| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova priti
shefin e Zyrės sė Holandės nė Kosovė
-
Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova tė enjtėn flet para Kuvendit tė Kosovės
-
Rexhepi shkarkoi
kėshilltarin e tij nga posti i koordinatorit tė Qeverisė pėr
standardet
-
Mari Fuēi akuzat e
kryeministrit Rexhepi i ka quajtur "shpifėse dhe falco"
-
Vendorėt shprehen pėr
ndryshimin e Kornizės Kushtetuese, ndėrkombėtarėt janė kundėr
-
Familjarė tė personave
tė zhdukur protestuan sot para selisė sė UNMIK-ut nė Prishtinė
-
Qeveria komunale e
Podujevės merr masa pėr inkasimin e tė hyrave
-
Ēmontohet njė granatė nė
njė lagje tė Prishtinės
-
Arrestohen tre meshkuj
nė Mitrovicė
-
Dėshtoi takimi ndėrmjet
ndėrkombėtarėve dhe vendorėve pėr vazhdimin e procesit tė
privatizimit nė Kosovė
-
Shefket Musliu,
ish-komandant i UĒPMB-sė, ėshtė transferuar nė burgun e Mitrovicės
-
Ministri Brajshori u
takua nė Paris me drejtorin e pėrgjithshėm tė UNESCO-s
-
Nė Prishtinė u themeluar
Qendra e re klinike stomatologjike e Kosovės
-
Nė kuadėr tė
manifestimit "Ditėt e Reēakut" u bė pėrurimi i muzeut tė Shtimes
-
U themelua sindikata e
re me emrin - Unioni i Sindikatės sė Pavarur tė KEK-ut
-
Njė polic serb i SHPK-sė
ka bėrė vetėvrasje nė njė fshat afėr Gjilanit
-
Teatri i Gjilanit hapi
festivalin e dramės nė "Flaka e janarit 2004"
-
Mbrėmė nė Galerinė e
Arteve tė Kosovės ėshtė hapur ekspozita ndėrkombėtare e qeramikės "Pjata"
-
Zyrtarėt e Beogradin
biseduan me diplomatėt e huaj pėr vazhdimin e dialogut
Prishtinė-Beograd
-
Rusėt thonė se kanė
vrarė 15 kryengritės ēeēenė
-
Indonezi: Mbi 50 veta
janė lėnduar nė njė zjarr tė madh
-
Bulodozerėt dhe tanket e
ushtrisė izrealite kanė shkatėrruar 13 shtėpi palestineze
-
Tė paktėn 20 persona
kanė vdekur dhe 74 janė lėnduar nė njė shpėrthim tė gazit nė Algjeri
-
Keri fiton raundin e
parė tė zgjedhjeve nga radhėt e demokratėve
-
OKB pritet tė vendosė
pėr misionin nė Irak
-
I ftohti vėshtirėson
operacionin e shpėtimit tė anijes norvegjeze
-
Presidenti Bush mban
sonte fjalimin mbi gjendjen e vendit
-
Uashingtoni i kėrkon
OKB-sė tė vendosė pėr zgjedhjet nė Irak
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Presidenti Rugova priti
shefin e Zyrės sė Holandės nė Kosovė
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti dje pasdite shefin e Zyrės
sė Holandės nė Kosovė Peter Bas Beker, i cili e pėrfaqėson nė Kosovė
edhe Irlandėn, kryesuesen e radhės sė Bashkimit Evropian.
-
-
Me kėtė rast Beker i prezentoi
Presidentit Rugova programin e Bashkimit Evropian pėr gjashtė muajt
e ardhshėm. Ndėrkaq, presidenti Rugova theksoi se institucionet e
Kosovės po punojnė qė vendi ynė tė jetė anėtar me tė drejta tė plota
i Bashkimit Evropian.
-
Kryesuesja aktuale e BE-sė, Irlanda, nuk zyrė pėrfaqėsuese nė Kosovė,
andaj atė e pėrfaqėson Holanda, si kryesuese e ardhshme e BE-sė.
