtarė i kėtij
niveli pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė.
-
-
-
Janė pėrzgjedhur nėntė
komuna qė do tė financohen nė lėmin e infrastrukturės nga Qeveria
amerikane
-
-
Prishtinė, 21 janar 2004 -
Zyra e SHBA-sė nė Prishtinė ka bėrė pėrzgjedhjen e nėntė komunave qė
do tė marrin pjesė nė programin pėr mbėshtetjen e infrastrukturės sė
financuar nga Qeveria e SHBA-ve pėrmes Agjencisė sė SHBA-ve pėr
Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID).
Iniciativa pėr pėrkrahjen e infrastrukturės komunale (MISI), qė do
tė implementohet nga ana e Mercy Corps-it, do tė zbatojė programin e
ri nė komunat: Lipjan, Kamenicė, Prizren, Novobėrdė, Gjilan, Obiliq,
Fushė Kosovė, Istog dhe Rahovec.
MISI ėshtė njė program 18 muajsh qė do tė mbėshtetė pėrmirėsimet
infrastrukturore nė komunat e sipėrpėrmendura tė Kosovės tė cilat
janė duke shėnuar pėrparim drejt vendosjes sė kushteve qė
favorizojnė kthimin dhe riintegrimin e pakicave.
-
- Pėrveē
kėsaj, programi, nė bashkėpunim me agjencitė e tjera tė pėrfshira nė
kthime, do t'i ofrojė ndihmė qeverive komunale nė pėrpjekjet e tyre
pėr tė pėrmirėsuar kushtet qė bėjnė tė mundur kthimin dhe
riintegrimin.
Kriteret e pėrzgjedhjes kanė pėrfshirė shqyrtimin e pėrparimit
ekzistues dhe potencial nė zhvillimet qė kanė tė bėjnė me kthimin e
pakicave, mbėshtetjen pėr kthim dhe riintegrim nga IPVQ-ja (Institucionet
e Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes) dhe ekzistimin e qasjes sė barabartė
nė shėrbimet publike, shoqėrore dhe ato komunale pėr tė gjitha
pakicat. Gjithsejt kanė aplikuar 18 komuna.
Programi tani do tė fillojė tė punojė me zyrtarėt vendorė komunalė
nė trajtimin e barrierave infrastrukturore dhe joinfrasrukturore pėr
kthime.
Me pėrfundimin e programit, nėntė komunat do tė kenė mundėsi mė tė
mirė pėr tė demonstruar mbėshtetjen publike pėr kthimet, pėr tė
trajtuar pengesat ndaj kthimit dhe riintegrimit, dhe pėr tė zgjeruar
pėfshirjen e komuniteteve pranuese nė kthime.
-
- Poashtu,
deri atėherė do tė jetė i pėrfunduar financimi i 40 projekteve
pėrmes procesit pjesėmarrės tė udhėhequr nga komunat me pėrfshirjen
e komuniteteve shumicė dhe pakicė, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės
amerikane nė Prishtinė.
-
-
-
Prishtinė: Arkivi
Historik i Qytetit shėnoi 35-vjetorin e themelimit
-
-
Prishtinė, 21 janar 2004 -
Sot, nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare Universitare nė
Prishtinė, Arkivi Historik i Qytetit tė Prishtinės me njė solemnitet
rasti shėnoi 35-vjetorin e themelimit, ku morėn pjesė edhe
udhėheqėsit e komunės sė Prishtinės dhe mysafirė tė tjerė nga fusha
e kulturės.
Duke folur nė kėtė solemnitet, Hysni Halilaj, drejtor i Arkivit
Historik tė Qytetit tė Prishtinės, tha se ky institucion me rėndėsi
tė veēantė ka shėnuar rezultate tė dukshme nė punėn e tij kėrkimore.
-
- Por, ai
theksoi se Arkivin Historik e kanė pėrcjellė edhe probleme tė shumta,
sidomos mungesa e lokaleve, ndėrsa deri tash atė e kanė preokupuar
dy ēėshtje kryesore: ndėrtimi institucional dhe realizimi i punėve
nė bashkėveprim me tė gjitha institucionet e Kosovės..
Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri, pasi
pėrgėzoi kėtė jubile, tha se Arkivi Historik i Qytetit arkivon dhe
ruan punėn qė ėshtė bėrė me dekada, qė po bėhet tash dhe pėr punėn
qė do tė bėhet nė tė ardhmen. Beqiri premtoi zgjidhjen e problemit
tė lokaleve tė kėtij instituti dhe u angazhua pėr kthimin e pronave
nė menaxhim tė komunės.
-
-
-
Podujevė: Mbrėmė nė
Podujevė u vra Shefki Jusufi 54-vjeēari nga Dumnica
-
-
Podujevė, 21 janar 2004 -
Mbrėmė rreth orės 22.30 nė qendėr tė Podujevės, nė afėrsi tė
Stacionit tė autobusėve, ka ndodhur njė vrasje, njoftoi sot zv/komandanti
i stacionit policor nė Podujevė Kuarterman Berni, i cili tha se nė
shenjestėr tė sulmit kanė qenė dy persona, njėri nga tė cilėt vdiq
pasi u qėllua me disa plumba.
Familjarė tė viktimės pohuan se mbrėmė u ėshtė vrarė me armė zjarri
Shefki Jusufi (54) nga Dumnica, i cili ka lėnė pas vetes 2 vajza.
Kufoma e tė ndjerit gjendet nė morgun e Rahovecit pėr ekspertizė dhe
nuk dihet pėr kohėn e varrimit.
"Pėr momentin nuk mund tė japim informacione tė tjera meqė hetimet
janė nė vazhdim e sipėr", tha zv/komandanti i stacionit policor nė
Podujevė Berni. Ndėrkaq, zyrtari pėr media i policisė nė Regjionin e
Prishtinės Malkolm Eshbi tha se i ndjeri kur u qėllua ishte nė
shoqėri me njė zyrtar tė SHPK-sė, mirėpo motivet e vrasjes nuk dihen
ende.
-
-
-
GPK aprovon planin pėr
vizitėn e disa familjeve serbe nė fshatin Livadicė
-
-
Podujevė, 21 janar 2004- Nė
takimin e sotėm tė Grupit Punues Komunal - GPK pėr kthimin e tė
zhvendosurve u diskutua pėr raportin e Komisionit Punues, Task
Force. Nė kėtė takim qė e udhėhoqi pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut Shahzad
Khan Bangash dhe zv. kryetari Agim Kikaj, pos anėtarėve tė GPK morėn
pjesė edhe pėrfaqėsues tė UNHCR-it, UMCOR-it, KFOR-it, NKMDLNJ-sė,
SHPK-sė, Care international, etj.
Pėrfaqėsuesi UNMIK-ut Shahzad Bangash, por edhe ai i SHPK-sė dhe i
KFOR-it raportuan pėr gjendjen e qetė tė sigurisė qė po mbretėron nė
komunėn e Podujevės. Kurse pėrfaqėsuesi i NKDLMNJ-sė Ahmet Hasani
raportoi pėr mbledhjen e parė tė Komisionit Punues.
-
- Z.
Hasani prezantoi para GPK-sė planet pėr vizitat e familjeve serbe nė
fshatrat Livadicė, Merdar, Llaushė, Dumnicė, Kėrpimeh, Pakashticė,
Repė, Peran dhe Katunishtė, me theks tė veēantė pėr vizitėn e parė "Shko
dhe shiko" e cila do tė realizohet muajin e ardhshėm nė fshatin
Livadicė. Ky propozim i Task Force u miratua nga GPK.
