|
- 20 janar
2004 / TN
-
- Nga
Bujar SKENDAJ
-
- Me ne
fund, ndodhi ajo qe pritej prej vitesh: Qytetaret po vetedijesohen,
po zgjohen dhe po ia thone mendimin e tyre qeverise mu perpara
selise se saj. Mijera njerez te thjeshte shkojne atje te organizuar
nga vetvetja, pa i thirrur askush. Edhe pse u pagua nje cmim teper i
larte jetesh njerezore per te arritur deri ketu. Sidoqofte, kjo
eshte nje shenje e mirepritur. eshte nje sinjal se me kete popull
nuk do te mund te tallet me askush. Maskat qeveritare rane
turperisht, demagogjia gjithashtu. Hipokrizia dhe arroganca
qeveritare kane marre keshtu mesimin me te merituar. Brockullat e
sajuara nga Fatos Nano per gjoja miqesite e tij ne Perendim, tashme
i ka marre me vete uji i piste i Lanes. Zonja Doris Pack ia dha dhe
nje here tjeter pergjigjen: "... qeveritaret nuk jane te paster...
njerezit nuk e besojne me qeverine"...!!!
-
- Cfare
mund te thone tani qeveritaret tane te pacipe? Se po protestojne
rrugacet? Apo, se jane protestues te vrazhde, anakronike? Asgje nga
kjo demagogji arrogante nuk do te guxojne te artikullojne me gjuhen
e tyre helmatisese. Sepse do te ngriheshin tere te vdekurit prej
dores dhe mendjes socialiste dhe do te tundnin toke e qiell:
Qirinjte jane shpirtrat tane. Ata nuk vrasin. Ata vetem kujtojne!
Qirinjte dhe parullat e shkruara jane aq paqesore sa qeveritaret po
meken, po hutohen e turbullohen. Por natyrisht, nuk do te dorezohen.
Ata do te kishin deshiruar gure qe thyenin dritaret e zyrave te tyre.
Ata do kishin gjithcka qe perpara kryeministrise te protestonte ajo
qe ata e cilesojne "turme".
-
- Nese do
te ishte keshtu, atehere ustallaret socialiste do te perdornin
formulat e tyre te gatshme: Erdhen vandalet, erdhen barbaret. Dhe me
kete demagogji frikesuese do ta kishin kaluar lumin. Por kjo nuk
ndodhi. Qytetaret vinin te heshtur nga dhimbja e humbjes se jeteve
njerezore dhe me nje qiri a me nje parulle ne dore qendronin aty po
aq te heshtur. Tere kjo tregon se tashme gjithcka eshte serioze,
solemne dhe perfundimtare. Ndarja nga e keqja duket se eshte teper
afer. Reagimi i nenkryetares se Kuvendit eshte deshmia me e re se
kjo eshte nje race e mbrujtur me urrejtje ndaj njeriut. Kjo race nuk
terhiqet as perpara vdekjes. Eshte nje race e mallkuar. Por kete
radhe, rrethi eshte mbledhur fort.
-
- Krimi me
i fundit i detit Jon ishte aq mizor sa, mos u cuditni, pikerisht ajo
flaka e dritheruar e mijera qirinjve do ta rrezoje kete harbuteri
qeveritare te pashpirt, te korruptuar dhe kriminale. Po, po.
Pikerisht ajo flke hyjnore! Refuzimi publik i kulturuar i njerezve
ndaj kesaj qeverie perben dhe ndeshkimin e pare te se keqes. Dhe,
natyrisht, me te rendesishmin. Duke vetedijesuar vetveten, keta
qytetare po ndikojne ne vetedijesimin e nje opinioni te tere.
Opozita dhe politikanet e moderuar ne Kuvend kane radhen e tyre te
reagimit. Ky do te jete ndeshkimi i dyte per qeverine e inkriminuar,
ai ligjor. Por po aq i rendesishem sa i pari!
|
|