-
-
-
Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova tė enjtėn flet para Kuvendit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, nė seancėn e sė enjtės mė 22
janar, do tė mbajė fjalimin vjetor para Kuvendit tė Kosovės, nė tė
cilėn do tė flasė pėr objektivat e institucioneve tė Kosovės pėr
kėtė vit, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės sė Presidentit tė Kosovės.
-
Pėrndryshe, nė seancėn e sė enjtės deputetėt do tė diskutojnė pėr
Projektligjin pėr tregti me naftė dhe derivate tė naftės si dhe pėr
Projektligjin pėr kinematografi. Ndėrkaq, diskutimi pėr
Projektligjin pėr Odėn Ekonomike tė Kosovės ėshtė shtyrė pėr njė
javė mė vonė.
-
-
-
Rexhepi shkarkoi
kėshilltarin e tij nga posti i koordinatorit tė Qeverisė pėr
standardet
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Ilir Deda do tė zėvendėsojė Rexhep Hotin nė postin e koordinatorit
tė Qeverisė sė Kosovės pėr standardet.
-
-
Vendimi ėshtė marrė nga Kryeministri
Rexhepi pas sugjerimeve tė zėvendėsshefit tė UNMIK-ut Ēarlls
Brajshou, qė Rexhep Hoti tė shkarkohet nga ky post pėr shkak se
sipas UNMIK-ut, ai nuk ishte kooperativ.
-
-
Kryeministri Rexhepi tha se kėshilltari
Hoti do tė punojė nė njė nga zyrat e reja tė cilat Qeveria pretendon
t'i hapė sė shpejti.
-
-
-
Mari Fuēi akuzat e
kryeministrit Rexhepi i ka quajtur "shpifėse dhe falco"
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Menaxherja e Agjencionit Kosovar tė Mirėbesimit (AKM) Mari Fuēi
ėshtė pėrgjigjur ndaj akuzave tė vazhdueshme tė kryeministrit Bajram
Rexhepi, i cili ka akuzuar menaxheren e AKM-sė pėr ndėrprejen e
procesit tė privatizimit nė Kosovė.
-
Drejtoresha e AKM-sė Mari Fuēi ka mohuar tė gjitha kėto akuza. Nė
njė letėr dėrguar shefit tė Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut Nikolas
Landsdorf, ajo ka shpjeguar rreth angazhimeve tė saj tė deri tash nė
detyra tė ndryshme qė kishin tė bėnin me privatizimin.
-
-
Zonja Fuēi akuzat e kryeministrit
Rexhepi i ka quajtur "shpifėse dhe falco" qė pengojnė aftėsinė e saj
pėr t'i kryer pėrgjegjėsitė, tė cilat tashmė janė duke e rrezikuar
kredibilitetin e saj nė publikun kosovar. "Po qe se kėto akuza
shpifėse vazhdojnė, unė nuk do tė kem zgjedhje tjetėr pos qė ta
vazhdoj ēėshtjen nė gjyq", ka thėnė zonja Fuēi.
-
-
-
Vendorėt shprehen pėr
ndryshimin e Kornizės Kushtetuese, ndėrkombėtarėt janė kundėr
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Njė grupi i punės sė Kuvendit tė Kosovės pėr hartimin e
rekomandimeve pėr ndryshimin e Kornizės Kushtetuese dhe pėrfaqėsues
tė institucioneve tė Kosovės thanė sot nė njė debat publik se
ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese janė tė domosdoshme. Ata theksuan
se kėto ndryshime duhet tė jenė nė harmoni me proceset politike
aktuale nė vend.
-
Mirėpo, pėrfaqėsuesit e Zyrės ligjore tė UNMIK-ut bėnė tė ditur nė
kėtė debat se shefi i UNMIK-ut do ta njoftojė edhe zyrtarisht
kryeparlamentarin e Kosovės se kėto ndryshime janė tė parakohshme
dhe se ndryshimet nė Kornizėn Kushtetuese nuk janė nė kompetencė tė
Kuvendit tė Kosovės.