-
-
-
Eshtė formuar nėngrupi
pėr energjetikė nė kuadėr tė grupit pėr dialog
-
-
Prishtinė, 21 janar 2004 -
Dje ėshtė formuar nėngrupi pėr energjetikė nė kuadėr tė grupit pėr
dialog. Tė emėruar tė Kryeministrit tė Kosovės nė kėtė grup janė:
Pranvera Dobruna B koordinatore e grupit, nga njėsia e rregullatorit,
Edmond Nulleshi, oficier financiar nė AKM, divizioni i Energjetikės,
Ali Hamiti pėrfaqėsues i menaxhmentit tė KEK-ut dhe Ismet Shushka,
kėshilltar nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė.
Kjo pėrbėrje e grupit do tė jetė pėr fillim tė punės sė kėtij grupi,
ndėrsa tė emėruarit janė nė funksion profesional e nuk pėrfaqėsojnė
institucionet. Pėr momentin grupi ka pėrbėrjen e tillė, por nuk
pėrjashtohet mundėsia e inkuadrimit tė ekspertėve tjerė sipas
nevojės, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės pėr Informim Publik tė
Kryeministrit tė Kosovės.
-
-
-
Zyra pėr persona tė
zhdukur thotė se nė Serbi ndodhen edhe 700 trupa tė ekshumuar
-
-
Prishtinė, 21 janar 2004 -
Zyra pėr persona tė zhdukur dhe mjekėsi ligjore pėrmes njė njoftimi
thotė se ndan shqetėsimin me Asociacionin e familjeve, anėtarėt e tė
cilave kanė mbajtur njė grevė 24-orėshe dhe dje kanė protestuar para
selisė sė UNMIK-ut.
Kjo zyrė shpjegon vėshtirėsitė me tė cilat pėrballet qė nga formimi
i saj nė vitin 2002.
Deri mė tash kjo zyrė thotė se ka kthyer rreth 195 trupa tė gjetura
nė varrezat masive nė Serbi, por thekson se nė Serbi ndodhen edhe
700 trupa tė ekshumuar dhe ende presin qė t'u kthehen familjeve tė
tyre.
-
-
-
Drejtuesit e organizatės
sė re studentore kėrcėnuan me bojkotim tė procesit mėsimor nėse UP
nuk ndryshon qasjen ndaj studentėve
-
-
Prishtinė, 21 janar 2004 -
Nėse Universiteti i Prishtinės nuk heq dorė nga veprimet qė dėmtojnė
interesat e studentėve atėherė semestri i dytė mund tė sjellė
bojkotim tė procesit mėsimor, njoftuan udhėheqėsit e organizatės se
re studentore nė konferencėn e djeshme me gazetarė.
-
-
Drejtuesit e organizatės sė re studentore kėrcėnuan me bojkotim tė
procesit mėsimor nėse Universiteti i Prishtinės nuk ndryshon qasjen
ndaj studentėve. Skėnder Fetahu, kryetar i Organizatės sė re
studentore tha se Universiteti nuk ka bėrė asgjė pėr studentėt.
Sipas tij pagesa prej dy eurove pėr paraqitje tė provimeve me
vendimim tė rektoratit ėshtė plaēkitje e studentėve.
Njė ēėshtje tjetėr qė po vėshtirėson jetėn ėshtė moshapja e mensės.
Sipas drejtuesve tė Organizatės sė re studentore kjo po ndodh sepse
dikush ėshtė i interesuar qė atė ta pėrdorė pėr marketing politik.
-
-
-
Kryetari i BSPK-sė dhe
anėtari i Bordit tė AKM-sė kėrkon shkarkimin e menaxherės sė Bordit
tė AKM-sė
-
-
Prishtinė, 21 janar 2004 -
Kryetari i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės dhe
anėtari i Bordit tė AKM-sė, Bahri Shabani ka kėrkuar dje shkarkimin
e menaxheres sė Bordit tė AKM-sė zonjės Marie Fuēi.
-
- Z.
Shabani ka deklaruar se ajo dhe ndėrtuesi ndėrkombėtar i Bordit tė
AKM-sė kanė bllokuar procesin e privatizimit nė Kosovė. Sindikata ka
kėrcėnuar se nėse nuk shkarkohet nga detyra zonja Fuēi ajo do tė
zhvillojė protesta.
