|
20 janar
2004 / TN /
Unioni Serbi-Mali i Zi ėshtė krijuar pėr tė penguar pavarėsinė e
Kosovės
Enver
Hasani ėshtė profesor i sė drejtės dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė
Universitetin e Prishtinės dhe nė dy universitete tė tjera
ndėrkombėtare, nė Sarajevė dhe nė Qendrėn Ndėruniversitare tė
Universiteteve Kroate nė Kroaci. Ai ka magjistruar nė lėmin civil nė
Universitetin e Prishtinės, kurse magjistraturėn e dytė dhe studimet e
doktoratės nė lėmin e marrėdhėnieve ndėrkombėtar i ka kryer nė Ankara
tė Turqisė, nė njė universitet ndėrkombėtar anglofon. Ka qenė diplomat
i shtetit shqiptar pėr afro shtatė vjet dhe ekspert ligjor i tė gjitha
strukturave kosovare nė periudhėn e pasmbarimit tė luftės sė ftohtė e
deri nė Rambuje. Ėshtė autor i dy librave tė botuara nė anglisht,
njėri nė Vjenė, ndėrsa tjetri nė Tiranė, dhe i dhjetra shkrimeve tė
botuara nė revistat akademike jashtė Kosovės.
KOHA
JAVORE: Z. Hasani, u bėnė mė shumė se katėr vjet nga pėrfundimi i
bombardimeve tė NATO-s nė Kosovė dhe largimi i forcave serbe. Si i
vlerėsoni ecuritė e zhvillimeve nė Kosovė gjatė kėsaj periudhe?
E.
Hasani:
Ėshtė
bėrė si tė thuash njė lloj stereotipi qė ecuritė e zhvillimeve kėtu nė
Kosovė tė vlerėsohen me fjalė shumė tė pėrgjithėsuara, se ka rezultate,
ka tė arritura, e kėshtu me radhė dhe unė nuk mund tė jem pėrjashtim
nga kjo.
Ėshtė
e vėrtetė qė ka pasur lėvizje nga vendi, ka pasur disa pėrmirėsime dhe
disa rezultate, por unė besoj se nėse krahasohet ajo qė ne e quajmė
efiēiencė d.m.th. nė qoftė se krahasohen mjetet e shpenzuara, mundi,
pėrpjekjet e bėra dhe afati kohor prej katėr vitesh me rezultatet,
shumėēka lė pėr tė dėshiruar.
Pėr
katėr vite, nė radhė tė parė, ta zėmė, sistemi edukativo-arsimor dhe
kulturor nuk ka pėsuar ndryshime rrėnjėsore ēfarė ėshtė dashur tė
pėsojė, sistemi i sigurisė nė Kosovė mbetet njė sistem mjaft konfuz nė
kuptimin e pėrgjegjėsive dhe bazohet akoma nė faktorin ushtarak.
Domethėnė nuk bazohet nė faktorė tė tjerė qė krijojnė stabilitet dhe
siguri afatgjate dhe mendoj qė kjo po ashtu pėrbėn ngecje.
Mendoj qė kėta faktorė, si faktorėt e sigurisė dhe faktorėt
shpirtėrorė, restrukturimi i tė cilėve nuk ėshtė bėrė si duhet, dhe ka
gjasa qė tė marrė edhe mjaft kohė pėr tzu bėrė si duhet, janė
parakushtet elementare qė do tė kishin mundur tė hapin ēėshtjen e
statusit tė Kosovės, i cili ėshtė i pazgjidhur dhe i cili ėshtė
prodhuesi kryesor i pasigurisė dhe i paperspektivės nė Kosovė.
Pra,
puna qė ėshtė bėrė deri mė sot nė kėto dy segmente qė i ceka nuk
premton qė nė njė tė ardhme tė afėrt tė hapet seriozisht ēėshtja e
statusit tė Kosovės, i cili po e pėrsėris ka filluar tė marrė
elementet e njė miti, elementet e njė fenomeni fetish, elemente qė ai
objektivisht nuk i ka.
Moszgjidhja e tij pėr njė kohė tė gjatė dhe ruajtja e kėsaj status
quo-je ėshtė e pamundur. Mėnyra se si po shkohet me rregullimin e
statusit dhe me rregullimin e parametrave tė tjerė tė stabilitetit dhe
tė sigurisė e bėjnė tė paqėndrueshėm mbajtjen e kėsaj status quo-je.
KOHA
JAVORE: Theksuat mė parė se zhvillimet politike nė Kosovė nuk kanė
ecur nė kahjen e duhur dhe se zgjidhja e statusit tė Kosovės nė
njėfarė mėnyre ka ngecur. Cilat janė mekanizmat pėr daljen nga kjo
situatė?
E.
Hasani: Mendoj se Bashkėsia Ndėrkombėtare me politikėn qė ka bėrė
kėto katėr vite i ka lėnė vetes shumė pak alternativė, pėrkatėsisht ka
shkuar nė alternativėn e fitimit nė kohė, e zvarritjes sė ēėshtjes sė
statusit, nė tė njėjtėn kohė qė nuk ka punuar sa duhet dhe siē duhet
pėr tė restrukturuar shoqėrinė kosovare mbi parametrat qė tani po
quhen standarde ose mbi bazėn e asaj qė ėshtė standard ndėrkombėtar.
Mendoj se kjo ėshtė shqetėsuese, sepse kėto katėr vite nė kėtė drejtim,
unė lirisht mund tė them se janė tė humbura, sepse pa krijuar njė
stabilitet dhe siguri qė nuk bazohet nė prezencėn fizike ushtarake,
por nė ndryshimin e pikėpamjeve tė qytetarit dhe tė autoritetit publik
ndaj jetės, nuk mund tė flitet pėr njė hapje tė suksesshme tė
zgjidhjes sė suksesshme tė statusit tė Kosovės.
Hapja
e statusit tė Kosovės, nė kėtė gjendje siē ėshtė sot, do tė thoshte
sigurisht kthim nė konflikt, kthim mbrapa dhe inkurajim i dhunės dhe i
problemeve nė Kosovė dhe mė gjerė.
KOHA JAVORE: Para do kohe nė Vjenė ėshtė mbajtur takimi ndėrmjet
delegacionit kosovar dhe atij serb. A ishte ky thjesht njė takim apo
fillim i bisedimeve?
E.
Hasani:
Unė besoj se bisedimet shqiptaro-serbe kanė filluar mė heret, qė nė
Samitin e Selanikut, ku shqiptarėt janė zotuar se do tzi nėnshtrohen
dialogut si mėnyrė e vetme e zgjidhjes sė problemeve nė rajon. Mbase,
qasje tjetėr vėshtirė se mund tė ketė, sė paku tani pėr tani.
Dhe
takimi i Vjenės veē se e ka konfirmuar procesin e Selanikut. Simbolika
e tij ėshtė qė tė konfirmohet edhe njė herė zotimi i palėve i dhėnė nė
Selanik se do tė fillohet me dialog nė zgjidhjen e atyre ēėshtjeve qė
quhen ēėshtje praktike, me ēzrast pala kosovare sigurisht qė ka pozitė
tė pabarabartė, pėr shkak tė mėnyrės se si ėshtė futur nė dialog dhe
tė statusit tė saj nė kuadėr tė delegacionit kosovar.
Bisedoi: I.Kallaba
-
Botuar nė "Koha
Javore" - (Mali i Zi)
-
- Intervista botohet me pėlqimin e
tė intervistuarit z. Hasani.
|