-
-
-
Familjarė tė personave
tė zhdukur protestuan sot para selisė sė UNMIK-ut nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Familjarė tė personave tė zhdukur protestuan sot para selisė sė
UNMIK-ut nė Prishtinė dhe kėrkuan qė t'i pranojė nė njė takim shefi
i UNMIK-ut Hari Holkeri. Organizatorėt e kėsaj proteste thanė se
Holkeri ka premtuar se ky takim mund tė realizohet gjatė ditės sė
sotme.
-
-
Njėherit ata thanė se do tė kėrkojnė nga
shefi i UNMIK-ut qė ēėshtjen e tė zhdukurve ta praqesė para
Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ku pritet qė ai tė raportojė nė
fund tė kėtij muaji.
-
-
-
Qeveria komunale e
Podujevės merr masa pėr inkasimin e tė hyrave
-
-
Podujevė, 20 janar 2004 -
Duke vepruar sipas masave tė aprovuara nga Kėshilli i Drejtorėve
(KD) i komunės sė Podujevės si dhe nė bazė tė urdhėresės
administrative tė Kryeshefit tė Ekzekutivit, Drejtoria pėr
Inspeksion ėshtė nė realizim e sipėr tė masave qė kanė tė bėjnė me
inkasimin e tė hyrave vetjake.
-
Drejtori i inspeksionit Islam Revuēi tha se si hap i parė ėshtė
heqja e produkteve tė ekspozuara nga rruga e trotuaret, heqja e
tezgave tė improvizuara, largimi i kamionėve nga trotuaret dhe
largimin i mbulojave para lokaleve afariste.
-
"Qėllimi ėshtė qė tė lirohet hapėsira pėr qarkullim tė qytetarėve"
deklaroi z. Revuēi, duke pohuar se njoftimi pėr kėto masa ėshtė bėrė
me kohė. Moszbatimi i kėtyre masave nė afatin prej 7 ditėsh do tė
rezultojė me konfiskimin e mallrave dhe tė tezgave, tha ai.
-
Lidhur me kėtė Drejtoria pėr Kadastėr, gjeodezi dhe pronė ka dėrguar
110 vėrejtje pėr shfrytėzuesit e pronės publike.
-
-
-
Ēmontohet njė granatė nė
njė lagje tė Prishtinės
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Njėsiti i ēminimit i KFOR-it, sot nė mėngjes ka ēmontuar njė granatė
tė vendosur nėn njė makinė nė lagjen Ulpiana tė Prishtinės.
Zėdhėnėsi i policisė rajonale tė Prishtinės, Malkolm Eshbi ka thėnė
se granata ishte lokalizuar mbrėmė rreth mesnatės nga pronari i
makinės, por meqė ishte natė, njėsiti i ēminimit i KFOR-it, pėr
shkaqe sigurie ka vendosur qė tė largojė granatėn sot nė mėngjes.
-
Granata e ēmontuar ishte e prodhimit kinez, kurse ekipi ēminues
kishte vėrejtur gjatė ēmontimit se granata ishte e vendosur nėn
makinė.
-
-
-
Arrestohen tre meshkuj
nė Mitrovicė
-
-
Mitrovicė, 20 janar 2004 -
Tre burra janė arrestuar nė pjesėn jugore tė Mitrovicės pasi u
gjetėn nė njė automjet tė blinduar tė KFOR-it nė njė vagon treni i
cili udhėtonte nė drejtim tė Francės, njoftoi policia.
-
Sipas zėdhėnėsit tė SHPK-sė tė dyshuarit
i kanė thėnė policisė sė kanė dashur tė shkojnė nė Francė.