Kryetari i BSPK-sė thotė se kėrkesa themelore janė kompensimi i
dėmeve qė kanė pėsuar punėtorėt e ndėrmarrjeve tė privatizuara,
vazhdimi i menjėhershėm i raundit tė tretė tė procesit tė
privatizimit dhe pėrgjegjėsia nga drejtuesit e AKM-sė Nikollas
Lamsdorf dhe Marie Fuēi, duke mbėshtetur njėkohėsisht edhe vendimin
e Parlamentit tė Kosovės pėr zhvlersimin e ligjeve diskriminuese tė
miratuara nė periudhėn e regjimit tė ish-presidentit jugosllav tash
tė akuzuar pėr krime lufte, Sllobodan Millosheviq.
-
-
-
Pėrfaqėsuesi e
familjarėve tė tė zhdukurve sot takohen me shefin e UNMIK-ut
-
-
Prishtinė, 21 janar 2004 -
Kryetari i Asociacionit tė Familjarėve tė Personave tė Zhdukur dhe
Kidnapuar, Sheramet Ademi ka paralajmėruar se pėrfaqėsuesit e kėtij
asociacioni do tė takohen sot me kryeadministratorin e Kosovės Hari
Holkeri.
-
- Ai bėri
tė ditur se z. Holkeri pėr sot ndėrmjet orės 11.00 dhe 12.00 ka
caktuar njė takim ku do ta pretė njė delegacion, nė fakt do tė jetė
ky kėshilli grevist, i cili do t'ia prezentojė drejtpėrsėdrejti z.
Holkeri tė gjitha kėto kėrkesa dhe familjarėt do tė qėndrojnė sėrish
para selisė sė UNMIK-ut qė tė presin rezultatet e bisedimeve me z.
Holkerin.
Nė rast se kėrkesat e familjarėve tė tė zhdukurėve dhe tė rrėmbyerve
nuk pėrmbushen, ata kanė paralajmėruar se protestat do tė vazhdojnė.
-
-
-
Teatrit tė qytetit nė
Gjilan i njihet statusi profesionist nga Ministria e Kulturės
-
-
Gjilan, 21 janar 2004 -
Ministria e Kulturės e Kosovės i ka njohur Teatrit tė qytetit nė
Gjilan statusin profesionist. Pėrfaqėsuesi nga kjo Ministri, Zeqir
Hamiti, i ka dorėzuar tė martėn nė Gjilan kryetarit tė komunės,
Lutfi Haziri, vendimin pėr teatrin e Gjilanit, tė cilit i jipet
statusi profesionist.
Nė njė takim, ku morėn pjesė edhe zėvendėskryetari i komunės,
Xhemajl Hyseni, drejtoresha e kulturės, Tringa Ahmeti, drejtori i
teatrit, Jashar Shahiqi e tė tjerė, z. Hamiti tha se teatri i
Gjilanit ka njė traditė tė gjatė pune dhe njė pėrvojė tė pasur
teatrore.
Duke u ngritur e rritur me vite tė tėra dhe pas gjithė atyre suksese
qė ka arritur deri tani, kėtij teatri i takon statusi profesionit, i
njohur edhe nga Ministria e Kulturės, e cila tash e tutje, bashkė me
komunėn, do tė pėrkujdesen pėr teatrin dhe projektet e tij.
Duke e falėnderuar Ministrinė e Kulturės pėr mbėshtetjen qė i ka
dhėnė teatrit tė Gjilanit, kryetari i komunės Lutfi Haziri tha se
kjo ėshtė njė mirėnjohje e madhe jo vetėm pėr teatrin dhe aktorėt,
qė nga Muharrem Shahiqi i ndjerė e deri te aktori mė i ri, por edhe
pėr kulturėn dhe publikun e Gjilanit, nė pėrgjithėsi.