-
-
-
Dėshtoi takimi ndėrmjet
ndėrkombėtarėve dhe vendorėve pėr vazhdimin e procesit tė
privatizimit nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Takimi disa orėsh qė u zhvillua dje ndėrmjet Qeverisė, shefit tė
UNMIK-ut dhe udhėheqėsve kryesorė ndėrkombėtarė tė Agjencionit
Kosovar tė Mirėbesimit, pėrfundoi pa ndonjė marrėveshje konkrete qė
do tė shėnonte vazhdimin e privatizimit nė Kosovė.
-
-
Kryeministri Bajram Rexhepi pas kėtij
takim tha se interepretimi i dobėt i rregulloreve nga ana e
pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė ėshtė pengesa kryesore e procesit tė
privatizimit.
-
-
Ai ka kėrkuar interpretim tė drejtė tė
kėtyre rregulloreve, nė tė kundėrtėn thotė kryeministri Qeveria do
tė ngrijė marrėdhėniet me AKM-nė.
-
Kryeministri Rexhepi tha se shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri ka
premtuar njė interpretim tė drejtė tė rregulloreve tė AKM-sė, mirėpo
kjo, sipas tij, mbetet tė shihet nė ditėt e ardhshme.
-
-
Sipas tij nuk do tė ketė shumė kohė pėr
tė pritur qė privatizimi nė Kosovė tė vazhdojė, nė tė kundėrtėn do
tė ketė keqėsim tė marrėdhėnieve pėr kėtė ēėshtje ndėrmjet
administratės ndėrkombėtare dhe Qeverisė sė Kosovės.
-
Krerėt e administratės ndėrkombėtare nuk u prononcuan pas takimit
kėtij takimi, i cili zgjati mbi tri orė. Burimet brenda takimit
thanė se gjatė diskutimit janė shėnuar tensione ndėrmjet zyrtarėve
tė Qeverisė sė Kosovės dhe atyre tė Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut.
-
-
-
Shefket Musliu,
ish-komandant i UĒPMB-sė, ėshtė transferuar nė burgun e Mitrovicės
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Shefket Musliu, ish-komandant i Ushtrisė Ēlirimtare pėr Preshevė,
Medvegjė e Bujanoc ėshtė transferuar nė burgun e Mitrovicės, ka
njoftuar avokati i tij Masar Morina. Ish-komandanti i guerilės
shqiptare tė Luginės sė Preshevės, tashmė tė shpėrbėrė dhe
nėnshkrues i Marrėveshjes paqėsore pėr Luginėn e Preshevės, Shefket
Musliu ėshtė arrestuar nė prill tė vitit tė kaluar nga forcat
amerikane tė KFOR-it. Pushteti i Serbisė ka kėrkuar dorėzimin e tij
drejtėsisė serbe, por UNMIK-u ka refuzuar.
-
-
-
Ministri Brajshori u
takua nė Paris me drejtorin e pėrgjithshėm tė UNESCO-s
-
-
Paris, 20 janar 2004 -
Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Behxhet Brajshori ka
vizituar dje selinė e UNESCO-s nė Paris. Gjjatė kėsaj vizite
ministri Brajshori ėshtė takuar me drejtorin e pėrgjithshėm tė saj
Koishira Macura, me tė cilin ka biseduar pėr mundėsinė e
bashkėpunimit dhe zhvillimit tė programeve tė caktuara.
-
-
-
Nė Prishtinė u themeluar
Qendra e re klinike stomatologjike e Kosovės
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Me iniciativėn e drejtorit tė klinikave tė stomatologjisė prof.
Osman Sejfia u themelua Qendra klinike e Stomatologjisė. Ministria e
Shėndetėsisė mė 17 qershor 2003 lėshoi vendim pėr themelimin e kėsaj
qendre, kurse nga 1 janari i sivjetėm edhe juridikisht filloi sė
funksionuari kjo qendėr.
-
-
Qendra Stomatologjike do tė ndihmojė nė
zhvillimin dhe nė avancimin e stamotologjisė, pohoi drejtuesi i
kėsaj qendre dr. Blerim Kamberi. Ai shtoi se me krijimi e kėsaj
Qendre stomatologjike janė krijuar kushtet pėr pėrmirėsimin dhe
ngritjen e kualitetit tė shėrbimeve stomatologjike ekzistuese, pėr
ngritjen dhe funksionalizimin e shėrbimeve stomatologjike.
-
-
-
Nė kuadėr tė
manifestimit "Ditėt e Reēakut" u bė pėrurimi i muzeut tė Shtimes
-
-
Shtime, 20 janar 2004 - Nė
kuadėr tė manifestimit "Ditėt e Reēakut" dje nė fshatin Legjendas
ėshtė zbuluar pllaka pėrkujtimore pėr dėshmorin e kombit Hajriz
Muhadini. Ndėrkaq nė malin e Kėrkovės mbi Reēak ėshtė zbuluar pllaka
pėrkujtimore pėr dėshmorin Ahmet Kaēiku. Po dje nė Shtime u bė
pėrurimi i muzeut tė qytetit.
-
-
-
U themelua sindikata e
re me emrin - Unioni i Sindikatės sė Pavarur tė KEK-ut
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Anėtarėt e njė kėshilli nismėtar kanė themeluar njė organizatė tė re
sindikale me emrin Unioni i Sindikatės sė Pavarur tė Korporatės
Energjetike tė Kosovės. Anėtarėt e kėshillit nismėtar pėr themelimin
e kėsaj organizate thanė se kjo organizatė sindikale u themelua pėr
shkak tė pakėnaqėsisė sė punėtorėve me veprimin e organizatės sė
deritashme.
-
Themeluesi e Sindikatės sė re tė KEK-ut deklaruan se Sindikata e
Pavarur e KEK-ut deri mė tash ka punuar jashtė interesave tė
punėtorėve. Sipas kryetarit tė Sindikatės sė re Nazim Feka, kryetar
i Sindikatės sė Pavarur tė KEK-ut, Sherif Fejzullahu tash e dy vjet
nuk ka treguar rezultate dhe asnjėherė nuk i ka pėrcjellė kėrkesat e
arsyeshme tė anėtarėve tek Bordi i KEK-ut.
-
Ndėrkaq nėnkryetari i BSPPK-sė, Ukė Bashota theksoi se ata janė tė
njoftuar me mosmarrėveshjet qė kanė lindur nė Sindikatėn e Pavarur
tė KEK-ut. Sipas tij, BSPK nuk shpreh disponim pėr themelimin e
degėve, pėrkatėsisht ndarje tė degėve, ngase kjo nuk ėshtė as nė
interesin e punėtorėve e as tė BSPK-sė.
-
-
-
Njė polic serb i SHPK-sė
ka bėrė vetėvrasje nė njė fshat afėr Gjilanit
-
-
Gjilan, 20 janar 2004 - Njė
polic i Shėrbimit Policor tė Kosovės nga radhėt e pakicės serbe ka
bėrė dje vetėvrasje nė shtėpinė e tij nė njė fshat afėr Gjilanit.
Sipas zėdhėnėsit rajonal tė SHPK-sė nė Gjilan, rreshterit Ismet
Hashani, motivet e vrasjes dhe rasti ėshtė duke u hetuar.
-
-
-
Teatri i Gjilanit hapi
festivalin e dramės nė "Flaka e janarit 2004"
-
-
Gjilan, 20 janar 2004 -
Teatri i qytetit nė Gjilan ka hapur mbrėmė festivalin e dramės
kombėtare nė kuadėr tė manifestimit "Flaka e janarit 2004", me
shfaqjen "Ura e sakrificės" tė autorit Rexhep Qosja e nė regji tė
Sokol Angjelit nga Tirana.
-
Teatri i Gjilanit, tė cilit njė ditė pas kėsaj shfaqjeje do t'i
jipet statusi i teatrit profesionist nga Ministria e Kulturės e
Kosovės.