Edhe Tringa Ahmeti, drejtoreshė e kulturės dhe Jashar Shahiqi,
drejtor i teatrit thanė se kjo ishte njė ditė e madhe pėr kulturėn
dhe artin teatror nė Gjilan, por edhe pėr vetė komunėn e cila tash e
tutje do ta ketė njė institucion tė tillė.
Ndėrkaq, Xhemajl Hyseni, zėvendėskryetar ėshtė shprehur shkurt: "Ėshtė
pritur 50 vjet dhe ky ėshtė njė shpėrblim i mirė pėr teatrin e
Gjilanit, qė vjen pikėrisht gjatė ditėve tė njė manifestimi
tradicional kulturor qė mbahet kėtu, "Flaka e janarit", e cila nė
pjesėn e festivalit kombėtar mbledhė nė qytetin tonė teatro nga tė
gjitha viset shqiptare".
Pėrfaqėsuesit e Ministrisė kanė bėrė me dije se pėr vitin 2004,
Ministria do tė ndajė paga pėr 5 punėtorė tė kėtij teatri dhe do t`i
financojė projektet, ndėrsa premtuan se pėrkrahja do tė rritet nė tė
ardhmen.
-
-
-
Prodi thotė se ėshtė i
dėshpruar nga lufta e brendshme politike nė Shqipėri
-
-
Bruksel, 21 janar 2004 -
Pas takimit me kryeministrin e Shqipėrisė, kreu i Komisionit
Evropian, Romano Prodi tha se Evropa do t'i hapė dyert pėr
shqiptarėt, kur autoritetet vendore tė kenė vendosur rregulla tė
forta dhe rigoroze kundėr krimit.
-
- Ai tha
se ėshtė i dėshpruar nga lufta e brendshme politike nė Shqipėri.
Ndėrkaq, duke komentuar qėllimin e vizitės sė kryeministrit Nano nė
Bruksel, Romano Prodi tha se kjo ėshtė njė vizitė normale, ngase ēdo
vit, tha ai, mbahet njė takim i tillė dhe ai i fundit ishte mbajtur
nė ditėn e fundit tė janarit 2003.
-
- Kėshtu
qė ka kaluar njė vit dhe ishte njė rast pėr tė diskutuar bashkė
pėrparimet e bėra, por edhe pikat e zeza, apo tė errta tė qasjes sė
Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, ka thėnė Romano Prodi.
-
- Ai ka
shtuar se hapja e politikės tė vizave pėr shtetasit shqiptarė pėr tė
hyrė nė BE mund tė ndodhė vetėm pasi tė bėhen reforma tė brendshme
nė Shqipėri sė pari e jo anasjelltas.
-
-
-
Nė Parlamentin maqedonas
ka vazhduar debati pėr institucionalizimin e Universitetit tė
Tetovės
-
-
Shkup, 21 janar 2004 - Nė
Parlamentin maqedonas edhe dje ka vazhduar debati pėr
institucionalizimin e Universitetit tė Tetovės. Mirėpo edhe kėtė
seancė e ka karakterizuar tensioni dhe replikat e ndėrsjellta
ndėrmjet deputetėve tė pozitės dhe opozitės.
-
-
Deputetėt e VMRO-DPMN-sė nė parqitjet e tyre sėrish kanė vazhduar tė
prezentojnė argumentet e tyre kundėr miratimit tė kėtij ligji. Ata
madje kanė dalė nga kjo temė duke folur pėr luftėn e vitit 2001,
vetėm tė shtyhet miratimi i kėtij ligji me tė cilin zyrtarizohet
Universiteti i Tetovės.
Me kėrkesė tė deputetėve maqedonas tė opozitės VMRO-DPMN pėr shkak
tė njė feste fetare sllave mbetet qė sot tė vazhdojė debati rreth
shqyrtimit tė amandamenteve rreth ligjit pėr themelimin e
Universitetit tė tretė shtetėror nė Tetovė.