-
Ditėn e dytė, tė marten, nė program ėshtė Teatri Kombėtar "Akt" i
Prishtinės, me shfaqjen "Nata e fundit nė Goli Otok" tė autorit
Mehmet Kajtazi, nė regji tė Xhevat Qorrajt.
-
-
-
Mbrėmė nė Galerinė e
Arteve tė Kosovės ėshtė hapur ekspozita ndėrkombėtare e qeramikės "Pjata"
-
-
Prishtinė, 20 janar 2004 -
Mbrėmė nė Galerinė e Arteve tė Kosovės ėshtė hapur ekspozita
ndėrkombėtare e qeramikės "Pjata". Nė kėtė ekspozitė prezentohen
punimet prej qeramike tė krijuesve tė njohur nga shumė vende tė
rajonit.
-
-
Ekspozita "Pjata" organizohet nė kuadėr
tė bashkėpunimit tė Galerisė sė Arteve tė Kosovės dhe Art Areas tė
Zagrebit dhe nėn pėrkujdesjesjen e Hanibal Salvano nga Zagrebi. Kjo
ekspozitė ndėrkombėtare e qeramikės do tė qėndrojė e hapur deri mė 7
shkurt tė kėtij viti.
-
-
-
Zyrtarėt e Beogradin
biseduan me diplomatėt e huaj pėr vazhdimin e dialogut
Prishtinė-Beograd
-
-
Beograd, 20 janar 2004 - Zv/kryeministri
i Serbisė Nebojsha Ēoviq, pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Punėve tė
Jashtme tė Serbisė dhe Malit tė Zi kanė biseduar me pėrfaqėsuesit e
vendeve tė Grupit tė Kontaktit, tė Bashkimit Evropian dhe tė NAT0-s
pėr proceset aktuale qė kanė tė bėjnė me vazhdimin e dialogut
ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
-
Sipas mediave serbe, Ēoviq ka mbėshtetur vazhdimin e dialogut
ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit dhe pėr formimin e grupeve
multientike tė punės, por ka pėrsėritur rezervat qė kanė tė bėjnė me
pėmbajtjen e dhe mėnyrėn e miratimit tė dokumentit Standardet pėr
Kosovėn.
-
-
-
Rusėt thonė se kanė
vrarė 15 kryengritės ēeēenė
-
-
Grozni, 20 janar 2004 -
Forcat ruse kanė vrarė 15 kryengritės ēeēenė gjatė konflikteve tė
fundit nė Ēeēeni, njoftuan zyrtarėt ushtarakė rusė.
-
Njė grup kryengritėsish ēeēenė kishin shfrytėzuar dokumente falco tė
policisė dhe tė ushtrisė ruse dhe kishin vrarė nė pritė njė numėr
personash nė fshatin Tanga nė jugperendim tė Groznit, ka thėnė
zėdhėnėsi i ushtrisė ruse.
-
Agjencia ruse e lajmeve Interfaks pohon se nė mesin e tė vrarėve
ndodhet edhe komandanti ēeēen Abuvald Astamirov, i cili dyshohet pėr
vrasjen e 35 personave dhe pėr sulme terroriste.
-
-
-
Indonezi: Mbi 50 veta
janė lėnduar nė njė zjarr tė madh
-
-
Xhakartė, 20 janar 2004 -
Mbi 50 veta janė lėnduar nė njė zjarr tė madh tė shkaktuar nga dy
shpėrthime nė kompleksin petrokimik nė pjesėn lindore tė ishullit tė
Indonezisė Java.
-
Sipas njoftimit tė policisė, punėtorėt mund tė ndodhen nė kurthin e
zjarrit qė ka kapluar depon e produkteve kimike tė ndėrmarrjes "PT
Petro Vidada" afėr Surabajit.
-
Tashmė janė hospitalizuar mbi 50 veta qė kanė marrė djegie nga
zjarri. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
-
-
-
Bulodozerėt dhe tanket e
ushtrisė izrealite kanė shkatėrruar 13 shtėpi palestineze
-
-
Jerusalem, 20 janar 2004 -
Bulodozerėt dhe tanket e ushtrisė izrealite kanė shkatėrruar sot
para agimit 13 shtėpi dhe njė xhami nė kampin e refugjatėve nė
Rripin e Gazės nė kufi me Egjiptin, njofton AP, duke u mbėshtetur nė
burimet e dėshimitarėve palestinezė.
-
Ndėrkaq, komunikatėn e ushtrisė izraelite theksohet se aksioni nė
Rafa ėshtė zbatuar si pėrgjigje ndaj zjarrit qė kishin hapur
palestinezėt nga ndėrtesa nė afėrsi tė kufirit egjiptian dhe shton
se ndėrtesat e shkatėrruara ishin tė zbrazta.
-
-
-
Tė paktėn 20 persona
kanė vdekur dhe 74 janė lėnduar nė njė shpėrthim tė gazit nė Algjeri
-
-
Algjer, 20 janar 2004 - Tė
paktėn 20 persona kanė vdekur dhe 74 janė lėnduar nė njė shpėrthim
qė shkatėrroi stabilimentet e gazit nė portin e Algjerisė, Skidi.
-
Shkaqet e shpėrthimit nuk dihen ende, ka thėnė ministri i
Energjetikės Shakib Kelif, i cili vizitoi vendin e ngjarjes, njofton
Frnas Press.
-
-
-
Keri fiton raundin e
parė tė zgjedhjeve nga radhėt e demokratėve
-
-
Ajova, 20 janar 2004 -
Senatori i Masaēusetit, Xhon Keri ka fituar raundin e parė tė
zgjedhjeve nė mesin e mbėshtetėsve tė demokratėve, zgjedhje kėto qė
do tė nxjerrin kandidatin qė do tė sfidojė Bushin nė zgjedhjet
presidenciale tė nėntorit.
-
Nė fund tė fundit kjo ishte nata e senatorit John Kerry, megjithėse
fushata e tij vetėm disa javė mė parė nuk dukej se do tė jepte kėtė
rezultat.
-
Veterani dhe heroi i luftės nė Vietnam, ishte qartė fituesi me 38
pėr qind tė votave.
-
Rezultat i mirė ishte edhe pėr senatorin e Karolinės sė Jugut, John
Edwards, qė siē duket i ngrohu zemrat e banorėve tė shtetit tė Ajoas
me mesazhin e tij pozitiv.
-
Zhgėnjimi i madh qe pėr kandidatin e renditur nė vendin e tretė, ish
guvernatorin e Vermontit, Hauard Din.
-
-
-
OKB pritet tė vendosė
pėr misionin nė Irak
-
-
Nju Jork, 20 janar 2004 -
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, pritet
qė tė marrė vendimin pėr tė dėrguar njė ekip nė Irak qė do tė
nxjerrė konkluzionin nėse atje ekzistojnė kushtet pėr mbajtjen e
zgjedhjeve.
-
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, pritet
qė tė marrė vendimin pėr tė dėrguar njė ekip nė Irak qė do tė
nxjerrė konkluzionin nėse atje ekzistojnė kushtet pėr mbajtjen e
zgjedhjeve.
-
Zoti Anan tha se do tė ketė diskutime tė tjera pėrpara se tė merret
njė vendim pėrfundimtar.
Por njė diplomat nė Kėshillin e Sigurimit, tha se besonte se ekipi
do tė shkonte nė Irak.
-
-
-
I ftohti vėshtirėson
operacionin e shpėtimit tė anijes norvegjeze
-
-
Oslo, 20 janar 2004 -
Skuadrat e shpėtimit nė Norvegji janė duke punuar nėn presionin e
kohės pėr tė gjetur tė mbijetuar brenda anijes sė pėrmbysur nė
bregun juperėndimor tė vendit, pranė portit tė qytetit Bergen.