-
-
-
Bush ka mbrojtur luftėn
nė Irak dhe fushatėn kundėr terrorizmit
-
-
Uashington, 21 janar 2004 -
Presidenti amerikan Xhorxh Bush, nė fjalimin e tij tė pėrvitshėm
para Kongresit, ka mbrojtur luftėn nė Irak dhe fushatėn kundėr
terrorizmit.
Ai tha se kjo e ka bėrė SHBA-nė vend mė tė sigurtė, por edhe mė
shumė se dy vjet pas sulmeve tė 11 shtatorit dhe tėrhoqi vėrejtjen
se lufta nuk kishte pėrfunduar dhe u bėri thirrje amerikanėve tė
qėndrojnė sė bashku me tė.
-
- "Mė
shumė se dy vjet pa sulme mbi tokėn amerikane. Kjo na bėn tė besojmė
se rreziku ka ikur. Kjo shpresė ėshtė e kuptueshme, e rehatshme dhe
false," tha presidenti Bush.
Njė pjesė e madhe e fjalimit u pėrqėndrua nė shqetėsimet e brendshme,
fushė kjo ku sondazhet e opinionit sygjerojnė se zoti Bush ėshtė mė
i prekshmi nė garėn pėr zgjedhjet presidenciale.
Presidenti tha se ekonomia ka shėnuar njė rritje si rezultat i
shkurtimit tė taksave, por u fishkėllye nga disa anėtarė kur i bėri
thirrje Kongresit qė t'i bėjė kėto shkurtime tė pėrhershme.
Zoti Bush propozoi qė taksat pėr qytetarėt me tė ardhura tė vogla
t'u mundėsojnė atyre tė blejnė sigurimet themelore shėndetėsore.
Ai shtoi se sistemi shėndetėsor qeveritar ishte njė recetė e gabuar.
-
-
- OBSH me
iniciativė kundėr obezitetit
-
-
Gjenevė, 21 janar 2004 -
Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka vonuar miratimin e njė plani
pėr tė luftuar obezitetin pas kundėrshtimeve qė pati nga Shtetet e
Bashkuara.
Ekspertėt thonė se rreth 300 milionė njėrėz nė tė gjithė botėn janė
mbipeshė nė njė kufi qė e rėndon shumė shėndetin, dhe shumė prej
tyre do tė vdesin nga sėmundje qė mund tė ishin parandaluar. OBSH-ja
dėshiron prej qeverive qė tė promovojnė njė stil tė shėndetshėm
jetese dhe tė detyrojnė kompanitė qė tė ulin masėn e sheqerit dhe
indyrnave nė produktet e tyre.
Delegatėt amerikanė nė takimin e OBSH-sė nė Gjenevė, thanė se
propozimet ishin njė fillim i mirė, por nuk merrnin parasysh
pėrgjegjėsitė individuale tė njerėzve pėr tė mbajtur njė dietė tė
shėndetshme.
-
-
-
SHBA: Demokratėt
intensifikojnė fushatėn presidenciale
-
-
Boston, 21 janar 2004 -
Demokratėt qė konkurrojnė pėr emėrimin si kandidat i partisė sė tyre
pėr president kanė intensifikuar fushatėn nė shtetin Nju Hampshėr
pas fitores sė papritur tė senatorit Xhon Keri tė shtetit Maseēusets
nė konferencat partiake tė nė Ajova.
Nė garėn e parė tė fushatės presidenciale tė kėtij viti, veterani i
dekoruar i Luftės nė Vietnam, u pasua nga senatori Xhon Eduards i
Karolinės sė Veriut dhe nga ish guvernatori i shtetit Vermont,
Hauard Din, i cili kryesonte nė anketat e opinionit publik.
Anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, Riēard Gephart nga shteti Mizuri,
u tėrhoq nga gara presidenciale pasi u radhit i katėrti nė Iowa.
Ish-udhėheqėsi i demokratėve nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tha se do tė
kthehet nė Uashington pėr tė pėrfunduar mandatin e tij tė tanishėm,
por nuk do tė konkurojė mė pas 28 vjetėsh nė kėtė detyrė.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|