-
Mė herėt ata mundėn tė nxjerrin tė gjallė tre persona, duke hapur
njė portė nė anijen e kthyer me kokė poshtė.
-
Nėntė persona tė tjerė u shpėtuan pėrpara kėtij aksioni, ndėrsa dy
tė tjerė u gjetėn tė vdekur.
-
Operacioni i shpėtimit nė portin e Bergenit ėshtė njė garė me kohėn.
Anija, qė vazhdon tė qėndrojė e pėrmbysur mbi sipėrfaqen e detit nė
fjordin e ngushtė ku edhe ka mbetur, po mbushet me ujė.
-
-
Pėr tė gjithė ata qė kanė mbetur tė
bllokuar gjetja e njė vendi tė thatė dhe ku mund tė merret frymė
lirisht, po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė.
-
Prej njė operacioni spektakular u arrit tė shpėtoheshin tre prej 30
anėtarėve filipinas tė ekuipazhit, tė cilėt ishin bllokuar atje qė
prej 7 orėsh.
-
Dy persona vdiqėn tė hėnėn gjatė rrugės pėr nė spital. Ata qė janė
shpallur tė humbur mund tė jenė ende brenda nė anije.
-
Puna pėr shpėtimin e tyre vėshtirėsohet nė njė kohė qė uji ka ngrirė
dhe anija ka filluar tė rrėshqasė.
-
-
-
Presidenti Bush mban
sonte fjalimin mbi gjendjen e vendit
-
-
Uashington, 20 janar 2004 -
Presidenti Bush po pėrgatitet tė mbajė tė martėn nė mbrėmje fjalimin
vjetor mbi gjendjen e vendit, nė tė cilin pritet t=u thotė
amerikanėve se Amerika ėshtė nė rrugėn e duhur. Fjalimi para dy
dhomave tė Kongresit i jep Presidentit Bush rastin nė kėtė vit
zgjedhjesh tė argumentojė se Shtetet e Bashkuara janė mė tė sigurta
nėn udhėheqjen e tij.
-
Pritet qė fjalimi tė fillojė me komente mbi sigurinė kombėtare, duke
theksuar sukseset e luftės nė Irak, pėrfshirė kapjen e udhėheqėsit
tė pėrmbysur, Sadam Husein. Njoftohet se ai do tė bėjė thirrje qė
shkurtimet e taksave tė realizuar nėn administratėn e tij, tė bėhen
tė pėrhershme.
-
-
-
Uashingtoni i kėrkon
OKB-sė tė vendosė pėr zgjedhjet nė Irak
-
-
Nju Jork, 20 janar 2004 -
Zyrtarėt amerikanė dhe irakianė u kėrkuan Kombeve tė Bashkuara tė
vendosin nėse zgjedhjet e drejtpėrdrejta nė Irak janė apo jo tė
realizueshme para afatit tė 30 qershorit pėr kalimin e pushtetit.
Shefi i administratės amerikane nė Irak, Paul Bremer dhe anėtarė tė
Kėshillit Qeverisės irakian u takuan nė hėnėn nė Nju Jork me
Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Anan.
-
Kjo vizitė u bė ndėrkohė qė udhėheqėsit shiitė irakianė kritikojnė
planin amerikan pėr kalimin e pushtetit brenda 30 qershorit nė duart
e njė qeverie jo tė zgjedhur me vota tė drejtpėrdrejta, e cila do tė
bėnte pėrgatitjet pėr zhvillimin e zgjedhjeve brenda vitit tjetėr.
-
Pas takimit prej dy orė e gjysmė me udhėheqėsit e Kėshillit
Qeverisės irakian dhe tė koalicionit tė udhėhequr nga Shtetet e
Bashkuara nė Irak, sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara,
Kofi Anan, tha se tė gjitha palėt u pajtruan se nė Irak do tė
zhvillohen zgjedhjet sė shpejti. Ēėshtja ėshtė se kur.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|